Studentet.info
« 1 ... 24 25 26 (27) 28 29 30 ... 214 »
Lajme : USHT rrezikon pėrjashtimin nga Bolonja
Kyqur 14-11-2009 4:49:22 (1823 Lexime)


TETOVĖ, 13 NĖNTOR - Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė bėrė objekt interesi i Procesit tė Bolonjės, pas ndėrhyrjes nė kėtė institucion mė 2 korrik tė kėtije viti, kur ish-ministri i Arsimit Pero Stojanovksi shkarkoi anėtarėt e Senatit si dhe rektorin Agim Vela.

Pėr kėtė shkak “Magna Karta Observatoria” e Bolonjės i ėshtė drejtuar me njė letėr ministrit aktual NIkolla Todorov pėr tė kėrkuar llogari rreth ndėrhyrjes nė USHT. Megjithatė ministri i Arsimit Nikolla Todorov, nuk i ėshtė pėrgjigjur kėsaj letre. Skretari i pėrgjithshėm i “magna Karta Observatorit” )trup mė i lartė i procesit tė Bolonjės) Bastian Baumann thotė se ėshtė nė pritje tė pėrgjigjes zyrtare nga ana e MInistrisė sė Arsimit dhe SHkencės pėr tė marrė qėndrim rreth ndodhive tė 2 korrikut nė USHT. Ai ka theksuar se pėr ndodhitė nė USHT ėshtė informuar edhe nga rektori i shkarkuar Agim Vela.

Mė shumė...

Lajme : Letra e Baumanit dėgruar Ministrit Nikolla Todorov
Kyqur 14-11-2009 3:49:07 (1182 Lexime)


Unė ju shkruaj nė emėr tė observatorit "Magna Karta”organizatė qė tubon bashkarisht rreth 650 universitete nga mė shumė se 80 vende qė kanė nėnshkruar “Kartėn Magna Universitatum”, dhe qė nė kėtė mėnyrė angazhohet pėr respektimin e parimeve dhe vlerave tė paraqitura aty. Magna Karta Universitatum paraqet formė bazė e tė kuptuarit tė parimeve themelore dhe vlerave universitare, lirisė akademike dhe autonomisė sė veēantė institucionale. Ajo gjiashtu vė nė dukje Deklaratėn e Bolonjės, si bazaė mbi tė cilėn duhet tė ngrihet Zona Evropiane e Arsimit tė Lartė. Nga Republika e Maqedonisė, universitetet nėnshkruese tė kėijė dokumenti janė tė Shėn Cirili dhe Metodi nė Shkup, Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe Universiteti i Evropės Juglindore.

Mė shumė...

Opinione : Masteromania & doktoromania
Kyqur 09-11-2009 11:09:26 (1661 Lexime)


Nga Emin Azemi

Individėt e paisur me tituj tė pamerituar, mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.

Sikur juve, edhe mua, na ka rėnė, viteve tė fundit, tė shohim shumė persona qė, fluturimthi, brenda natės, stolisen me tituj mr. e dr. dhe ata sikur pėrnjėherė e bindin veten para pasqyrės (dhe gruan e vet nė shtėpi) se janė mė tė menēurit e dynjas. Mund ta kuptojmė garėn pėr dije dhe pėr karrierė tė ndershme profesionale, por nuk mund ta kuptojmė garėn e analfabetėve pėr t’u bėrė brenda natės “tė menēur”.

Mė shumė...

Lajme : USHT nė negociata tė gjejė profesorė
Kyqur 04-11-2009 14:03:26 (3492 Lexime)

TETOVĖ, 3 TETOR - Njė ditė pasi KOHA sensibilizoi gjendjen alarmantet tė Juridikut nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, mungesa e profesorėve me thirrjet adekuatė shkencore, sa i takon programit studimor tė masterit, drejtimi penal, ėshtė konfirmuar edhe nga vetė ushtruesi i detyrės sė Dekanit, mr.Agim Nuhiu. Ai pranon se pėr momentin, nė kėtė drejtim nuk janė pjesa dėrmuese e profesorėve qė kishin qenė angazhuar vitin e kaluar, nga ish-struktura udhėheqėse e USHT-sė, me ēka konfirmohen edhe informacionet se studimet master tė drejtimit penal, kishin mbetur pa prof.dr.Osman Ismaili, prof.dr.Ragip Halilin dhe prof.dr.Ismail Zenelin, dy tė parėt nga Universiteti i Prishtinės dhe i fundit nga Universiteti Shtetėror i Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Familja e Liman Kurtishit “pushton” USHT - nė
Kyqur 04-11-2009 8:53:35 (2157 Lexime)

TETOVĖ, 4 NĖNTOR - Nga burime konfidenciale brenda USHT-sė mėsojmė se Liman Kurtishi, shefi i financave tė USHT-sė, ka punėsuar djalin e tij, dhėndrin, mė pas nė punė e ka marrė edhe vajzėn e tij dhe sė fundi ka punėsuar edhe nusen e djalit tė tij nė USHT.

Ky nuk ėshtė rasti i vetėm i nepotizmit nė USHT. Pas emėrimit tė Ismail Ahmetit nė postin e prorektorit, familja e Ali Ahmetit ka marrė njė hov tė ri drejt “pushtimit” tė USHT-sė.

Pas punėsimit tė Bujar Ahmetit sė fundi ėshtė punėsuar Sulo Ahmeti si asistent nė USHT edhe pse ky i fundit nuk ka tė kryer ende fakultetin. Asistentėt e rinj nga Kėrēova dhe Dibra me tė madhe vėrshojnė nė USHT, bėhet e ditur nga burime konfidenciale brenda USHT-sė.

Mė shumė...

Lajme : Referentėt zėvendėsojnė profesorėt
Kyqur 03-11-2009 6:23:30 (3039 Lexime)


TETOVĖ, 2 TETOR - Rreth 30 studentė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) qė vjet kishin regjistruar studimet master nė Fakultetin e Juridikut, drejtimi penal, rrezikohen t'ju shkojė kot mundi, koha dhe paratė e shpenzuara. Tė gjithė profesorėt eminent, qė ishin angazhuar pėr kėtė program studimor njėvjeēar, janė larguar dhe nė vend tė tyre provimet i mbajnė persona joadekuatė. Situata alarmante, sa i takon mungesės sė kuadrit ėshtė nė tė gjithė Fakultetin Juridik, ku aktualisht janė vetėm dy ligjėrues me thirrjet shkencore, respektivisht prof.dr.Ferat Polisi dhe prof.dr.Mersim Maksuti.

Gjithė tė tjerėt janė magjistra ose nė ndonjė rast tė veēantė doc.dr., por qė sipas Ligjit pėr arsim tė lartė dhe Statutit tė USHT-sė, nuk kanė tė drejtė note as pėr studimet deri diplomike dhe jo mė pėr studimet pasdiplomike.

Mirėpo, problemi ėshtė rritur nė skandal tė vėrtetė para dy javėve, kur kandidatėt pėr marrjen e titullit master nė USHT, hynė nė provim para Komisionit nė pėrbėrje tė tė cilit kishte madje edhe referent. Nė mungesė tė prof.dr.Osman Ismailit, USHT kishte formuar Komision para tė cilit studentėt duheshe tė japin provimin, qė u organizua nė formėn e shkruar edhe pse nė raste tė kėtilla, pra kur provimet duhet tė jepen para komisioneve, aplikohet forma e provimit me gojė.

Mė shumė...

Lajme : Rumani, 40 studentė u infektuan me virusin H1N1
Kyqur 02-11-2009 7:57:51 (1018 Lexime)

RUMANI, 2 NĖNTOR - Njė hotel nė qendrėn malore rumune Sinaja ėshtė mbyllur pasi 40 studentė rumunė dhe tė huaj tė drejtėsisė janė infektuar nga gripi i ri A (H1N1). Studentėt kanė qenė pjesėmarrės nė njė konferencė ndėrkombėtare. Ministria rumune e Shėndetėsisė njoftoi se 40 persona janė pranuar nė Spitalin infektiv me simptoma tė gripit tė ri, nga forma e thjeshtė e deri tek ajo mė e rėndė. Virusi ėshtė pėrhapur nga njė turiste portugeze, e cila nuk ka dashur tė hospitalizohet dy ditė pasi i ėshtė konfirmuar se ėshtė infektuar me virusin.

Mė shumė...

Lajme : Diplomon nė moshė 94- vjeēare
Kyqur 30-10-2009 10:25:41 (1152 Lexime)

ITALI, 30 TETOR - Njė grua 94-vjeēare ka diplomuar nė drejtėsi nė Universitetin e Urbinos nė Italinė qendrore, ndėrsa ka njoftuar se planifikon tė vazhdojė studimet e mėtutjeshme.
Kėtė e ka konfirmuar rektori i Universitetit tė Urbinos, Stefano Pivato, i cili ka thėnė se Adriana Ianili mund tė jetė shembull pėr vendosmėri ndaj studentėve tjerė.

“Pėr pėrfundimin e temės sė diplomės mbi dhunėn ndaj grave dhe falė notave tė saj nėpėr provime, zonjės Ianili ia kemi dhėnė notėn mė tė lartė”, ka thėnė Pivato pėr AFP.

Mė shumė...

Opinione : UNIVERSITETI I GJAKOVES (UGJ) ETJE HISTORIKE DHE NEVOJE AKTUALE E KOHES: KRYEMINISTRI THAQI PUBLIKOI VENDIMIN PER HAPJEN E TIJ
Kyqur 27-10-2009 6:14:50 (4180 Lexime)

Prof. Dr. Jahja Kokaj


Trolli i Kosves ka historine e gjate te zhvillimit te tij ku arsimimi, kultura, vetedija kombetare ka qene e lidhur me lokalitetet e saja. Ne kete rrjete kulturore historike Gjakova ka patur nje rol te saj historik, jo vetem me pishtaret e arsimit qe linden aty por edhe pernga startegjia gjeografike e Gjakoves qe ka lidhe dy pjeset e kombit tone te cilat armiku u mundua ti ndaje me shekuj.

Jane te njohura qarkullimet e mallrave ekonomik nga Gjakova ne pjeset veriore te Shqiperise dhe me thelle, por jane te paharrueshme levizjet e pishtareve te arsimit qe nga Gjakova shkonin ne Shqiperi apo ne drejtim te kundert ne Kosove, edhe ne kohen kur ”Muri i Berlinit”aty ishte i hekurt.

Mė shumė...

Opinione : Kujdes arsimin, atė profesional
Kyqur 22-10-2009 5:34:14 (1504 Lexime)

Edlira Gjoni

Qeveria zvicerane ka investuar qė nga viti 1994 e deri sot 13.2 milionė euro pėr Arsimin Profesional. Dje, nė hapjen e fazės sė re tė projekteve pėr kėtė fushė tė arsimit qė zviceranėt zbatojnė nė Shqipėri pėrmes Swisscontact-it, u pėrmend se tė tjera investime do tė bėhen nė shkollat shqiptare me kėtė profil edhe nė dy vitet e ardhshme.Pėrse? Sepse zviceranėt vijnė nga njė sistem dhe eksperiencė e gjatė sistemi dual nė Arsimin dhe Formimin Profesional, qė ėshtė shumė i lidhur me nevojat e tregut tė punės. Sigurisht qė ėshtė edhe reflektues i pėrsosur i cilėsisė nė kėtė arsim dhe nė shėrbimet qė ai ofron. Po kjo fushė arsimore nė Zvicėr, ashtu si edhe nė shumė vende ku sistemi dual dirigjon arsimin dhe ekonominė, arsimi profesional ėshtė i lidhur shumė ngushtė me partneritetin social, bashkėpunimin me biznesin, autonominė e shkollave, multi-funksionimin e tyre, me decentralizmin dhe me ndarjen e qartė tė pushteteve, ku biznesi thotė fjalėn e vet nė emėr tė cilėsisė.

Mė shumė...

« 1 ... 24 25 26 (27) 28 29 30 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio