Studentet.info
« 1 ... 34 35 36 (37) 38 39 40 ... 214 »
Lajme : Studentėt mos tė bėhen zė i politikės
Kyqur 20-05-2009 11:34:57 (1241 Lexime)


SHKUP, 19 MAJ - Do tė kėrkohet pėrgjegjėsi pėr ēdo keqpėrdorim tė mjeteve financiare tė cilat i ndahen Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) nga buxheti i shtetit dhe nuk do tė lejojmė qė dikush tė pasurohet me kėto para. Kėshtu ėshtė shprehur, tė martėn zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi nė njė deklaratė me tė cilėn ka komentuar situatėn e tensionuar qė ka shkaktuar raporti i revizorėve financiar pėr keqpėrdorim tė 300 mijė eurove si dhe pėr shkak tė propozimit tė Qeverisė pėr shkurtimin e 10 milionė denarėve me ribalancin e buxhetit tė kėtij viti. USHT-ja, sipas tij, ėshtė universiteti tė cilit i janė shkurtuar mė sė paku mjete (nė pėrqindje) pėr dallim prej universiteteve tjera publike dhe kjo ėshtė rezultat i masave qė Qeveria ka marrė pėr shkak tė krizės globale, tha Ademi.

Mė shumė...

Opinione : Shkolla e Idrizovės dhe USHT-ja
Kyqur 20-05-2009 11:33:37 (1326 Lexime)


Arben RATKOCERI

Duke ndjekur seancėn e fundit tė Parlamentit tė Maqedonisė, ku debatohej pėr njėfarė informate tė inspektoratit rreth punės sė USHT-sė, u krijuan situate tė tilla, sa qė herė tė vinte tė qeshėsh e herė tė qashė. Tė qeshėsh, pėr shembull, kur dėgjoje hipokrizinė e deputetit tė BDI-sė, Safet Neziri, tė cilit vetėm zjarr nuk i dilte nga goja, duke mbrojtur gjoja USHT-nė nga keqpėrdorimet qė qenkan bėrė aty. Ky Safet Neziri ėshtė pikėrisht ai qė fėmijėt shqiptarė tė Idrizovės, si deputet i asaj zona qė ėshtė, i ka lėnė pa paralele nė gjuhėn shqipe, tė cilėn ua garanton jo vetėm ligji, por edhe Kushtetuta. Tė kota ishin protestat e prindėrve, fėmijėve, po edhe mediave shqipe, qė edhe ata tė jenė tė barabartė si gjithė fėmijėt e Maqedonisė.

Mė shumė...

Lajme : Kėrkohen studime falas
Kyqur 19-05-2009 2:11:40 (1173 Lexime)

SHKUP, 19 MAJ - Njė tjetėr protestė studentore, pėrveē atyre tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės do tė vjen tė enjten, por kėsaj radhe nė Shkup dhe para Rektoratit tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”. Dallon shumė edhe motivi i kėrkesės. Pėrderisa nė Tetovė do tė protestohet pėr tė kėrkuar financim optimal, me tė cilin do tė garantohet funksionimi i USHT-sė si institucion publik, nė Shkup do tė protestohet pėr tė kėrkuar studime falas. Grupi joformal i studentėve tė UKM-sė, tė hėnėn mbrėma kishte paralajmėruar tė organizojė tribunėn “Indeks i lirė”, nė tė cilėn do tė paraqiten kėrkesat dhe qėllimet e protestės. nė Shkup.

Mė shumė...

Lajme : Protesta mbarėpopullore nė mbrojtje tė USHT-sė
Kyqur 19-05-2009 1:45:54 (1163 Lexime)


TETOVĖ, 19 MAJ - Parlamenti studentor i USHT-sė, skajshmėrisht i indinjuar nga, sikurse thonė, “veprimet e vazhdueshme tė Qeverisė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, e qė cenojnė drejtpėrsėdrejti autonominė dhe integritetin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe studentėve”, fton tė gjithė studentėt, maturantėt, profesorėt, qytetarėt, shoqatat joqeveritare dhe tė gjithė faktorėt relevantė nė vend nė njė protestėn mbarėpopullore. Protesta me tė cilėn studentėtė pretendojnė tė vihen nė mbrojtje tė autonomisė sė USHT-sė, do tė mbahet ditėn e enjte, mė 21 maj 2009 Organizatorėt e protestės, nė presskonferencėn e sė hėnės, kanė bėrė tė ditur se marshimi do tė nisėn nga Rektorati i USHT-sė (nė orėn 12) prej ku shkohet nė shesh te qendra e Tetovės. Sipas studentėve “vija e kuqe deri ku mund tė durohet diskriminimi dhe cenimi i autonomisė sė Universitetit definitivisht ėshtė tejkaluar”.

Mė shumė...

Lajme : Politikanė pėr “faqe tė zezė”
Kyqur 19-05-2009 1:44:35 (1435 Lexime)


Laura PAPRANIKU

Ka kohė qė i ka dalė boja klasės politike shqiptare, kėtė nė Maqedoni, pasi me veprimet e tyre destruktive dhe funksionimin, apo mė saktė vegjetimin politik, nuk japin as shans qė t’i pėrcaktosh nė janė majtistė apo djathtistė. Qė ironia tė jetė ende mė e madhe politikanėve tanė u ka humbur sensi i reagimit edhe pėr ēėshtje qė nuk kanė lidhje me orientime dhe ngjyra partisė, sikurse ėshtė ēėshtja e Universitetit. Me ribalancin e buxhetit, Qeveria propozoi qė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) t’i hiqen 10 milionė denarė, nga pjesa e investimeve kapitale edhe atė nė njė kohė kur USHT ka mungesė jashtėzakonisht tė madhe tė hapėsirave pėr punė dhe kur janė nė ndėrtim e sipėr objektet e dy fakulteteve. Reagimi i klasės politike ishte pėr “faqe tė zezė”.

Mė shumė...

Njoftime : Ndahet nga jeta z. Vebi Velija, presidenti i televizionit "Alsat"
Kyqur 16-05-2009 5:53:19 (1585 Lexime)


Pas njė sėmundje tė rėndė, mbrėmė vonė nė Shkup, ndėrroi jetė nė moshėn 61-vjeēare zoti Vebi Velija, pronar i Korporatės Rajonale Ballkanike tė Industrisė dhe Konsulencės VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.

Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u bė njėra nga kompanitė mė tė mėdha pėr tėrheqje tė investimeve tė huaja nė Ballkan, sidomos nė sektorėt e energjetikės, industrisė ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varimit zhvillohet sot nė orėn 15:00, nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Republikėn e Maqedonisė.

Vebi Velija lindi nė vitin 1948, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Maqedoni. Ai studioi pėr ekonomi, ndėrsa e nisi biznesin e tij nė Kroaci nė vitin 1971. Mė pas, nė vitin 1981, ai i pėrqėndroi bizneset e tij edhe nė Vienė tė Austrisė. Ai ka qenė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 1990, duke themeluar biznese nė fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisė sė duhan-cigareve, industrisė sė pėrpunimit ushqimor, shėrbimeve financiare, ndėrtimtarisė, kėrkimit tė naftės dhe nė sektorin e energjisė.

Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Ai ka qenė President i Bashkimit tė Industrialistėve dhe Investitorėve tė Shqipėrisė. Velija themeloi Radiotelevizionin e parė Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv “Alsat”, i cili transmeton 24 orė programe nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, si dhe nėpėrmjet satelitit nė Evropė, Amerikė, Kanada e me gjere.

Televizioni Alsat u krijua fillimisht nė Tiranė si ekrani i parė mbarėshqiptar. Mė pas, ALSAT-M mori licensėn e parė tė njė televizioni kombėtar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, ndėrsa njė vit mė parė u mor edhe licensa e televizion Alsat nė Kosovė.Alsat ėshtė televizioni qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt, ata nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevė si edhe nė mbarė botėn ku jetojnė.

Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit “Velija”. Fondacioni u themelua mė 13 korrik tė vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes sė themeluesit tė tij se njė komb mund tė mbijetojė me pak ushqim, por kurrė me pak kulturė.Fondacioni “Velija” ėshtė organizatė nacionale jofitimprurėse qė funksionon pėrmes pėrkrahjes financiare tė themeluesit tė saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu ēmimin vjetor ndėrkombėtar “Kadare”.

Zoti Velija ėshtė autor i librave tė tillė si “Quo Vadis Albania”, njė monografi mbi vizionin e programit pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, apo “Mes Ekonomisė dhe Politikės”, njė pėrmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorėshkrimesh. Mes tė tjerash, Z.Velija ka qenė gjithashtu anėtar i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Iniciativėn e Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.

ALSAT


Lajme : Dhurohen libra amerikan pėr studentėt
Kyqur 15-05-2009 10:57:01 (1219 Lexime)


TETOVĖ, 15 MAJ - Tė shtunėn nė Tetovė do tė dhurohen libra amerikan pėr anėtarėt e Kėndit Amerikan nė Tetovė dhe pėr gjithė nxėnėsit, studentėt, qytetarėt dhe dashamirėt e librave tė sferave tė ndryshme. Gjithashtu nė kėtė ditė do tė lexohen edhe pėralla dhe tregime pėr mė tė fėmijė. Gjatė kėsaj ngjarje do tė mund tė diskutohet edhe pėr libra tė drejtimeve tė ndryshme me pėrfaqėsuesit e Vullnetarėet e Korpusit tė Pėqės tė SHBA-ve, tė cilėt do tė sjellin ushqim tradicional pėr tė provuar qytetarėt e Tetovės dhe tė Gostivarit.

Mė shumė...

Lajme : Nė rrezik ekzistimi i USHT-sė
Kyqur 15-05-2009 3:35:04 (1271 Lexime)


TETOVĖ, 15 MAJ - Shkurtimi i 10 milionė denarėve nga buxheti i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) qė ėshtė propozuar nga ana e Qeverisė, ka vėnė nė alarm kėtė universitet, ku edhe zyrtarisht vendosin nė pikėpyetje pėrfundimin e dy objekteve, qė kanė nisur tė nderohen nė 2006-ėn pėr fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut. Tė enjten, USHT- ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj propozimit tė Qeverisė pėr ribalancin e Buxhetit tė shtetit, i cili pritet tė miratohet sė shpejti nė Parlament, ndėrsa u apelojnė deputetėve qė tė reagojnė urgjentisht ndaj, sikurse thonė kėtij diskriminimi tė pakuptimtė. “USHT ėshtė institucion publik i arsimit tė lartė dhe duhet tė ketė trajtim adekuat dhe proporcional nga Qeveria e Maqedonisė, si ēdo institucion tjetėr buxhetor.

Mė shumė...

Lajme : Ribalanci i shkurton USHT-sė 10 milionė denarė
Kyqur 14-05-2009 7:27:44 (1259 Lexime)


SHKUP, 14 MAJ - Buxheti i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) do tė jetė pėr 10 milion denarė mė i lehtė. Me ribalancin e Buxhetit, i propozuar ditė mė parė, nga 50 milionė denarėt qė ishte planifikuar tė harxhohen nė investimet kapitale pėr vitin 2009, Qeveria ka propozuar qė prej asaj shume tė hiqen 10 milionė. Mjetet u janė shkurtuar edhe universiteteve tjera publike nė Maqedoni, mirėpo nevojat e USHT-sė pėr mbėshtetje financiare llogaritet tė jenė mė tė larta nė shtet. Jo vetėm sepse ėshtė universitet i vetėm publik nė gjuhėn shqipe (karshi tre universiteteve nė gjuhėn maqedonase) dhe ėshtė i dyti pėr nga numri i studentėve, por ėshtė universitet me vetėm katėr vjet financim nga shteti dhe pėr infrastrukturėn e USHT-sė shteti nuk ėshtė shpenzuar t’ia sigurojė objektet dhe hapėsirat, sikurse ndodhi me Universitetin e Shtipit i cili nisi me punė vjet nė hapėsira komplet tė siguruara.

Mė shumė...

Lajme : Takohen pėr tė katėrtėn herė antarėt e studentet.info
Kyqur 12-05-2009 7:54:47 (1457 Lexime)


TETOVĖ, 12 MAJ - Nė ambientet e Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL) nė Tetovė, anėtarėt e forumit “Studentet.info” u takuan pėr herė tė katėrt duke shpalosur maskat dhe duke diskutuar pėr problemet e shumta , tė cilat vazhdimisht kanė qenė nė fokus tė kėtij komuniteti virtual. Nė kėtė takim u pėrfol edhe pėr mos prezencėn e femrave duke i quajtur si frikacake per tu pėrballur drejtėpėrsedrejti me diskutimet qe u hapen nė kėtė takim. Temat fetare, zėnkat mes anėtarėve,organizmi i takimeve shkencore kanė qenė debatet mė aktive ku tė gjithė anėtarėt shprehėn mendimet e tyre pėr tė realizuar njė forum tė suksesshėm ku nė tė ardhmen tė debatohet nė mėnyrė kulturore duke respektuar ēdo mendim tė ēdo anėtari.

Mė shumė...

« 1 ... 34 35 36 (37) 38 39 40 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio