Studentet.info
« 1 ... 52 53 54 (55) 56 57 58 ... 214 »
Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 05-10-2008 6:53:17 (2019 Lexime)


Njoftohen studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe gjithė tė interesuarit se me datė 06 tetor 2008 mbahet ceremoni me rastin e fillimit tė vitit tė ri akademik dhe me rastin e fillimit me punė pėr herė tė parė tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė pranė USHT-sė. Hapjen e ceremonisė do ta bėjė Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, ndėrsa pjesėmarrės janė pėrfaqėsues tė Qeverisė sė RM-sė, ministrat e arsimit e shkencės dhe ai i kulturės, rektorė tė mė shumė universiteteve nga vendi dhe bota, pėrfaqėsues tė shumė shoqatave e organizatave etj.



Data: 06 tetor 2008
Ora: 11 h
Vendi: Hapėsirat e Rektoratit tė USHT-sė



Jeni tė mirėseardhur...


Lajme : Filloi gara e profesoreve te Universitetit per akademike
Kyqur 05-10-2008 6:50:49 (3751 Lexime)

Qytetaret per here te pare mund ti shfletojne dhe te japin mendimet e tyre, te cilat do te trajtohen nga komisionet perkatese lidhur me dosjet e profesoreve qe jane kndidate per anetare te rinje te Akademise.

Jane keta 48 kandidate dosjet e tyre te perpiluara nga fakultete ku jane te punesuar dhe te forcuara me pjesen tjeter nga seksioni perkates i ASHAK-ut per nje jave rresht u publikuan brenda godines se Akademise ku do te mund te kene qasje te gjithe qytetaret e interesuar per kete.

Mė shumė...

Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 05-10-2008 6:49:49 (2617 Lexime)

Me :daten 06.10.2008

Ne :Fakulltetin Filioligjik Salla e Kuqe

Ora: 15:00

Ne emėr te shoqatės studentore “Societas Albania” e cila pėrfaqėson dhe pasqyron identitetin e studentėve shqiptarė tė cilėt studiojnė ne Universitetet Austriake ju njoftojmė se me datėn 06 tetor 2008 do te mbajmė njė ditė informative me studentėt te cilėt dėshirojnė tė vijojnė studimet ne universitetet Austriake .

Si sperfaqesues te Shoqatės se lartpėrmendur kemi shprehur dėshirėn dhe kemi bere organizimin e duhur qe te vizitojmė Republikėn e Kosovės ne mėnyre qe te njihemi nga afėr me jetėn studentore atje, ne te njėjtėn kohė, do tė zhvillojmė disa biseda dhe tė japim ndihmėsen tonė pėr ata studentė tė cilėt dėshirojnė qė nė njė tė ardhme te vazhdojnė studimet ne universitetet austriake.

Mė shumė...

Opinione : Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Kyqur 04-10-2008 15:33:54 (1442 Lexime)

Nga: Organizata ĒOHU!

Qeveria e Kosovės tė enjten ka finalizuar presionin e saj edhe ndaj njė institucioni tė pavarur me qėllim tė vendosjes sė kontrollit tė plotė, Universitetit tė Prishtinės. Pėr disa ditė me radhė nėpėr gazetat qė janė lojale ndaj Qeverisė ėshtė bėrė njė presion i jashtėzakonshėm ndaj UP-sė dhe tė enjten mbrėma ky presion u finalizua nė emisionin qendror tė lajmeve tė RTK-sė ku kryeministri Thaēi dhe ministri i arsimit Enver Hoxhaj praktikisht shantazhuan Universitetin e vetėm publik.

Mė shumė...

Lajme : Thaēi i quan dekanėt "struktura neglizhuese"
Kyqur 04-10-2008 5:11:23 (1236 Lexime)


PRISHTINĖ, 4 TETOR – Universiteti i Prishtinės ka marrė goditjen e parė nga ekzekutivi i vendit, njė ditė pasi autoritetet e Rektoratit dhe tė shumicės sė fakulteteve refuzuan tė marrin pjesė nė njė takim tė aranzhuar nga kryeministri Hashim Thaēi. Qeveria i pat premtuar Universitetit qė me 1 tetor tė kėtij viti Ministria e Arsimit do t’ia bartė tė drejtėn e funksionimit si organizatė e pavarur buxhetore, mirėpo nė mbledhjen e fundit tė Qeverisė ėshtė vendosur qė kjo tė ndodh tek nė vitin e ardhshėm.

Mė shumė...

Lajme : Shumica e dekanėve shpėrfillin kryeministrin Thaēi
Kyqur 03-10-2008 3:28:15 (3158 Lexime)


PRISHTINĖ, 2 TETOR – Krerėt e lartė tė Universitetit tė Prishtinės bashkė me dekanėt e 10 njėsive akademike, tė mėrkurėn, kanė refuzuar tė takohen me kryeministrin Hashim Thaēi, ka raportuar “Koha Ditore”. Takimi ėshtė iniciuar nga shefi i ekzekutivit kosovar, por ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ka dėshtuar ta organizojė suksesshėm atė. Ministri s’ka mundur ta bindė rektorin Enver Hasani dhe shumicėn e 17 dekanėve pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė kryeministrit Thaēi.

Burime tė besueshme brenda universitetit publik kanė bėrė tė ditur se pritjes qė kryeministri ka organizuar pėr rektorin dhe dekanėt i kanė paraprirė disa prapaskena, tė cilat kanė nxjerrė nė pah marrėdhėnie tepėr tė brishta komunikimi qė po ngjajnė midis Universitetit dhe Qeverisė.

Mė shumė...

Lajme : Gjermani, kapet studenti nė aeroport me 8.7 milionė euro
Kyqur 29-09-2008 6:19:44 (1446 Lexime)


GJERMANI, 29 SHTATOR - Doganierėt gjermanė nė aeroportin e Frankfurtit kanė kapur njė student i cili ka tentuar qė me anė tė bagazhit tė kaloj 8.7 milionė euro.

Paratė janė zbuluar pėrgjatė njė kontrolle rutinė tė punonjėsve tė aeroportit, kur studenti 29 vjeēar ka pritur udhėtimin e tij pėr nė Lindjen e afėrt. Pas zbulimit tė parave, ai ėshtė mbajtur nė arrest, pėr dyshime larje parash.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt e Ekonomikut trajnohen pėr vlerat njerėzore
Kyqur 27-09-2008 7:48:10 (1296 Lexime)

TIRANĖ, 27 SHTATOR - Rreth 100 tė rinj tė Fakultetit tė Ekonomikut nė Tiranė kanė ndjekur kėtė javė seminarin e parė pėr nxitjen dhe zhvillimin e aftėsive te tė rinjtė nė Shqipėri, nga "Shoqata Ndėrkombėtare pėr Vlerat Njerėzore" ("International Association for Human Values"). Me ftesė tė Kryeministrit, Sali Berisha, shoqata me qendėr nė Zvicėr ka ndėrmarrė njė seri programesh nė Shqipėri me qėllim promovimin e etikės, vlerave njerėzore dhe pėrgjegjėsinė sociale. Ky seminar thekson aftėsitė e lidershipit pėrmes teknikave moderne si menaxhimi i stresit, puna nė skuadėr, ndėrgjegjėsimi pėr shėndetin dhe aftėsi prezantimi e sociale.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės nėnshkruan Magna Charta Universitatum
Kyqur 27-09-2008 6:22:07 (1367 Lexime)


27 Shtator 2008 – Nė shėnimin e 920 vjetorit tė Universitetit mė tė vjetėr nė Evropė, Universitetit tė Bolonjės dhe 20 vjetorit tė dokumentit inicues dhe mė tė rėndėsishėm tė Procesit tė Bolonjės: Magna Charta Universitatum, edhe Universiteti Shtetėror i Tetovės krahas 45 universiteteve tjera nga tė gjitha kontinentet ishte nėnshkrues i kėtij dokumenti bazik, premisat dhe parimet e tė cilit sot implementohen nga qindra universitete nė mbarė botėn.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti nė njė ceremoni tradicionale nė Universitetin e Bolonjės, nė prani tė mbi 100 rektorėve nga e gjithė bota, nėnshkroi Magna Charta Universitatum, dokumentin qė i parapriu Deklaratės sė Bolonjės sė datės 19 qershor 1999, e qė synon krijimin e njė hapėsire tė pėrbashkėt evropiane tė arsimit tė lartė, duke marrė kėshtu pėr obligim qė tė inkurajoj secilin shtet, si dhe organizatat mbinacionale relevante qė tė sajojnė me vendosmėri politikat e tyre nė pajtim me kėtė pėrmbledhje parimesh apo Magna Karta.

Mė shumė...

Lajme : Definohet regjistrimi nė Fakultetet e Kumanovės
Kyqur 26-09-2008 7:58:32 (1305 Lexime)

KUMANOVĖ, 26 SHTATOR - Komisioni pėr hapjen e Fakultetit nė Kumanovė ka bėrė tė ditur se Universiteti Shtetėror i Tetovės nga ana procedurale i ka kryer obligimet pėr tė nisur viti akademik. Kėtė e bėri tė ditur anėtari i Komisionit, Sevdail Demiri, i cili gjithashtu njoftoi se ėshtė realizuar edhe takim me rektorin e USHT-sė Sadi Bexheti ku ėshtė arritur pajtueshmėri pėr konkurset e ardhshme. "Rektori Sadi Bexheti e informoi Komisionin se nga ana procedurale, USHT-ja i ka kryer tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Ai i prezantoi edhe tė gjitha kėrkesat me shkrim drejtuar Ministrisė sė Arsimit dhe organeve tjera kompetente pėr lejimin e funksionimit tė kėtij fakulteti, konform Ligjit tė ri qė ėshtė miratuar kohė mė parė nė Parlament, pėr hapjen e kėtij fakulteti.

Mė shumė...

« 1 ... 52 53 54 (55) 56 57 58 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio