Studentet.info
« 1 ... 55 56 57 (58) 59 60 61 ... 214 »
Lajme : Wickers: Qeveria s'do duhej t'ua ndalonte privatėve rekrutimin e studentėve
Kyqur 05-09-2008 10:36:06 (1124 Lexime)

Prishtinė, 5 shtator - Kreu i grupit tė ekspertėve britanikė qė u ftuan nga qeveria pėr tė vlerėsuar punėn e universiteteve private nė Kosovė, tha tė enjten se nuk kishte rekomanduar mosrregjistrimin e studentėve tė rinj.
Shefi ekzekutiv i Kėshillit Britanik pėr Akreditim, dr. Stephen Wickers tha nė njė intervistė pėr BBC-nė se ky vendim, ishte marrė nga autoritetet kosovare.
Kėshilli Britanik pėr Akreditim u ftua nga qeveria e Kosovės pak muaj mė parė pėr tė vlerėsuar punėn e institucioneve private tė arsimit.
Ndėrkohė, para pak javėsh, qeveria vendosi qė tė mos licencojė e akreditojė asnjė nga afro 30 institucionet private tė arsimit tė lartė nė Kosovė.

Mė shumė...

Lajme : Miratohen masterat 2-vjeēar tek Universiteti i Tiranės, Politekniku e Bujqėsori
Kyqur 04-09-2008 6:05:17 (2302 Lexime)

TIRANĖ, 4 SHTATOR - Studentėt qė mbaruan studimet e larta 3-vjeēare kėtė vit akademik dhe u diplomuan mund tė aplikojnė pėr master pranė fakultetit tė tyre. Qeveria miratoi dje degėt pėr Diplomėn e Nivelit tė Dytė pėr Universitetin e Tiranės, Universitetin Politeknik dhe Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Sipas sistemit tė Bolonjės, studimet e larta organizohen nė Diplomėn e Nivelit tė Parė (tre vjet), Diplomė e Nivelit tė Dytė (dy vjet). Kėtu bėjnė pėrjashtim dy fakultete, ai i Drejtėsisė dhe i Ekonomikut. Studentėt e kėtyre fakulteteve do tė vijojnė studimet e larta pėr katėr vite akademike dhe mė tej mund tė ndjekin masterin njėvjeēar. Ende nuk janė miratuar llojet e masterave pėr ta. Pas vendimit tė qeverisė, fakultetet qė do tė aplikojnė diplomėn dyvjeēare (master) do tė nxjerrin udhėzimet pėrkatėse dhe kriteret e konkurrimit. Mėsohet se pjesa mė e madhe e degėve do tė jenė tė hapura dhe disa tė tjera me kriter notėn mesatare mbi tetė.

Mė shumė...

Lajme : Rektori Kule: Emėrime direkte pėr ata me doktoratura jashtė vendit
Kyqur 04-09-2008 6:04:21 (1610 Lexime)

TIRANĖ, 4 SHTATOR - Kush ka mbaruar doktoraturėn jashtė shtetit do tė emėrohet menjėherė pedagog nė Universitetin e Tiranės. Kjo ėndėrr ėshtė bėrė realitet dje pėr Edmond Priftin, me profesion mjek kardiolog dhe Sokol Abazaj, kimist. Kėtė e bėri tė ditur rektori i UT-sė, Dhori Kule, ndėrsa bėri publike se u mbyll konkurrimi pėr 160 vendet e lira tė punės. Sipas tij, janė mbi 800 vetė qė po konkurrojnė pėr 160 vende dhe emrat e fituesve shpallen pėr dy javė. Ai shtoi se ata qė kanė mbaruar jashtė do tė emėrohen direkt. Vendet e reja tė punės u miratuan nga qeveria nė muajin qershor, kohė kur u ēel dhe konkurrimi. Deri dje, kishin aplikuar 800 persona.

Mė shumė...

Lajme : Vataj: Universitetet private nuk janė ilegale
Kyqur 30-08-2008 5:59:07 (1598 Lexime)

PRISHTINĖ, 30 GUSHT - Kėshilltari politik nė Ministrinė e Arsimit, Ramė Vataj nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve INA thotė se Universitet private nė Kosovė nuk do tė mbyllen plotėsisht, mirėpo nuk kanė tė drejtė tė pranojnė studentė tė rinj.

“Universitet private qė funksionojnė nė Kosovė nuk janė ilegale. Kėto Universitete private iu janė nėnshtruar njė procedure te ashtuquajtur tė akreditimit dhe nga raporti i Kėshillit Britanik pėr Akreditim (Agjension ndėrkombėtar) ka dalėqė asnjė Institucion Privat i Arsimit tė Lartė nė Kosovė, nuk i plotėson kushtet pėr tė dhėnė grada akademike. Kėto universitete kanė mundėsi tė aplikojnė pėr akreditim tė dytė gjatė vitit shkollor tė cilin po e fillojmė”, theksoi Vataj.

Ai tha se megjithatė do tė vazhdojė procesi mėsimor pėr ata studente tė cilėt janė nė vitin e dytė, tė tretė e kėshtu me radhė.

Mė shumė...

Lajme : USHT dhe UT me marrėveshje bashkėpunimi
Kyqur 29-08-2008 7:03:01 (1338 Lexime)

TIRANĖ, 29 GUSHT - Nė praninė e udhėheqėsve e dekanėve tė dy universiteteve, rektorėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Universitetit tė Tiranės nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit. Marrėveshja pėrfshin bashkėpunimin nė organizimin dhe zbatimin e arsimimit deridiplomike dhe pasdiplomike, shkėmbimin e pėrvojave pėr programet studimore, shkėmbimin e profesorėve dhe studentėve, mundėsimin e transferim tė studentėve, zhvillimin e pėrbashkėt tė aktiviteteve arsimore dhe hulumtuese shkencore, bashkėpunimin e bibliotekave, shkėmbimin e literaturės, artikujve dhe broshurave, organizimin e takimeve shkencore e profesionale, konferencave, simpoziumeve dhe formave tjera.

Mė shumė...

Lajme : Krejt Maqedonia me tre studentė tė ekologjisė
Kyqur 29-08-2008 7:01:10 (1573 Lexime)

TETOVĖ, 29 QERSHOR - Kanė mbetur pėr tu plotėsuar edhe dy mijė e 92 vende nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), nė afatin e dytė tė regjistrimit tė studentėve qė do tė mbahet nė muajin shtator. Nga gjithsej tre mijė e 340 vende tė rezervuara pėr nė USHT, nė aftin e parė tė regjistrimit tė studentėve janė paraqitur njė mijė e 248 kandidatė. Nė bazė tė dhėnave tė para tė regjistrimit tė studentėve, nė USHT ka vende tė lira pėr tė gjitha llojet e studimeve, duke pėrshirė edhe mjekėsinė. Pėr 370 vendet e Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore kanė konkurruar 294 kandidatė, pėr 530 vendet e Fakultetit Filologjik janė paraqitur 138 kandidatė, pėr 510 vendet e Fakultetit Filozofik 146 kandidatė, pėr 500 vendet e Fakultetit Juridik 184 kandidatė, pėr 490 vendet e Fakultetin ekonomik 194 kandidatė, pėr 365 vendet e Fakultetit tė Shkencave Matematike -Natyrore 116 kandidatė, pėr 220 vendet e Fakultetit tė Shkenca tė Zbatuara janė paraqitur 65 kandidatė, pėr 125 vendet e Fakultetit tė Arteve janė paraqitur 44 kandidatė, pėr 100 vendet e Fakultetit tė Kulturė Fizike janė paraqitur 46 kandidatė, pėr 50 vendet e Fakultetit tė Teknologjive ushqimore dhe industrisė 21 kandidatė.

Mė shumė...

Lajme : Bursat e reja pėr studentėt dhe nxėnėsit e tė mesmeve
Kyqur 28-08-2008 7:24:05 (2123 Lexime)

TIRANĖ, 28 GUSHT- Kėshilli i Ministrave miratoi dje 190 bursa, pėr nxėnėsit, dhe 1600 bursa, pėr studentėt, pėr vitin shkollor 2008-2009. Vlera monetare e bursave pėr nxėnėsit dhe studentėt nė institucionet arsimore publike, si dhe kuotat ushqimore ditore pėr ta do tė ndryshojnė pėrkatėsisht me 500 lekė dhe 1000 lekė tė reja nė muaj, krahasuar me ato tė njė viti mė parė. Kjo pėr tė "kompensuar" situatėn ekonomike nė vend, pėrfshi edhe atė tė ēmimeve tė rritura. Numri i studentėve, qė pėrfitojnė mbėshtetje financiare kėtė vit, ėshtė i njėjtė me atė tė njė viti mė parė, ndėrsa ai i nxėnėsve tė shkollave tė mesme ėshtė shumė mė i ulėt. Pra, vetėm 190, nga 1600 qė ishte njė vit mė parė. Kjo, pėr shkak se nuk do tė ketė vite tė para, si pasojė e ndryshimit tė sistemit nga ai 8-vjeēar nė 9-vjeēar dhe atij tė mesėm nga katėr nė trevjeēar.

Mė shumė...

Lajme : USAID-i ndihmon Universitetin e Prishtinės nė modernizimin e administratės
Kyqur 27-08-2008 3:16:37 (1565 Lexime)


PRISHTINĖ, 26 GUSHT - Gjatė dy viteve tė ardhshme USAID-i amerikan do ta ndihmojė Universitetin e Prishtinės nė modernizimin e sistemit administrativ, qė pėrfshinė digjitalizimin a administratės pėrmes pėrdorimit tė teknologjisė informative. Marrėveshja u nėnshkrua nga drejtori i Misionit tė USAID-it, Michael Farbman dhe Rektorii Enver Hasani, ndėrsa projekti do tė kushtojė afėr 1.5 milion dollarė.
Me kėtė projekt, administrata e Universitetit tė Prishtinės do tė jetė plotėsisht e digjitalizuar, ndėrsa brenda dy vitesh do tė hiqen nga pėrdorimi edhe indekset e studentėve. Kjo do t’i mundėsojė universitetit njė efikasitet shumė mė tė lartė tė punės dhe do tė eliminojė pritjet dhe tollovitė para sporteleve tė shėrbimeve tė studentėve nėpėr fakultetet e UP-sė.

Mė shumė...

Lajme : British Council prezanton sot Chevening bursistėt e rinj
Kyqur 26-08-2008 5:53:28 (1524 Lexime)

PRISHTINĖ, 26 GUSHT - Pėr vitin e shtatė me radhė British Council nė Kosovė organizon koktej rasti, pėr fituesit e bursės prestigjioze Chevening, nė rezidencėn e Ambasadorit te Britanisė sė Madhe nė Prishtinė, zotit Andy Sparks, i cili do tė mbahet mbrėmjen e sotme. Fituesit e kėsaj burse do tė ndjekin studimet post-universitare nė Britani tė Madhe.
Pėrveē kėsaj, Kėshilli Britanik po ashtu do tė shfrytėzojė kėtė rast qė t’iu dėshirojė mirėseardhje studentėve tė cilėt kanė pėrfunduar programin post-universitar Chevening dhe janė kthyer nė Kosovė. Deri mė tani, mė se 100 profesionistė tė rinj kosovarė kanė pėrfunduar studimet postdiplomike nė Britani tė Madhe pėrmes kėtij programi prestigjioz. Mė shumė se gjysma nėpėrmjet tė programit tė Chevening, ndėrsa pjesa tjetėr nėpėrmjet programit Chevening /OSI.

Mė shumė...

Lajme :  Filluan regjistrimet nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 26-08-2008 5:17:42 (3255 Lexime)


TETOVĖ, 25 GUSHT - Dita e parė e regjistrimeve nė Fakultetet e Universitetit Shtetėror tė Tetovės u shėnua me njė fluks tė madh kandidatėsh, studentė tė ardhshėm. Interesim tė veēantė ėshtė shprehur pėr programet studimore tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė, qė fillojnė pėr herė tė parė nė kėtė vit akademik si tė akredituara.

Kėtė vit akademik, nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės do tė pranohen gjithsej 3340 studentė nė fakultetet e USHT-sė edhe atė: nė Fakultetin Juridik do tė pranohen 500 studentė, nė F. Ekonomik 490 studentė, nė F. e Shkencave tė Mjekėsisė 370 studentė, nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore 365 studentė, nė F. Filozofik 510 studentė, nė F. Filologjik 530 studentė, nė F. e Shkencave tė Zbatuara 220 studentė, nė F. e Teknologjisė ushqimore dhe tė ushqyerit 50 studentė, nė F. e Arteve 125 studentė, nė F. e Kulturės Fizike 100 studentė dhe nė Institutin e Ekologjisė dhe Teknologjisė 80 studentė(www.unite.edu.mk).

Mė shumė...

« 1 ... 55 56 57 (58) 59 60 61 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio