Studentet.info
« 1 ... 60 61 62 (63) 64 65 66 ... 214 »
Lajme : Shkolla verore ekonomike 2008 nė Ohėr, pėrmbyllet projekti 3 vjeēar
Kyqur 24-06-2008 2:23:05 (1864 Lexime)


OHĖR, 24 QERSHOR - Nė kuadėr tė projektit Tempus, Fakulteti Ekonomik pėr herė tė tretė radhazi organizon shkollėn e tretė verore ekonomike Ohėr 2008 nga data 22 -28 qershor, nė bashkėpunim me universitetet partnere tė projektit si Universiteti Staffordshire nė Angli, Universitetin Vaxjo nė Suedi si dhe Free University nė Bruksel dhe Berlin.

Temė qendrore e kėsaj shkolle verore ėshtė “Business and Economics Education in State Univeristy of Tetova” si temė pėrmbyllėse e punės 3 vjeēare nė kuadėr tė projektit Tempus pėr zhvillimin e kurrikulave dhe avancimin e stafit tė Fakultetit Ekonomik pranė Univeristetit Shtetėror tė Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Prishtinės pranon sivjet numėr rekord tė brucoshėve
Kyqur 21-06-2008 8:06:19 (4805 Lexime)

Prishtinė, 21 qershor – Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk ka pėrfillur propozimin e shtatėmbėdhjetė njėsive akademike tė Universitetit tė Prishtinės, nė lidhje me numrin e studentėve tė rinj qė duhet tė regjistrojnė kėtė vit akademik. Tė premten, ai ka marrė vendim qė universiteti publik tė regjistrojė 11.010 studentė, pavarėsisht pse Senati i UP-sė i kishte propozuar qė ky numėr tė ishte jo mė i madh se 8.055.

Menjėherė pas kėsaj, ka pasuar vendimi i Universitetit tė Prishtinės, me anė tė tė cilit ka shpallė konkurs pėr pranimin e kėtij numri tė studentėve nė afatin e parė.

Nė konkurs parashihet tė regjistrohen 10.625 studentė vendės, prej tė cilėve 8.970 tė rregullt dhe 1.655 me korrespondencė. Universiteti do tė regjistrojė edhe 306 studentė tė rregullt nga vendet e rajonit, shumica e tė cilėve nga Mali i Zi dhe Serbia, si dhe 134 studentė minoritarė.

Mė shumė...

Lajme : Taulanti, 27-vjeēari shqiptar qė mori Patentėn e Shpikėsit nė SHBA
Kyqur 21-06-2008 2:39:28 (2135 Lexime)


NJU XHERS, 21 QERSHOR - Shpikja e shqiptarit radiograf, njė veshje qė mbron fėmijėt nga radiociteti, hyn nė fuqi nė Shtetet e Bashkuara.

Nė spitalin e Nju Xhersit, mes shumė mjekėve specialistėve dhe radiologėve, qėndron edhe emri i shqiptarit Taulant Hoxha. 27-vjeēari ėshtė njė nga radiografėt e Qendrės Mjekėsore “Saint Joseph”, njė prej spitaleve universitare tė Nju Xhersit.

Ai ka mbėrritur nė Nju Xhersi, 8 vite mė parė, nėpėrmjet Lotarisė Amerikane. Njė ditė u gdhi me emrin tė shėnuar ne Zyrėn Tregtare tė Patentave tė Departamentit Amerikan tė Shėndetėsisė, falė punės sė tij nė shpikjen e njė veshjeje radiologjike tė posaēme pėr fėmijė.

Mė shumė...

Lajme : Ministri Hoxhaj do 12 mijė studentė tė rinj nė UP
Kyqur 20-06-2008 3:27:33 (1476 Lexime)

Prishtinė, 20 qershor – Kėtė vit akademik Universiteti i Prishtinės do tė pranojė numėr rekord tė studentėve tė rinj. Javėn qė shkoi, Senati i kėtij universiteti i ka propozuar Ministrisė sė Arsimit tė miratojė kuotėn prej tetė mijė studentėsh qė do tė regjistroheshin nė shtatėmbėdhjetė fakultete, mirėpo ministri Enver Hoxhaj, pritet tė mos pėrfillė kėtė propozim.

Burime brenda Ministrisė sė Arsimit kanė pohuar pėr tė pėrditshmen "Koha Ditore" se ka kohė qė ministri ka vendosur ta rrisė kėtė numėr edhe pėr katėr mijė.

“Secili i ri duhet tė gėzojė tė drejtėn pėr shkollim universitar. Ministri Hoxhaj ėshtė i interesuar t’ua krijojė kėtė mundėsi jetike tė rinjve, prandaj ka vendosur ta rrisė kuotėn nga 8 mijė qė ėshtė propozuar, nė 12 mijė”, ka thėnė zyrtari i Ministrisė sė Arsimit, qė parapėlqeu tė mos i pėrmendej emri.

Mė shumė...

Lajme : Universitetet private tė Kosovės nė llupėn e Kėshillit Britanik pėr Akreditim
Kyqur 19-06-2008 3:42:25 (4370 Lexime)

PRISHTINĖ, 18 QERSHOR - Tridhjetė institucione private tė arsimit tė lartė kanė konfirmuar se janė tė gatshme t’i nėnshtrohen procesit tė akreditimit. Kėto institucione kanė dorėzuar nė Ministrinė e Arsimit dokumentacionin pėr akreditim dhe pastaj pėr rilicencim. Ndėrkohė, sipas datave tė pėrcaktuara nga ministria, akreditimi ka filluar mė 19 maj, ndėrsa mė 30 qershor do tė dihet saktė se cila prej institucioneve do ta fitojė kėtė tė drejtė nga Kėshilli Britanik pėr Akreditim.
Ministria e Arsimit e Republikės sė Kosovės ka paralajmėruar se asnjė institucion nuk mund tė licencohet nėse nuk ka kaluar nėpėr procesin e akreditimit. Nėse kėto institucione janė tė interesuara tė rilicencohen, ato duhet tė pėrfshihen nė procesin e akreditimit.

Mė shumė...

Lajme : Dekani i arkitekturės nė Universitetin e Teksasit ligjėroi nė USHT
Kyqur 19-06-2008 3:26:31 (1968 Lexime)

TETOVĖ, 18 QERSHOR- Profesor Frederick Steiner, dekan i Fakultetit tė arkitekturės dhe planifikimit pranė Universitetit tė Teksasit nė Austin tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė mėrkurėn ka qėndruar nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Me kėtė rast, para studentėve dhe profesorėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara, ai mbajti njė ligjėratė tė kombinuar me prezantime me tema nga fusha e planifikimit hapėsinor dhe planifikimit tė mjedisit jetėsor, teoria dhe praktika e arkitekturės nė SHBA, vlerėsimi i tokės dhe analiza e pėrshtatshmėrisė nė planifikimin ekologjik.
Ndėrkohė, prof. Frederick Steiner realizoi takime edhe me Rektorin e USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, ku u bisedua pėr Fakultetin e Shkencave tė Zbatuara dhe programeve studimore qė tanojnė me kėtė fushė studimesh si dhe mbi projektet nė tė ardhmen.

Mė shumė...

Lajme : Ekspozita vjetore e studentėve tė artit figurativ nė USHT
Kyqur 17-06-2008 4:41:15 (3492 Lexime)


TETOVĖ, 14 QERSHOR - Studentėt e programit studimor Art figurativ pranė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė ambientet e Fakultetit tė arteve organizuan ekspozitėn vjetore. Studentė tė drejtimeve pikturė, grafikė, skulpturė dhe dizajn grafikė kishin pėrgatitur qindra punime arti tė cilat i ekspozuan para artdashėsve.
Me rastin e hapjes solemne, tė pranishmėve iu drejtua dekani i Fakultetit tė arteve, Doc. mr. Safet Spahiu. Ai u shpreh shumė i kėnaqur me punimet e studentėve. “Punimet e studentėve dėshmojnė njėkohėsisht aftėsitė e tyre dhe punėn e profesorėve nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Unė si dekan dhe profesorėt tjerė mburremi me kėta studentė dhe punimet e tyre. Kjo ekspozitė ėshtė rrumbullakimi i sukseseve njėvjeēare dhe pune tė pėrbashkėt me studentė. Pėr kėto tregojnė veprat e realizuara tė studentėve, sepse artistėt mė mirė shprehen me punime artistike se sa me fjalė” tha ndėr tė tjera, dekani i Fakultetit tė arteve.

Mė shumė...

Lajme : Formohet Rrjeti i Universiteteve Shqipfolėse
Kyqur 17-06-2008 4:35:17 (2073 Lexime)


KUKĖS, 14 QERSHOR- Nė Kukės u organizua Samiti i Universiteteve shqipfolės dhe u formua edhe Rrjeti i Universiteteve Shqipfolėse.
Iniciuar nga Universiteti i Tiranės dhe u pėrkrahur nga tė gjithė universitetet publike dhe disa private nga Shqipėria, Maqedonia dhe Kosova. Kėtė iniciativė e pėrshėndeti edhe kryeministri i Shqipėrisė zt. Sali Berisha i cili pėruroi kėtė iniciativė tė ndėrmarrė nga Universiteti i Tiranės dhe falėnderoi pėr pėrkrahjen nga universitetet tjera. Ai ndėr tė tjera potencoi se kėto janė iniciativa tė cilat bashkojnė shqiptarėt kudo qė ndodhen dhe se bashkimi nė sferėn akademike ėshtė nga hapat kyē drejtė kėtij qėllimi. Kėtė samit e pėrshėndetėn edhe rektori i USHT, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi.

Mė shumė...

Lajme : Pollo: Duhet tė marrin fund Doktoraturat e kopjuara
Kyqur 16-06-2008 2:30:13 (1435 Lexime)

TIRANĖ, 16 QERSHOR - Ministri i Arsimit bėn “pėr ujė tė ftohtė” rektorėt. Ende, nė universitete shpėrndahen tituj me punime tė vjedhura.
Punimet e kopjuara, janė kthyer nė anekdota kafenesh. Tani, doktorantėt do paraqesin punimet para Kėshillit tė Profesorėve.

Nė universitetet shqiptare, ka ende doktorantė tė cilėt i fitojnė titujt shkencorė, duke kopjuar materiale tė botuara kohė mė parė nga kolegė tė tjerė. Madje, sipas ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, kjo metodė aspak e ndershme nė fitimin e titullit “Doktor” nė institucionet e Arsimit tė Lartė Publik, tashmė ka marrė edhe trajtėn e anekdotave qė thuhen lart e poshtė kafeneve. Deklarata nga kreu i Arsimit ėshtė lėshuar, nė fjalimin e mbajtur me rastin e zgjedhjes sė Kryetarit tė Konferencės sė Rektorėve, nė prani tė kėtyre tė fundit. Me ton tė butė, por tė hidhur sa s’ka mė, ministri Pollo, u ka tėrhequr veshin drejtuesve tė institucioneve lidhur mbi cilėsinė e dobėt tė doktoraturave, madje nuk ka nguruar ta cilėsojė ndonjėrin prej tyre, edhe si populist, qė ngre zėrin nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt, se gjoja ministria ka bllokuar universitetet.

Mė shumė...

Lajme : Profesori Grelle mban ligjėratė para studentėve tė USHT
Kyqur 16-06-2008 2:00:25 (1294 Lexime)

TETOVĖ, 12 QERSHOR - Nė kabinetin e gjuhės frėnge pranė USHT, profesori Gerard Grelle mbajti ligjėratė me titull: “Problematika e kujtesės nė Evropė: shembuj nga Austria dhe Franca”. Gjatė kėsaj ligjėrate u shtjellua problematika tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me procesin e kujtesės si njė ndėr proceset kyēe tė sistemit nervor dhe njė ēėshtje tė cilės lėnda e psikologjisė i ka kushtuar njė hapėsirė shumė tė madhe. Bėhet fjalė pėr njė proces i cili varet shumė faktorėt e jashtėm dhe ėshtė nė korrelacion tė vazhdueshėm me rrethanat fizike dhe psikologjike qė e rrethojnė individin.

Mė shumė...

« 1 ... 60 61 62 (63) 64 65 66 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio