Studentet.info
« 1 ... 65 66 67 (68) 69 70 71 ... 214 »
Lajme : Konferencė shkencore nė USHT me temė “Shqiptarėt gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore”
Kyqur 26-04-2008 8:14:21 (2296 Lexime)


TETOVĖ, 25 PRILL - Pozicioni i shqiptarėve tė Maqedonisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, ka qenė tema e konferencės shkencore e mbajtur nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Studiues tė historisė nga vende tė ndryshme, tė premten kanė trajtuar nga shumė aspekte pozicionin e shqiptarėve nė kėtė periudhė. Hapjen e kėsaj konference shkencore e bėri Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, i cili nė pėrgėzimin e tij ka thėnė se USHT-ja ėshtė e pėrqendruar nė zhvillimin e studimit dhe hulumtimit shkencor.

Mė shumė...

Njoftime : Fakulteti Juridik - ligjėratė speciale mbi hetimet e krimeve financiare
Kyqur 26-04-2008 2:50:05 (2310 Lexime)


Tė nderuar studentė,

ju njoftojmė se tė hėnėn, mė 28 prill 2008, nė orėn 14,30, nė amfiteatrin e madh, tė Universitetit AAB, do tė zhvillohet njė ligjėratė speciale nė lidhje me hetimet mbi krimet financiare.

Ligjėruese, nė temėn "Planifikimi dhe zhvillimi i hetimeve tė krimeve financiare", do tė jetė Shehribane Selimi, zyrtare ligjore nė Zyrėn e Prokurorėve Special tė Kosovės.

Jeni tė mirėseardhur!


Lajme : MPB-ja konfirmon mė nė fund rastin e studentit nga Prishtina
Kyqur 23-04-2008 10:40:41 (1521 Lexime)

SHKUP, 23 PRILL - Maqedonia tė lidhė marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn, ta njeh pavarėsinė dhe tė mos i bėn qytetarėt kosovar cak tė aventurave tė rrezikshme qė tensionojnė situatėn. Kjo ėshtė kėrkesa me tė cilėn Organizata e Veteranėve tė Luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (OVL-UĒK), u ėshtė drejtuar autoritete maqedonase, pas arrestimit tė Petrit Nimanit, ish-pjesėtarit tė UĒK-sė dhe familjarit tė Komandant Fadil Nimani-Tigri, qė ra dėshmor nė luftėn e 2001-shit nė Maqedoni. “Maqedonia, vazhdon tė shkelė tė drejtat dhe liritė e njeriut, duke pėrdorur metoda tė ngjashme titiste, duke kidnapuar njerėz tė pafajshėm”, thuhet nė reagimin ne tyre. Tė revoltuar me rastin e bashkėluftėtarit tė tyre, Petritit, i cili sikurse ėshtė deklaruar edhe vetė ėshtė keqtrajtuar gjatė marrjes nė pyetje prej shėrbimeve sekrete tė shtetit, OVL – UĒK vlerėson se “kjo dėshmon qė aparati antishqiptar vazhdon tė veprojė ende dhe se tė drejtat dhe liritė e njerėzve dhunohen kur tė dojė ky aparat dhe sa herė tė dojė”.

Mė shumė...

Lajme : Arrestohet profesori, akuzohet pėr keqpėrdorimin e 16 milionė eurove
Kyqur 23-04-2008 10:39:24 (1848 Lexime)

SHKUP, 23 PRILL- Arrestimi i Sami Bislimit, ish-drejtorit tė Ndėrmarrjes pėr menaxhim me sallat dhe objekteve sportive, nė gjimnazin “Zef Lush Marku”, para syve tė nxėnėsve ku Bislimi punonte profesor, tė mėrkurė ka shkaktuar revoltėn jo vetėm tė nxėnėsve, por edhe tė profesorėve e drejtorit tė kėtij gjimnazi. Me njė protestė spontane, pėr rreth dy orė, ata kanė kundėrshtuar mėnyrėn e arrestimit tė profesorit tė lėndės sė menaxhmentit. “Nuk e dimė se cila mund tė jetė arsyeja pėr tė cilėn e arrestuan dhe nuk duam tė pėrzihemi kėtu, mirėpo kundėrshtojmė mėnyrėn se si policia kishte ardhur ta arrestojė atė nė shkollė, para syve tanė”, tha maturantja Merita Emini. Nxėnėsja Sevime Bakiu sikurse edhe disa nxėnės tjerė, ėshtė e mendimit se “policia ka mundur ta arrestojė Bislimin nė shtėpi, nė rrugė dhe nė ēdo vend tjetėr, por jo edhe nė shkollė”.

Mė shumė...

Lajme : USHT promovoi konkursin
Kyqur 21-04-2008 9:39:35 (1595 Lexime)


TETOVĖ, 21 PRILL -Nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė u mbajt konferencė pėr shtyp.
Me kėtė rast ėshtė prezantuar konkursi pėr regjistrimin e studentėve tė rinj pėr vitin akademik 2008/2009. Rektori i USHT-sė Sadi Bexheti foli pėr tė arriturat e universitetit, ofertat me tė reja dhe kushtet e kėtij institucioni tė lartė arsimor. Mes tė tjerave pėrmendi se kėtė vit nė ciklin e dytė tė studimeve do tė hapen edhe tre programe studimore tė reja gjegjėsisht gjuha italiane nė kuadėr tė fakultetit filologjik dhe mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologji nė kuadėr tė fakultetit tė shkencave mjekėsore.

Mė shumė...

Lajme : Reagim nga Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH - PRISHTINĖ
Kyqur 21-04-2008 9:13:17 (2174 Lexime)


PRISHTINĖ, 21 PRILL - Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH pas analizimit tė situatės sė krijuar pas arrestimit tė z. Petrit Nimani kryetar i USSH-sė dhe deputet nė Parlametin e Studenteve tė UP-sė, mė datė 20.04.2008 nga Shėrbimi sekret i Maqedonisė dhe Njėsitet speciale policore, reagon ashpėr ndaj arrestimit dhe mbajtjes sė tij nė qendrat sekrete tė organeve maqedone”.
Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH sqaron opinonin dhe studentėt nė veēanti se Petrit Nimani ishte ndaluar dje nė ora 8.30 nė pikėn kufitare Bllacė tė IRJM dhe ėshtė mbajtur nė vende tė ndryshme pėr gjatė gjithė ditės nga strukturat shtetrore tė Maqedonisė, ku dhe ėshtė keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht,kėrcenuar me likujdim fizik. Sherbimi Sekret maqedon ka aktruar mė tė dhe ka gjiruar foto tė ndryshme mė qėllim tė krijimit tė gjoja fakteve qė Petriti ėshtė i inkriminuar nė vepra tė ndryshme nė qėllim tė rrezikimit tė sovraniteti tė IRJM. Ndėr arsyet tjera tė cekura nga pala maqedone ėshtė sė Petrit Nimani udhėheq njė organizem studentore mė karkater kombėtarė dhe si i tillė eshtė i rrezikshem pėr stabilitetin politik nė Maqedoni. Kryetari i USSH-sė Petrit Nimani ishte duke udhėtuar pėr te shkuar ne Universitetin Shtetror tė Tetovės pėr tė diskutuar me USSH-sė dega nė Tetovė pėr disa projekte pėr Konferencen Studentore Ballkanike,Eurotripin dhe Karten e Studentėve.

Mė shumė...

Lajme : Kryetarit tė USSH-sė, i humbin gjurmėt nė policinė maqedonase
Kyqur 21-04-2008 2:19:43 (1783 Lexime)


SHKUP, 21 PRILL - Kryetarit tė Unionit Studentorė tė Shqiptarėve (USSH) Petrit Nimani tė dielėn i kanė humbur gjurmėt nė vendkalimin kufitar Jazhincė, nė kufirin mes Kosovės dhe Maqedonisė, ku ėshtė ndaluar nga policia maqedonase. Sipas informacioneve deri te tė cilat arriti gazeta “Lajm”, Petriti ėshtė ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisė, rreth orės 8 tė mėngjesit, nė pikėn kufitare tė Jazhincės nėn dyshimin se mban kontakte me njerėz tė Armatės Kombėtare Shqiptare dhe tė FKBSH-sė. Jozyrtarisht lajmin e kanė bėrė tė ditur disa policė kufitarė, por zėdhėnėsi i policisė maqedonase, Borēe Peshevski, nuk ka mundur ta konfirmojė kėtė.

Mė shumė...

Lajme : Zv/ambasadori i SHBA-ve , z. Thomas J. Navratil para studentėve
Kyqur 19-04-2008 6:26:46 (1576 Lexime)


TETOVĖ 19 PRILL - Zėvendės Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shkup, z. Thomas J. Navratil, tė martėn do tė qėndrojė nė Tetovė, ku do tė prezantoj temėn “ Procesi i politikės sė jashtme tė SHBA-ve”. Prezantimi do tė mbahet ditėn e martė mė 22 prill me fillim nė ora 17: 00, nė Kėndin Amerikan nė Tetovė (KAT). Aty pritet tė marrin pjesė politikan, studentė qytetarė tė ndryshėm si dhe aderues tė Kėndit Amerikan nė Tetovė. Tė cilėt do tė kenė mundėsi tė marrin pjesė aktivisht nė kėtė tematikė.

Mė shumė...

Lajme : Nė 23-24, Prill nė Tetovė hapet edicioni i 6-tė i Panairit Arsimor Ballkanik 2008
Kyqur 19-04-2008 2:32:12 (1694 Lexime)


TETOVĖ, 19 PRILL - Qyteti universitar i Tetovės, do tė jetė nikoqir i Panairit Arsimor Ballkanik qė do tė mbahet mė 23,-24 Prill 2008, nė ambientet e Qendrės Kulturore tė Tetovės (Pallatit tė Kulturės.) Qėllimi i organizimit tė Panairit Arsimor Ballkanik ėshtė komunikimi i drejtėpėrdrejtė me Universitetet dhe kolegjet, fondacione (qė ndajnė bursa) qė do tė njohtojmė se cfarė ofrojnė nė programet e tyre pėr studentėt dhe nxėnėsite ardhshėm pėr vitin akademik 2008/2009, pėr studime postdiplomike etj. Po ashtu studentėt e ardhshėm , studentėt qė studiojnė tė njohtohen me mundėsitė qė kėto Universitete ofrojnė pėr tė fituar bursa studimi kėtu dhe jashtė vendit. Ditėt ndėrkombėtare tė karrierės janė njė hap drejt komunikimit mė tė mirė nė relacionin institucione arsimore dhe nxėnės e studentė potencialė.

Panairi Arsimor Ballkanik ėshtė njė dritare pėr nxėnėsit, maturantėt, studentėt, prindėrit, njerėzit e biznesit, institucioneve qeveritare e joqeveritare, fondacionete ndryshme qė ofrojnė bursa qė tė komunikojnė me tė gjithė universitet publike dhe private nga rajoni, si nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, Turqi, Bullgari, Greqi e shumė vende tjera.

Panairi Arsimor Ballkanik, do tė pėrkrahet nga tė gjithė mediumet e shkruara dhe elektronike nė rajon, Tė gjitha mediat elektronike, ato tė shkruara nacionale dhe lokale do ti japin mbėshtetje kėtij aktiviteti qė ka karakter ndėrkombėtar.

Mė shumė...

Lajme : Katėr drejtime nė mjekėsi
Kyqur 17-04-2008 6:18:50 (2285 Lexime)

TETOVĖ, 17 PRILL- Fakulteti i shkencave tė mjekėsisė i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, i aprovuar ditė mė parė nga Qeveria do tė pėrbėhet nga katėr drejtime, tė mjekėsisė sė pėrgjithshme, stomatologji, farmaci dhe infermieri. Kėtė e konfirmoi rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Sadi Bexheti. Ky fakultet mori dritėn jeshile pėr tė filluar funksionimin tė martėn nga Qeveria e Maqedonisė. Rektori i USHT-sė thotė se pėrgatitjet janė nga fundi, duke u nisur qė nga kuadri ligjėrues deri te pjesa teknike dhe e objekteve. Ndėrsa ėshtė planifikuar edhe numri i studentėve qė do tė pranohen me kuotėn shtetėrore. Fjala ėshtė pėr 30 studentė tė mjekėsisė sė pėrgjithshme dhe 20 nė stomatologji. Pėrgatitjet pėr kėtė Fakultet qė me gjasė do tė fillojė nga viti i ardhshėm akademik 2008-29009, Bexheti sqaron se kanė filluar kohė mė parė. "Me pėrgatitjet kemi filluar qė para njė viti dhe tani gjithēka ėshtė e definuar", thotė ai.

Mė shumė...

« 1 ... 65 66 67 (68) 69 70 71 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio