Studentet.info
« 1 ... 76 77 78 (79) 80 81 82 ... 214 »
Opinione : UNIVERSITETI: SHYPĖS I MENDIMIT KREATIV
Kyqur 08-01-2008 5:27:06 (2330 Lexime)


Nga: Valon Xharra

Nė klasėn e shtatė tė shkollės fillore, mora njė tresh nė gjuhė e letėrsi shqipe. E ballafaquar me dėshprimin tim, profesorja e arsyetoi notėn se unė nuk arrita ta kujtoj datėn e saktė tė vdekjes sė Naim Frashėrit: 20 tetor, 1900.
Kjo filozofi e mėsimit ka pėr bazė besimin se shkolla ėshtė institucion pėr t'i pajisur studentėt mė dituri enciklopedike. Sipas kėtij qėndrimi studentėt e zellshėm duhet tė shndėrrohen nė deponi tė informatave. Mė shumė se 15 vjetė mė vonė, shkollat e universitetet kosovare ende vazhdojnė tė theksojnė kėtė lloj tė diturisė: mbledhjen dhe kujtimin e fakteve. Njė vėshtrim i thjeshtė i ndonjė testi apo provimi universitar zbulon se edhe sot provimet i testojnė studentėt pėr njohuri tė fakteve, definicioneve e koncepteve, e shumė rallė pėr aftėsinė e mendimit kreativ.

Mė shumė...

Lajme : Vdekja si mungesė pranie dhe pamundėsi moskthimi
Kyqur 05-01-2008 3:51:58 (1805 Lexime)


Lajmi i hidhur pėr ikjen nė amshim tė profesorit, poetit dhe kritikut letrar, Mr. Ramadan Sinani, krijoi dhembje dhe trishtim nė mesin e kolegėve dhe studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nė kujtesėn e tyre, pėrgjithmonė, ai do tė fiksohet si Njeri plot durim, me qetėsi monumentale, me mendime tė paqta dhe me shpirt fisnik!
Studentėt do ta pėrkujtojnė si mėsimdhėnės i cili punoi me pėrkushtim punėn e profesorit tė lėndės “Letėrsi krahasimtare”; si Njeri qė i gėzohej suksesit tė studentėve dhe nxiste e mbėshteste iniciativat e tyre.
Ramadan Sinani do tė mbetet shembull pėrkushtimi ndaj vlerave qytetėruese dhe identitare.

Mė shumė...

Opinione : Interneti - “sherr” i shkencės
Kyqur 04-01-2008 7:13:01 (1932 Lexime)


Zekerija Ibrahimi

Kaloja njė ditė nėpėr qytet dhe nė xhamin e njė punėtorie tė fotokopjimit lexoj "Bėjmė punime tė seminarit pėr fakultetin juridik dhe ekonomik". Kjo mė bėri tė kujtohem nė punimin tim tė seminarit nė shkollė tė mesme, pėr Jakov Xoxėn, qė e shkrova dhe ende e ruaj tė shkruar me dorė, dhe veēmas, nė pėrgatitjen e temės sė maturės, tė cilėn meqė e kisha nga biologjia dhe duhej vėnė disa foto, nė tekstin e zbrazėt qė njė profesor ma shtypi nė makinė, ato i vura duke i ngjitur mė ngjitės, e pastaj i fotokopjova qė tė dalin si pjesė e tekstit. Ishte kjo '95-ta. Atėbotė kompjuteri ishte luks vetėm i tė pasurve, ndėrsa ėndėrr e vegjėlisė.

E tash, nė 2007-tėn, kur kompjuteri ėshtė bėrė element "i kuzhinės" familjare dhe kur interneti tė vjen nė derė me pak pare, thuaja ēdo gjėje po i bie vlera. Ndonėse nė botėn serioze tė shkencės, interneti i ka shpejtuar gjurmimet dhe kontaktet, te ne jo shumė rrallė po lė pasoja katastrofale pėr shkencėn. Mjafton tė dish tė hysh nė google, tė shkruash njė fjalė themelore nga punimi qė tė duhet dhe nė ēast tė dalin qindra tekste qė mund t'i pėrdorėsh. Pastaj me selektim tė thjeshtė bėn njė copy, e pastaj nė word-document njė paste dhe mbaroi puna – punimi i seminarit ėshtė gati. Shtype dhe dorėzoje nė fakultet se gjithēka ėshtė kėtu. Madje edhe kur njė tekst nuk e gjejmė nė internet, por e kemi tė shtypur nė ndonjė libėr, fare lehtė mund ta kesh nė kompjuter. Mjafton tė kesh skaner dhe tė dish tė bėsh dy-tre operacione dhe tėrė librin e ke nė word. Ndryshoje e modifikoje pak dhe gati. Kėshtu mund tė kesh edhe punim magjistrature e tė doktoratės nė dorė. Prandaj kam filluar fare tė mos habitem kur shoh sesi studentėt i bėjnė punimet e seminarit pėr njė ditė, ndėrsa shkencėtarėt sesi mbijnė mė shpejt se kėrpudhat. TASH GJITHĒKA ĖSHTĖ LEHTĖ – GOOGLE ĖSHTĖ SHPĖTIM.

Mė shumė...

Lajme : Bashkėpunimi institucional i USHT-sė me UEJL-nė ende “tabu temė”
Kyqur 28-12-2007 7:59:01 (1619 Lexime)

Shkup, 26 dhjetor - Rektorėt e universiteteve shqiptare, nė Tetovė, nuk kanė lėnė rast pa u fotografuar gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjeve me homologė tė universiteteve tjera, apo gjatė kėmbimit tė vizitave, qė nė 2007-ėn nuk i kishin tė pakta. Mirėpo, prof. dr. Sadi Bexhetin, rektorin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe akademik Alajdin Abazin, rektorin e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė (UEJL), vetėm me njėri - tjetrin, shqiptarėt nuk kishin rastin t’i shohin bashkė. As gjatė nėnshkrim tė marrėveshjeve dhe as gjatė realizimit tė ndonjė projekti tė pėrbashkėt. Madje, edhe pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė bashkėpunim, shkuan aq larg sa, tė njėjtėn e firmosėn me postė.
E habitshme, por e vėrtetė, nė maj tė 2007-ės USHT-ja dhe UEJL-ja e nėnshkruan me postė Marrėveshjen e bashkėpunimit, larg syve tė opinionit, tė studentėve dhe tė profesorėve - njė pjesė e mirė e tė cilėve punojnė nė tė dyja universitete. Zyrtarisht, nuk dėshirojnė tė shpjegojė shkaqet e kėtij akti, ndėrsa jo zyrtarisht ia hedhin fajin njėri-tjetrit.

Mė shumė...

Lajme : Pasurohet bibloteka me dy libra nga Dr.Veton LATIFI
Kyqur 27-12-2007 11:31:18 (4751 Lexime)


TETOVĖ,27 DHJETOR- Nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, u bė promovimi i dy librva tė Doc.Dr Veton LATIFIT “Teoritė e Shkencave Politike” dhe “Institucionet Politike”. “Ky libėr nga Dr. Veton Latifi adreson tre ēėshtje kyēe, nė studimin e shkencave politike: konceptet themelore tė teoirive politike, qasjet metodologjike dhe idelogjitė” tha nėpėrmes nje letre recezenti Prof.Dr. Florian Bieber (nga Universiteti i Kentit-Britani e Madhe).
Ndėrsa Prof Dr. Etem Aziri njėherit edhe recezent i dy librave tė Dr.Veton Latifit tha: “une nuk vulos shumė lehtė sepse mbaj pėrgjegjėsi mbi atė qė nėnshkruaj, por librat e Vetonit mė kanė dhėnė guxim dhe jam krenar qė jamė receznet nė tė dy vėllimet e tij”.

Mė shumė...

Lajme : Fundi i 2008-s Kosovėn do ta gjejė me 3-5 universitete private
Kyqur 26-12-2007 4:03:20 (1791 Lexime)


Fundi i 2008-s Kosovėn do ta gjejė me 3-5 universitete private

Prishtinė, 26 dhjetor – Mė shumė se 30 universitetet private tė licencuara nga Ministria e Arsimit do t’i nėnshtrohen procesit tė akreditimit, tė cilit do tė mund t’i mbijetojė njė numėr fare i vogėl i tyre. Para se t’i nėnshtrohen kėtij procesi, gati tė gjitha universitetet duhet tė zgjedhin njėrėn nga tri alternativat: tė bashkohen nė mes vete, bazuar nė fushat e studimit qė ofrojnė; tė bėjnė investime kapitale nė infrastrukturė e tė sigurojnė kuadėr tė mjaftueshėm akademik; tė pushojnė sė ekzistuari! Nė kėtė mėnyrė, deri nė fund tė 2008-s, nė Kosovė parashihet tė funksionojnė jo mė shumė se 5 universitete private tė akredituara.
Burime shumė tė besueshme tė “Kohės Ditore”, tė afėrta me procesin e akreditimit, kanė bėrė tė ditur se, javėn e kaluar, tė tillė qėndrim e kanė shprehur ekspertė ndėrkombėtarė tė kėsaj fushe qė janė anėtarė tė bordit tė Agjencisė sė Akreditimit, tė cilėt, sipas tij, do tė kenė tė drejtė vetoje kur tė merren vendimet pėr akreditimin e bartėsve publikė tė arsimit tė lartė.

Mė shumė...

Lajme : USHT-sė i mungojnė doktorėt
Kyqur 25-12-2007 9:27:36 (1523 Lexime)


Shkup, 24 dhjetor - Gjatė vitit tė ardhshėm do tė shpallet konkurs pėr pranimin e kuadrit arsimor nė Universitetin Shtetėrorė tė Tetovės (USHT), mirėpo krahasuar me vitin qė po e lėmė pas, do tė kėrkohet numėr mė i vogėl i tė punėsuarve. Kėshtu ka informuar rektori Sadi Bexheti, duke shtuar se punėsimet e reja do tė jenė nė Fakultetin e Mjekėsisė, Gazetarisė dhe Turizmit.
"Pėrafėrsisht, mendoj se kėrkesa do tė jetė pak mė e vogėl krahasuar me kėrkesat e deritanishme, ngase nuk kemi kuadėr. Flas pėr profesorė, qė kanė mbaruar doktoratura", njofton rektori Bexheti. Ai paralajmėron se nė vitin e ardhshėm, primare do tė jetė ndėrtimi i objektit pėr Fakultetin Juridiko-Ekonomik, pėr tė cilin janė siguruar 6 milionė euro. Sipas tij, viti qė po e lėmė pas, do tė ngelet nė historinė e Universitetit Shtetėror tė Tetovės si shumė i rėndėsishėm, ngase siē thekson Bexheti, shumė punė janė pėrfunduar pikėrisht nė kėtė vit, duke filluar nga akreditimi i tė gjitha fakulteteve, si dhe legalizimi i tė gjithė studentėve.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin “Goce Delēev” - Shtip
Kyqur 25-12-2007 4:58:14 (1573 Lexime)


TETOVĖ, 24 DHJETOR- Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Universitetit “Goce Delēev” nga Shtipi. Marrėveshja ėshtė firmosur nga Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit tė Shtipit, prof. dr. Sasha Mitrev. Kjo marrėveshje bashkėpunimi dhe ato paraprake me Universitetet tjera shtetėrore nė Republikėn e Maqedonisė plotėsojnė nė tėrėsi bashkėpunimin mes universiteteve shtetėrore nė Maqedoni.

Mė shumė...

Njoftime : Pushoi sė rrahuri zemra e shkencėtarit tė madh shqiptar Remzi BAKALLI
Kyqur 19-12-2007 3:38:39 (2052 Lexime)

Lajmi i hidhur qė na erdhi sot nga Atlanta e SHBA-sė na ngriu gjakun nė deje dhe na tronditi thellė tė gjithėve! Dje pasdite pushoi sė rrahuri zemra e njeriut tė madh, shkencėtarit, dijetarit dhe atdhetarit tė devotshėm REMZI BAKALLI.
REMZI BAKALLI ka lindur mė 9 shkurt tė vitit 1944 nė Gjakovė. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė Prizren, kurse shkollėn e mesme nė Kralevė (Serbi). Studimet e shkencave agrare i ka mbaruar nė Universitetin e Beogradit nė vitin 1967. Nė vitin 1971 ka mbaruar studimet pasuniversitare (magjistraturėn), ndėrkaq mė 1975 edhe disertacionin e doktoratės, nė Universitetin e Zagrebit.
Karrierėn e tij shkencore REMZI BAKALLI e ka filluar nė vitin 1970, kur ėshtė pranuar bashkėpunėtor shkencor nė lėmin e biokimisė dhe tė ushqyerit, nė Institutin e Blegtorisė dhe Veterinarisė nė Prishtinė, atėherė ky institut i vetėm i kėtij lloji nė Kosovė.

Mė shumė...

Lajme : Deputetja me doktoratė tė dyshimtė
Kyqur 18-12-2007 6:37:40 (1871 Lexime)


Prishtinė, 18 dhjetor – Tash e pesė vjet, deputetja e legjislaturės sė re, Q. M., veē pėr dekor ka vu para emrit dhe mbiemrit tė saj titujt “dr. sc.” dhe “prof. dr.”, meqė Universiteti i Tiranės (UT) ka konfirmuar se pretendimi i saj se atje ka kryer doktoratėn sipas legjislacionit shqiptar, nuk qėndron, raporton "Koha Ditore". Sipas gazetės, deputetja qė nė zgjedhjet e 17 nėntorit ka marrė 4.206 vota nga anėtarėsia e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), posedon certifikatėn e "lėshuar" nga Fakulteti i Mjekėsisė i UT-sė, tė cilėn e pėrdor si “dėshmi” se ka plotėsuar kushtet pėr kualifikim nė gradėn “Doktor i Shkencave”.

Mė shumė...

« 1 ... 76 77 78 (79) 80 81 82 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio