Studentet.info
« 1 ... 82 83 84 (85) 86 87 88 ... 214 »
Lajme : Qeveria: Nė garė, asnjė rektor dhe dekan aktual
Kyqur 25-10-2007 3:23:14 (1627 Lexime)

Qeveria: Nė garė, asnjė rektor dhe dekan aktual

TIRANĖ, 24 TETOR- Qeveria duket se ėshtė e betuar tė shkarkojė me patjetėr dekanėt dhe rektorėt aktualė. Vetėm 2 javė pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh se "ky ligj ėshtė antikushtetues" dhe nė kėtė mėnyrė favorizohen ata qė do rikandidojnė, Ministria e Arsimit propozon kartėn rezervė. Ndryshon nenin 23. Tani drejtuesit kanė vetėm njė mandat, nga dy tė tillė qė iu la qeveria nė muajin maj, kur miratoi ligjin e ri tė arsimit tė lartė.
Burimet konfirmojnė se mbrėmė, nė mbledhjen e qeverisė, ka kaluar edhe vendimi pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 9741, datė 21.05.2007 "Pėr arsimin e lartė". Ndryshimi i parė ka tė bėjė me nenin 23 "Kohėzgjatja e mandatit pėr organet dhe autoritetet drejtuese". Ligji ishte: "Organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė zgjidhen me njė mandat 4-vjeēar. Autoritetet drejtuese zgjidhen jo mė shumė se dy herė radhazi nė tė njėjtin funksion. Autoritetet e pėrcaktuara, sipas shkronjės "c", tė pikės 3, tė nenit 21, zgjidhen pa kufizim tė numrit tė mandateve". Ndėrkohė, Ministria e Arsimit ka propozuar qė ligji tė ndryshojė nė pikėn e dytė: "Autoritetet drejtuese kanė tė drejtė tė zgjidhen vetėm njė herė".

Mė shumė...

Lajme : Prezantimi i programit tė bursave FULBRIGHT pėr studiues nė USHT
Kyqur 25-10-2007 3:04:32 (1495 Lexime)

Prezantimi i programit tė bursave FULBRIGHT pėr studiues nė USHT

TETOVĖ, 24 TETOR- Pėrfaqėsues tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Maqedoni nėn kryesimin e zonjės Amy Storrow, zyrtare nga marrėdhėniet me jashtė, qėndruan nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Qėllimi i vizitės ishte prezantimi i programit tė bursave pėr studiues FULBRIGHT, njėra nga programet mė tė njohura nė botė qė financon hulumtues tė fushave tė ndryshme, programe pėr studime master si dhe studime deridiplomike e kėmbim studentėsh. Z. Storrow para profesorėve dhe asistentėve tė USHT-sė prezantoi programin e bursave tė FULBRIGHT dhe dha informacione mbi natyrėn e programit tė bursės, mundėsitė qė ofrohen, mėnyrėn e aplikimit, afatet e aplikimit dhe informacione tjera rreth programit tė bursės.

Mė shumė...

Lajme : Rushiti nė gjah pas diplomave false
Kyqur 25-10-2007 2:51:17 (2578 Lexime)


Sulejman Rushiti nė gjah pas diplomave false

Shkup, 23 TETOR - Ministria e Arsimit dhe Shkencės nuk ka informacione konkrete lidhur me 500 studentėt e Shqipėrisė qė kanė pėrfunduar me diploma tė falsifikuara, diploma kėto tė dhėna edhe nga universitetet private nė Maqedoni. Megjithatė, ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ėshtė zotuar se do tė bėjė ēmos qė diplomat e falsifikuara qė merren nga shtete tė tjera tė identifikohen, si dhe mė pas tė ndėrmerren masa tė duhura ligjore pėr luftė kundėr kėtij kriminaliteti. Ai thotė se nė kuadėr tė kėsaj, Universiteti Shtetėror i Tetovės tani ėshtė gati me tė gjitha analizat pėr tė shpallur listat e diplomave tė rregullta qė janė dhėnė kohė mė parė. Rushiti paralajmėron se diplomat e marra nga shtete tjera mund tė verifikohen pėrmes procedurės sė verifikimit, me kėrkesa tė veēanta nga institucioni, kur edhe tentohet tė bėhet nostrifikimi i diplomave nė vende tė tjera, ndėrkohė shumė shpejt jepen informacione nėse njė diplomė ėshtė e rregullt ose e parregullt e dhėnė nėpėr universitetet private, por edhe atė shtetėrorė nė Maqedoni.

Mė shumė...

Lajme : Studentja e Juridikut tenton tė vrasė veten, mister shkaku
Kyqur 20-10-2007 9:23:25 (2538 Lexime)


Studentja e Juridikut tenton tė vrasė veten, mister shkaku

VLORĖ 19 TETOR- Studentja e Universitetit tė Vlorės tenton tė vetėvritet me armė zjarri. Lajmi bėhet i ditur nga policia e Vlorės, e cila ėshtė sinjalizuar pėr ngjarjen e ndodhur nė fshatin Tėrbaē. 20- vjeēarja P. Abilekaj ka tentuar tė vetėvritet me ēifte, por pėr pasojė ka marrė njė plagė tė rėndė nė bark. Burime spitalore bėnė tė ditur se vajza ėshtė sjellė dje nė orėt e drekės, nė gjendje tė rėndė. Ajo kishte humbur shumė gjak gjatė rrugės pėr nė spital, ndėrsa saēmet e ēiftes e kanė dėmtuar rėndė. Studentja e vitit tė dytė nė degėn e Juridikut, sipas familjarėve qė kanė deponuar nė polici, nuk kishte shfaqur ndonjė shqetėsim kėto ditė. Ata kanė pohuar se nuk kishin vėnė re shenja depresioni tek e bija, duke ngritur edhe supet pėr motivin qė mund ta kenė detyruar vajzėn tė kryejė njė veprim tė tillė, deri nė vetėflijim.

Mė shumė...

Lajme : Nė USHT promovohet laureati i sivjetmė i Festivalit “Ditėt e Naimit”
Kyqur 20-10-2007 8:12:12 (1280 Lexime)


Nė USHT promovohet laureati i sivjetmė i Festivalit “Ditėt e Naimit”

TETOVĖ, 19 - TETOR nė Amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė ditėn e dytė tė Festivalit tė poezisė “Ditėt e Naimit” u bė prezantimi i laureatit tė sivjetmė, poetit danez Peter Poulsen, duke iu bashkangjitur fituesve tė mėparshėm tė kėtij cmimi prestigjioz, si Ismail Kadare, Tomas Tidho, Desmond Egam dhe Marlio Argneta.

Mė shumė...

Lajme : Fan Noli dhe Mitrush Kuteli tani nė pulla postale nė Maqedoni
Kyqur 20-10-2007 8:08:14 (1906 Lexime)


Promovohen dy pullave postale Fan Noli dhe Mitrush Kuteli nė USHT

TETOVĖ, 19 TETOR- Nė amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės u organizua njė program i pasur artistik me rastin e promovimit tė pullave postale me figurat e shquara tė letėrsisė dhe kulturės shqiptare, Fan Noli dhe Mitrush Kuteli.
Kjo ėshtė njė iniciativė e pėrbashkėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Postave tė Maqedonisė, qė njėkohėsisht paraqet nismė bashkėpunimi mes kėtyre dy institucioneve. Ceremoninė e promovimit tė pullave postale e hapi Prorektori pėr shkencė doc. dr. Agim Shabani.

Mė shumė...

Lajme : Grevė e 50.000 profesorėve nė Sofje
Kyqur 18-10-2007 8:35:42 (2865 Lexime)


Grevė e 50.000 profesorėve nė Sofje

Sofje, 18 TETOR - Rreth 50.000 profesorė nga mbarė Bullgaria pėr sot paralajmėruan grevė para Parlamentit nė Sofje, lajmėrojnė mediat lokale.
"Me grevėn do t'i detyrojmė deputetėt tė tregojnė se sa pėr qind tė bruto prodhimit tė brendshėm tė shtetit duhet tė ndahet pėr tė ardhura tė pėrshtatshme pėr mėsimdhėnėsit", deklaroi njė pėrfaqėsues i sindikatės sė mėsimdhėnėsve.
Greva e profesorėve nė Bullgari tė cilėt kėrkojnė rroga mė tė mėdha filloi para katėr javėve nė Sofje dhe po bėhet gjithnjė e mė masiv


Lajme : Humbėsit: MASH na mashtroi pėr vendet bosh
Kyqur 18-10-2007 6:00:22 (2330 Lexime)


Humbėsit: MASH na mashtroi pėr vendet bosh

TIRANĖ, 18 TETOR- Sipas MASH-it 170 vendet bosh tė UT-sė nuk janė pėrfshirė nė formularin aneks. Revoltohen humbėsit.
Ministria e Arsimit na mashtroi pėr vendet bosh, sepse Universiteti i Tiranės nuk ėshtė pėrfshirė nė Formularin A2/1. Kjo ėshtė akuza ndaj dikasterit tė Arsimit nga kandidatėt pėr studentė, tė cilėt janė shpallur humbės. "Ministra e Arsimit nuk mbajti fjalėn pėr vendet bosh nė Universitetin e Tiranės. Unė kam 4850 pikė dhe nuk paskam tė drejtė tė fitoj Drejtėsinė apo Ekonomikun, kur nė kėta degė ka vende bosh",- shprehet maturantja Eriola Picari. Ndėrsa burime zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit pohojnė se degėt e Universitetit tė Tiranės nuk janė pėrfshirė nė Formularin A2/1 pasi shkelin parimin meritė-preferencė

Mė shumė...

Lajme : Studentėt, nė tubimin pėr Pavarėsinė e Kosovės
Kyqur 18-10-2007 2:51:47 (1388 Lexime)

Studentėt, nė tubimin pėr Pavarėsinė e Kosovės

Tetovė, 17 tetor - Duke i marrė parasysh rrethanat kohore dhe konstelacionet politike nė tė cilat gjendet ēėshtja e statusit tė Kosovės, Unioni i Studenteve tė Universitetit tė Evropės Juglindore e informon opinionin se nė mėnyrė absolute dhe me pa ekuivokė do tė pėrkrahė protestat e paralajmėruara pėr tė premten me moton "Pavarėsia e Kosovės, Maqedonia nė NATO". Kėshtu ka informuar USUEJL, e cila ka apeluar te tė gjithė studentėt qė t'i bashkohen kėsaj thirrje, e cila ka pėr qėllim mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt paralajmėrojnė barrikadim para Kuvendit tė Kosovės derisa deputetėt tė shpallin pavarėsinė
Kyqur 18-10-2007 2:43:15 (2596 Lexime)


Mė 10 dhjetor nis “Revolucioni i bardhė” nė Kosovė

Prishtinė, 17 TETOR - Njė lėvizje e ngjashme me “Revolucionin e portokalltė” nė Ukrainė, por me motiv dhe me emėr tjetėr, ėshtė paralajmėruar tė fillojė nė mesditėn e 10 dhjetorit edhe nė Prishtinė. “Nisma studentore pėr pavarėsinė e Kosovės” ka qitur nė letėr njė skenar i cili parasheh qė, pas datės kur treshja ndėrmjetėse ndėrkombėtare nė bisedimet pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės do t’ia dorėzojė raportin e rezultatit tė negociatave Prishtinė – Beograd sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-moon, studentė dhe qytetarė tė qėndrojnė ditė e natė para Kuvendit tė Kosovės, deri atėherė kur deputetėt tė shpallin pavarėsinė e vendit.
Tė veshur nė tė bardha dhe duke mbajtur nė dorė nga njė fletė, po ashtu tė bardhė, nė tė cilėn do tė shkruhen aktet juridike dhe politike ndėrkombėtare nė bazė tė tė cilave garantohet pavarėsia e popujve, studentėt kosovarė do tė nisin “Marshin e pavarėsisė”, fundi i tė cilit paralajmėrohet tė shėnohet me festėn e shtetėsisė sė Kosovės.

Mė shumė...

« 1 ... 82 83 84 (85) 86 87 88 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio