Studentet.info
« 1 ... 83 84 85 (86) 87 88 89 ... 214 »
Opinione : Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos
Kyqur 15-10-2007 4:20:54 (2299 Lexime)


Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos

Nga: Alketa Alia


Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Gjithēka ndodh nėn dijeninė e ministrit Pollo, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike. Ndėrkohė qė paradoski duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt protestojnė kundėr copėtimit tė Kosovės
Kyqur 11-10-2007 3:11:17 (1386 Lexime)

Studentėt protestojnė kundėr copėtimit tė Kosovės

PRISHTINĖ, 10 TETOR- “Kundėr copėtimit tė Kosovės dhe nė mbėshtetje tė pavarėsisė”, ishte motoja e protestės sė sotme nė Prishtinė, organizuar nga Unioni shqiptarė i studentėve. Pėrpos studentėve tė UP-sė, nė protestė kanė marrė pjesė edhe shumė tė tjerė nga Universiteti i Tetovės dhe ai i Tiranės si dhe qytetarė.
Udhėheqėsit e protestės kundėrshtuan fuqishėm opsionin e ndarjes sė Kosovės. Ata kėrkuan nga institucionet e Kosovės qė tė mos shkelet gjaku i atyre qė luftuan pėr pavarėsinė e Kosovės. “Jemi kundėr ndarjes sė Kosovės dhe nuk duam kushtėzime tė pavarėsisė.

Mė shumė...

Opinione : Reforma nė arsim dhe privatėt si UET
Kyqur 10-10-2007 4:20:34 (2581 Lexime)

Reforma nė arsim dhe privatėt si UET

Mentor Kikia
Reforma nė arsimin shqiptar dhe nė veēanti arsimi privat i ēfarėdo niveli, ėshtė njė ēėshtje qė ia vlen tė debatohet gjatė, brenda dhe jashtė grupeve tė interesit. Njė ditė mė parė, nė gazetėn "Shqip", bashkėthemeluesi i njė universiteti privat nė Tiranė komentonte, paēka se me tone nervozizmi tė pakontrolluara, shqetėsimin e ngritur njė ditė mė parė nė tė njėjtėn gazetė, lidhur me nivelin akademik nė universitetet private dhe rolin e kontrollorit qė duhet tė luajė shteti nė kėtė sipėrmarrje. Me pak fjalė, unė kėrkoja qė Ministria e Arsimit tė forcojė kriteret e licencimit tė universiteteve private dhe shkollave private nė pėrgjithėsi, pasi ato rrezikojnė tė dalin jashtė kontrollit, tė shndėrrohen nė biznese mirėfilli dhe tė prodhojnė kuadro tė rremė. Me pak fjalė, kėrkohej eliminimi nga tregu i tregtarėve tė diplomave dhe mbetja e universiteteve tė vėrteta, qė do tė shėrbejnė si shtyllė serioze e arsimit shqiptar.

Mė shumė...

Opinione : Mė ka zėnė belaja me studentėt
Kyqur 09-10-2007 3:22:10 (1722 Lexime)

Mė ka zėnė belaja me studentėt

Adri Nurellari


Njė ndėr gjėrat qė duhet vėnė nė dukje pėr tranzicionin nė Shqipėri ėshtė fakti qė ėshtė njė ndėr tranzicionet mė tė koklavitur tė botės ish-komuniste edhe pėr faktin qė regjimi ynė komunist ishtė nė vetvete tmerrėsisht ndryshe nga pjesa tjetėr e bllokut komunist. Mjafton tė pėrmendet fakti qė ne ishim njė autarki e vertetė, domethėnė njė vend tėrėsisht i izoluar nga pjesa tjetėr e botės dhe se ne ishim i pari vend qė u deklaruam zyrtarisht si vend ateist pėr tė kuptuar se ēfarė do tė vijonte mė pas me rrėnimin e totalitarizmit do tė kishte disa nuanca qė nuk hasen nė vendet e tjera.

Mė shumė...

Lajme : Universitet, vendet bosh pėr tė gjitha degėt e rretheve
Kyqur 08-10-2007 4:52:21 (5225 Lexime)


Universitet, vendet bosh pėr tė gjitha degėt e rretheve

TIRANĖ, 8 TETOR- Pas mbylljes sė regjistrimeve edhe universitetet e rretheve kanė bėrė publike numrin e vendeve tė mbetura bosh. Kėshtu nė Universitetin e "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr kanė mbetur 92 vende bosh, ndėrsa nė atė tė Vlorės, "Ismail Qemai", kanė mbetur 96 vende bosh. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė tė interesuarit do tė kenė mundėsi tė mėsojnė sipas degėve numrin e vendeve tė paplotėsuar, pasi Ministria e Arsimit ka deklaruar se edhe kėto vende do tė plotėsohen nė njė raund tjetėr.

Mė shumė...

Lajme : Prokuroria komunale heton personat qė kanė falsifikuar dokumente nė UP
Kyqur 06-10-2007 8:43:42 (1960 Lexime)

Hetohen tetė “studentėt” falsifikatorė

Prishtinė, 6 tetor – Kanė nisur hetimet pėr tetė ‘studentėt’ tė cilėt nė institucione tė ndryshme jashtė Kosovės kanė paraqitur dokumente tė falsifikuara qė i pėrkasin Universitetit tė Prishtinės. Dosjet e falsifikatorėve, pėr tė cilat njė ditė mė parė raportoi “Koha Ditore”, tashmė i janė prezantuar Prokurorisė komunale tė Prishtinės.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės merr certifikatėn ISO 9001: 2000
Kyqur 06-10-2007 4:59:19 (2793 Lexime)


Universiteti Shtetėror i Tetovės merr certifikatėn ISO 9001: 2000

Tetovė, 5 TETOR - Universiteti Shtetėror i Tetovės ka marrė certifikatėn ISO 9001: 2000. Pas auditimit tė jashtėm qė ka bėrė kompania zvicerane pėr kontroll dhe standarde “SGS”, ditėn e premte, ėshtė ardhur nė pėrfundim se USHT-ja plotėson standardet e kėrkuara pėr kėtė certifikatė. Me kėtė USHT-ja fiton certifikatė pėr realizimin e veprimtarisė sė vet, nė bazė tė familjes sė standardeve tė ISO 9000. Certifikata nė fjalė ėshtė e akredituar nga “UKAS”.

Mė shumė...

Lajme : Abuzim me vulėn e Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 05-10-2007 9:09:47 (3162 Lexime)


Tetė “studentė” falsifikojnė dokumentet nė UP

Prishtinė, 5 TETOR – Pos qė po pajisen me ‘status’ studenti, shtetasit kosovarė edhe po gjejnė mundėsi ‘diplomimi’ nė fakultetet e Universitetit tė Prishtinės (UP) pa iu nėnshtruar fare procedurės sė regjistrimit, apo pa vijuar studimet.

Vetėm nė periudhėn shkurt-qershor, gjatė aplikimit tė tyre nė sektorė tė caktuara jashtė vendit, qoftė pėr punėsim apo pėr shkollim tė mėtejmė, sė paku tetė individė kanė paraqitur dokumente tė falsifikuara qė mbajnė firmėn e universitetit tė vetėm publik nė gjuhėn shqipe.

Mė shumė...

Lajme : Vdiq profesor doktor Shaban Prevalla
Kyqur 05-10-2007 8:43:11 (1601 Lexime)


Vdiq profesor doktor Shaban Prevalla

Shkup, 5 TETOR - Nė moshėn 66 vjeēare vdiq profesor doktor Shaban Prevalla, ish-zėvendėsguvernator dhe profesor nė Fakultetin pėr shkenca shoqėrore nė Shkup.
Prevalla ishte deputet nė njėrėn nga pėrbėrjet e mėparshme tė Kuvendit, si dhe drejtor financiar dhe drejtor i Bankės Interne Treska, ndėrsa punonte edhe si gazetar nė Radio Televizionin e Maqedonisė Shkup. Dy vjet ishte edhe viziting profesor nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, nė kolexhin "Fama" dhe nė Universitetin "Pjetėr Budi" nė Prishtinė.
Prevalla ėshtė i njohur jo vetėm si ekonomist, por edhe si hulumtues, analist dhe publicist, autor dhe i disa punimeve shkencore dhe profesionale, kryesisht nga ekonomia.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt e Vlorės nė protestė: Tė hiqet stazhi
Kyqur 05-10-2007 7:19:46 (1452 Lexime)


Studentėt e Vlorės nė protestė: Tė hiqet stazhi

Vlorė- Studentėt e universitetit "Ismail Qemali" nė Vlorė bojkotuan mėsimin, duke protestuar mėngjesin e djeshėm pėrpara godinės sė korpusit qendror. Heqja e stazhit, si njė ndėshkim qė nuk ka asnjė lidhje me sistemin e Bolonjės, me tė cilin ata janė duke studiuar ka qenė njė nga kėrkesat kryesore tė studentėve. Pas saj, studentėt protestues kanė renditur njė sėrė problemesh drejtuar rektoratit. Sipas tyre, nėpėr fakultete nuk shpallen notat nė kohė dhe ata nuk kanė informacion pėr kalueshmėrinė ose jo nė lėndė tė caktuara. Ndėrkohė qė thuajse tė gjithė pranojnė se ka mungesė transparence lidhur me kreditet qė duhet tė kenė pėr tė qenė kalues. Korrupsioni dhe kushtet e kėqija nė auditore dhe nė konvikte, sipas tyre, krahas kėrkesave tė tjera duhet tė gjejnė zgjidhje urgjente. Protesta pėr mė shumė se njė orė ka pėrfunduar pak para se nė qytet tė mbėrrinte presidenti, Bamir Topi.

Mė shumė...

« 1 ... 83 84 85 (86) 87 88 89 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio