Studentet.info
« 1 ... 84 85 86 (87) 88 89 90 ... 214 »
Lajme : DAAD prezanton nė USHT bursat pėr studentėt
Kyqur 05-10-2007 6:39:25 (1615 Lexime)


DAAD prezanton nė USHT bursat pėr studentėt

Tetovė, 4 TETOR- Shėrbimi pėr Shkėmbim Akademik Gjerman (DAAD), ka prezantuar bursat pėr kėtė vit dhe pėr vitin akademik 2008-2009, nė Amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.
Pėrfaqėsuesi i DAAD-sė, Benjamin Langer, para studentėve ka prezantuar tė gjitha llojet e bursave pėr tė cilėt studentėt kanė tė drejtė tė aplikojnė. “Nė vitin akademik 2008-2009 DAAD ofron bursa pėr disa kategori. Studentėt kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr bursa nė kurset gjuhėsore pėr studentė nė universitetet verore, bursa pėr studentėt e gjermanistikės, praktikė pėr studentė nė fushėn e shkencave natyrore dhe inxhinierisė, bujqėsisė dhe pylltarisė, bursa pėr artistė, bursa pėr studime pasuniversitare, bursa pėr qėndrime me qėllime hulumtuese pėr profesorė, bursa hulumtuese pėr doktorantė dhe shkencėtarė tė rinj” tha Langer. Ai ka bėrė tė ditur se afati pėrfundimtar pėr aplikim ėshtė nė 15 nėntor.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz
Kyqur 02-10-2007 9:09:13 (1837 Lexime)



Studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz

TETOVĖ, 2 TETOR - Ministria e arsimit dhe shkencės (MASH), nė bashkėpunim me Unionin e Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (US-USHT) dhe organizatėn joqeveritare “Eco-action” nga Tetova, tė martėn, kanė organizuar tribunė nė temėn “studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz”.
Nė kėtė tribunė, tė organizuar nė ambientet e USHT-sė, ekspertė nga Ministria e Punėve tė Brendėshme (MPB) dhe sektori joqeveritar, kanė trajtuar dukurinė e fenomenit tė trafikimit me njerėz. Pranvera Kasami, juriste, ka folur pėr legjislativėn dhe rolin e institucioneve tė Republikės sė Maqedonisė, nė luftėn kundėr trafikimit me qenie njerėzore.

Mė shumė...

Lajme : Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet
Kyqur 02-10-2007 2:49:40 (1383 Lexime)


Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet

TIRANĖ, 2 TETOR- Kreu i ekzekutivit ka shfrytėzuar ditėn e parė tė vitit tė ri akademik pėr tė sulmuar krerėt e universiteteve. Ai u ka kėrkuar studentėve tė mos bėhen pjesė e klaneve, por tė zgjedhin mė tė mirėt nė drejtim tė shkollave tė larta. "Ėshtė nė dorėn tuaj, qė pėrmes votės tė zgjidhni pėrfaqėsuesit tuaj mė tė mirė pėr drejtues tė departamenteve, fakulteteve dhe universiteteve, si dhe pėr nė organet vendimmarrėse", tha dje Sali Berisha, nė mes pedagogėve dhe studentėve tė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Sipas tij, fakultetet dhe universitetet presin njė ndryshim tė thellė. Por, ky ndryshim mund tė bėhet vetėm nėse nė krye tė tyre do tė zgjidhen akademikėt qė kanė vizionin, pėrkushtimin dhe motivacionin e mjaftueshėm pėr ta bėrė kėtė ndryshim. "Unė dėshiroj t‘u bėj njė thirrje tė sinqertė, shkėputuni nga kalkulimet e vogla tė grupeve dhe pėrpiquni tė gjeni akademikėt mė tė aftė, mė tė ndershėm dhe tė papėrfolur pėr korrupsion, mitėmarrje dhe sjellje tė tjera nė kundėrshtim me etikėn akademike", tha Kryeministri.

Mė shumė...

Lajme : Hapja solemne e vitit akademik 2007/08 ne USHT
Kyqur 01-10-2007 8:00:22 (1637 Lexime)


FILLIMI i VITIT AKADEMIK 2007/2008 DHE PRANIMIT TĖ STUDENTĖVE TĖ RI

TETOVĖ, 1 TETOR- Me rastin e fillimit tė vitit tė ri akademik 2007/2008 nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės u organizua ceromoni pėrkushtuar vitit te ri akademik . Nė kėtė ceremoni para studentėve tė ri, fjalė rasti mbajti Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės prof. dr. Sadi Bexheti, Ministri i Arsimit dhe Shkencės sė Republikės sė Maqedonisė, z. Sulejman Rushiti, pėrfaqėsuesja e Unionit tė Studentėve tė USHT-sė, Nebahat Ziberi. Kėtė eveniment, e begatoi edhe Kori i USHT-sė me disa kėngė korale. Ceremonia filloi pėrmes intonimit tė himnit tė Universitetit Shtetėror i Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Nė Universitetin e Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08
Kyqur 01-10-2007 6:44:28 (1564 Lexime)


Nė Universitetin e Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08

PRISHTINĖ, 1 TETOR- Nė tė gjitha fakultetet dhe shkollat e larta tė Universitetit tė Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08. Ministri i Arsmit, Agim Veliu, pėrmes njė mesazhi drejtuar studentėve dhe mėsimdhėnėsve thekson se ky ėshtė vit i definimit tė statusit tė Kosovės, andaj tė gjithė duhet tė tregojnė pėrkushtim dhe vendosmėri pėr realizimin e qėllimeve madhore.
Veliu mė tej thekson se kėtė vit akademik po ndodhin shumė ndryshime pozitive nė arsimin e lartė falė angazhimit intensiv bashkė me Universitetin e Prishtinės. Sipas Veliut, rritja e cilėsisė ka shėnuar rezultate tė dukshme dhe kjo mbetet njė objektiv i rėndėsishėm nė pėrpjekjet e pėrgjithshme nė arsimin e lartė. Ai i fton tė gjithė qė me pėrkushim e optimizėm ta shndėrrojnė Kosovėn nė shoqėri tė dijes


Lajme : Shėnohet sot 10 vjetori i protestave studentore
Kyqur 01-10-2007 6:43:22 (1596 Lexime)

Shėnohet sot 10 vjetori i protestave studentore

PRISHTINĖ, 1 TETOR- Kėshilli Organizativ i Protestave tė 1 Tetorit tė vitit 1997, do tė shėnojė 10 vjetorin e atyre ngjarjeve, me vizitėn qė do t’i bėjnė sot Albin Kurtit, njėrit prej udhėheqėsve tė protestės, i cili aktualisht po mbahet nė arrest shtėpiak.
Me rastin e kėtij jubileu, Kėshilli po ashtu do tė bėjnė homazhe te varri i rektorit tė atėhershėm tė Universitetit tė Prishtinės, Ejup Statovci.


Lajme : Fillon viti i ri akademik 2007/2008
Kyqur 01-10-2007 4:56:28 (1778 Lexime)


Fillon viti i ri akademik 2007/2008

SHKUP-TETOVĖ, 1 TETOR - Kryetari i Qeverisė tė Republikės sė Maqedonisė, Nikolla Gruevski sot do tė drejtohet nė Universitetin "Goce Dellēev" nė Shtip, me rastin e shėnimit tė fillimit tė vitit tė parė akademik.
Siē kumtoi pres shėrbimi qeveritar ngjarja do tė mbahet nė Pallatin e kulturės "Aco Shopov".
Kryeministri Gruevski me rastin e njejtė sot do tė ketė fjalim edhe nė Fakultetin e Makinerisė pranė Universitetit Shėn Cirili dhe Metodi nė Shkup.
Zėvendėskryeministri i obliguar pėr ēėshtje ekonomike Zoran Stavrevski do tė drejtohet para studentėve nė Fakultetin ekonomik pranė Universitetit "Shėn Cirili dhe Metodi".

Mė shumė...

Lajme : Universitetet nisin pa vitet e para
Kyqur 01-10-2007 4:05:15 (2334 Lexime)


Universitetet nisin pa vitet e para

TIRANĖ, 1 TETOR- 10 universitete tė vendit do tė ēelin dyert pėr studentėt. Me pėrjashtim tė Universitetit tė Durrėsit, i cili pritet qė ta nisė vitin akademik njė muaj me vonesė pėr shkak tė punimeve qė po bėhen nė godinėn e kėtij tė fundit. Por kėtij fillimviti akademik do t’i mungojė simboli i tij qė janė pikėrisht studentėt e viteve tė para, pasi ata janė ende duke bėrė regjistrimet pėr nė universitet, proces ky qė do tė zgjasė deri nė datėn 5 tetor. Fillimi i kėtij viti akademik ka hasur nė probleme dhe nė pėrplasje tė shumta midis Ministrisė sė Arsimit dhe rektorėve tė universiteteve tė vendit. Kjo pasi sipas rektorėve dhe dekanėve tė fakulteteve, nuk ishin gati tė nisnin vitin akademik nė datė 1 tetor. Ndėrkohė qė fillimi i kėtij viti pėr universitetet e vendit has dhe shumė probleme tė tjera, pasi mungojnė auditoret dhe stafi akademik. Njė ndėr universitetet mė tė mėdha tė Tiranės, Universiteti Politeknik do ta zhvillojė mėsimin me dy turne, por problem pėr kėtė tė fundit mbetet mungesa e energjisė.

Mė shumė...

Lajme : Studenti mė i ri nė Universitetin e Hong Kongut
Kyqur 28-09-2007 9:26:47 (1597 Lexime)


Pėr 9 vjeēarin fakulteti ėshtė i lehtė


HONG KONG- 25 SHTATOR- - 9 vjecari eshte studenti me i ri ne universitetin e Hong Kongut. Geniu prej ditės sė parė nė (shkollė me tė mėdhej) tha se me tė vėrtet ėshtė leht nė universitet.
Marc Bediharxho matematicineti i vogel ėshtė pranuar nė fakultetin e Matematikės kėtė vit, enkas pėr ate ėshtė formu plan 5 vjecar pėr tė cilet do tė jepet diplome.
Metėvertet ishte lehtė ju tha mediave nė ditėn e parė tė mėsimit, nuk donte t’ju tregonte mėsimin e parė tė cilet studentėt tjerė ndėgjonin
Mendoj se disa punė qė mėsuam sot unė i kam ditur para njė viti apo mundet para dy viteve tha studenti 9 vjeēar.


Opinione : Brezi qė po shkon dėm
Kyqur 26-09-2007 4:35:09 (2621 Lexime)


Brezi qė po shkon dėm

Mentor Kikia

Duke qenė pjesėtar i njė brezi, i cili nė rininė e tij tė pasurit e njė pale pantallonash xhins apo kadife e kishte luks ta madh, ndjej kėnaqėsi kur shikoj se si gjimnazistėt dhe studentėt e sotėm kanė tė gjitha mundėsinė dhe hapėsirėn pėr ta shijuar ndryshe kėtė fazė tė jetės. Por pikėrisht, mėnyra e tė shijuarit tė jetės nga rinia sot, ka ngrėnė shumė herė diskutim. Ėshtė kjo njė mėnyrė moderne, pra normale pėr kohėn qė jetojmė, ėshtė shumė ekstravagante (jo nė kuptimin e shfaqjeve tė huaja tė periudhės sė para viteve ‘90), ėshtė e tepruar, apo edhe mė keq, e degjeneruar dhe e degraduar? Pėr pasojė mund edhe tė pyesim nėse brezi i sotėm ėshtė njė rini normale, ėshtė mjaftueshėm i shkolluar e i edukuar pėr tė qenė i gatshėm tė marrė nė dorėzim Shqipėrinė e sė nesėrmes dhe i aftė pėr ta dėrguar mė pėrpara e pėr ta bėrė mė tė begatė se etėrit e tyre vendin e tyre? Kėto pyetje hanė shumė diskutime dhe shumėkush mund tė ndajė opinione tė ndryshme e kontradiktore. Personalisht do t‘i bashkohesha grupit tė njerėzve qė ndjehen tė shqetėsuar pėr brezin e ri, pėr cilėsinė e shkollimit, pėr nivelin kulturor, pėr nivelin e edukatės dhe mirėsjelljes dhe pėr pasojė edhe pėr tė ardhmen e tij.

Mė shumė...

« 1 ... 84 85 86 (87) 88 89 90 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio