Studentet.info
Lajme : Kandidatėt pėr asistentė nė Shkencat Politike ankohen se u janė fshehur fakte tė rėndėsishme tė biografive tė tyre
Kyqur 26-09-2007 2:43:45 (2580 Lexime)


U “masakrohen” biografitė

Prishtinė, 26 shtator – Ėshtė quajtur ‘masakėr’ ajo qė ka bėrė Komisioni recensues me rastin e pėrpilimit tė raportit pėr zgjedhjen e tre asistentėve pėr grup lėndėsh nė Departamentin e Shkencave Politike dhe Administrative tė Fakultetit Filozofik, raporton "Koha Ditore". Sipas gazetės, pasi kanė parė atė qė ėshtė pėrfshirė nė raportin e Komisionit - nė pėrbėrje tė tė cilit komision kanė qenė: Enver Hasani, Ibrahim Gashi dhe Zenun Halili - disa nga kandidatėt besojnė qė u janė fshehur tė dhėna tė rėndėsishme tė pėrgatitjes akademike tė tyre.
Mbi bazėn e tė dhėnave qė ata kanė pėrfshirė nė raport, Komisioni i ka propozuar Kėshillit Shkencor-Mėsimor tė fakultetit zgjedhjen e Sebajdin Bytyqit, Jehona Lushakut dhe Fitim Gllarevės si asistentė.

Mė shumė...

Opinione : VARRTARĖT PSEUDODEMOKRATĖ TĖ LIRIRSĖ SĖ NJERIUT
Kyqur 25-09-2007 5:28:47 (1545 Lexime)

VARRTARĖT PSEUDODEMOKRATĖ TĖ LIRIRSĖ SĖ NJERIUT

Mr.Bashkim Aliu


Lindja e shtetit mė tė rij nė Ballkan- Kosovės ndiqet nga njė varg anomalish dhe pengesash, duke u nisur nga ato mė thelbėsore qė rrezikojnė tė ardhmen e tij, si qė ėshtė rasti me politikėn ruse qė orvatet ta kthen ndikimin e saj nė politikėn botėrore dhe marrjen e vendimeve nė llogari tė fatit tė njė populli tė shtypur dhe terrorizuar nga forca mė e errėt e Ballkanit dhe e historisė mė tė re tė njerėzimit Sėrbisė, e duke vazhduar, qė do tė thotė se ende nuk kanė vazhduar, me ato primitive tė tipit tė kufizimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut tė karakterit fetar, me pretekstin naiv se mos mendojė Evropa se ne jemi “muxhahedin’” apo se duam tė ndėrtojmė shtet islam nė Kosovė.
Qeveria e Kosovės, kėtė Ramazan, ua dha muslimanėve dhe opinionit pėrparimtar demokratik brenda dhe jashtė Kosovės, mesazhin mė tė keq dhe dhuratėn mė tė idhėt pėr iftar, atė tė ndalimit tė ushtrimit tė njė tė drejte tė garantuar nga tė gjitha aktet ndėrkombėtare dhe Evropiane tė tė drejtave tė njeriut, gjegjėsisht ndalimit tė mbajtjes sė mbulesės pėr vajzat muslimane nė shkolla.

Mė shumė...

Lajme : Universitetet, kuotat bosh pėr ēdo degė
Kyqur 25-09-2007 5:09:40 (2482 Lexime)


Universitetet, kuotat bosh pėr ēdo degė

TIRANĖ, 25 SHTATOR- Mbaron faza e parė e regjistrimeve nė Universitetin e Tiranės, duke lėnė pak shpresa pėr kandidatėt qė prisnin tė kapnin ndonjė vend nga spostimet.
Ėshtė mbyllur faza e parė e regjistrimit pėr studentėt e rinj nė Universitetin e Tiranės, duke lėnė pak shpresa pėr ata qė prisnin nga spostimet e listave. Sipas tė dhėnave tė fundit, nga mbyllja e regjistrimeve rezulton se janė regjistruar 86% e kandidatėve fitues. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, kanė mbetur vetėm 684 kuota bosh, qė do tė plotėsohen nė njė fazė tė dytė, nė bazė tė rregullores sė dėrguar tashmė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Vendet e pakta bosh, kanė lėnė tė pakėnaqur njė pjesė tė madhe tė ish-maturantėve qė prisnin tė fitonin njė vend nga mos regjistrimi i kandidatėve nė raundin e parė. MASH, qė nga nxjerrja e rezultateve i ka mbajtur me shpresė kandidatėt, duke i thėnė se do tė jenė plotė 3 mijė vende bosh.

Mė shumė...

Lajme : Rektori Enver Hasani suspendon na puna profesorin dhe ish-dekanin e Fakultetit tė Bujqėsisė dhe Veterinės, Xhevdet Elezi
Kyqur 25-09-2007 2:58:43 (5037 Lexime)


Suspendohet profesori pse refuzoi t’i japė notėn studentes

Prishtinė, 25 shtator – Mosbindja ndaj urdhrave tė rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės dhe dekanatit tė Fakultetit tė Bujqėsisė dhe Veterinės i kanė kushtuar me suspendim nga puna profesorit dhe ish-dekanit tė kėtij fakulteti, Xhevdet Elezi.
Njė ‘rebelim’ i tillė i profesorit Elezi ka prekur nervat e rektorit Enver Hasani, i cili njė ditė mė parė ka aprovuar vendimin pėr ta suspenduar atė nga puna mbi arsyen pėr “mosrespektim tė punėve dhe detyrave tė punės sė mėsimdhėnėsit tė Universitetit tė Prishtinės”.

Mė shumė...

Lajme : Anėtarė tė Parlamentit Studentor “shėtisin” Londrėn
Kyqur 25-09-2007 2:56:45 (1843 Lexime)

5 mijė pėr dy javė ne Londėr


Prishtinė, 25 shtator – Drejtues dhe anėtar tė Parlamentit Studentor nė Universitetin e Prishtinės kanė “marrė” 35 mijė euro, njė shumė nga portofoli i rektoratit dhe pak nga i Qeverisė dhe ia kanė “therė” pėr Londėr.
E terė kjo shumė ėshtė ndarė pėr njė “ekspeditė” dy javore nė kryeqendrėn britaneze. Dy javė janė tė rezervuara pėr ta qė tė ndjekin nga tri orė nė ditė kurse tė Gjuhės Angleze, ndėrkaq pėr orė tė tjera siē ka thėnė njėri nga anėtaret e parlamentit qė gjendet ne Londėr, tė vizitojnė vende te ndryshme dhe interesant tė Londrės qė deri mė tani ndonjėri prej ta i ka parė vetėm nė televizion.

Mė shumė...

Lajme : Nė 2008-ėn edhe Kumanova qytet universitar
Kyqur 24-09-2007 6:47:23 (4493 Lexime)


Nė 2008-ėn edhe Kumanova qytet universitar

Shkup, 23 shtator - Vitin e ardhshėm akademin, Kumanova duhet tė pėrfshihet nė hartėn e qyteteve universitare tė Maqeodnisė. Kjo ėshtė kėrkesa e intelektualėve dhe arsimdashėsve tė kėtij rajoni, tė cilėt synojnė qė nė vitin 2008/2009 tė hapin degėt e tė paktėn tri -katėr fakulteteve tė Univesritetit Shtetėor tė Tetovės (USHT).

“Kėtė kėrkesė, sė shpejti do t’ia dėrgojmė Ministrisė sė Arsimit dhe USHT-sė”, pohon Etem Xheladini, kreytari i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė “Naim Frashėri”, Kumanovė – Likovė. Nė organizimin e LASH-it, tė shtunėn u mbajt njė takimi i zgjeruar, me mbi 50 intelektualė dhe dashamirė tė arsimit shqip, ku edhe u formalizua iniciativa pėr hapjen e fakulteve nė kėtė rajon, nga ku viteve tė fundit, prej bankave tė shkollave tė mesme dalim rreth 800 maturantė shqiptarė.

Mė shumė...

Opinione : Institucionet nuk kanė rrota partiake
Kyqur 21-09-2007 8:45:23 (1704 Lexime)

Institucionet nuk kanė rrota partiake

Ylber LILI

Tė shkruash dhe sidomos tė analizosh tė bėrat dhe tė pabėrat e politikės ditore ėshtė katėrcipėrisht e pamundur t'u bishtosh objekteve, subjekteve, shkaqeve, pasojave, logjikės, alogjikės, racionalitetit, irracionalitetit e kėshtu mė radhė. Megjithatė, nuk do tė thotė se mbetesh peng i kėtij vargu tė gjatė kundėrthėniesh. Mjafton tė provojmė qė pėrmes fakteve tė vijmė deri tek tė vėrtetat ose tė pavėrtetat. Kur ndodh pėrplasja e kėtyre dy nocioneve, kur shteron rrahja e mendimeve, apo debateve, shpifja bėhet vegėl e tė pavėrtetave, ndėrkaq e vėrteta nuk ka nevojė pėr avokaturė.
Kush janė tė vėrtetat dhe e anasjellta e kėtij nocioni? Sigurisht pėrgjigja nė kėtė rast i ngjan njė pemė me shumė degėzime. Ta ilustrojmė; sherri pėr ndėrtimin e Bibliotekės sė Tetovės qė ka gjeneruar banalitete pėrplas dy nocionet e lartpėrmendura. E vėrteta ėshtė se nė kuadėr tė ministrisė sė Kulturės nga buxheti i qeverisė janė aneksuar shuma parash qė kanė kaluar nė bankėn e ndėrtimit tė bibliotekės universitare nė Tetovė. Nė kėtė pikė oponenca politike(BDI-ja) nuk gjen asnjė presje pėr ta mohuar kėtė tė vėrtetė. Por, dardha e ka bishtin prapa!

Mė shumė...

Lajme : Ministri Agim Veliu aprovon kėrkesėn pėr shtim tė kuotave nė universitetin publik
Kyqur 21-09-2007 2:38:23 (1637 Lexime)

Universiteti i Prishtinės rrit nė 9 mijė numrin e “brucoshėve”

Prishtinė, 21 shtator – Ka marr fund zhgėnjimi i gjithė konkurrentėve qė, nė afatin e qershorit, pėr pak poenė nuk kanė mundur tė fitojnė statusin e studentit tė universitetit publik nė gjuhėn shqipe. Edhe kėta kandidatė do tė pajisen me indeks tė Universitetit tė Prishtinės meqė “vija e kuqe” nė ranglistat qė pasqyrojnė rezultatet nė provimet pranuese, e publikuara nga fakultetet, do tė zhvendoset pėr aq sa ėshtė 20 pėrqindėshi i kuotės sė pėrcaktuar nga secili fakultet nė afatin e parė tė regjistrimit. Kjo ėshtė mundėsuar falė njė vendimi tė ministrit tė Arsimit, Agim Veliu, me tė cilin, tė enjten, i ka bėrė aminin propozimit tė Senatit tė Universitetit pėr tė rritur nė 9 mijė numrin e indekseve tė rinj qė do tė shpėrndajė kėtė vit.

Mė shumė...

Lajme : Hapja solemne e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė nė USHT
Kyqur 18-09-2007 2:53:12 (2070 Lexime)


Hapja solemne e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė nė USHT

TETOVĖ, 18 SHTATOR- Nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė, nė mėnyrė solemne u bė hapja e Seminarit tė Parė Ndėrkombėtar tė Albanologjisė. Nė kėtė manifestim madhėshtor, ishin tė pranishėm Kryeministri i RM-sė, z. Nikolla Gruevski, nėnkryetarėt e qeverisė Ymer Aliu dhe Zhivko Jankulovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Sulejman Rushiti, Ministri i Kulturės, z. Arifikmet Xhemaili, akademik Rexhep Qosja, kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci, Kryetari i PPD-sė, z. Abdylhadi Vejseli dhe fytyra tė shquara tė letėrsisė, gazetarė etj.


Mė shumė...

Lajme : U prezantuan strategjitė e Arsimit Parauniversitar dhe tė Lartė
Kyqur 15-09-2007 8:58:17 (1665 Lexime)

U prezantuan strategjitė e Arsimit Parauniversitar dhe tė Lartė

PRISHTINĖ, 15 SHTATOR- Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė prezantoi strategjitė pėr Arsimin Parauniversitar dhe atė tė Lartė. "Misioni i kėtyre strategjive ėshtė ndėrtimi i njė sistemi arsimor gjithėpėrfshirės", u shpreh zėvendėsministri i Arsimit Fevzi Berisha.
Strategjia e Arsimit parauniversitar ėshtė njė analizė e cila ka pėrfshirė edhe shatė fusha problemore dhe strategjike tė cilat duhet tė arrihen nė periudhėn 2007-201. F evzi Bersha zėvendėsministėr i Arsimit tha se kėto shatė fusha janė shtatė prioritete tė intervenimeve nė sistemin arsimor tė Kosovės, duke theksuar se sistemi arsimor duhet tė jetė transparent e i hapur ndaj tė gjithėve dhe fleksibil. Me kėtė startegji janė paraparė edhe 36 masa tė cilat mund tė konkretizohen nė projekte tė ndryshme, shtoi ai.

Mė shumė...

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio