Studentet.info
« 1 ... 87 88 89 (90) 91 92 93 ... 214 »
Opinione : Fasada nuk mund ta mbulojė “dijen” zhgėnjyese
Kyqur 10-09-2007 2:41:09 (1848 Lexime)


Fasada nuk mund ta mbulojė “dijen” zhgėnjyese

Rami MISLIMI


Dilemat e maturantėve se nė cilin universitet ėshtė mė mirė tė studiohet, shpeshherė janė tė thella dhe pėrcillen me njė milion pyetje mbi pėrparėsitė e njėrit apo tė tjetrit universitet. Disa nga kėta studentė tė ardhshėm lodhen aq shumė duke hulumtuar kushtet dhe favoret, tė cilat mund t’i ofrojė universiteti publik, apo njė tjetėr privat. Ky interesim, nganjėherė, tė vė nė siklet nė pėrgjigjet qė mund t’ia japėsh, ngase informacioni qė ke pėr tė mund tė jetė zhgėnjyes dhe mund t’ia prishė idilėn qė ai ka nė kokė mbi imazhin e ndonjė universiteti.

Universiteti privat shumė herė ėshtė tėrheqės pėr maturantėt me sloganet mbresėlėnėse dhe mė gjelbėrimet rreth objekteve, ku ata do tė ulen pėr tė studiuar.
Njė grumbull letrash me ngjyra reklamimesh ku fshihen zbukurimet e universiteteve private shpeshherė e mjegullojnė ėndrrėn e maturantėve, duke i joshur dhe duke menduar se edhe kualiteti ėshtė i pranishėm bashkė me reklamimet.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės merr cmimin e nderit “Nėna Terezė”.
Kyqur 08-09-2007 3:55:56 (1460 Lexime)


Universiteti Shtetėror i Tetovės merr cmimin e nderit “Nėna Terezė”.

SHKUP, 7 SHTATOR- Me rastin e shėnimit tė dhjetėvjetorit tė vdekjes sė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Terezė, u organizuan njė varg ceremonish. Fillimisht, u vendosėn lule para bustit tė shqiptares mė tė famshme - Gonxhe Bojaxhiu, pėr tė vazhduar me njė seancė tė posacme nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė, ku pėr jetėn e saj dhe misionin e saj fisnik foli zėvendėskryetari i Komisionit pėr marrėdhėnie me bashkėsitė fetare tė Maqedonisė, Anton Sereci.

Mė shumė...

Njoftime : REAGIM I SHOQATĖS PĖR MBROJTJEN E GAZETARĖVE
Kyqur 08-09-2007 3:03:41 (1993 Lexime)

Praktikė totalitare pėr tė asgjėsuar fjalėn e lirė

Shoqata pėr Mbrojtjen e Gazetarėve (SHMG), rastin e ndalimit tė gazetarit tė “Lajm-it” Gėzim Sulejmani nga ana e policisė e konsideron si njė atak tė dhunshėm ndaj fjalės sė lirė, si pėrpjekje mjerane pėr tė pėrulur misionin e shenjtė tė gazetarit pėr tė informuar.
Sjellja arrogante e policisė ndaj gazetarit Gėzim Sulejmani edhe njeherė konfirmon tendencėn pėr tė instaluar logjikėn voluntariste, e cila bie ndesh me predispozitat e lirisė sė shtypit dhe kryerjes sė papenguar tė profesionit tė gazetarit.
SHMG-ja kategorigisht kundėrshton ēdo lloj presioni ndaj gazetarėve dhe ēdo praktik totalitariste e cila vihet nė shėrbim tė asgjėsimit tė fjalės sė lirė.
Duke u nisur nga ky rast eklatant dhe raste tjera qė i atribuohen MPB-sė, SHMG-ja kėrkon qė tė parandalohen kėto praktika qė ndėrlidhen me hijen totalitare dhe logjikėn diktatoriale.

Mė shumė...

Lajme : Jep dorėheqje drejtuesi i deritashėm i Institutit Albanologjik
Kyqur 05-09-2007 4:10:53 (1475 Lexime)

Jep dorėheqje drejtuesi i deritashėm i Institutit Albanologjik

PRISHTINĖ, 5 SHTATOR - Pėrmes njė deklarate pėr media, bėhet e ditur se drejtori i deritashėm i Institutit Albanologjik, Ismail Hasani, ka dhėnė dorėheqje. Vendimi pason problemet e shfaqura lidhur me statusin e akademik Rexhep Qosjes dhe lidhur me ēėshtje tė tjera tė shfrytėzimit tė objektit tė Institutit.
Hasani akuzon "klanin e Qosjes", duke thėnė se "rezistenca kundėr procesit tė reformimit bashkėkohor tė Institutit Albanologjik, ėshtė frikė e shkencėtarėve tė rrejshėm nga konkurrenca e vlerave, ėshtė pėrpjekje pėr tė ruajtur privilegjet e fituara pa meritė dhe orvatje pėr tė fshehur paligjshmėrinė".
"Gjithēka qė kam ndėrmarrė gjatė kėsaj periudhe sa kam qenė nė krye tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, e them me plot pėrgjegjėsi morale e penale, ka qenė e bazuar nė ligjshmėri dhe pa asnjė tendencė personale" thotė ai.

Mė shumė...

Lajme : Seminari i Albanologjisė, afirmator i USHT-sė
Kyqur 04-09-2007 8:36:26 (1387 Lexime)

Seminari i Albanologjisė, afirmator i USHT-sė

Tetovė 3 shtator -Nga data 17 deri 23 shtator do tė startojė Seminari ndėrkombėtar i Albanologjisė, nė organizim tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.
Seminari nė fjalė ėshtė i pari i kėtij lloji qė do tė fillojė nė Tetovė, mė pastaj pėr t'u zhvendosur nė Ohėr, ndėrsa drejtori i tij Qemal Murati thotė se ai ėshtė fryt i bashkėpunimit nė fushėn e kėrkimit shkencor ndėrmjet Universitetit Shtetėror tė Tetovės, tė Tiranės dhe atij tė Prishtinės. Nė tė, sipas sqarimeve tė Muratit, do tė shpėrfaqen, pėrmes njė debati shkencor, rezultate, teza, pikėpamje apo metodika studimore nė disa fusha tė studimeve albanologjike.

"Tema boshte e seminarit do tė jetė 'Albanologjia sot, rezultate dhe detyra' dhe njėkohėsisht do tė zhvillohen aktivitete tė ndryshme njėjavore nė disa veprimtari, duke pėrfshirė kėtu ligjėratat nga specialistė tė fushave tė ndryshme albanologjike nė gjuhėsi, letėrsi, histori, etnokulturė", vėren ai. Sipas Muratit do tė ketė edhe pėrurime librash pėr disa botime me vlera tė konsiderueshme nė albanologji, duke pėrfshirė kėtu nobelistėt e letėrsisė, "Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe", "Shqiptarėt nė Republikėn e aqedonisė", "Bashkėmarrėdhėniet gjuhėsore shqiptare-maqedonase", "Skėnderbeu" i Marin Barletit dhe "Shqipėria Venedikase" e Oliver Shmit.

Mė shumė...

Lajme : Protesta nė Institutin Albanologjik
Kyqur 03-09-2007 7:14:17 (1585 Lexime)


Punonjėsit mbėshtesin Rexhep Qosjen

PRISHTINĖ, 3 SHTATOR- Punonjėsit shkencorė dhe administrativė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės po vazhdojnė edhe sot protestėn e filluar ditė mė parė nė mbrojtje tė institucionit tė tyre dhe dinjitetit tė punonjėsve tė tij.

Pėrfaqėsuesja e Kėshillit Shkencor tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, Shefkije Islamaj tha pėr RTK se punonjėsit e Institutit qėndrojnė pranė kėrkesave tė tyre, drejtuar institucioneve gjegjėse tė Kosovės, duke konsideruar se veprimet e paligjshme tė MASHT – it pėr ndryshimin e statutit tė Institutit dhe me vendosjen e njė drejtori tė dhunshėm, tė shoqėruar me suitėn siguruese, kanė sjellė si rrjedhojė njė varg veprimesh tė paligjshme.

Mė shumė...

Lajme : Edhe njė sportel nė USHT
Kyqur 30-08-2007 8:10:20 (1400 Lexime)

Postat nė shėrbim tė studentėve

Tetovė, 29 gusht - Postat e Maqedonisė tė mėrkurėn inauguruan njėsinė e re punuese brenda Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Sipas autoriteteve tė Postės ky aktivitetet ėshtė me qėllim tė lehtėsimit tė mėnyrės sė pagesės pėr studentėt.
Njėsinė punuese nė USHT solemnisht e pėruruan drejtori pėr Komunikacion postar dhe eksploatim, Ilmihasan Hasipi, drejtori i postės sė Tetovės, Muahmet Zylbehari, dhe pėrfaqėsues nga rektorati i Universitetit.
Drejtori Zylbehari duke vėrejtur se hapja e Njėsisė punuese nė hapėsirėn e USHT-sė ėshtė edhe njė investim qė bėjnė Postat e Maqedonisė, tha se me kėtė hap dukshėm do tė pėrmirėsohen shėrbimet ndaj studentėve, personelit universitar dhe qytetarėve tė tjerė.

"Nė tė ardhmen studentėt nuk do tė kenė nevojė qė pėr tė kryer shėrbimet e tyre tė shkojnė nė postat tjera qė janė mė tė largėta dhe shkaktohen vėshtirėsi nė shėrbime", tha drejtori i Postės sė Tetovės. Sipas tij njėkohėsisht duhet patur parasysh edhe faktin se nė afėrsi gjenden edhe shkolla e Mesme medicinale dhe ajo e bujqėsisė, tė cilėve sipas tij kjo postė do t'u dalė nė ndihmė. Nė bazė tė asaj qė sqaron Zylbehari fillimisht do tė funksionojė njė sportel i autorizuar, ndėrsa nė afat shumė tė shkurtėr do tė hapet edhe njė tjetėr.

Mė shumė...

Lajme : Rushiti dhe Bexheti inauguruan godinėn e re nė Gostivar
Kyqur 27-08-2007 2:08:52 (1943 Lexime)


Objekti i ri i USHT-sė, hap drejt zhvillimit rajonal

Gostivar, 24 gusht - Tė premten nė Gostivar u bė inaugurimi i objektit tė ri tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, dedikuar Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara, nė prani tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, rektorit tė USHT-sė, Sadi Bexhetit, pėrfaqėsuesve tjerė tė Universitetit, funksionarė, student dhe qytetarė.
Inaugurimit tė objektit i parapriu nėnshkrimi i marrėveshjes pėr kalimin e kėtij objekti nėn pronėsi tė Universitetit Shtetėrorė tė Tetovės, nga ana e ministrit Rushiti dhe nga rektori Bexheti.

"Ėshtė ky njė akt solemn, ku jemi dėshmitarė tė kėtij vendimi tė rėndėsishėm pėr tė gjithė ne, me ēka do tė realizohet plani strategjik i paraparė pėr kėtė Universitet, i cili shėrben pėr zhvillim tė barabartė rajonal", deklaroi Rushiti, duke shtuar se dhjetė fakultetet e akredituara qė u themeluan tani kanė nevojė pėr staf akademik dhe pėr hapėsira tė reja studentore. Gjithashtu ministri edhe njėherė pėrsėriti se nga viti akademik 2008-2009 do tė bėhet edhe regjistrimi i studentėve nė Fakultetin e Mjekėsisė. Rushiti pėrfundoi fjalimin e tij duke pėruruar, rektorin Bexheti, i cili ndėrkaq vėrejti se kėtė vit nuk do tė ketė mė studime programore tė pa akredituara.

Mė shumė...

Lajme : Sė shpejti afati i radhės pėr regjistrimin e studentėve nė USHT
Kyqur 24-08-2007 8:47:53 (1603 Lexime)


Dorėzimi i dokumenteve nga 3 deri mė 7 shtator

Tetovė 23 gusht - Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės janė duke u bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr zhvillimin e njė procesi tė mirėfilltė Akademik pėr kėtė vit. Nė kėtė institucion tė lartė arsimor janė dhėnė edhe konfirmimet pėr afatin e regjistrimit qė do tė mundėsojė qė tė interesuarit pėr tė studiuar nė kėtė Universitet tė paraqiten me tė gjitha dokumentacionet pėrkatėse, ndėrsa dorėzimi i dokumenteve nga ana e atyre qė duan tė marrin vizėn pėr tė qenė pjesė e USHT-sė do tė bėhet nga data tre deri shtatė shtator. Kjo ka tė bėjė me afatin e dytė .

Shefi i Zyrės pėr mėsim dhe Politikė regjistruese Qufli Osmani tha se nė USHT ka edhe 994 vende tė lira me kuotė shtetėrore, me vetėfinancim 1 mijė e 337 dhe me korrespondencė 734. Universiteti Shtetėror i Tetovės gjithsej ka 3 mijė e 35 vende tė lira. E veēanta sipas autoriteteve tė Universitetit ėshtė qė studentėt pasi tė kenė marrė lejen pėr tė studiuar qė nėnkupton se ata janė pranuar, duhet menjėherė tė bėjnė pagesėn nė afatin e caktuar ose pėrndryshe atyre u merret e drejta e pranimit. Kjo do tė vlejė edhe me afatin e dytė qė nėnkupton se ata duhet patjetėr ta bėjnė edhe pagesėn.

Mė shumė...

Lajme : Webfaqja e Ministris se Arsimit ne gjuhen Shqipe
Kyqur 22-08-2007 4:36:51 (1814 Lexime)


Faqja e internetit tė ministrisė nė shqip

SHKUP, 22 GUSHT- Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH), ka bėrė promovimin e faqes sė re tė internetit, nė tė cilėn qytetarėt do tė mund t'i gjejnė tė gjitha informacionet dhe aktivitetet e ministrisė nė gjuhėn shqipe, maqedonase dhe angleze. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti ėshtė shprehur se pėr herė tė parė faqja e internetit jep mundėsi qė komentet, pyetjet dhe sugjerimet e opinionit tė adresohen deri tek ministri, zėvendėsministri, sekretari shtetėror, zėdhėnėsja, si dhe tek tė gjithė udhėheqėsit e sektorėve tė ministrisė.
Risi nė faqen e internetit tė MASH ėshtė edhe linku pėr paraqitjen e korrupsionit. "Identiteti i personave qė do tė paraqesin korrupsionin do tė jetė i mbrojtur. Apelojmė tek tė gjithė qytetarėt e vendit sė bashku tė luftojmė kundėr korrupsionit dhe tė krijojmė kushte sa mė tė mira pėr fėmijėt tanė nėpėr institucione arsimore", ka deklaruar Rushiti.

www.mon.gov.mk


« 1 ... 87 88 89 (90) 91 92 93 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio