Studentet.info
« 1 ... 88 89 90 (91) 92 93 94 ... 214 »
Lajme : Ministri Rushiti pėrgjigjet akuzave tė kryetarit Bejta
Kyqur 22-08-2007 4:35:15 (1450 Lexime)

Fakultet nė Gostivar

Shkup, 22 GUSHT- Vendimi pėr transferimin e konviktit tė Gostivarit nė konvikt studentėsh dhe marrja e kompetencave nė kėtė drejtim ėshtė sjellė pasi nė kėtė institucion arsimor janė kryer keqpėrdorime dhe malverzime tė mėdha nga ana e Nevzat Bejtes. Kėto janė akuzat e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, i cili para gazetarėve tė martėn, ka informuar se tė premten do tė bėhet promovimi i objektit tė ri tė njė Fakulteti tė USHT-sė qė do tė transferohen nė qytetin e Gostivarit.

"Nga konvikti janė vjedhur batanije dhe janė dėrguar nė vilat e bashkė partiakėve tė Bejtės, tė cilat janė evidentuar dhe pėr tė cilat ėshtė ngritur procedurė, e qė ėshtė nė organet kompetente. Shtretėr, si dhe mungesa e njė pjese tė pajisjes sė nxehjes dhe ėshtė shitur pėr hekur, e qė gjithashtu ėshtė evidentuar nga drejtori, i cili me vendim tė ministrisė ėshtė ndėrruar", ka thėnė Rushiti, duke mos publikuar se cili nga fakultetet e USHT-sė do tė transferohet nė Gostivar.

Mė shumė...

Lajme : Shkolla “fantazmė” po japin diploma false
Kyqur 22-08-2007 4:27:13 (2586 Lexime)


MASH jep alarmin, shkolla “fantazmė” po japin diploma false


TIRANĖ, 22 GUSHT- Insitucione shkollore fantazmė po shpėrndajnė diploma false tė cilat nuk njihen as nė Shqipėri as nė vende tė tjera tė botės. Ky ka qėnė alarmi i Ministrisė sė Arsimit drejtuar studentėve qė synojnė tė marrin diploma Master dhe Doktoraturė nė institucione arsimore qė janė tė palicencuar dhe akredituara.Kėshtu burime zyrtare tė MASH-it bėjėn tė ditur se gjatė kėtyre ditėve ėshtė konstatuar se njė numėr shtetasish shqiptarė kanė qenė regjistruar dhe kanė ndjekur programe studimi tė cikleve tė ndryshme universitare, ofruar nga institucione tė arsimit tė lartė pa legjitimitetin e duhur pėr tė lėshuar diploma universitare, sidomos nė nivelin Master dhe Doktoraturė.

Mė shumė...

Lajme : Komunikatė e MASHT-it
Kyqur 17-08-2007 8:55:18 (1386 Lexime)

Mbėshteten studentėt qė studiojnė nė drejtime tė rėndėsisė strategjike nė UP

Prishtinė, 17 gusht - MASHT po bėnė tė gjitha pėrpjekjet qė tė mbėshtesė studentėt nė arsimin e lartė. Pėrveē arritjes sė marrėveshjeve me bankat komerciale pėr ofrimin e kredive me kushte mė tė volitshme pėr studentė, tani Ministri Veliu ka nxjerr njė vendim tjetėr.

Mė shumė...

Lajme : Sejdi Hoxha i UPSK-sė ia dorėzon detyrėn Gėzim Qerimit
Kyqur 14-08-2007 9:52:42 (2485 Lexime)

Gėzim Qerimi, zgjidhet Kryetar i Parlamentit tė Studentėve

PRISHTINĖ, 14 Gusht – gjashtėmbėdhjetė muaj ,pas zgjedhjeve studentore tė Universitetit tė Prishtinės (UP), pėr herė tė dytė janė bėrė ndėrrime nė udhėheqjen e organit mė tė lartė vendimmarrėse tė studentėve. Kėto ndėrrime janė bėrė nė bazė tė marrėveshjes se organizatave studentore, UPS-UPSK dhe Paqes Studentore .
Sejdi Hoxha , kryetar i UPSK-sė deri dje kryetar i Parlamentit tė Studentėve (PS), ia ka lėshuar Gėzim Qerimit , kryetar tė Paqes Studentore , dy pozita qė deri tash mbante.

Mė shumė...

Art Fokus : Sejdi Hoxha i UPSK-sė ia dorėzon detyrėn Gėzim Qerimit
Kyqur 14-08-2007 9:50:50 (2995 Lexime)

Gėzim Qerimi, zgjidhet Kryetar i Parlamentit tė Studentėve

PRISHTINĖ, 14 Gusht – gjashtėmbėdhjetė muaj ,pas zgjedhjeve studentore tė Universitetit tė Prishtinės (UP), pėr herė tė dytė janė bėrė ndėrrime nė udhėheqjen e organit mė tė lartė vendimmarrėse tė studentėve. Kėto ndėrrime janė bėrė nė bazė tė marrėveshjes se organizatave studentore, UPS-UPSK dhe Paqes Studentore .

Mė shumė...

Lajme : Pėrgatitje profesionale nė sfera tė ndryshme
Kyqur 14-08-2007 6:30:00 (1552 Lexime)


Horizonte tė reja studimi nė UEJL

Tetovė 13 GUSHT- Pėrderisa do tė ketė edhe njė afat tjetėr pėr tė marrė vizėn e studimit nė UEJL, kjo e fundit ka informuar nė tė njėjtėn kohė edhe njėherė pėr tė gjitha risitė nė vitin akademik 2007-2008, ndėrsa e veēanta ėshtė se fillon edhe Programi i ri trevjeēar "Bachelor of Arts", nė Shkencat Politike i ofruar nga Fakulteti i Administratės Publike, i cili do tė krijojė njė gjeneratė tė re tė politikologėve.
Sa i pėrket rezultateve tė studimit pas plotėsimit tė Programit, studentėt pritet tė tregojnė dhe tė zotėrojnė njė larmi aftėsish, kompetencash dhe njohurish nė fusha specifike nė Shkencat Politike.

Gjithashtu "Bachelor of Arts" nė Gjuhėt Evropiane dhe studimet - Opsioni Frėngjisht-Gjermanisht, qė pėr herė tė parė fillon nga ky vit akademik, ka pėr qėllim qė tė pėrgatisė profesionistė nė njohjen e gjuhės gjermane dhe frėnge dhe mundėsia e tretė pėr kėtė vit nė UEJL apo risi ėshtė edhe "Bachelor of Arts" nė Pėrkthim dhe Interpretim nė gjuhėn shqipe dhe maqedonase me gjuhė tė huaj, qė pėrqendrohet nė krijimin e kuadrove profesionale pėr pėrkthim dhe interpretim shqip - maqedonisht dhe anasjelltas, me gjuhė tė huaj.

Mė shumė...

Lajme : Tė rinjtė nga ish-Jugosllavia nuk duanė mė tensione nė rajon
Kyqur 26-07-2007 2:55:52 (1462 Lexime)


Kosova e pavarur nuk paraqet problem as pėr studentėt serbė

Prishtinė, 26 korrik – Studentes beogradase Jelena Boshkoviē, tė enjten, i duheshin pak minuta derisa tė shprehte qėndrimin pėr ēėshtjen ende tė pazgjidhur tė statusit tė Kosovės. Paraprakisht ajo duhej tė niste njė SMS pėr nė Serbi, meqė ka katėr ditė qė ka ardhur nė Prishtinė pėr tė marrė pjesė nė Universitetin Veror.

Kolegu i saj malazias Miro Radiloviē do tė tėrhiqte vėrejtjen se studentes beogradase i duhej tė konsultohej paraprakisht me kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica, nėpėrmjet SMS-sė, nė mėnyrė qė ajo tė dine ēfarė tė thoshte pėr mediat kosovare rreth kėsaj ēėshtjeje aq tė ndjeshme.

Mė shumė...

Lajme : Rushiti garanton 35 salla sportive
Kyqur 21-07-2007 4:15:31 (1373 Lexime)

Rushiti garanton 35 salla sportive


SHKUP, 20 KORRIK- Marrėveshja pėr ndėrtimin e 35 sallave sportive ėshtė nėnshkruar tė mėrkurėn nga ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, Agjencia pėr tė rinj dhe sport, si edhe nga katėr rektorėt e universiteteve shtetėrorė. Pesė prej kėtyre sallave do tė ndėrtohen pranė universiteteve nė qytetet Shkup, Tetovė, Manastir, Shtip dhe Fakultetit tė Kulturės Fizike, ndėrsa 30 tė tjera do tė jenė nė funksion tė arsimit tė mesėm dhe fillor. Ato do tė jenė tė pajisura me tė gjitha elementėt e duhur, ndėrsa sallat e universiteteve dhe e Fakultetit tė Kulturės Fizike do tė posedojnė tė gjitha pajisjet profesionale dhe specifike tė nevojshme. Sipas ministrit Rushiti, projekti pėr ndėrtimin e objekteve sportive konsiderohet si njė kontribut i rėndėsishėm nė arsim, si edhe njė tregues i realizimit tė premtimeve tė dhėna.
“Sallat sportive do tė shfrytėzohen jo vetėm nga nxėnėsit dhe studentėt, por edhe pėr qytetarėt. Ato do tė kontribuojnė nė mbarėvajtjen e procesit arsimor, sidomos po tė kihet parasysh se nė shumė prej institucioneve arsimorė ato kanė munguar”, ka thėnė Rushiti. Ministri ka premtuar gjithashtu edhe vijimin e ndėrtimit dhe kompletimit tė 195 sallave tė tjera sportive nė tė gjitha vendin tė dedikuara pėr shkollat fillore dhe tė mesme. Rushiti ka premtuar se 135 salla do tė ndėrtohen, si edhe 65 tė tjera do tė pajisen nė mėnyrė bashkėkohore.

Mė shumė...

Lajme : Tre universitete trajtojnė aspekte tė ndryshme albanologjike
Kyqur 19-07-2007 16:40:00 (1416 Lexime)


USHT pėrgatit Konferencėn shkencore

Tetovė 18 korrik - Universiteti Shtetėrorė i Tetovės ėshtė duke bėrė pėrgatitjet pėr mbajtjen e njė Konference Shkencore gjithėkombėtarė, nė tė cilėn do tė marrin pjesė fakultetet Filologjike tė Universitetit tė Prishtinės, atij tė Tiranės dhe tė USHT-sė. Nė USHT-thanė se Konferenca do tė mbahet prej 14 deri 23 shtator dhe gjithashtu do tė ketė edhe trajtime tė ēėshtjeve tė ndryshme rreth problemeve letrare, aspekte tjera tė historisė, trajtime tė ēėshtjeve kulturore, si dhe aspekte gjuhėsore dhe diskutime tė ndryshme rreth kėsaj tė fundit.

Studiues tė ndryshėm dhe ekspertė, njohės tė mirė tė problemeve albanologjike do tė diskutojnė rreth temės kryesore "Albanologjia sot, problemet dhe detyrat". Kjo do tė jetė edhe njė mundėsi qė nė mėnyrė tė pėrbashkėt tė diskutohen tė gjitha problematikat rreth zhvillimit tė mėtutjeshėm tė ēėshtjeve rreth gjuhės, drejtshkrimit, filtrimit tė aspekteve gjuhėsore dhe gjėra tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me probleme albanologjike nė pėrgjithėsi.

Mė shumė...

Lajme : LIDERI I PDSH-sė VIZITOI UNIVERSITETIN E EVROPĖS JUGLINDORE
Kyqur 14-07-2007 3:07:52 (1372 Lexime)

Menduh Thaēi: Cilėsia ėshtė kėtu nė UEJL

TETOVĖ, 13 KORRIK- Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi, sot(10 korrik 2007) qėndroi pėr vizitė nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, pėr t’u njohur nga afėr me punėn nė Universitet. Thaēi, me kėtė rast, u takua me stafin drejtues tė UEJL, ku u prit nga rektori Alajdin Abazi.

Pas takimit, Thaēi, tha se, vizitėn e ka bėrė pėr dy arsye. “Nėpėrmjet kėsaj vizite dua tė dėrgoj porosi qė tė eliminohen tė gjitha keqkuptimet qė janė plasuar nė opinion pėr raportet e mundshme tė Partisė sonė dhe tė Qeverisė me Universitetin. Ne, qėndrojmė edhe mė tej, nė bindjen e argumentuar tonėn se ky institucion mbetet institucioni mė i mirė, i cili funksionon, nė mėnyrė mė perfekte se sa institucionet tjera, qė janė ngritur kėtu. Aspekti i dytė, ėshtė se biseduam me drejtuesit e Universitetit se PDSH-ja, ka nevojė tė madhe pėr resurset njerėzore, ka nevojė tė madhe pėr njerėzit qė kanė nevojė pėr dije intelektuale dhe pėrgatitjet e vėrteta profesionale. Nė vijė tė kėsaj, do tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė qė vendet, tė cilat do t’i marrė PDSH-ja nė institucionet shtetėrore dhe seleksionimi i kuadrove tė shkojė, nė mėnyrė tė natyrshme, nė kuadėr tė Universitetit, sepse tė gjithė jemi dėshmitarė se cilėsia ėshtė kėtu, nė UEJL dhe askujt nuk duhet t`ia mohojmė cilėsitė qė ka”, deklaroi me kėtė rast z. Thaēi.

Ndėrsa, nga ana tjetėr, rektori i UEJL-sė, akademik Alajdin Abazi vuri nė pah disa ēėshtje, tė cilat, siē tha ai, u sqaruan me kėtė rast, ngase nė opinion, kishin lėnė pėrshtypje tė ndryshme rreth qėndrimeve tė strukturave politike ndaj Universitetit.

Mė shumė...

« 1 ... 88 89 90 (91) 92 93 94 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio