Studentet.info
« 1 ... 89 90 91 (92) 93 94 95 ... 214 »
Lajme : Instalohet WEBLAB nė Fakultetin Ekonomik
Kyqur 14-07-2007 3:03:14 (1506 Lexime)

Instalohet WEBLAB nė Fakultetin Ekonomik nė USHT

TETOVĖ, 13 KORRIK- Si pjesė e bashkėpunimit mes Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė dhe Universitetit tė Mariborit nė projektin E-Learning (mėsim elektronik), pėrkrahur dhe financuar nga programi TEMPUS, nė hapėsirat e FSHMN-sė, pranė Fakultetit Ekonomik u instalua laboratori kompjuterik WEBLAB i pajisur me gjithsej 7 kompjuterė nė shėrbim tė studentėve tė Fakultetit Ekonomik.

Ky ėshtė njė prej projekteve tė realizuara nė kuadėr tė programit TEMPUS, me kontraktor, prof. dr. Franco Lombardi dhe udhėheqės projekti, prof. dr. Hamit Aliu nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetėror tė Tetovės

Mė shumė...

Lajme : Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 14-07-2007 3:01:40 (1894 Lexime)

Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės

TETOVĖ, 13 KORRIK- Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ku u takua me Rektorin e USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti pėr t'u njohur pėr sė afėrmi me punėn e Universitetit. Kjo ėshtė vizita e parė e tij zyrtare nė postin e Kryetarit tė Partisė Demokratike Shqiptare.

Pas mbledhjes sė mbajtur, u realizua konferencė me gazetarė prej ku z. Thaci dhe Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti informuan gazetarėt rreth qėllimit tė vizitės dhe temave qė trajtuan gjatė takimit. Z. Menduh Thaci para gazetarėve u shpreh:” Qėllimet e vizitės janė shumė tė mira, ne dėshirojmė qė projekti qė kemi filluar, tė rrumbullakohet si shumė i suksesshėm, qė USHT tė bėhet njė institucionin modern”.

Mė shumė...

Komunikata : Komunikatė
Kyqur 13-07-2007 6:07:40 (2352 Lexime)


Komunikatė

Kėshilli i Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL), nė Tetovė, nė mbledhjen e sotshme tė radhės, midis tjerash, shqyrtoi edhe Raportin e Komisionit Qendror, tė pėrpiluar nga tė gjitha dekanatet, nė veēanti, pėrkitazi me dukurinė e nepotizmit, ku kishte edhe kritika nga disa mediume. Nė njė atmosferė tė njė debati konstruktiv, pėrmbajtėsor dhe mbi tė gjitha vetėkritik, Kėshilli i UEJL-sė, nė pėrbėrje tė plotė, njėzėri vendosi si vijon:


Tė gjitha punėsimet e kuadrit akademik nė UEJL janė bėrė nė pajtim me procedurat dhe institucionin e konkursit, duke u dhėnė shanse tė barabarta tė gjithė pjesėmarrėsve nė konkurs. Pėr tė gjitha rastet, nė mėnyrė individuale, janė shqyrtuar edhe kandidatėt, tė cilėt kanė aplikuar nė konkurset pėrkatėse si dhe recensionet akademike, tė nėnshkruara nga komisionet e zgjedhura, nė mėnyrė transparente.

UEJL, do tė vazhdojė me vendosmėri dhe transparencė edhe nė tė ardhmen tė angazhojė kuadro tė aftė, tė dėshmuar, jo nė lagjet tona, por nėpėr botė, siē ėshtė rasti i Ilir Snopēes, i cili pavarėsisht se e kishte vėllain tė punėsuar nė UEJL, megjithatė ne “e grabitėm” nga bankat e studimeve nė Shkup, me notė mesatare 10.00 dhe me vendin e dytė tė zėnė nė garat botėrore tė matematikės.

Dekanatet e fakulteteve tė UEJL-sė janė tė vendosur njėzėri se nuk do tė zmbrapsen nga asnjė formė e presionit individual nga pėrcaktimet e tyre, qofshin ato edhe pėrmes manifestimit tė grevave tė urisė.

Mė shumė...

Intervista : Intervistė me rektorin e Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani
Kyqur 10-07-2007 2:31:17 (2474 Lexime)

Hasani: Kam arritur ta nxjerr UP-nė nga izolimi


Prishtinė, 10 korrik - Njė vit pasi ėshtė vėnė nė krye tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, thotė se punėt po i shkojnė ashtu siē ka planifikuar nė menaxhimin e institucionit tė cilin drejton. Megjithėse ka plane ambicioze derisa ta pėrfundojė mandatin, ai mund ta lėrė bosh karrigen e rektorit nė rast se i bėhet ofertė pėr ta drejtuar njė qeveri tė mundshme teknike, apo pėr ta udhėhequr diplomacinė e jashtme kosovare. Hasani ėshtė i bindur se ka hequr UP-nė nga izolimi ndėrkombėtar, por edhe ka depolitizuar kėtė institucion. Megjithėkėtė, veprimet e fundit tė politikės karshi vendimit tė Senatit pėr mbylljen e disa departamenteve, thotė se mund ta dėmtojnė Universitetin.

Mė shumė...

Lajme : Dennis Farrington: Nė Fakultetin Juridik nuk ka nepotizėm
Kyqur 10-07-2007 2:09:58 (2162 Lexime)


Dennis Farrington: Nė Fakultetin Juridik nuk ka nepotizėm

TETOVĖ, 9 KORRIK- Ushtruesi i detyrės, dekan i Fakultetit Juridik nė UEJL, Dennis Farrington nė njė konferencė pėr gazetarė shprehu qėndrimin e tij dhe tė Komisionit tė krijuar enkas pėr rastin e asistentit Ruhi Bakiu. Komisioni sot mbajti mbledhje, nė tė cilėn ishte i pranishėm edhe asistenti Bakiu, ku shqyrtuan ankesat e bėra nga asistentit nė fjalė, nėnvizoi nė konferencėn pėr gazetarė Dennis Farrington.

Ai u shpreh kategorik se nė Fakultetin Juridik tė UEJL-sė nuk ka nepotizėm. “Vetė asistenti Ruhiu u pajtua se ai ka vėshtirėsi tė punojė nė grup, kurse pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme puna nė grup”, tha Farrington. Unė gjatė kohės qė e ushtroj funksionin e dekanit ju siguroj se tė gjitha punėsimet janė bėrė nė bazė tė titujve shkencorė, theksoi ai.


Lajme : Lista e studenteve te regjistruar ne USHT
Kyqur 05-07-2007 7:41:54 (3530 Lexime)

Studentet e regjistruar ne afatin e pare ne USHT

TETOVĖ, 5 KORRIK- Prorektori pėr arsim i USHT-sė, prof. dr Agim Vela, njėkohėsisht Kryetar i Komisionit Qendror pėr regjistrim, dhe shefi pėr arsim dhe politikė regjistruese, Mr. Qufli Osmani, njėkohėsisht edhe Koordinator i procesit tė regjistrimit informuan gazetarėt pėr numrin e kandidatėve qė kanė aplikuar dhe atyre qė janė pranuar, pėr secilin Fakultet respektivisht Qendėr studiuese.

Gjithashtu informuan edhe rreth politikave regjistruese, procedurave dhe rreth afateve tjera tė regjistrimit.

Kandidatėt e pranuar, duhet tė bėjnė regjistrimin nė Fakultetet-Programet studimore pėrkatėse, mė sė voni deri mė 13 korrik 2007.

Mė shumė...

Komunikata : K o m u n i k a t ė
Kyqur 05-07-2007 7:02:43 (2598 Lexime)


K o m u n i k a t ė

Asistenti i lėndėve kushtetuese administrative, Ruhi Bakiu, i cili njė ditė mė parė (4 korrik), kishte njoftuar pėr grevėn e tij tė urisė, sot (5 korrik) e ka ndėrprerė atė.

Nė ndėrkohė, nė opinion u plasuan informata tė pasakta lidhur me familjarizmat, duke filluar nga Fakulteti Juridik, por edhe nė fakultete tė tjera tė UEJL-sė. Edhe pėrkundėr faktit se njėherė rastet janė shqyrtuar nga Bordi i Universitetit, megjithatė Rektorati vendosi qė tė formojė njė komision, i cili do t’i rishqyrtojė tė gjitha rastet e apostrofuara nė fakultete.

Nė tė njėjtėn kohė, angazhimet akademike nė UEJL, u pėrkasin fakulteteve gjegjėse nė bazė tė vlerėsimeve tė evaluimeve dhe cilėsisė akademike, sipas standardeve tė UEJL.


Mė shumė...

Lajme : SEMINARI NDĖRUNIVERISTAR
Kyqur 05-07-2007 3:08:20 (1725 Lexime)

SEMINARI NDĖRUNIVERISTAR

Mavrovė, 5 Korrik- Seminari ndėruniversitar si pjesė e programit TEMPUS, me temė Menaxhimi i Kualitetit (Quality management). Pjesėmarrės nė kėtė seminar janė katėr Universitete: Universiteti Shtetėror i Tetovės, Universiteti “Shėn Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shėn Kliment Ohridski” dhe Universiteti i Evropės Juglindore.

Qėllimi i kėtij seminari ėshtė bashkėpunimi mes katėr Universiteteve nė unifikimin e procedurave, si psh. ajo e regjistrimit tė studentėve, procedura e marrjes sė diplomave dhe procedurat tjera administrative e universitare, si dhe implementimi i po tė njėjtave.


Mė shumė...

Lajme : Nepotizmi nė UEJL luftohet me grevė urie
Kyqur 04-07-2007 7:16:37 (2366 Lexime)


Mr. Ruhi Bakiu nė grevė urie pėrshkak nepotizmit nė UEJL

Ja Nepotizmi: Memet dhe Ardit Memeti-vėllezėr; Ismail Memeti – xhaxhai i Arditit dhe Memetit; Sami Memeti – djali i Ismail Memetit dhe kushėri i Arditit dhe Memetit; Nora Memeti – bashkėshortja e Ardit Memetit; Hamit dhe Seadin Xhaferi – vėllezėr, dajallarė tė Ardit dhe Memet Memetit – tė gjithė nė mėnyrė direkte apo indirekte tė punėsuar nė Fakultetin e Drejtėsisė


Pėr shkak tė nepotizmit tė tepruar dhe krijimit tė grupit tė fuqishėm tė ineresit, i cili ėshtė krijuar mbi kėtė bazė, pėrkrahjes qė ky grup e gėzon nga strukturat udhėheqėse tė universitetit dhe tė cilėt nė mėnyrė permanente ushtrojnė presion ndaj tij dhe shumė tė tjerėve tė cilėt nuk mendojnė si ata e ka parė tė arsyeshme edhe ngritjen e zėrit tė arsyes mbi kėto dukuri devijante nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Evropės Juglindore.

Si rezultat i pakėnaqėsisė lidhur me zgjidhjen e kėrkesave dhe problemeve qė paraqiten nė Fakultetin Juridik nga njė grup i caktuar njerėzish,kam vendosur qė tė futem nė grevė urie duke kėrkuar nga strukturat e universitetit arsyet se pėrse ėshtė ndėrmarur njė veprim i tillė qė tė ndryshohet vendi i punės nga njė fakultet nė njė fakultet tjetėr.

Mė shumė...

Lajme : Mė 6 dhe 7 korrik
Kyqur 04-07-2007 6:31:58 (1523 Lexime)

Statusi i Kosovės debatohet nė Tetovė

Tetovė, 3 korrik - Mė 6 dhe 7 korrik, nė Tetovė, nė organizim tė Unionit tė Studentėve Shqiptarė tė Maqedonisė, do tė mbahet tryeza e rrumbullakėt me temė, "Ēka pas statusit tė Kosovės". Tryeza e rrumbullakėt ėshtė e mbėshtetur nga organizata e Veteranėve tė Luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe Shoqata e tė Burgosurve Politik.

Kjo tryezė kombėtare do tė mbahet pikėrisht nė vendin ku nė vitin 1992 ėshtė mbajtur tryeza kombėtare shqiptare kushtuar ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, ku merrte pjesė edhe Ukshin Hoti, i cili aso kohe shpalosi platformėn kombėtare kushtuar ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.
Sipas asaj qė tha kryetari i Unionit tė Studentėve Shqiptare tė Maqedonisė (USSHM), Jetmir Sejfuli, nė njė takim me gazetarėt nė kėtė tryezė pjesėmarrjen e kanė konfirmuar emra tė mėdhenj tė inteligjencės shqiptare, si Besnik Mustafaj dhe Sabri Godo, gjenerali Kudusi Lame, profesori Esat Stavileci, Adem Demaēi, Pajazit Nushi, Mialim Fejziu, Shpėtim Pollozani, Lisen Bashkurti, Ibrahim Kadriu, Mehmet Bardhi, Veli Llakaj, Pėllumb Xhufi, Smajl Latifi, Besim Hoda dhe personalitete tjera.

Mė shumė...

« 1 ... 89 90 91 (92) 93 94 95 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio