Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 15 16 17 (18) 19 20 21 ... 191 »
Lajme : Nikolla Todorov: Agron Reka rektor i dyshimt
Kyqur 27-01-2010 3:00:26 (2099 Lexime)


SHKUP, 27 JANAR - Ministri kontrovers I arsimit dhe shkencės Nikolla Todorov nė vend tė dėrgimit tė urimit nė adresė tė rektorit tė sapo zgjedhur tė USHT-sė, Agron Reka, ai ka paralajmėruar ngritje tė procedurės pėr shqyrtimin e verifikimin e zgjedhjes sė tij nė krye tė kėtij institucioni tė lartė arsimor nė gjuhėn shqipe. “Kam siguruar informacione pėr zgjedhje e tij, mirėpo edhe mė tej nuk jam njohur mė detajisht me rastin. Sigurisht do tė verifikojė informacione. Nėse do tė vėrtetohet paligjshmėria dhe parregullsia atėherė do tė kėrkojė pėrgjegjėsi” Ka theksuar ministri Todorov, para shkuarjes sė tij nė Beograd, nė njė konferencė pėr arsim.

Mė shumė...

Lajme : Bashkėpunim mes Universitetit tė Prishtinės dhe Shkupit
Kyqur 21-01-2010 8:52:35 (1442 Lexime)


SHKUP, 21 JANAR - Nė njė takim tė pėrbashkėt rektori i Universitetit 'Shėn Kirili dhe Metodi', priti sot rektorin e Universitetit tė Prishtinės. Qėllimi i takimit ishte pėrforcimi i bashkėpunimit mes dy universiteteve. Rektori i Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova theksoi se ky bashkėpunim do tė jetė mundėsi e mirė pėr afrimin e dy popujve e veēanėrisht tė pjesės shqiptare nė Maqedoni. Nga ana tjetėr Rektori i Universitetit tė ‘Shėn Kirili dhe Metodi’, deklaroi se me kėtė iniciativė do tė tregojnė rrugėn e vėrtetė se si duhet tė bashkėpunojnė njerėzit nė rajon. Ky ishte takimi i parė mes rektorėve tė dy universiteteve, tė Prishtinės edhe atij tė Shkupit. Ndėrkohė rektori Rugova informoi edhe pėr takimin mes rektorėve tė universiteteve shqiptare nė rajon qė do tė mbahet kėtė fundjavė nė Strugė.

Mė shumė...

Lajme : Studentėve nė konvikte u pikon tavani
Kyqur 08-01-2010 17:19:19 (2307 Lexime)

TIRANĖ, 7 JANAR - Studentėt e Mjekėsisė dhe tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit i luten Zotit tė mos bjerė shi qė tė mos depėrtojė nė dhomat e konvikteve tė Qytetit Studenti Nr.2. Moti i lagėsht i ditėve tė fundit ka depėrtuar sidomos nė konviktet e Mjekėsisė dhe tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit duke “ngjyrosur” muret e dhomave tė godinave qė janė veshur nga lagėshtira. Ndėrkohė qė nė disa dhoma vėrehen suva tė rėna mbi dysheme, nė disa tė tjera mund tė konstatosh edhe pika shiu qė bien nga tavani mbi shtretėrit ku banuesit e kėsaj qendre flenė. Studentėt janė ankuar vazhdimisht pėr kushtet qė ofrojnė kėto ambiente e megjithatė, deri tani gjithēka ka mbetur po njėsoj.

Sistemi ngrohės mungon plotėsisht nė konviktet e studentėve, me pėrjashtim tė njė godine ku edhe aty nuk ka funksionuar asnjėherė. Pėr pasojė studentėt janė tė detyruar tė pėrdorin rezistenca ngrohėse. Secila nga dhomat e konvikteve ėshtė e pajisur me lavaman, por pėr fat tė keq, siē shprehen vetė studentėt, ato nuk ofrojnė ujė tė ngrohtė.

Mė shumė...

Lajme : Gjeniu 14-vjeēar nė Universitetin e Cambridget
Kyqur 08-01-2010 16:49:37 (1964 Lexime)


Gjeniu i matematikės, Arran Fernandez, i cili ka vetėm 14-vjet, i ėshtė ofruar njė vend nė Universitetin e famshėm tė Cambridget. Nėse e pranon kėtė ofertė, Arran do tė bėhet studenti mė i ri nė kėtė universitet nė 230 vitet e fundit.

Arran, i cili jeton bashkė me babanė e tij nė Surrey tė Britanisė sė Madhe, ėshtė treguar shumė i suksesshėm nė testin e vitit tė kaluar. I ka mbetur vetėm edhe provimi i fizikės, tė cilin po ashtu synon tė kalojė me notėn mė tė lartė.

Ky test zakonisht ėshtė i dedikuar pėr 18-vjeēarėt, mirėpo gjeniu i vogėl ėshtė pėrgatitur nė shtėpinė e tij – dhe ka dėshmuar se bėhet fjalė pėr njė gjeni tė vėrtetė.

Mė shumė...

Lajme : UEJL; Profesorėt s’i lėnė studentėt tė magjistrojnė
Kyqur 30-12-2009 7:24:41 (2587 Lexime)


SHKUP, 30 DHJETOR - Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL) nuk ka nxjerr asnjė magjistėr tė shkencave juridike. Edhe pse shkalla e tretė e studimeve nė fakultetin juridik tė kėtij universiteti ka nis qė nė vitin 2006, deri mė tani nga ky universitet nuk ka dal asnjė magjistėr i juridikut. Sipas kandidatėve pėr mastėr, shkaktarė kanė qenė kllapa tė ndryshme tė profesorėve tė cilėt i kanė zvarritur punėt pėr marrjen e temės sė magjistraturės. Kandidatėt tė cilėt dėshirojnė tė mbeten anonim, thonė pėr “Lajm” se kanė pritur me muaj tė tėrė pėr tė caktuar temėn e magjistraturės, edhe pse i kanė pas mbaruar tė gjitha provimet e shkallės sė tretė. “Jo vetėm unė, por edhe kolegėt e mi kemi pritur nga tre - katėr muaj pėr tė na e caktuar temėn e magjistraturės.

Mė shumė...

Lajme : Doktoron nė moshėn 93-vjeēare
Kyqur 21-12-2009 16:55:34 (1490 Lexime)


Njė italiane e quajtur Adriana Jannilli, e lindur nė vitin 1916, kohė mė parė ka mbrojtur doktoraturėn, ndėrsa pas doktoraturės ka regjistruar fakultetin e kriminalistikės, bėn tė ditur revista gjermane Der Spiegel.
Doktoresha mė e vjetėr nė botė, disertacionin e doktoraturės e ka mbrojtur me sukses nė fushėn e dhunės ndaj grave.

Mentori i saj, Alessandro Bondi, profesor nė Universitetin e Urbinit, pėr nga mosha ka mundur tė jetė nip i saj. Ndėrsa Jannilli ka marrė notėn mė tė mirė tė mundshme.

Mė shumė...

Lajme : Zgjedhje Ekspres e Senatit tė USHT-sė
Kyqur 21-12-2009 9:00:03 (1893 Lexime)


Tetovė, 20 dhjetor - Me akuza pėr shkelje tė procedurave ligjore, Ligjit pėr arsim tė lartė dhe tė statutit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), tė dielėn nė Tetovė ėshtė konstituuar senati i ri. Procedura e zgjedhjes sė pėrbėrjes sė re tė organit mė tė lartė tė USHT-sė ėshtė zhvilluar nė procedurė tė pėrshpejtuar.

”Ėshtė konstituuar senati i USHT-sė, detaje tė tjera nuk japim”, ėshtė pėrgjigjur Selam Sulejmani, pėrgjegjės nė zyrėn pėr informim tė USHT-sė. Nga ana tjetėr, profesorė dhe anėtarė tė deritanishėm tė senatit tė USHT-sė akuzojnė se jashtė tė gjitha procedurave ligjore dhe statutore, USHT ka nisur procedurėn e konstituimit tė Senatit tė USHT-sė tė dielėn, kur nė orėt e vona, pėrmes telefonit, disa nga mėsimdhėnėsit e 9 fakulteteve tė USHT-sė janė informuar se mbledhjet e kėshillave mėsimore-shkencore tė fakulteteve do tė mbahen tė hėnėn nė mėngjes.

Mė shumė...

Lajme : Nga sekretar i pėrgjithshėm i USHT-sė nė bibliotekist
Kyqur 16-12-2009 7:07:07 (1684 Lexime)

TETOVĖ, 15 DHJETOR - Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, shkarkimet nė postet kyēe kanė kapur edhe postin e Sekretarit tė pėrgjithshėm tė universitetit. Sekretari i deritanishėm Ali Salihi, nė bazė tė vendimit tė firmosur nga rektori Agron Reka, tani e tutje do tė punojė bibliotekist. Mirėpo pėr padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė, Salihi, tregon se nuk ka qėndruar "duar kryq" dhe se ka reaguar te tė gjitha institucionet relevante nacionale dhe ndėrkombėtare. Sipas Ligjit tė punės, ndryshimi i vendeve tė punės mund tė bėhet ose brenda tė njėjtės vijė horizontale ose vetėm pėr njė shkallė mė poshtė nė vertikalen e vendeve tė punės sė atij institucioni. Prej Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Universitetit nė Bibliotekist ka njė dallim shumė tė madh, nėnvizon Salihi.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt pyetėsorė pėr vlerėsimin e profesorėve
Kyqur 21-11-2009 15:57:25 (1844 Lexime)

TIRANĖ, 21 NĖNTOR - Jo vetėm pedagogėt do mund tė vlerėsojnė studentėt, por edhe kėta tė fundit nė pėrfundim tė ēdo semestri do tė kenė mundėsi tė vlerėsojnė pedagogėt qė do t'u japin mėsim. Kjo gjė do tė bėhet nėpėrmjet njė pyetėsori, ku do tė jepet dhe vlerėsimi pėr modulet. Kjo gjė ėshtė bėrė publike nga rektori i Universitetit tė Tiranės gjatė njė aktiviteti me rastin e Javės Ndėrkombėtare tė Arsimit. Takimi u zhvillua nėpėrmjet rektorit tė UT-sė, Dhori Kule, zėvendėsambasadores amerikane nė Tiranė, Deborah Jones dhe studentėve tė kėtij universiteti. Sipas rektorit Kule, studentėt janė nė qendėr tė universitetit dhe pėr kėtė arsye strukturat drejtuese tė tij duhet tė angazhohen pėr tė krijuar tė gjitha kushtet e pėrshtatshme pėr studentėt.

Mė shumė...

Lajme : Video kėrcėnuese pedagoges, pranga punonjėsit SHISH
Kyqur 21-11-2009 15:56:19 (1584 Lexime)

GJIROKASTER- Kanė kėrcėnuar njė pedagoge se do tė publikonin njė material filmik kompromentues nėse nuk do ti paguante shumėn prej 4000 mijė eurosh. Viktimė e kėtij shantazhi mėsohet tė ketė qenė nj pedagoge e universitetit “Eqerem Cabej” tė qytetit tė Gjirokastrės.

Nė njė njoftim pėr shtyp policia bėn publike vetėm inicialet e pedagoges I.K. Policia ka vėnė nė pranga Adriatik Ēalaj. Mėsohet se 29 vjecari punonte si punonjės i Shėrbimit Informativ Shtetėror nė Gjirokastėr. I arrestuari tjetėr ėshtė Laert Braho,30 vjec ,me detyrė Inspektor nė Degėn e Tatim Taksve Gjirokastėr.

Mė shumė...

« 1 ... 15 16 17 (18) 19 20 21 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio