Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 168 169 170 (171) 172 173 174 ... 191 »
Lajme : UP MASHTRON STUDENTĖT NĖ MARDHĖNIE PUNE
Kyqur 13-04-2005 8:00:11 (1460 Lexime)


Dėshtojnė studimet me korespodecė nė UP

PRISHTINĖ, 13 PRILL- Qė nga ky vit akademik, Universiteti i Prishtinės ka filluar aplikimin e formės sė mėsimit me korespodencė pėr studentė tė cilėt janė nė mardhėnie pune. Pos asajė qė zvillimi i mėsimit bėhet nė orėt e pasdites dhe gjatė vikenidit, kėtu hasim edhe nė njė dallim tjetėr i cili lidhet me pagat e semestrit. Studentėt qė kanė zgjedhur korespodencėn, paguajnė hiq mė pak se 400-600 euro pėr semester. Pėrkunėr pagave qė japin, atyre nuk u organizohet mėnyrė e drejtė e mėsimit, pasi ndodhė qė shumė shpesh profesorėt tė mos e prishin rehatllėkun e vikendit pėr t’u mbajt mėsim studentėve. Gjithashtu ndodhė qė studentėt tė presin deri nė dy tre orė para dyerve tė amfiteatrove pėr tė mbajtur mėsim.

Mė shumė...

Lajme : Ceromoni nė UP
Kyqur 13-04-2005 6:17:29 (1469 Lexime)


U promovuan 11 doktorė tė rinj shkence

Prishtinė, 13 PRILL- Me njė ceremoni rasti, sot nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės, u bė promovimi zyrtar i 11 –tė doktorėve tė rinj tė shkencės nga lėmi tė ndryshme tė cilėt gjashtė muaj mė parė mbrojtėn disertacionet e tyre shkencore pranė komisioneve pėrkatėse profesionale tė Universitetit tė Prishtinės.
“Ėshtė fat i mirė qė nė mesin tonė kemi gjithnjė e mė shumė kandidatė tė rinj me titull doktorė shkence tė cilėt me punėn e tyre mund tė kontribuojnė nė ngritjen e mendimit shkencorė dhe nė avancimin e hulumtimeve kėrkimore shkencore nė Universitet”, ka deklaruar rektori Arsim Bajrami. (RTK)


Lajme : Nisma
Kyqur 13-04-2005 2:51:31 (1427 Lexime)


Universitetet kėrkojnė kthimin e pedagogėve qė punojnė jashtė

Tiranė, 13 PRILL- Univeristetet shqiptare u kanė bėrė thirrje dje pedagogėve qė punojnė jashtė Shqipėrisė, tė kthehen. Gjatė njė takimi, organizuar me nismėn e Universitetit Politeknik, mbėshtetur nga UNESKO, u tha se kthimi i kolegėve tė dikurshėm apo tė rinj, tė cilėt punojnė nė katedrat e huaja, do tė ishte njė nga mėnyrat mė tė mira pėr rritjen e nivelit tė universiteteve shqiptare dhe tė studentėve, po ashtu. Llogaritet se vetėm gjatė viteve tė fundit, nga Univeristeti i Tiranės janė larguar jashtė vendit 40% e stafit mėsimor.

Mė shumė...

Lajme : NĖ KATĖR UNIVERSITETET E MAQEDONISĖ
Kyqur 12-04-2005 9:36:14 (1647 Lexime)

Harmonizohet lista e ēmimeve nė fakultete

Shkup, 12 PRILL- Ministri i Arsimit dhe i Shkencės Azis Pollozhani nėnshkroi listė tė harmonizuar tė ēmimeve pėr lartėsinė e kompensimeve qė i paguajnė studentėt pėr shėrbime arsimore dhe administrative nė institucionet e larta arsimore.
Lista e ēmimeve ėshtė pėrpiluar nga Kėshilli pėr zhvillim dhe financim tė arsimit tė lartė, ndėrsa qėllimi ėshtė qė tė harmonizohen ēmimet pėr shėrbimet plotėsuese adminisrative-teknike pėr studentėt nė institucionet e larta arsimore dhe tė evitohen dallimet nė ēmimet ndėrmjet fakulteteve tė veēanta.
Sipas ēmimit tė harmonizuar, studentėt do tė paguajnė nga 2.000 denarė pėr: regjistrim tė sėrishėm tė vitit, ndryshim tė programit tė studimit, ndryshim tė statusit tė studentit nga i rregullt me korrespondencė dhe pėr transferim nga njė fakultet i ngjashėm.

Mė shumė...

Lajme : NĖ USHT, AFATI I PROVIMEVE PĖRFUNDON MĖ 15 PRILL
Kyqur 12-04-2005 9:34:22 (3778 Lexime)

“Libri i ankesave” jep rezultate

Tetovė, 12 PRILL- Studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, pas pėrfundimit tė provimeve nė afatin e janarit, janė duke zhvilluar edhe afatin e provimeve tė muajit prill. Afati i provimeve tė kėtij muaji ka filluar qė nga 4 prilli dhe vazhdon deri mė datėn 15 tė kėtij muaji. Ky afat provimesh ėshtė vlerėsuar si njė shansė mė shumė pėr studentėt qė duhet tė arrijnė kushtin pėr kėtė vit akademik.
Shėrbimi pėr informim i USHT-sė njoftoi se ky afat i provimeve ėshtė duke rrjedhur sipas planeve tė parapara. “Nuk ėshtė vėrejtur mungesa e profesorėve nė datat e caktuara pėr dhėnien e provimeve”, u shprehėn nė Shėrbimin pėr informim tė USHT-sė.

Mė shumė...

Lajme : NĖ KĖRĒOVĖ U PROMOVUA PROJEKTI “UNIVERSITETI I EVROPĖS”
Kyqur 12-04-2005 9:32:30 (1962 Lexime)

Mundėsi tė mirė pėr ata qė duan tė studiojnė

Kėrēovė, 12 PRILL- Nė lokalet e shtėpisė sė Armatės tė Maqedonisė nė Kėrēovė nė praninė e njė numri tė interesuarish, u promovua projekti “Universiteti i Evropės”, i cili vepron nė Strugė. Pėr kėtė projekt me rėndėsi tė veēantė akademike tė pranishmit i njoftoi dr. Shaban Prevalla i cili pėrveē cilėsisė sė lartė qė zotėron nė mėnyrėn e organizimit tė mėsimit akademik, tė pranishmit i njoftoi edhe me vlerėsimin e kėtij institucioni qė i bėhet nė botėn e pėrparuar
Provimet e dhėna nė kėtė Universitet njihen nė gjithė botėn, dhe nga tė gjithė universitetet mė nė zė tė botės. Nga tė pranishmit u tha se ky Universitet ėshtė multietnik dhe do tė funksionojė nė tė gjitha gjuhėt pėr tė cilat do tė shprehet interes nga ana e studentėve.

Mė shumė...

Lajme : ANOMALI NĖ UNIVERSITETIN E SHKUPIT
Kyqur 12-04-2005 9:27:17 (1779 Lexime)

Pagė nga universiteti, funksione nga shteti

Shkup, 12 PRILL- Rektori i Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, pėr njė medie vendėse ėshtė shprehur se rektorati nuk ka mundėsi tė mbajė evidencė se cili profesor vjen dhe cili jo nė ligjėrata. Sipas tij, kėtė punė duhet ta bėjė dekanati
Mbi 20 profesorė tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, asnjėherė nuk paraqiten para studentėve, edhe pse rregullisht marrin rrogė nga Universiteti. Sipas studentėve, shumica e profesorėve janė funksionarė shtetėrorė dhe marrin rroga nė dy vende. Profesorėt tė cilėt rrallė paraqiten nė ligjėrata nė tė shumtėn e rasteve i zėvendėsojnė asistentėt e tyre. Zėvendėsimi nga asistentėt ėshtė i jashtėligjshėm pėr shkak se ata nuk kanė shkollim pėrkatės.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Evropės Juglindore
Kyqur 11-04-2005 3:36:28 (2039 Lexime)


UEJL promovon studimet postdiplomike

Tetovė, 11 PRILL- Studimet postdiplomike do tė jenė njė ndėr prioritetet e UEJL-sė qė do tė fillojnė nė tetor tė kėtij viti janė shprehur autoritetet e kėtij institucioni arsimorė.
Ky studim I magistraturės do tė zgjasė dy vjet, do realizohet nė UEJL , ndėrkohė qė aty do ligjėrojnė profesorė ndėrkombėtarė nga lėmia e menaxhmentit dhe biznesit, ndėrsa gjuha e ligjėrimit do jetė ekskluzivisht nė gjuhėn angleze. Kjo sipas Adelina Markut pėrgjegjėse e zyrės pėr informim nė kėtė institucion tė lartė arsimorė nė Tetovė iu adresohet studentėve tė sapodiplomuar dhe kandidatėve tė interesuar nga komuniteti I biznesit , nga Maqedonia dhe jashtė Maqedonisė. Ata qė do mbarojnė kėtė studim posdiplomik do tė marin titullin MBA.

Mė shumė...

Lajme : NGRITJA E NJĖ INSTITUCIONI TĖ LARTĖ ARSIMOR
Kyqur 11-04-2005 3:28:43 (1384 Lexime)


Vlerat arsimore nė ngritje

Tetovė, 11 PRILL- UEJL ka arritur qė tė tubojė shumė ligjėrues nga vende tė ndryshme dhe ka arritur tė vejė bashkėpunime ndėruniversitare me disa universitete tė Europės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės

Universiteti I EuropėsJuglindore ka shėnuar disa ngjarrje shumė tė rėndėsishme gjatė kėtij viti qė kanė qenė si rezultat I njė bashkėpunimi tė frytshėm midis autoriteteve tė kėtij institucioni me faktorė tė ndryshėm, donatorė tė jashtėm si dhe me pėrfaqėsues nga vende tė ndryshme qė po vazhdojnė ta ndihmojnė UEJL-nė nė mėnyra tė ndryshme. Tė gjithė kėto kanė qenė nė vazhdėn e shumė organizimeve , takimeve tė ndryshme me pėraqėsues tė ndryshėm tė jashtėm , si dhe bashkėpunime tė ndryshme nė sfera tė ndryshme nė zhvillimin e kėtij institucioni .

Mė shumė...

Lajme : Nė Gjykatėn e Tetovės
Kyqur 11-04-2005 3:17:25 (2674 Lexime)

Dy stundetėt e UT-sė nga Bujanovci paraqiten para trupit gjykues

Tetovė, 09 PRILL- Nė Gjykatėn Themelore tė Tetovės ka filluar gjykimi i dy studentėve tė Universitetit tė Tetovės Florim Saiti dhe Valon Azemi nga Bujanovci, tė cilėt u arestuan disa muaj mė parė nga policia gjatė njė aksioni pėr kapjen e Lirim Jakupit i dyshuar pėr pjesėmarėje nė rastin e Kondovės.
Mirėpo gjykimi menjehėrė ėshtė anuluar pėr 18 prill, kur me kėrėksė tė gjykatės duhet tė ndėgjohen edhe policėt tė cilėt kanė marė pjesė nė kėtė aksion pėr shkak se nė hetime nuk ėshtė pėrfshirė njė gjė e kėtillė.

Mė shumė...

« 1 ... 168 169 170 (171) 172 173 174 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio