Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 52 53 54 (55) 56 57 58 ... 191 »
Lajme : Studenti pshurret nė Taj Mahal
Kyqur 14-04-2008 9:54:27 (1726 Lexime)


INDI, 14 PRILL - Njė student holandez ka provokuar incident ndėrkombėtar duke publikuar nė shėrbimin e internetit YouTube njė video-klip ku ai shihet duke kryer nevojėn e vogėl nė njėrėn nga shtatė ēudirat e botės, Taj Mahal. Drejtori I shkollės sė tij - Euro College nė Rotterdam, formalisht i ka kėrkuar falje ambasadorit indian nė Holandė.

Shkolla gjithashtu ėshtė duke marrė parasysh veprime ligjore kundėr studentit pėr rrėnimin e reputacionit tė tyre, njoftojnė mediat lokale. Djaloshi i ri shihet nė video-klip duke u pėrqeshur derisa nxjerr organin e tij nga pantallonat.

Mė shumė...

Lajme : Debati Universitar me temė: “Ligji pėr arsim sipėror”
Kyqur 14-04-2008 6:17:19 (1558 Lexime)


Tetovė 14 prill – Ligji pėr arsim sipėror ishte tema e debatit universitar, organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe Radio Televizioni i Maqedonisė, programi nė gjuhėn shqipe. Tė ftuar nė debat ishin Ministri pėr Arsim dhe Shkencė nė Maqedoni, Mr. Sulejman Rushiti, Rektori i Universitetit tė Manastirit “Kliment Ohridski”, Prof.dr. Zllatko Zhoglev dhe Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Prof.dr. Sadi Bexheti.

Mė shumė...

Lajme : USHT preferon prezantimin nė shkolla
Kyqur 12-04-2008 3:54:07 (1921 Lexime)


TETOVĖ, 12 PRILL- Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) ka filluar fushatėn e prezantimit tė mundėsive studimore nė shkollat e mesme tė vendit. Fushata ka pėr qėllim ti njoftojė studentėt e ardhshėm me mėnyrėn studimeve, fakultetet dhe programet studimore.
Rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti thotė se tani mė kanė prezantuar mundėsitė nė dy shkolla tė mesme dhe sipas planit pėrfshihen tė gjitha, ndėrsa theks i veēantė u kushtohet paraleleve me mėsim nė gjuhėn shqipe. Bexheti shprehet se pėrmes prezantimeve nxėnėsit kanė rast tė pyesin pėr ēdo gjė qė u intereson lidhur me Universitetin dhe u jepet menjėherė pėrgjigje.
"Ne insistojmė tė kemi kontakte direkt me nxėnėsit qė mbarojnė arsimin e mesėm. E rėndėsishme ėshtė qė studentėt e ardhshėm qė do tė zgjedhin Universitetin Shtetėror tė Tetovės ti posedojnė paraprakisht tė gjitha informacionet pėr mėnyrėn e studimeve. Ata gjatė vizitave do tė njoftohen nė detaje, me provimin shtetėrorė, drejtimet, fakultetet dhe studimet programore", thekson rektori
Ndėrkohė, studentėt e ardhshėm pėrveē prezantimeve nėpėr shkolla do tė kenė rastin tė informohen pėr universitet shtetėrore dhe private edhe pėrmes manifestimit tradicional "Ditėt e karrierės - Arsimi investim nė tė ardhmen", qė fillon nga 17 prilli nė Shkup.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt “profesorė”
Kyqur 12-04-2008 3:52:09 (3752 Lexime)


PRISHTINĖ, 12 PRILL – Kuadrin akademik tė Universitetit tė Prishtinės nuk e pėrbėjnė vetėm profesorėt dhe asistentėt. Pa u penguar, por me bekimin e profesorėve, punėn e kuadrit akademik ilegalisht po e bėjnė edhe studentėt, e edhe individė tė tjerė. Ata, pos qė nuk kanė asnjė thirrje akademike, nuk posedojnė as autorizim legal pėr tė mbajtur ligjėrata para studentėve.

Vetėm nė degėn e Psikologjisė tė Fakultetit Filozofik, janė dy profesorė qė rrallė mbajnė ligjėratat: profesoresha e anglishtes, Shkėndije Geci, dhe profesori i lėndės Psikologjia organizative, Aliriza Arėnliu. Punėn e tė parės po e bėnė studenti i vitit tė tretė tė psikologjisė, Naim Telaku, ndėrsa punėn e tė dytit, tashmė tė diplomuarat Edona Maloku dhe Florentina Dushi.

Javėn e shkuar dhe kėtė javė “Koha Ditore” ka pėrcjellė mbajtjen e ligjėratave nė kėto dy lėndė, dhe ka vėrtetuar se para studentėve fare nuk paraqiten profesorėt.

Nėse kjo vėrtetohet, dy profesorėt do tė flaken nga universiteti. Ky ėshtė zotimi qė ka dhėnė rektori Enver Hasani.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt pėrkrahin Likėn nė projektin pėr bibliotekė
Kyqur 12-04-2008 3:49:31 (1356 Lexime)


TETOVĖ, 12 PRILL- Kryetari i komunės sė Tetovės, Hazbi Lika, ka marrė mbėshtetje tė plotė nga studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL) pėr projektin rreth bibliotekės sė Tetovės. Kėshtu thuhet nė njė njoftim tė shėrbimit pėr informim tė Komunės sė Tetovės, me tė cilin bėhet e ditur se kryetari Lika ka njoftuar studentėt se ka njė projekt nė vlerėn prej 20 deri nė 25 milion euro dhe se me kėtė projekt parashihen 3 milion euro pėr renovimin e Pallatit tė Kulturės nė Tetovė. “Me kėtė projekt parashihet qė nė njė godinė tė ketė, bibliotekė, kinema, teatėr, salla pėr seminare dhe takime tė ndryshme. Ky investim garantohet nga institucione ndėrkombėtare”, thuhet nė njoftim.

Mė shumė...

Lajme : Bursa “evrointegruese” vetėm pėr maqedonasit
Kyqur 12-04-2008 3:46:38 (1314 Lexime)

SHKUP, 12 PRILL - Asnjė student shqiptarė nuk ka fituar tė drejtėn pėr shfrytėzim tė bursės pėr vazhdimin e studimeve pas universitare nė drejtime studimore pėr eurointegrimet, tė cilat i ndanė Qeveria e Maqedonisė pėr vitin studimor 2007/2008. Prej 33 kandidatėve tė cilėt kanė realizuar tė drejtėn pėr shfrytėzim tė bursės, tė gjithė janė maqedonas, kurse nuk ka asnjė pėrfaqėsues tė bashkėsive tjera etnike. Nė konkursin pėr ndarjen e kėtyre bursave kanė konkurruar 10 deri 15 shqiptarė, mirėpo asnjėri prej atyre nuk e ka realizuar tė drejtėn pėr tė fituar bursėn. Nė Sektorin qeveritar pėr eurointegrime, konfimrojnė s e nuk ka shqiptarė nė mesin e kėtyre bursistėve, por thonė se asnjėri prej kandidatėve shqiptarė nuk ka plotėsuar kushtet pėr tė fituar bursėn.

Mė shumė...

Lajme : Donacion norvegjez nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 10-04-2008 11:55:31 (1799 Lexime)


TETOVĖ, 10 PRILL – Fondacioni norvegjez “Vester”, tė mėrkurėn i bėri njė donacion Bibliotekės sė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Fjala ėshtė pėr botimin mė tė ri nė fushėn e filozofisė, “Filozofia politike” tė autorėve Raino Malnes dhe Knut Midgaard. Rami Kamberi, drejtor i Bibliotekės sė USHT-sė shprehu mirėnjohje pėr autorin e librit tė shqipėruar, Shtėpinė botuese “Feniks” dhe Ambasadėn norvegjeze.
“Kjo krijon njė urė mes shqiptarėve tė Maqedonisė me Norvegjinė tė cilėt pėrmes kėsaj vepre do tė na dhurojnė nga kultura e tyre politike”, tha Kamberi. Ai mė tej shtoi se ky donacion ėshtė i mirėseardhur jo vetėm pėr furnizimin me libra, por edhe tė shkėmbimit tė kulturave dhe shpreson qė edhe librat nga autorė shqiptarė tė Maqedonisė tė plasohen nė Norvegji.

Mė shumė...

Lajme : Prezantimi i programeve pėr arsim tė lartė tė finansuara na Ambasada Amerikane nė Maqedoni
  Kyqur 10-04-2008 11:54:01 (1343 Lexime)

Tetovė, 9 Prill – Asistenti i ēėshtjeve arsimore pranė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Maqedoni, Zt.Gazmend Ilazi qėndroi nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.
Qėllimi i vizitės ishte prezantimi i programeve tė bursave pėr studiues si Fulbright, Hubert H. Humphrey dhe programe tė njohura nė botė qė financojnė hulumtues tė fushave tė ndryshme, programe pėr studime master si dhe studime tė doktoraturės dhe hulumtime tė ndryshme shkencore.

Para profesorėve dhe asistentėve tė USHT-sė folėn edhe shfrytėzues momental tė kėtij programi tė cilėt punojnė nė Maqedoni si prof. Judy Richardson e cila ėshtė shfrytėzuese e programit Fulbright dhe punon njėkohėsisht nė USHT dhe UEJL dhe Prof. Vesel Memedi i cili ėshtė fitues i bursės Fulbright me tė cilėn ka fituar tė drejtėn tė bėn hulumtime nė SHBA

Mė shumė...

Lajme : Zgjerimi i USHT-sė nė hijen e SMS-ve tė Georgievskit
Kyqur 09-04-2008 4:44:51 (1198 Lexime)

SHKUP, 8 PRILL - Propozim ligjet pėr zgjerimin e universiteteve ekzistuese me fakultete tė reja, nė mesin e tė cilave gjendet edhe propozimi pėr katėr fakultete tė reja nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), tė martėn, kanė kapėrcyer pragun e Parlamentit. Nė njė prej seancave tė saj, deputetėt i kanė dhėnė mbėshtetje propozimit qė tė njėjtat tė shqyrtohen me procedurė tė shpejtuar, mirėpo i gjithė procesi ėshtė hapur me skandal. Paraprakisht, dėshtoi mbledhja e komisionit amė, e konvokuar njė natė mė parė, pėr shkak tė dilemave nėse ėshtė shkelur ose jo rregullorja e punės sė Parlamentit edhe atė nga njeriu i parė i kėtij institucioni, kryetari Lubisha Georgievski. “Nė orėn 21 e 20 minuta, pėrmes SMS-sė njoftohem se ėshtė caktuar mbledhja e komisionit”, tha Sllavica Gėrkovska, kryetarja e komisionit parlamentar tė arsimit, shkencės dhe sportit. avarėsisht kėsaj, ajo, tha se kishte qenė e gatshme tė mbajė mbledhjen, mirėpo nė ndėrkohė Georgievski kishte caktuar deputetin Cveto Grozdanovskin, qė tė udhėheqė mbledhjen e Komisionit.

Mė shumė...

Lajme : Bolonja, miratohen masterat e rinj
Kyqur 08-04-2008 3:33:11 (1993 Lexime)

TIRANĖ, 7 PRILL Pas njė viti ndėrprerjeje, shkollat e larta hartojnė programin e ri tė masterave. Kėtė vit, pėr herė tė parė, studentėt diplomohen sipas sistemit tė Bolonjės nė pėrfundim tė vitit tė tretė tė fakultetit. Pas kėsaj diplome Baclehor, secili prej tyre mund tė zgjedhė njė master njėvjeēar, i cili kushton 150 mijė lekė nė vit. Ndryshe nga deri tani, Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė, nuk lėshon vetėm diploma unike pėr mėsuesi, por edhe pėr redaktori, arkivist, turizėm, etj. Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe i Filologjisė, Shezai Rrokaj, ka treguar pėr gazetėn "Shqip" tė gjithė programin e ri tė masterave qė do tė zbatohet nė fakultet duke nisur nga tetori i kėtij viti

Mė shumė...

« 1 ... 52 53 54 (55) 56 57 58 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio