Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 53 54 55 (56) 57 58 59 ... 191 »
Lajme : Asnjė shqiptar nė Kėshillin e akreditimit
Kyqur 08-04-2008 2:31:07 (1328 Lexime)


SHKUP, 7 PRILL – E pa besueshme, por vėrtetė! Qeveria e Maqedonisė nuk ka emėruar asnjė shqiptarė nė Kėshillin pėr akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė e, qė rrezikon tė mbajė larg shqiptarėve institucionin mė tė lartė nė hierarkinė e arsimit sipėror. Pėr ish-zėvendėskryetarin e Kėshillit, prof. dr. Adnan Jasharin, ky veprim i Qeverisė ėshtė njė skandal, qė duhet tė korrigjohet, pasi shkelėn nė mėnyrė flagrante parimin e pėrfaqėsimit proporcional tė shqiptarėve.

Kjo tendencė e Qeverisė, pėr tė injoruar shqiptarėt, me rastin e delegimit tė anėtarėve nė Kėshillit, sipas tij, bien ndeshė edhe me Kushtetutėn, si dhe me zotimet e Maqedonisė pėr t’u integruar nė mesin e shoqėrive demokratike.

Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, nuk pėrgjigjeshin nė thirrjet telefonike pėr tė komentuar rastin, kurse zėdhėnėsi i Qeverisė, Ivica Bocevski, tha se nuk kishte informata pėr kėtė.

Mė shumė...

Lajme : Dy ekstremet e orientimit universitar
Kyqur 07-04-2008 3:26:26 (1652 Lexime)

SHKUP, 7 PRILL - Universitetet private dhe shtetėrore duket se kanė nisur seleksionimin e studentėve, nga aspekti i prirjeve tė tyre, qė nė start. Nė listėn qė ka publikuar Byroja pėr Zhvillimin e Arsimit (BZHA) enkas me lėndėt interne qė do tė merren parasysh pėr regjistrimin e maturantėve, bie nė sy orientimi i universiteteve shtetėrore pėr shkenca ekzakte, nga njėra anė, dhe, nga anė tjetėr, orientimi i universiteteve private pėr lėndėt e shkencave shoqėrore. Madje, orientimi i tyre shkon deri nė ekstremitet sa, nė Universitetin privat tė “New Jork”-ut, sociologjia ėshtė dhėnė si lėndė e parė interne pėr regjistrim nė Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kurse informatika si lėndė e parė pėr regjistrimin nė njė Fakultet tė Shkencave Humane dhe Arteve, sikurse ndodh me atė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT).

Mė shumė...

Lajme : Shtatė organizata studentore sigurojnė ulėse nė Parlamentin Studentor
Kyqur 05-04-2008 3:51:05 (2266 Lexime)


PRISHTINĖ, 5 PRILL – Shtatė nga njėmbėdhjetė organizata studentore, tė cilat kanė marrė pjesė nė zgjedhjet e 3 prillit, kanė siguruar ulėse nė Parlamentin Studentor, por asnjėra nga to nuk ka siguruar vota tė mjaftueshme qė ta bėjė shumicėn nė organin mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė studentėve. Madje, pėrqindja e votave qė kanė marrė nė kėto zgjedhje, imponon qė pėr tė bėrė shumicėn e ulėseve, duhet qė sė paku tri organizata tė bėjnė koalicion midis tyre.

Nė zgjedhjet e sė enjtes pėr Parlamentin Studentor kanė votuar 21.5 pėr qind e studentėve, 4.5 pėr qind mė shumė se sa dy vjet mė parė, ėshtė bėrė e ditur tė premten nė njė komunikatė mediash tė Komisionit Zgjedhor.

Mė shumė...

Lajme : Profesori dhe avokati amerikan Jozeph Beck qėndron nė Tetovė
Kyqur 03-04-2008 9:31:05 (1169 Lexime)

TETOVĖ, 2 PRILL – Mbrojtja e tė drejtės intelektuale ėshtė e shenjtė dhe rezultat i sukesit dhe konkurencės lojale qė nxit progresin nė lėmi tė ndryshme. Avokati mė i suksesshėm nė Amerikė, Jozeph Beck, tha se plagjiatura duhet tė trajtohet si njė kriminalitet i madh dhe dėnimi duhet tė jetė vetėm me burgim e jo me pagesė apo diēka tjetėr. Ai tė martėn gjatė ligjėrimit nė Kėndin Amerikan nė Tetovė, tha se ka hasur artistė dhe krijues tė mirė nė Maqedoni dhe nė Ballkan, por veprat e tyre krijuese kanė nevojė pėr mbrojtje ligjore

Mė shumė...

Lajme : KONFERENCA E V E REKTORĖVE TĖ UNIVERSITETEVE TĖ BALLKANIT
Kyqur 03-04-2008 7:34:52 (1526 Lexime)


TIRANĖ, 2 PRILL- Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti mori pjesė nė Konferencėn e V-tė tė rektorėve tė universiteteve ballkanike qė u mbajt nė Tiranė mė 28-29 Mars 2008.

Konferenca u pėshėndet nga Ambasadori i Italisė nė Tiranė, ET Z.Saba D’Elia, Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Z. Genc Pollo i cili foli pėr reformat nė arsimin e lartė, qėllim kryesor i tė cilave ėshtė integrimi organik, nė tė gjitha planet, i arsimit tė lartė dhe kėrkimit shkencor, pėr tė krijuar sistemin e shkencės, nė qendėr tė tė cilit do tė jenė universitetet.

Mė shumė...

Lajme : Pedagogjiku “pastrohet” prej shqiptarėve
Kyqur 03-04-2008 5:33:54 (1509 Lexime)

Shkup, 2 prill – Profesorėt Xheladin Murati, Reshat Kadriu, Murat Murati dhe Nusret Saiti, prej tė hėnėn, nuk janė mė profesorė tė Fakultetit Pedagogjik “Shėn Klimenti i Ohrit” nė Shkup. Largimi i tyre, “nė paket”, nė mes tė semestrit, ka shkaktuar huti nė organizimin e punės sė Fakultetit Pedagogjik, kurse pritet tė shkaktojė edhe ērregullime tė tjera, sikurse janė grumbullimi i nėnshkrimeve dhe dhėnia e provimeve. Mirėpo, pėr ushtruesin e detyrės sė dekanit, Danēo Ordevin, gjithēka rreth sjelljes sė atij vendimi ėshtė nė rregull dhe nuk ka rrezik pėr paraqitjen e problemeve, edhe pse profesorėt janė larguar dy muaj para pėrfundimit tė semestrit tė dytė, tė vitit akademik 2007/2008.

Mė shumė...

Lajme : Brucoshėt bllokojnė rektoratin e UP-sė
Kyqur 02-04-2008 3:11:01 (1151 Lexime)

PRISHTINĖ, 2 PRILL - Pėr dy orė rresht, tė martėn, ėshtė bllokuar ēdo hyrje-dalje nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės, nga disa qindra studentė tė vitit tė parė, tė cilėt kėrkuan qė edhe atyre t’iu lejohet afati i prillit.

Pakėnaqėsia tek brucoshėt ėshtė shfaqur pasi Senati i kėtij universiteti, nė mbledhjen e fundit, ka vendosur qė studentėt e vitit tė parė tė mos kenė tė drejtė t’i nėnshtrohen provimeve nė kėtė afat, meqė nga ky vit akademik janė reformuar planprogramet nė tė shtatėmbėdhjetė njėsitė akademike, qė pėr rezultat ka pasur reduktimin e provimeve nė vetėm 10 pėr vit.

Mė shumė...

Lajme : Do tė rriten bursat
Kyqur 24-03-2008 8:30:39 (1436 Lexime)

SHKUP, 24 MRAS - Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (MASH) ėshtė formuar Komision pėr rishqyrtimin e bursave pėr studentė, kredive dhe bursave pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme. Komisioni nė fjalė pėr njė kohė tė shkurtėr do tė rishqyrtojė kėrkesėn e studentėve pėr rritjen e bursave, ndėrsa kėrkesa e Unionit studentorė pėr do ti ndihmojė nė sjelljen e vendimeve. Shfrytėzues tė bursave janė 10724 studentė dhe nxėnės tė shkollave tė mesme, ndėrsa bursa pėr studentė kap vlerė 3300 denarė nė muaj, kreditė 2200 denarė, si dhe pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme 2000 denarė.

Mė shumė...

Lajme : Nė 23,24,25, Prill nė Tetovė hapet edicioni i 6-tė i Panairit Arsimor Ballkanik 2008
Kyqur 23-03-2008 7:28:58 (1407 Lexime)

Tetovė, 23 mars, 2008 – Qyteti universitar i Tetovės, do tė jetė nikoqir i Panairit Arsimor Ballkanik qė do tė mbahet mė 23, 24 dhe 25 Prill 2008, nė ambientet e Qendrės Kulturore tė Tetovės (Pallatit tė Kulturės.) Qėllimi i organizimit tė Panairit Arsimor Ballkanik ėshtė komunikimi i drejtėpėrdrejtė me Universitetet dhe kolegjet, fondacione (qė ndajnė bursa) qė do tė njohtojmė se cfarė ofrojnė nė programet e tyre pėr studentėt dhe nxėnėsite ardhshėm pėr vitin akademik 2008/2009, pėr studime postdiplomike etj. Po ashtu studentėt e ardhshėm , studentėt qė studiojnė tė njohtohen me mundėsitė qė kėto Universitete ofrojnė pėr tė fituar bursa studimi kėtu dhe jashtė vendit. Ditėt ndėrkombėtare tė karrierės janė njė hap drejt komunikimit mė tė mirė nė relacionin institucione arsimore dhe nxėnės e studentė potencialė.


Mė shumė...

Lajme : Iku koha kur UEJL trajtohej si “provajder”
Kyqur 21-03-2008 10:21:59 (1444 Lexime)

TETOVĖ, 21 МАRS - Ligji i ri pėr arsim sipėror, i cili i njeh statusin e “institucionit privat-publik, jo fitimprurės” Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovės, sipas rektorit tė saj akademik Alajdin Abazit reflekton shprehjen e mirėnjohjes qė shteti ka treguar ndaj kontributit, qė UEJL-ja ka dhėnė gjatė shtatė viteve tė ekzistimit tė tij. “Statusi unik i UEJL-sė, si institucion ‘privat-publik, jofitimprurės’, shėnon njė moment tė rėndėsishėm pėr universitetin tonė”, pohon Abazi, duke shtuar se me Ligjin pėr arsim tė lartė, ka mbaruar koha e trajtimit tė UEJL-sė, nė mėnyrė tė njėjtė sikurse, provajderėt tjerė privat. “Kuvendi i Republikės sė Maqedonisė, nė mėnyrė efektive dhe tė qartė e ka dalluar UEJL-nė nga universitet tjera private, duke e njohur kontributin qė UEJL-ja ėshtė duke e dhėnė nė mėsimdhėnie dhe nė hulumtime, me interes publik, duke deklaruar mirėbesim pėr punėn tonė”, vlerėson rektori.

Mė shumė...

« 1 ... 53 54 55 (56) 57 58 59 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio