Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 67 68 69 (70) 71 72 73 ... 191 »
Lajme : Abuzim me vulėn e Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 05-10-2007 9:09:47 (3276 Lexime)


Tetė “studentė” falsifikojnė dokumentet nė UP

Prishtinė, 5 TETOR – Pos qė po pajisen me ‘status’ studenti, shtetasit kosovarė edhe po gjejnė mundėsi ‘diplomimi’ nė fakultetet e Universitetit tė Prishtinės (UP) pa iu nėnshtruar fare procedurės sė regjistrimit, apo pa vijuar studimet.

Vetėm nė periudhėn shkurt-qershor, gjatė aplikimit tė tyre nė sektorė tė caktuara jashtė vendit, qoftė pėr punėsim apo pėr shkollim tė mėtejmė, sė paku tetė individė kanė paraqitur dokumente tė falsifikuara qė mbajnė firmėn e universitetit tė vetėm publik nė gjuhėn shqipe.

Mė shumė...

Lajme : Vdiq profesor doktor Shaban Prevalla
Kyqur 05-10-2007 8:43:11 (1696 Lexime)


Vdiq profesor doktor Shaban Prevalla

Shkup, 5 TETOR - Nė moshėn 66 vjeēare vdiq profesor doktor Shaban Prevalla, ish-zėvendėsguvernator dhe profesor nė Fakultetin pėr shkenca shoqėrore nė Shkup.
Prevalla ishte deputet nė njėrėn nga pėrbėrjet e mėparshme tė Kuvendit, si dhe drejtor financiar dhe drejtor i Bankės Interne Treska, ndėrsa punonte edhe si gazetar nė Radio Televizionin e Maqedonisė Shkup. Dy vjet ishte edhe viziting profesor nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, nė kolexhin "Fama" dhe nė Universitetin "Pjetėr Budi" nė Prishtinė.
Prevalla ėshtė i njohur jo vetėm si ekonomist, por edhe si hulumtues, analist dhe publicist, autor dhe i disa punimeve shkencore dhe profesionale, kryesisht nga ekonomia.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt e Vlorės nė protestė: Tė hiqet stazhi
Kyqur 05-10-2007 7:19:46 (1549 Lexime)


Studentėt e Vlorės nė protestė: Tė hiqet stazhi

Vlorė- Studentėt e universitetit "Ismail Qemali" nė Vlorė bojkotuan mėsimin, duke protestuar mėngjesin e djeshėm pėrpara godinės sė korpusit qendror. Heqja e stazhit, si njė ndėshkim qė nuk ka asnjė lidhje me sistemin e Bolonjės, me tė cilin ata janė duke studiuar ka qenė njė nga kėrkesat kryesore tė studentėve. Pas saj, studentėt protestues kanė renditur njė sėrė problemesh drejtuar rektoratit. Sipas tyre, nėpėr fakultete nuk shpallen notat nė kohė dhe ata nuk kanė informacion pėr kalueshmėrinė ose jo nė lėndė tė caktuara. Ndėrkohė qė thuajse tė gjithė pranojnė se ka mungesė transparence lidhur me kreditet qė duhet tė kenė pėr tė qenė kalues. Korrupsioni dhe kushtet e kėqija nė auditore dhe nė konvikte, sipas tyre, krahas kėrkesave tė tjera duhet tė gjejnė zgjidhje urgjente. Protesta pėr mė shumė se njė orė ka pėrfunduar pak para se nė qytet tė mbėrrinte presidenti, Bamir Topi.

Mė shumė...

Lajme : DAAD prezanton nė USHT bursat pėr studentėt
Kyqur 05-10-2007 6:39:25 (1724 Lexime)


DAAD prezanton nė USHT bursat pėr studentėt

Tetovė, 4 TETOR- Shėrbimi pėr Shkėmbim Akademik Gjerman (DAAD), ka prezantuar bursat pėr kėtė vit dhe pėr vitin akademik 2008-2009, nė Amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.
Pėrfaqėsuesi i DAAD-sė, Benjamin Langer, para studentėve ka prezantuar tė gjitha llojet e bursave pėr tė cilėt studentėt kanė tė drejtė tė aplikojnė. “Nė vitin akademik 2008-2009 DAAD ofron bursa pėr disa kategori. Studentėt kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr bursa nė kurset gjuhėsore pėr studentė nė universitetet verore, bursa pėr studentėt e gjermanistikės, praktikė pėr studentė nė fushėn e shkencave natyrore dhe inxhinierisė, bujqėsisė dhe pylltarisė, bursa pėr artistė, bursa pėr studime pasuniversitare, bursa pėr qėndrime me qėllime hulumtuese pėr profesorė, bursa hulumtuese pėr doktorantė dhe shkencėtarė tė rinj” tha Langer. Ai ka bėrė tė ditur se afati pėrfundimtar pėr aplikim ėshtė nė 15 nėntor.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz
Kyqur 02-10-2007 9:09:13 (1891 Lexime)



Studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz

TETOVĖ, 2 TETOR - Ministria e arsimit dhe shkencės (MASH), nė bashkėpunim me Unionin e Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (US-USHT) dhe organizatėn joqeveritare “Eco-action” nga Tetova, tė martėn, kanė organizuar tribunė nė temėn “studentėt tė bashkuar nė luftėn kundėr trafikimit me njerėz”.
Nė kėtė tribunė, tė organizuar nė ambientet e USHT-sė, ekspertė nga Ministria e Punėve tė Brendėshme (MPB) dhe sektori joqeveritar, kanė trajtuar dukurinė e fenomenit tė trafikimit me njerėz. Pranvera Kasami, juriste, ka folur pėr legjislativėn dhe rolin e institucioneve tė Republikės sė Maqedonisė, nė luftėn kundėr trafikimit me qenie njerėzore.

Mė shumė...

Lajme : Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet
Kyqur 02-10-2007 2:49:40 (1447 Lexime)


Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet

TIRANĖ, 2 TETOR- Kreu i ekzekutivit ka shfrytėzuar ditėn e parė tė vitit tė ri akademik pėr tė sulmuar krerėt e universiteteve. Ai u ka kėrkuar studentėve tė mos bėhen pjesė e klaneve, por tė zgjedhin mė tė mirėt nė drejtim tė shkollave tė larta. "Ėshtė nė dorėn tuaj, qė pėrmes votės tė zgjidhni pėrfaqėsuesit tuaj mė tė mirė pėr drejtues tė departamenteve, fakulteteve dhe universiteteve, si dhe pėr nė organet vendimmarrėse", tha dje Sali Berisha, nė mes pedagogėve dhe studentėve tė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Sipas tij, fakultetet dhe universitetet presin njė ndryshim tė thellė. Por, ky ndryshim mund tė bėhet vetėm nėse nė krye tė tyre do tė zgjidhen akademikėt qė kanė vizionin, pėrkushtimin dhe motivacionin e mjaftueshėm pėr ta bėrė kėtė ndryshim. "Unė dėshiroj t‘u bėj njė thirrje tė sinqertė, shkėputuni nga kalkulimet e vogla tė grupeve dhe pėrpiquni tė gjeni akademikėt mė tė aftė, mė tė ndershėm dhe tė papėrfolur pėr korrupsion, mitėmarrje dhe sjellje tė tjera nė kundėrshtim me etikėn akademike", tha Kryeministri.

Mė shumė...

Lajme : Hapja solemne e vitit akademik 2007/08 ne USHT
Kyqur 01-10-2007 8:00:22 (1690 Lexime)


FILLIMI i VITIT AKADEMIK 2007/2008 DHE PRANIMIT TĖ STUDENTĖVE TĖ RI

TETOVĖ, 1 TETOR- Me rastin e fillimit tė vitit tė ri akademik 2007/2008 nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės u organizua ceromoni pėrkushtuar vitit te ri akademik . Nė kėtė ceremoni para studentėve tė ri, fjalė rasti mbajti Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės prof. dr. Sadi Bexheti, Ministri i Arsimit dhe Shkencės sė Republikės sė Maqedonisė, z. Sulejman Rushiti, pėrfaqėsuesja e Unionit tė Studentėve tė USHT-sė, Nebahat Ziberi. Kėtė eveniment, e begatoi edhe Kori i USHT-sė me disa kėngė korale. Ceremonia filloi pėrmes intonimit tė himnit tė Universitetit Shtetėror i Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Nė Universitetin e Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08
Kyqur 01-10-2007 6:44:28 (1620 Lexime)


Nė Universitetin e Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08

PRISHTINĖ, 1 TETOR- Nė tė gjitha fakultetet dhe shkollat e larta tė Universitetit tė Prishtinės sot fillon viti akademik 2007/08. Ministri i Arsmit, Agim Veliu, pėrmes njė mesazhi drejtuar studentėve dhe mėsimdhėnėsve thekson se ky ėshtė vit i definimit tė statusit tė Kosovės, andaj tė gjithė duhet tė tregojnė pėrkushtim dhe vendosmėri pėr realizimin e qėllimeve madhore.
Veliu mė tej thekson se kėtė vit akademik po ndodhin shumė ndryshime pozitive nė arsimin e lartė falė angazhimit intensiv bashkė me Universitetin e Prishtinės. Sipas Veliut, rritja e cilėsisė ka shėnuar rezultate tė dukshme dhe kjo mbetet njė objektiv i rėndėsishėm nė pėrpjekjet e pėrgjithshme nė arsimin e lartė. Ai i fton tė gjithė qė me pėrkushim e optimizėm ta shndėrrojnė Kosovėn nė shoqėri tė dijes


Lajme : Shėnohet sot 10 vjetori i protestave studentore
Kyqur 01-10-2007 6:43:22 (1657 Lexime)

Shėnohet sot 10 vjetori i protestave studentore

PRISHTINĖ, 1 TETOR- Kėshilli Organizativ i Protestave tė 1 Tetorit tė vitit 1997, do tė shėnojė 10 vjetorin e atyre ngjarjeve, me vizitėn qė do t’i bėjnė sot Albin Kurtit, njėrit prej udhėheqėsve tė protestės, i cili aktualisht po mbahet nė arrest shtėpiak.
Me rastin e kėtij jubileu, Kėshilli po ashtu do tė bėjnė homazhe te varri i rektorit tė atėhershėm tė Universitetit tė Prishtinės, Ejup Statovci.


Lajme : Fillon viti i ri akademik 2007/2008
Kyqur 01-10-2007 4:56:28 (1846 Lexime)


Fillon viti i ri akademik 2007/2008

SHKUP-TETOVĖ, 1 TETOR - Kryetari i Qeverisė tė Republikės sė Maqedonisė, Nikolla Gruevski sot do tė drejtohet nė Universitetin "Goce Dellēev" nė Shtip, me rastin e shėnimit tė fillimit tė vitit tė parė akademik.
Siē kumtoi pres shėrbimi qeveritar ngjarja do tė mbahet nė Pallatin e kulturės "Aco Shopov".
Kryeministri Gruevski me rastin e njejtė sot do tė ketė fjalim edhe nė Fakultetin e Makinerisė pranė Universitetit Shėn Cirili dhe Metodi nė Shkup.
Zėvendėskryeministri i obliguar pėr ēėshtje ekonomike Zoran Stavrevski do tė drejtohet para studentėve nė Fakultetin ekonomik pranė Universitetit "Shėn Cirili dhe Metodi".

Mė shumė...

« 1 ... 67 68 69 (70) 71 72 73 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio