Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 81 82 83 (84) 85 86 87 ... 191 »
Lajme : Trazira studentore nė Universitetit e Evropės Juglindore nė Tetovė
Kyqur 15-03-2007 10:40:00 (3184 Lexime)

Largohet Jashari, Zatriqi, qetėson lokalistėt

TETOVĖ, 15 MARS - Prej sė martės Unioni i Studentėve tė Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė (USUEJL) edhe formalisht ka mbetur pa kryetarin e saj Argjend Jasharin. Largimi i Jasharit, pėr tė cilin zyrtarisht thuhet se ka dhėnė dorėheqje, kurse jozyrtarisht se "ėshtė shkarkuar nga politika", vjen dy javė pas dorėheqjes sė nėnkryetarit Madrid Dauti, nė postin e tė cilit vetė Jashari kishte nėnshkruar emėrimin e Hariz Bardhit, ish-sekretarit pėr marrėdhėnie me jashtė.

"Aktualisht nuk kemi kryetar, pasi Jashari ka dhėnė dorėheqje", tha Drin Zatriqi, sekretari i pėrgjithshėm USUEJ-sė, kurse lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari nė dorėheqje. Jashari nuk donte tė japė sqarime pėr largimin e tij, por tha se motivet janė tė natyrės objektive dhe subjektive. "Jam larguar pėr tė njėjtat shkaqe pėr tė cilat u largua nėnkryetari Dauti", tha ai, duke shtuar se me sqarime mė tė hollėsishme do tė dalė nė opinion mė vonė, nėse do tė jetė e nevojshme.

Mė shumė...

Lajme : Politekniku: Nuk duam degė tė lira
Kyqur 15-03-2007 10:38:00 (1644 Lexime)

Politekniku: Nuk duam degė tė lira

TIRANĖ, 15 MARS- Pėrvojė negative, studentė shumė tė dobėt dhe kalueshmėri e papėrfillshme, nė degėt e hapura nė Universitetin Politeknik tė Tiranės. Pranimi i lirė vitin e shkuar, nė shumė prej degėve tė kėtij universiteti, sipas rektorit Pėrparim Hoxha, ka ndikuar nė rėnien e cilėsisė sė studentėve dhe kjo nuk duhet favorizuar mė tej. Nisur nga ky fakt, argumentuar edhe me pamundėsinė e pėrballimit tė flukseve pa kriter, rektori i ka kėrkuar zyrtarisht Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, qė pranimet e kėtij viti tė jenė vetėm me kuota tė pėrcaktuara. Ndėrkohė qė nė total, pas kėrkesės sė dekanateve, janė propozuar tė pranohen 1100 studentė tė rinj.

Mė shumė...

Lajme : Rektorėt: Seancė dėgjimore pėr ligjin e ri
Kyqur 14-03-2007 14:05:11 (1580 Lexime)

Rektorėt: Seancė dėgjimore pėr ligjin e ri

TIRANĖ, 14 MARS- Sipas rektorit Rrokaj, duhet saktėsuar neni pėr shkarkimin e rektorėve: Nuk sqarohet ēfarė janė shkeljet fragrante

Konferenca e Rektorėve do tė kėrkojė seancė dėgjimore nė Komisionin e Medias, pėr Ligjin e Ri tė Arsimit. Sipas kryetarit tė konferencės, kjo do tė bėhet fill pas njohjes sė trupės akademike, me ligjin e ri tė miratuar.

"Ende nuk na ka ardhur zyrtarisht ligji i ri, nė mėnyrė qė tė bėjmė ballafaqimet me ato qė vetė fakultetet kanė kėshilluar e sugjeruar tė pėrmirėsohen dhe variantit qė ėshtė miratuar",- thotė Rrokaj. Por, duke qenė pjesė e Kėshillit tė Lartė tė Arsimit dhe Shkencės, Rrokaj pranon ndryshimet pozitive tė bėra nė ligj, qė nga respektimi i hierarkisė, rritja e autonomisė dhe pėrshtatja me Bolonjėn. Ka vetėm njė rezervė, pėr tė cilėn pranon se ka marrė reagim pozitiv pėr t'u riparė.

Mė shumė...

Lajme : Katėr profesorė do tė dėshmojnė nė prill
Kyqur 14-03-2007 14:00:00 (1906 Lexime)

Hapet procesi gjyqėsor i rastit "Zyberi"

TETOVĖ, 14 MARS- - Paratė e dėmshpėrblimit do t'i dedikoj pėr ndihma humanitare. Kjo ka qenė deklarata e profesor Miftar Zyberit, dhėnė tė hėnėn nė Gjykatėn Themelore tė Tetovės, ku ėshtė hapur procesi i gjykimit tė rrahjes sė tij, nė zyrėn e profesorėve tė Programit studimor tė fizkulturės, nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT).

Pėr skandalin, qė u shkaktua nė tetor tė vitit tė kaluar, nė bankėn e tė akuzuarve janė ulur Sali Emini, Ibrahim Dehari dhe Vullnet Ahmeti, qė tė tre kolegė tė profesor Miftarit, tė cilėt akuzohen se kanė ushtruar dhunė fizike ndaj kėtij tė fundit.

Mė shumė...

Lajme : USUSHT-ja misafir nė Konfrencen e ESIB-it
Kyqur 14-03-2007 13:20:00 (1552 Lexime)

Unioni i Studentėve tė USHT-sė mer pjesė nė konfrencėn Unioneve Evropiane studentore nė Berlin

Tetovė, 14 MARS- Nė organizim tė ESIB-sė, njė organizate tė madhe studentore evropiane, nga 15 deri mė 19 mars 2007, nė Berlin tė Gjermanisė, do tė mbahet Konferenca e 13-tė Evropiane e Unioneve tė Studentėve, ku pėr herė tė parė Maqedonia do tė pėrfaqėsohet me Unionin e Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, qė do tė jetė nė mesin e tė gjitha unioneve nacionale studentore evropiane.


Ky delegacion i Unionit tė Studentėve tė USHT-sė, do tė pėrfaqėsohet nga kryetari Kushtrim Ahmeti dhe sekretari Korab Mushkola, ku pos pjesėmarrjes nė konferencė, do tė realizojė edhe disa takime tė rėndėsishme.

Mė shumė...

Lajme : Mbi 6.000 persona diplomuan vitin e kaluar nė universitetet nė Shkup dhe Manastir
Kyqur 12-03-2007 12:20:00 (1331 Lexime)

Mbi 6.000 persona diplomuan vitin e kaluar nė universitetet nė Shkup dhe Manastir

SHKUP, 12 MARS- jithsej 6213 persona u diplomuan nė universitetet "Shėn Qirili dhe Metodi" nė Shkup dhe "Shėn Klimenti i Ohrit" nė Manastir, nė vitin kalendarik 2006.

Kjo bėhet e ditur nė kumtesėn e sotme tė Entit shtetėror pėr statistikė, nė tė cilin pėrmendet se nga Universiteti i Evropės Juglindore nga Tetova dhe Universiteti Shtetėror i Tetovės nuk janė marrė raporte pėr studentėt e diplomuar nė vitin 2006.

Nė shkollat e lartė profesionale, shkallė e parė e fakulteteve (ish-shkalla e IV) dhe studimeve profesionale (programe tė reja), janė diplomuar 442 studentė.

Mė shumė...

Lajme : Dy kandidatė pėr rektor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 12-03-2007 11:30:00 (1817 Lexime)


Sadi Bexheti dhe Miftar Ziberi kandidatė pėr rektor nė USHT

TETOVĖ, 12 MARS- Kėshilli i Rektoratit propozi kandidaturat pėr Rektor tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti dhe prof. dr. Miftar Ziberi.

Tė dy kandidatėt pėr rektor, para anėtarėve tė Kėshillit tė Rektoratit shpalosėn shkurtimisht Propozim programet e tyre tė punės, duke nėnvizuar nė disa pika se pėr ēka do tė angazhohen nėse zgjedhen pėr rektor tė USHT-sė. Komisioni zgjedhor tre anėtarėsh pasi e vėrtetoi rregullsinė e kandidaturave, vendosi qė 12 anėtarėt e Kėshillit tė Rektoratit tė votojnė me vota tė fshehta pėr kandidatėt e mundshėm pėr rektor.

Mė shumė...

Lajme : Ministri Pollo: Kemi vendosur qė kjo lėndė tė ketė koeficientin e lartė 1.3
Kyqur 10-03-2007 7:41:36 (1563 Lexime)

Maturantėt qė dinė anglisht, tė preferuar nė ēdo fakultet

TIRANĖ, 9 MARS - Tė dish anglisht nuk ėshtė mė domosdoshmėri tė ndjekėsh kurse private, apo tė fusėsh mik nė shkollė, qė mėsuesja tė caktojė nė grupin e anglishtes dhe jo tė rusishtes apo frėngjishtes. Shanset pėr ta mėsuar tashmė janė shumė herė mė tė mėdha. Projekti mė i fundit i Ministrisė sė Arsimit bėn tė mundur qė anglishtja tė nisė tė mėsohet qė nė klasė tė dytė fillore, por edhe tė privilegjojė ata qė janė 18 vjeē e qė e njohin kėtė gjuhė. Ky projekt ėshtė lanēuar dje nga ministri i Arsimit, Genc Pollo. Ai ka theksuar gjatė njė konference pėr shtyp, se "prioritet i qeverisė ėshtė qė shqiptarėt tė kenė njė zotėrim tė mirė tė gjuhės angleze, nė mėnyrė qė tė konkurrojnė nė tregun global tė punės".

Si e tillė, anglishtja do tė ketė koeficient maksimal 1.3 nė konkursin e pranimit nė shkollė tė lartė, nė tė gjitha fakultetet qofshin tė profilit shoqėror apo natyror. Po kėshtu, gjatė kėtij viti do tė rritet numri i mėsuesve tė anglishtes nė shkollat e arsimit tė mesėm dhe atij 9-vjeēar, si dhe ėshtė propozuar rritja e pagave pėr tė gjithė ata arsimtarė qė japin mėsim lėndėn e anglishtes.

Mė shumė...

Lajme : PTK ndanė 69 bursa pėr studentė tė dalluar tė UP-sė
Kyqur 09-03-2007 14:13:15 (2268 Lexime)

PTK ndanė 69 bursa pėr studentė tė dalluar tė UP-sė

PRISHTINĖ, 9 MARS- Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės, nė kuadėr tė nismės pėr mbėshtetje tė “Mendjes mė tė zgjuar”, ndau tė premten 69 bursa, secila nė vlerė prej 900 eurosh, pėr studentė mė tė dalluar tė Universitetit tė Prishtinės.

Zyra e Informimit e PTK-sė njoftoi se 69 studentė tė Universitetit tė Prishtinės, kanė nėnshkruar njė kontratė me PTK-nė, me tė cilėn ata marrin njė shumė prej 900 euro si mbėshtetje dhe pėrkrahje gjatė kėtij viti akademik. Lista e pėrfituesve tė bursės ėshtė pėrpiluar nga Rektorati i Universiteti i Prishtinės dhe kriter bazė ishte suksesi i studentėve.


Lajme : Rexhep Meidani ligjeron nė USHT
Kyqur 09-03-2007 9:00:00 (1763 Lexime)


Rexhep Meidani ligjeron nė USHT

TETOVĖ, 9 MARS- Ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani, i cili ėshtė doktor i shkencave tė fizikės, pėr herė tė parė ligjėroi tė premten nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nga lėnda historia e fizikės, para studentėve tė vitit tė dytė tė semestrit veror.

Porf. Dr. Meidani ka ligjėruar plot 25 vjet nė Universitetin e Prishtinės, por edhe nė disa universitete botėrore nga lėnda e teorisė sė fizikės, lėndė kjo qė nė USHT ligjėrohet nė vitin e tretė.

Lidhur me pėrvojėn shumėvjeēare nė fushėn e arsimit, prof. dr. Rexhep Meidani tha se elementi shkencor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės duhet tė forcohet, nė tė cilėn rrugė edhe ėshtė nisur ky universitet, duke shtuar se duhet tė rritet numri i programeve studimore nė shkencat natyrore, sidomos nė informatikė, ngase aty ėshtė perspektiva.

Mė shumė...

« 1 ... 81 82 83 (84) 85 86 87 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio