Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 90 91 92 (93) 94 95 96 ... 191 »
Lajme : Nė seminarin ndėrkombėtar tė universiteteve evropiane nė Bruksel
Kyqur 18-01-2007 12:00:00 (1293 Lexime)


BEXHETI DO TE MARE PJESE NE SEMINARIN NDERKOMBATER EVROPIAN

TETOVĖ, 18 JANARĖ- Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti, nė fillim tė shkurtit tė kėtij viti do tė udhėtojė pėr nė Bruksel, ku do tė marrė pjesė nė njė seminar ndėrkombėtar tė universiteteve evropiane. Nė seminarin qė do tė mbahet mė 1 e 2 shkurt tė vitit 2007, do tė marrin pjesė 350 pjesėmarrės nga ministritė arsimore dhe universitetet evropiane, tė vendeve tė ndryshme si Belgjikė, Holandė, Francė, Gjermani, Angli, Spanjė, Finlandė, Danimarkė, Zvicėr, Austri, Lituani, Greqi etj., ndėrsa rektori i USHT-sė do ta pėrfaqėsojė Maqedoninė nė kėtė takim tė nivelit evropian.

Nė kėtė seminar ndėrkombėtar tė universiteteve evropiane pritet tė ligjėrojnė emra te njohur tė jetės politike dhe arsimore evropiane nė fusha tė ndryshme, si zhvillimet e fundit nė arsimin sipėror, reformat e arsimit tė lartė nė Evropė, perspektivat e reja nė bashkėpunimin transatlantik, rregulloret dhe programet evropiane nė arsimin e lartė etj.

Mė shumė...

Lajme : Nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 18-01-2007 12:00:00 (2192 Lexime)


Etem Iseini mbrojti tezėn e doktoratės

TETOVĖ, 18 JANAR- Prorektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Mr.Etem Iseini, tė enjten, nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Prishtinės mbrojti disertacionin e doktoratės nė temėn: “Mjedisi si faktor kyē nė strategjinė e zhvillimit tė NVM-ve me vėshtrim tė posaēėm tė NVM-ve nė Maqedoninė Perėndimore”.

Kandidati Etem Iseini para tė pranishmėve dhe Komisionit nė pėrbėrje: Prof.dr Ibrahim Kuka, Prof.dr. Muhamet Mustafa dhe Prof.dr Blerim Ramosaj mbrojti me sukses disertacionin e doktoratės. Komisioni pas elaborimit tė disertacionit nga ana e kandidatit Mr.Etem Iseini i parashtroi pyetje tė ndryshme lidhur me temėn, tė cilave me sukses iu pėrgjigj kandidati.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Tiranes
Kyqur 17-01-2007 18:00:00 (2727 Lexime)


Universitetet, lėndėt pėr tė fituar Mjekėsinė dhe Filologjikun

TIRANĖ, 18 JANAR- Sėrish shkollat e mesme tė pėrgjithshme mbeten mė tė preferuara pėr universitetet, ndėrkohė qė lėndėt me zgjedhje do tė pėrcaktohen nė varėsi tė degėve. Pėr tė fituar njė tė drejtė studimi nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė, duhet qė tė njohėsh shumė mirė Fizikėn, Kiminė dhe Biologjinė. Lėndė, qė sipas dekanit tė Fakultetit, Kristo Pano, janė mė tė preferuara, duke iu afruar sė tepėrmi profilit tė vetė fakultetit.

Edhe pse ende pa njė miratim zyrtar, Pano shprehet se pranimet e kėtij viti do tė pėrzgjedhin sėrish mė tė mirėt nė kėto lėndė. "Ne do t'i vendosim kriteret e pranimit nė mbledhjen e Kėshillit tė Fakultetit, por unė jam i mendimit qė do tė ruajmė pothuaj tė njėjtat kritere",- tha dje Pano, duke sqaruar se kandidatėt duhet tė pėrgatiten mirė, pėr t'u pėrballur nė garėn e Mjekėsisė.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt protestojnė kundėr Universitetve Private nė Greqi
Kyqur 17-01-2007 15:00:00 (1420 Lexime)


Protesta nė Greqi kundėr ndryshimeve tė ligjit pėr krijimin e universiteteve private

ATHINĖ, 17 JANAR - Studentė, nxėnės dhe profesorė sot pėrsėri do tė dalin nėpėr rrugė nė Greqi, pėr tė protestuar kundėr ndryshimit tė nenit 16 pėr ndėrprerjen e monopolit shtetėror ndaj universiteteve nė vend, pėr tė cilin momentalisht diskutohet nė Parlament. Pėr sot ėshtė paralajmėruar mbajtja e tubimit nė qendėr tė Athinės.

Mėsimdhėnėsit sot do tė ndėrprejnė punėn vetėm dy orė. Protestat nė arsim i mbėshtesin edhe organizatat sindikale tė shkollave fillore.(MIA)


Lajme : Ambient i ndotur nė USHT
Kyqur 17-01-2007 9:00:25 (2086 Lexime)


MBETURINAT E MUNDIN OBJEKTIN E USHT-sė

TETOVE, 17 JANAR- Mbeturinat dhe qentė endacak rreth objektit tė USHT-sė ēdo ditė janė tė shoqėruar me studentėt. Kush duhet te meret me pastrimin e ketyre plehrave? lind pyetja e shqetėsuar e studentėve ku ata ēdo ditė duhet tė kalojn mbi ta. Njė kohė tė gjatė thuajse mė shumė se njė vit kėtu bėhet luftė e madhe pėr tė kaluar nga banesat pėrreth deri nė rrugė apo deri tek fakulteti sepse mbeturinat janė problem i madh dhe pengesė pėr studentėt dhe banorėt qė jetojnė kėtu.

Studentėt thonė se as nga objekti i USHT-sė e a as nga banesat ku ata jetojė nuk mund tė dalish jashtė sepse era e mbetruinave kundėrmon gjithandej. Tė gjitha faturat i pagujamė rregullisht dhe nuk e dijm pse janė gjithė kėto plehra rreth banesave, pse ndėrmarja "JKP" nė Tetovė nuk i largon kėto mbeturina thot njė student i Fakultetit Ekonomik qė banon afėr Universitetit tė Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Njė delegacion i Fakultetit Juridik tė USHT viziton Universitetin e Berlinit
Kyqur 17-01-2007 8:43:06 (2462 Lexime)


Punohet nė realizim tė kėmbimit tė kuadrove dhe projekteve tė pėrbashkėta

TETOVE, 17 JANAR- Njė delegacion tre anėtarėsh i Fakultetit Juridik tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, (USHT) udhėhequr nga dekani, Mersin Maksuti dhe asistentet Arta Bilalli dhe Fatmire Lumani qėndrojnė nė njė vizitė tre javėshe nė Universitetet e Berlinit tė Gjermanisė. Kjo vizitė ka pėr qėllim realizimin e disa takimeve qė kanė tė bėjnė me procesin e Bolonjės.

Siē informoi dekani Maksuti, delegacioni tė mėrkurėn ka pasur takim me dekanin e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Berlinit, si dhe me njėrin nga pėrgjegjėsit e realizatorėve tė procesit tė Bolonjės, qė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr universitetin tonė. Ai tha se kėtė delegacion e presin edhe disa takime tė rėndėsishme, tė cilėt janė paraparė tė realizohen sipas agjendės sė paraparė.

Mė shumė...

Lajme : Delegacioni i Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė
Kyqur 16-01-2007 6:00:00 (1799 Lexime)


Nė seminar njė mujor nė Universitetin Stafforshire tė Angli

TETOVĖ, 16 JANAR- Njė delegacion tre anėtarėsh i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), i udhėhequr nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Petrit Pollozhani, prej tė martės, pėr katėr javė do tė qėndrojė nė njė vizitė nė Universitetin e Stafforshire, afėr Manēesterit tė Britanisė sė Madhe.

Qėllimi i kėsaj vizite njė mujore nė kėtė universitet anglez, sipas dekanit Pollozhani ėshtė zhvillimi i njė seminari, si dhe kėmbimi i pėrvojave mes kėtyre dy universiteteve. Sipas tij, pritet qė ky bashkėpunim ndėruniversitar tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Prandaj, delegacioni i Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe grupet punuese do tė punojnė drejtpėrsėdrejti pėr bashkėpunimin ndėruniversitar. Po ashtu delegacioni i USHT-sė do tė ketė rastin qė tė ndjekė njė seminar qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me punėn e Fakultetit Ekonomik nė USHT. Kėshtu qė pėrvojat e reja tė fituara do tė mund tė implementohen nė kėtė fakultet tė USHT-sė.


Mė shumė...

Lajme : Edhe analisti i njohur britanik James Pettifer me leksione tė veta nė USHT
Kyqur 15-01-2007 6:42:48 (1514 Lexime)


Rektori Bexheti sjell profesor ndėrkombėtar nė USHT

TETOVE, 15 JANAR- Analisti i njohur anglez dhe njohėsi i mirė i problemeve ballkanike, James Pettifer pritet qė sė shpejti tė mbajė ligjeratat e para nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Burime nė USHT-sė thonė se me analistin Pettifer ėshtė biseduar dhe se ai ka shprehur gadishmėrinė e tij qė leksionet e tij ti jap nė kėtė institucion arsimor. Pėrndryshe Pettifer njihet si njė mbėshtetės I USHT-sė qė nga ditėt e para tė themelimit kur ai punonte si gazetar nė media tė ndryshme britanike.

Ardhja e tij ėshtė nė funksion tė pėrmirėsimit tė kualitetit mėsimor. Pettifer ėshtė ligjerues nė disa Universitete tė rėndėsishme botėrore.
Ardhja e tij nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės padyshim se do tė jetė njė sihariq I mirė pėr studentėt e USHT-sė. premtimet be rektorit Bexheti dita ditės sa vijnė e pėrforcohen.

Mė shumė...

Lajme : Rektori i USHT-sė takohet me stafin dhe studentėt e Fakultetit Ekonomik
Kyqur 15-01-2007 6:08:08 (1472 Lexime)

Problemet duhet tė zgjidhen e jo tė fshihen

TETOVE, 14 JANAR - Stafi akademik i Fakultetit tė Ekonomisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe studentėt e kėtij fakulteti me kėrkesė tė rektorit Sadi Bexheti kanė realizuar njė takim nė tė cilin janė trajtuar disa ēėshtje me rėndėsi qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e kėtij fakulteti dhe tė kėtij universiteti nė pėrgjithėsi. Rektori i USHT-sė nė bisedė me stafin e kėtij fakulteti ka treguar gatishmėri pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve ekzistuese, nė funksion tė pėrparimit tė procesit mėsimor dhe ngritjes sė cilėsisė mėsimore-shkencore nė kėtė institucion tė lartė arsimor.

“Jam i gatshėm tė bisedojmė pėr tė zgjidh problemet e pranishme nė kėtė universitet, tė cilat janė trashėguar nga drejtuesit e mėparshėm”, ka thėnė rektori Bexheti, duke shtuar se ai do tė jetė i gatshėm tė pėrballet me tė gjitha problemet qė do tė paraqiten nė kėtė institucion. Ai kėrkoi prej bashkėpunėtorėve tė vet qė problemet tė mos mbahen nė fshehtėsi, por tė prezantohen nė organet mė tė larta pėr t’u zgjidhur. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė ecė pėrpara universiteti dhe tė ngrihet cilėsia e punės, ka theksuar Bexheti.

Mė shumė...

Lajme : Biznes me sallat ku studentėt e kulturės fizike realizojnė pėrgatitjet kondicion
Kyqur 13-01-2007 15:15:47 (2614 Lexime)

Mjeteve tė grumbulluara nga “Mabetex” nuk u dihet destinacioni

PRISHTINĖ, 13 JANAR - Derisa studentėt e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit (FKFS) ankohen se nuk kanė hapėsirė tė mjaftueshme ku mund tė bėjnė pėrgatitjet fizike, pėr gjashtė vite radhazi fakulteti i ka vėrė nė dispozicin disa klubeve tė volejbollit dhe basketbollit sallėn e ushtrimeve pėr t’i kryer seancat pėrgatitore. Ndėrkaq, “Koha Ditore” nuk ka mėsuar se ku kanė pėrfunduar mjetet qė kėto klube i kanė dhėnė fakultetit, si kompenzim pėr shėrbimin e ofruar.

Dekani Ajvaz Berisha shprehet qė prej para dy muajsh, kur ka marrė kėtė post, nuk ka lejuar qė ndonjė klub sporti tė shfrytėzojė kėtė sallė, meqė konsideron se e gjithė kjo ėshtė veprim i paligjshėm, por edhe qė nuk ėshtė nė dijeni se ku kanė pėrfunduar mjetet e grumbulluara pėr gjithė kėto vite rresht.

Mė shumė...

« 1 ... 90 91 92 (93) 94 95 96 ... 191 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio