Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 8 9 10 (11) 12 13 14 ... 21 »
Opinione : Universitetet, mirėnjohje privatėve
Kyqur 19-07-2008 5:32:43 (1896 Lexime)


Nga: Erion VELIAJ

Ngritja e universiteteve tė pavarura dhe pėrmirėsimi i tyre i vazhdueshėm, kėtij realiteti tė ri iluminues nė kėtė kohė tė errėt tranzicioni tė pafund, ėshtė padyshim sihariqi mė shpresėdhėnės se; sė pari Shqipėria nuk ka vdekur, se errėsira kurrė nuk mundet ta nxijė dritėn. Pėrmes pėrpjekjesh mbinjerėzore tranzicionale, Shqipėria po formėson institucionet e ekonomisė sė dijes e po krijon kapitalin njerėzor qė aq shumė i duhet shpresave pėr njė Shqipėri tė zhvilluar evropiane. E pėr kėtė, ju rrahim shpatullat tė gjithė sipėrmarrėsve tė pėrkushtuar nė fushėn e arsimit privat.

Mė shumė...

Opinione : Akreditimi do tė duhej t'u hapte perspektivėn e punėsimit kosovarėve tė diplomuar
Kyqur 10-07-2008 11:44:05 (3004 Lexime)

Nga: Ida Lieszkovszky

Universitetet kosovare po ecin ngadalė drejt njohjes ndėrkombėtare duke shtuar kėshtu vlerėn e diplomave tė tyre nėpėrmjet pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė arsimit dhe “akreditimit”.
Nė muajin maj, Agjencia Britanike pėr Akreditim, me ndihmėn e Agjencisė Kosovare pėr Akreditim, nisi vlerėsimin e programeve tė universiteteve pėr tė parė nėse ato i pėrmbushin kėrkesat formale pėr cilėsi akademike. Nė procesin aktual janė pėrfshirė institucionet private, ndėrkohė qė raundi i dytė, qė do tė pėrfshijė vlerėsimin e Universitetit tė Prishtinės, planifikohet pėr tetor.

Mė shumė...

Opinione : Shtipi, hije e Tetovės
Kyqur 29-04-2008 3:04:34 (2200 Lexime)


Laura PAPRANIKU

Nė Maqedoni ėshtė e pa mundur qė tė fillojė njė projekt i rėndėsisė sė veēantė pėr shqiptarėt dhe tė mos realizohen disa tė tillė pėr maqedonasit, pavarėsisht se sa e larėt mund tė ketė qenė shkalla e mungesės, nė rastin e parė dhe e jo mungesės nė rastin e dytė. Institucionet analoge tė maqedonasve, i kanė ndjekur si hije tė gjitha nismat dhe projektet pėr ndėrtimin e institucioneve, aq tė munguara nė pjesėn perėndimore tė Maqedonisė. Ende pa u legalizuar si duhet Universiteti Shtetėror i Tetovės, nė Shtip u themelua njė universitet tjetėr shtetėror edhe pse maqedonasit i kishin dy universitete shtetėrore.

Mė shumė...

Opinione : NUK ĖSHTĖ JETA “BARDHĖ E ZI” PROFESOR ALI ALIU
Kyqur 15-04-2008 10:02:58 (2361 Lexime)

I nderuar profesor Ali Aliu, me vėmendje e kam pėrcjellė deklaratėn tuaj pėr TOP SHOW. Mė vjen keq qė sot, pas njė periudhe mjaft tė rėndė tė shqiptarėve tė Maqedonisė tė ju themi se jeta nuk ėshtė bardhė e zi, i nderuari profesor. Mė habit fakti se si njė akademik ėshtė aq skeptik ndaj vlerave tė popullit tė vet, e aq mė pak ndaj studentėve tė USHT-sė, UEJL-sė dhe UKM-sė. A nuk ju brenė ndėrgjegjja qė tė deklaroni se shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė universitet adekuat, apo “tė dy universitetet nė Tetovė nuk e bėjnė normėn dot as sa njė gjysmė”.

Mė shumė...

Opinione : Barazia nė arsimin e lartė
Kyqur 06-03-2008 12:35:28 (1479 Lexime)


Nga: Ermal Hasimja

Nė mbledhjen e fundit tė qeverisė kryeministri Berisha dėshmoi se ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm pėr sfidat aktuale tė arsimit tė lartė. Ajo qė ėshtė pėr t’u vlerėsuar mbi tė gjitha ėshtė sidomos vetėdijesimi pėr nevojėn e zbatimit tė standardeve dhe instuticionalizimit tė konkurrencės sė barabartė mes sektorit publik dhe atij privat. Monitorimi i zbatimit tė standardeve ėshtė hapi i parė. Kryeministri premtoi angazhimin e njė firme tė huaj nė kėtė proces. Ajo qė mund tė parashikohet lehtė ėshtė se kjo firmė do tė konstatojė se disa universitete private janė modele tė edukimit universitar, ndėrsa disa tė tjerė vegjetojnė duke kontribuar nė paragjykimet negative ndaj sektorit privat nė pėrgjithėsi. Gjithashtu kjo firmė do tė mund ta konstatojė se shumė departamente, degė apo fakultete tė universiteteve publike janė nė gjendje tė mjerueshme dhe nėse do t’u ishte dashur tė merrnin licencė njėsoj si privatėt, vėshtirė se do t’ia dilnin tė plotėsonin qoftė edhe standardet bazike. Nė kontrast me to, natyrisht do tė mund tė ndeshte edhe nė departamente ku punohet me seriozitet.

Mė shumė...

Opinione : Dy Enverat
Kyqur 29-01-2008 10:43:43 (2170 Lexime)


Nga: Halil MATOSHI

Po t'i thuash dikujt nė Tiranė (brezit tė mesėm dhe tė ri) se njė dorė ministrash dhe njė dyzinė funksionarėsh politikė nė Kosovė ende e mbajnė fotografinė e Enver Hoxhės nė shtėpitė e tyre, tė pėrmasave mė tė mėdha se tė babave dhe nanave tė tyre natyrale, dhe me korniza tė praruara, do tė qeshnin, sepse nuk do tė te besonin. Thjeshtė do t'u dukej trill letrar... Emri Enver, ende vepron si ikonografi nė mendėsinė politike nė Kosovė (Enver Hoxha, lideri komunist i Shqipėrisė) por sė paku nuk ka lidhje simbolike me kėta dy Enverat e kėtij shkrimi. Fatmirėsisht.

Mė shumė...

Opinione : “ BOLONJA “ DHE Arsimi i Lart NĖ KUSHTET E GLOBALIZMIT
Kyqur 24-01-2008 12:01:07 (3502 Lexime)

Nga: Arben POROĒANI

Nisur nga rėndėsia qė ka pėr shoqėrinė arsimi i lartė ( A L ), si dhe duke qenė vetė pjesė e stafeve akademike, ndonėse me njė pėrvojė jo shumė tė gjatė nė Universitet, nė kėtė periudhė paszgjedhore pėr
Organet Drejtuese nė tė gjitha Universitetet e vendit, zgjodha kėtė temė pėr ta trajtuar e pėr tė shprehur opinionet e mia .Pėr temėn kam studiuar mjaft literaturė pėr ta njohur sa mė mirė kėtė proces dhe pėr tė kuptuar drejt tė mirat e problemet qė dalin, veēanėrisht, nga zbatimi i drejtpėrdrejtė i Kartės sė Bolonjės. Ēdo pėrfundim qė kam arritur, ua ofroj lexuesve tė moshave tė ndryshme, veēanėrisht, studentėve e tė gjithė atyre qė lidhen me botėn e dijes dhe shpresoj se kontributi im do vlejė sadopak pėr ta…

Mė shumė...

Opinione : Letėr e hapur Rektorit Enver Hasanit
Kyqur 22-01-2008 7:03:19 (2189 Lexime)


Rektor, mos u tutni!

I nderuari Rektor Hasani,

Qysh nė fillim tė kėsaj letre mė lejoni t’ju them se kam njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr ju si akademik, duke e pasur parasysh nivelin e lartė tė dy librave qė keni publikuar (Shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe Kosova (teza e magjistraturės) dhe Self-determination,Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia (teza e doktoraturės)), por edhe duke e pasur parasysh nivelin e shumė punimeve shkencore, tė cilat i keni botuar kryesisht nė revistat akademike jashtė Kosovės. Kur jemi te publikimet shkencore, mė duhet ta pėrmend kritikėn e
mrekullueshme qė i keni bėrė librit Man, the State, and War tė autorit Kenneth N. Waltz. Pėr mė shumė,edhe mburrem qė kam pasur fatin tė ndjek ligjėratat qė keni mbajtur nė Universitetin e Prishtinės. T’jua them tė vėrtetėn, arsyeja kryesore qė mė ka shtyrė tė mos e braktis UP-nė ka qenė niveli juaj akademik dhe i profesorit Enver Hoxhaj, por edhe i ndonjė profesori
tjetėr, qė shpeshherė mė jepnit shpresė se ja vlen tė shkojė aty.

Mė shumė...

Opinione : Sigurimi i cilėsisė dhe vlera e krediteve ECTS
Kyqur 19-01-2008 4:53:06 (2044 Lexime)

Nė korridorin e Fakultetit Filologjik vitin e kaluar akademik 2006/2007 bėhej njė rrėmujė e madhe dhe pikėrisht para Degės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze.
Para ca javėsh edhe njė rrėmujė mė ra nė sy para derės sė administratės kur studentėt pritnin pėr fatura (voucher-a), gjė qė kjo mė pėrkujtoi turmėn e studentėve tė anglishtes qė pritnin vitin e kaluar para derės sė zyrės sė Anglishtes, e qė thjeshtė se dija dhe prap nuk e di se ēka ishte arsyeja qė ata pritnin, prej tė hėnės e deri tė premten... pėr ēka pritnin?
Tė hėnėn me 3 dhjetor 2007, u bashkangjita edhe unė nė koridor sė bashku me studentėt, por tani pėrpara amfiteatrit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Aty kuptova se bėhet prezantimi i programit studimor 2007/2008 nga Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze.
Hyra edhe unė brenda nė amfiteatėr dhe u ula. Rastėsisht mė ra hisja tė jem afėr shefit tė vjetshėm, gjė qė nė shikim tė parė mė la pėrshtypje pozitive ‘nga se shefat nuk e durojnė dot tė ndėrrojnė karrikėn’. Pa mos e pyetur asgjė ky mė tha ‘unė kam dashur tė bėj ndryshime por nuk paska qenė lehtė pa mbėshtetje’.

Mė shumė...

Opinione : Perspektiva e studimeve juridike nė Maqedoni
Kyqur 08-01-2008 5:57:31 (3399 Lexime)


Mr.sc. Jeton SHASIVARI

Maqedonia pėrmes Ministrit tė saj tė Arsimit nė shtator tė vitit 2003 e nėnshkroi Deklaratėn e Bolonjės dhe, me kėtė akt, ne u bėmė pjesė e tė ashtuquajturit "Procesi i Bolonjės" ku po ashtu bashkėveprojnė edhe 33 shtete tjera. Kėtu duhet pėrmendur edhe Konventėn pėr pranimin e kualifikimeve tė arsimit tė lartė nė regjionin evropian (e njohur si Konventa e Lisabonės e deponuar nė Kėshillin e Evropės dhe UNESKO) tė cilėn Maqedonia e ka ratifikuar nė v. 2002.
Nė Evropė, procesi i tillė qė ka filluar qysh nė v.1988 dhe ka vazhduar nė v.1999 me Deklaratėn e Bolonjės, ka pėr qėllim: krahasueshmėrinė e sistemeve arsimore (pra, lehtėsimin e mobilitetit dhe punėsimit tė akademikėve tė ardhshėm e, jo p.sh. qė studimet juridike nė Maqedoni tė jenė tė njėjta me ato nė Gjermani), harmonizimin (e jo unifikimin) e sistemeve tė arsimit tė lartė nė Evropė, pranimin e sistemit tė arsimimit tė lartė qė bazohet nė dy cikle: cikli deridiplomik dhe cikli pasdiplomik, me atė qė cikli i parė nėnkupton mbarimin e suksesshėm tė studimeve nė kohėzgjatje prej 3 vitesh, implementimin e Sistemit evropian tė transferit tė kredive (ku UEJL ėshtė Universiteti i parė nė Maqedoni dhe mė gjerė nė rajon, qė praktikisht ka aplikuar kėtė sistem nga themelimi i tij), punėsimin mė tė lehtė tė fuqisė punėtore nė tregun e Maqedonisė por, edhe nė Evropė, instalimin e hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė deri nė v. 2010, etj.

Mė shumė...

« 1 ... 8 9 10 (11) 12 13 14 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio