Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 9 10 11 (12) 13 14 15 ... 21 »
Opinione : UNIVERSITETI: SHYPĖS I MENDIMIT KREATIV
Kyqur 08-01-2008 5:27:06 (2336 Lexime)


Nga: Valon Xharra

Nė klasėn e shtatė tė shkollės fillore, mora njė tresh nė gjuhė e letėrsi shqipe. E ballafaquar me dėshprimin tim, profesorja e arsyetoi notėn se unė nuk arrita ta kujtoj datėn e saktė tė vdekjes sė Naim Frashėrit: 20 tetor, 1900.
Kjo filozofi e mėsimit ka pėr bazė besimin se shkolla ėshtė institucion pėr t'i pajisur studentėt mė dituri enciklopedike. Sipas kėtij qėndrimi studentėt e zellshėm duhet tė shndėrrohen nė deponi tė informatave. Mė shumė se 15 vjetė mė vonė, shkollat e universitetet kosovare ende vazhdojnė tė theksojnė kėtė lloj tė diturisė: mbledhjen dhe kujtimin e fakteve. Njė vėshtrim i thjeshtė i ndonjė testi apo provimi universitar zbulon se edhe sot provimet i testojnė studentėt pėr njohuri tė fakteve, definicioneve e koncepteve, e shumė rallė pėr aftėsinė e mendimit kreativ.

Mė shumė...

Opinione : Interneti - “sherr” i shkencės
Kyqur 04-01-2008 7:13:01 (1943 Lexime)


Zekerija Ibrahimi

Kaloja njė ditė nėpėr qytet dhe nė xhamin e njė punėtorie tė fotokopjimit lexoj "Bėjmė punime tė seminarit pėr fakultetin juridik dhe ekonomik". Kjo mė bėri tė kujtohem nė punimin tim tė seminarit nė shkollė tė mesme, pėr Jakov Xoxėn, qė e shkrova dhe ende e ruaj tė shkruar me dorė, dhe veēmas, nė pėrgatitjen e temės sė maturės, tė cilėn meqė e kisha nga biologjia dhe duhej vėnė disa foto, nė tekstin e zbrazėt qė njė profesor ma shtypi nė makinė, ato i vura duke i ngjitur mė ngjitės, e pastaj i fotokopjova qė tė dalin si pjesė e tekstit. Ishte kjo '95-ta. Atėbotė kompjuteri ishte luks vetėm i tė pasurve, ndėrsa ėndėrr e vegjėlisė.

E tash, nė 2007-tėn, kur kompjuteri ėshtė bėrė element "i kuzhinės" familjare dhe kur interneti tė vjen nė derė me pak pare, thuaja ēdo gjėje po i bie vlera. Ndonėse nė botėn serioze tė shkencės, interneti i ka shpejtuar gjurmimet dhe kontaktet, te ne jo shumė rrallė po lė pasoja katastrofale pėr shkencėn. Mjafton tė dish tė hysh nė google, tė shkruash njė fjalė themelore nga punimi qė tė duhet dhe nė ēast tė dalin qindra tekste qė mund t'i pėrdorėsh. Pastaj me selektim tė thjeshtė bėn njė copy, e pastaj nė word-document njė paste dhe mbaroi puna – punimi i seminarit ėshtė gati. Shtype dhe dorėzoje nė fakultet se gjithēka ėshtė kėtu. Madje edhe kur njė tekst nuk e gjejmė nė internet, por e kemi tė shtypur nė ndonjė libėr, fare lehtė mund ta kesh nė kompjuter. Mjafton tė kesh skaner dhe tė dish tė bėsh dy-tre operacione dhe tėrė librin e ke nė word. Ndryshoje e modifikoje pak dhe gati. Kėshtu mund tė kesh edhe punim magjistrature e tė doktoratės nė dorė. Prandaj kam filluar fare tė mos habitem kur shoh sesi studentėt i bėjnė punimet e seminarit pėr njė ditė, ndėrsa shkencėtarėt sesi mbijnė mė shpejt se kėrpudhat. TASH GJITHĒKA ĖSHTĖ LEHTĖ – GOOGLE ĖSHTĖ SHPĖTIM.

Mė shumė...

Opinione : KOMUNARI DHE QYTETARI
Kyqur 04-12-2007 4:05:49 (2236 Lexime)

Humor pėr tė vegjėl dhe tė rritur ... Njė qytetar takon njė shokun e tij i cili punonte nė Komunėn e qytetit tė Tetovės. Pasi pyetėn njėri-tjetrin pėr hallet e familjeve tė tyre filluan bisedėn rreth problemeve qė ndeshnin qytetarėt nė Komunė.

Komunari e kėshillonte Qytetarin tė mos ankohej shumė pėr punėt e dobėta qė haseshin nė Komunė sepse mundej ti hapte probleme vetes dhe hakmarrja nuk do tė vononte nga drejtuesit e Komunės.

Mundeshin qė me njė telefonatė nė drejtorinė e shkollės ku punonte si mėsimdhėnėse tė pushohej nga puna dhe nė vend tė tij brenda dy ditėve tė zėvendėsohej me ndonjė studente qė studionte nė vit tė dytė apo tė tretė.

Pas kėsaj kėshille nga miku i tij Komunar, Qytetari u nxeh dhe filloj dialog tė hapur me tė.

Mė shumė...

Opinione : Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles
Kyqur 27-11-2007 3:58:00 (6794 Lexime)


Mentor KIKIA

Pak ditė mė parė, gazeta "Korrieri" botonte nė faqe tė parė disa foto intime tė njė gruaje. Ato ishin marrė pėrmes telefonit celular dhe tė tilla rinia shkollore qarkullon me dhjetėra. Por ato foto nuk ishin imazhe erotike tė importuara apo tė prodhuara nė ndonjė orgji adoleshentėsh, ato ishin bėrė nga njė nxėnės nė shkollėn e mesme teknologjike, "Harry Fulltz" nė Tiranė dhe prapanica ishte pikėrisht e njė mėsueseje tė kėsaj shkolle. Ajo ishte pėrkulur t‘i shpjegonte njė nxėnėsi diēka mbi libėr, ndėrsa njė tjetėr nxėnės, nė rreshtin tjetėr, kishte futur telefonin poshtė fundit tė mėsues dhe kishte fiksuarā.
Mė pas, autori nuk kishte ngurruar qė "gėzimin" e hakmarrjes ndaj mėsueses ta ndajė me dhjetėra tė tjerė. Me ndihmėn e teknologjisė, fotot u shpėrndanė rrufeshėm nė gjithė shkollėn, kaluan dyert e saj dhe mbėrritėn deri nė redaksinė e gazetės qė i publikoi ato. Tė nesėrmen e botimit, ngjarja kishte marrė vėmendjen publike dhe njerėz tė ndryshėm diskutonin mbi rininė e shthurur, duke e krahasuar me kohėn e tyre, kur fėmijėt nuk guxonin tė flisnin pa leje nė klasė.

Mė shumė...

Opinione : Universitetet private, njė lexim i saktė i Berishės
Kyqur 23-11-2007 8:25:29 (1871 Lexime)

Universitetet private, njė lexim i saktė i Berishės

Nga: Henri ĒILI

“Njė lexim i saktė” mund tė quhen konsideratat e Kryeministrit Sali Berisha, nė mbledhjen e fundit tė qeverisė lidhur me universitetet private nė veēanti dhe kontributin e sektorit privat, shėrbimet publike, shėndetėsi dhe arsim. Kryeministri Berisha me vlerėsimet, konsideratat dhe vizionin e qeverisė qė ai paraqiti, sikur pėrmbyll njė debat tė gjatė 3-mujor rreth universiteteve private, debat qė ka qenė ndoshta tema e dytė mė e rėndėsishme nė kėtė fillim viti akademik, po qe se do tė pėrjashtojmė menynė e reformės nė drejtėsi.

Mė shumė...

Opinione : OPINION
Kyqur 08-11-2007 5:23:55 (1677 Lexime)


Kush tha qė ka mbi 10.000 studentė shqiptarė nė Maqedoni?

Shkruan : Arben Zeqiri

Nuk ėshtė detyrė e imja tė hyj nė atė se kush sa e meriton tė quhet studentė, mirėpo ėshtė historia dhe realiteti i sotėm qė definojnė studentin dhe veprimtarinė e tij. Pėrveē obligimit parimor qė kanė pasur studimin, studentėt nė tėrė botė njihen dhe me njė fuqi tė paparė pėr ndryshime dhe revolucion, studentėt dhe mė tė njohur janė pėr faktin se gjithkund nė botė kanė qenė tė parėt ata qė rezistuan dhe nuk pranuan ti nėnshtrohen padrejtėsive, presionit politik, mashtrimit dhe robėrisė.
Gjithkund nė botė ku ka pasur apo ka njė armatė me studentė dhe mjafton tė ketė provuar qeveria apo ndonjė institucion tjetėr shtetėror ose ndonjė grup njerėzish tė ketė provuar tė bėjė njė padrejtėsi apo dhunė ndaj atij populli, ka qenė pikėrisht kjo armatė studentėsh qė e para ka ngritur zėrin dhe me veprimet e veta ka shkuar deri nė atė nivel saqė pasojat pėr ata qė bėnė padrejtėsi kanė qenė dėshtimi i tyre, revolucioni politik nė atė vend, ndryshimi i qeverisė, bile nė disa vende ka tė ngjarė dhe mė keq, si nė Rumasni ku studentėt ishin ata qė revolucioni i tyre politik u shndėrrua nė njė revolucion mbarėpopullor dhe presidenti i vendit paguajti gabimin me vdekje.

Mė shumė...

Opinione : "Ministri i Arsimit injoron shkresat tona"
Kyqur 03-11-2007 4:37:59 (1640 Lexime)


"Ministri i Arsimit injoron shkresat tona"

Shezai RROKAJ
I nderuar z. Kryeministėr!
Duke vlerėsuar kontributin Tuaj tė madh nė fushėn e arsimit dhe vėmendjen qė i keni kushtuar arsimit tė lartė nė tėrėsi dhe Universitetit tė Tiranės (UT) nė veēanti, si ish-profesor i kėtij universiteti, Senati i Universitetit tė Tiranės, i mbledhur mė datė 01.11.2007, vendosi nė mėnyrė unanime tė ndajė me Ju disa shqetėsime, pasi vėmė re se prej disa muajve komunikimi dhe bashkėpunimi midis Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH) dhe Universitetit tė Tiranės (UT) nuk funksionojnė si duhet, duke i futur kėto institucione nė njė ngėrē institucional. Ju sjellim nė vėmendjen Tuaj vetėm njė fakt qė lidhet me korrespondencėn dypalėshe mes dy institucioneve; vetėm pėr vitin 2006 nė protokollin e UT-sė janė regjistruar 30 shkresa adresuar MASh-it, pėr tė cilat nuk ėshtė marrė pėrgjigje dhe shumė shkresa tė tjera, tė cilave u ėshtė dhėnė pėrgjigje e vonuar.

Mė shumė...

Opinione : Sa po e ndihmojnė universitetet private zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė
Kyqur 01-11-2007 3:59:38 (1929 Lexime)


Sa po e ndihmojnė universitetet private zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė

Prof.dr. Musa Rizaj


Ka njė kohė qė mendoj t’i artikuloj shqetėsimet e mija rreth disa zhvillimeve nė Arsimimin e Lartė tė Kosovės dhe qė ato t’i drejtojė nė adresat e institucioneve kompetente tė cilat do duhej tė ishin tė interesuara pėr zgjidhjen e tyre. Normalisht, dikush do tė thoshte se adresat janė tė njohura: MASHT-i, Qeveria, Kuvendi, Universiteti. Po, ashtu ishte dashur, por me keqardhje duhet thėnė se unė mu nė kėto institucione e shoh edhe gjenezėn e kėsaj problematike.
Si shkas i kėtij shkrimi ėshtė njė debat nė RTK, ku ishin te pranishėm drejtuesit e Universitetit tė Prishtinės dhe disa universiteteve private. Udhėheqėses sė emisionit ēdo lėvdatė, e cila si njė gazetare tanimė me pėrvojė, bėnte pyetje shumė konkrete dhe mjaft profesionale rreth cilėsisė sė studimeve. Nė anėn tjetėr bashkėbiseduesit e saj ishin larg realitetit qė tė japin qoftė edhe njė tė dhėnė relevante rreth cilėsisė sė studimeve.

Mė shumė...

Opinione : Niveli i arsmit dhe (keq)menaxhimi tij reflekton regresin e vendit
Kyqur 31-10-2007 6:32:47 (3559 Lexime)


Niveli i arsmit dhe (keq)menaxhimi tij reflekton regresin e vendit

Mr. Arben J.Salihu
Mr.Burim Breznica

Nė shkrimin tonė ne do tė shqyrtojmė dhe analizojmė disa pėrvoja lokale dhe ndėrkombėtare nė fushėn e arsimit, duke analizuar problemet dhe mundėsitė pėr avansimin e arsimit nė Kosovė.

Rėndėsia dhe roli i edukimit

Roli i arsimit ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė fundamental pėr progresin e njė shoqėrie. Shumica e vendeve tė Afrikės kan ngelur mbrapa vendeve tjera tė botės mu pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė arsimit. Pėr shembull, kur Tanzania e fitoj pavarėsinė (mė 1961) ka pasur vetėm 16 individė me diplomė universiteti. Vallė a mundet shteti tė avancohet me numėr tė limituar tė njerėzve profesionist? Natyrisht se ka dėshtuar ky shtet dhė shumė fqinjė tė kėtij vendi si pasojė e nivelit tė ulet tė edukimit dhe trajnimit. Gati brenda natės kur kolonizatorėt perendimorė u larguan lanė pas vete njė vakum tė madh dhe gati shumica e pozitave kyēe u plotėsuan nga njerėz tė paarsimuar lokal tė cilėt morėn pėrgjėgjėsitė pėr administrimin e vendit. Nė Kosovė gjithashtu pas vitit 1999, nė shumė raste, janė kyēur njė numėr i madh individėve tė pakualifikuar t’i bartin pėrgjegjėsitė nė poste me rėndėsi tė madhe si psh. nė qeveri, nė institucione dhe administratė nė pėrgjithėsi.

Mė shumė...

Opinione : Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos
Kyqur 15-10-2007 4:20:54 (2330 Lexime)


Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos

Nga: Alketa Alia


Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Gjithēka ndodh nėn dijeninė e ministrit Pollo, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike. Ndėrkohė qė paradoski duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore.

Mė shumė...

« 1 ... 9 10 11 (12) 13 14 15 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio