Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 11 12 13 (14) 15 16 17 ... 21 »
Opinione : Opinione
Kyqur 16-05-2007 4:11:51 (1642 Lexime)

"Korrupsioni po mbyt universitetet…"

Nga: Isidor Koti, pedagog


E vėrteta, edhe kur ėshtė e hidhur duhet tė tregohet. Mjafton tė gėrvishtėsh lehtazi koren e korrupsionit tė shumėpėrfolur nė arsimin e lartė shqiptar dhe kjo e vėrtetė pėr tė cilėn flasin shumė zėra, merr pėrmasa dramatike. Ėshtė fatkeqėsi pėr njė komb tė thuhet se nė mjediset universitare, ku pretendohet tė modelohet brezi i ri i intelektualėve, hipotekohen rastet mė banale tė mitmarrjes. Ėshtė mė shumė se turp tė dėgjosh pėr njė sistem tė errėt ku zėri i qindra studentėve, por edhe pedagogėve tė ndershėm meket para klanit tė disa personave tė veshur me mantelin e tė fortit dhe bajraktarit qė bėn ēfarė tė dojė, me kė t'i dalė pėrpara.

Rastet e fundit tė konstatuara nė dy universitete tė vendit tonė, nė Universitetin e Gjirokastrės, vitin e kaluar dhe nė Universitetin e Elbasanit, para disa ditėsh, janė njė domethėnie e tipit prognozė e kėtij realiteti tė veshur me njė petk plot dritė-hije tė njohura e tė panjohura. Nuk janė as tė vetmet. Askush nuk flet nė kėtė sprovė tė thėnit tė sė vėrtetės, pikėrisht edhe kur zotėron faktin, sepse pas derės ka njė hije frike qė tė ndjek deri nė fund tė korridorit, madje edhe nė gjumin e natės. Deklaratat e palėve janė shumė pak afėr tė vėrtetės, pėrderisa nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nė kėtė sfidė "gladiatorėsh" mes skllevėrve tė lekut dhe baronėve tė tij marrin pjesė tė gjitha palėt, pa pėrjashtim.

Mė shumė...

Opinione : Opinione
Kyqur 07-05-2007 2:52:24 (1671 Lexime)

Dėshira e ēuditshme e ministrit

Nga: Laura PAPRANIKU

Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, ka shprehur dėshirė: gazetarja Laura Papraniku tė mos shkruajė pėr arsim, pasi qė ka vendosur tė ndėrpres komunikimin me tė. Me kėtė kėrkesė tė ēuditshme, ai, i ėshtė drejtuar gazetės Lajm, nga e cila kėrkon “tė ndėrmerren masa pėr vendosjen e komunikimit normal mes gazetės dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės”, pasi nuk i pėlqejnė shkrimet e gazetares, qė redaksia e ka angazhuar tė mbulojė sferėn e arsimit. Kėtė njoftim, tė cilin e ka publikuar edhe nė faqen zyrtare tė MASH-it, Rushit thotė se e bėn me insistimin e shėrbimit pėr marrėdhėnie me publikun, ndėrsa harron se asnjė gazetar nė botė, nuk mundet tė jetė fajtor qė nė dikasterin e njė ministri tė caktuar dhe tė njė gazetari qė mbulon atė lėmi, ekzistojnė probleme tė pa shumta. Konkretisht, nuk mund tė jetė fajtore gazetarja, qė Rushiti e nisi punėn si ministėr duke shkelur Kushtetutė, ligjet dhe autonominė e institucioneve tė arsimit tė lartė, solli vendim pėr emėrimin dhe shkarkimin e rektorėve nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT).

Mė shumė...

Opinione : Dėshtimet e rektorit tė UP-sė, Enver Hasani (2)
Kyqur 29-04-2007 4:52:31 (2832 Lexime)



Ēka bėri rektori Hasani?

InfoPress

Nė historikun e tij 10 mujor tė udhėheqjes me Universitetin e Prishtinės, rektori Enver Hasani nuk njeh vetėm premtime tė parealizuara, por edhe dėshtime tė njėpasnjėshme. Ndėrkaq, sukseset e tij janė tė rralla dhe shumė tė vogla kundruall kėtyre dėshtimeve.

Nė pamundėsi pėr tė realizuar programin e tij tė famshėm, Enver Hasani, pak kohė pas zgjedhjes rektor, u detyrua tė ndėrmarrė hapa fals, nė mėnyrė qė ti tregoi opinionit se ėshtė gjallė dhe se ai ėshtė duke punuar diēka. Por, nė kėtė mėnyrė, ai nuk do tė rregullonte imazhin e tij pėrballė opinionit dhe kolegėve tė tij, por vetėm sa do ta dėmtonte atė. Nga veprimet qė do tė ndėrmerrte Hasani, nuk do tė rregullohej as imazhi i UP-sė, ndėrkaq ai vetė do tė prishte marrėdhėniet me kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e tij.

Mė shumė...

Opinione : Dėshtimet e rektorit tė UP-sė, Enver Hasani (1)
Kyqur 28-04-2007 8:05:25 (2214 Lexime)


Historia e njė rektori tė dėshtuar

InfoPress

“Qėlloi” qė rektori i Universitetit tė Prishtinės, universitetit tė vetėm publik nė Kosovė, tė jetė Enver Hasani, profesori qė me shumė krenari tregonte para studentėve tė tij nė ligjėrata, qė ėshtė njė nga tė paktėt profesor me doktoraturė tė vlefshme nė Kosovė.

Ai mė 29 qershor tė vitit 2006 u vu nė krye tė UP-sė, pasi qė i kishte dhėnė aprovimin senati i kėtij universiteti. Para senatorėve, por edhe para mediave nė atė kohė, rektori Hasani kishte shpalosur programin e tij tė famshėm, pjesa mė e madhe e tė cilit mbeti vetėm nė letėr, pa gjetur kurrė zbatim.


Mė shumė...

Opinione : Opinione
Kyqur 20-04-2007 14:57:09 (1571 Lexime)

UP i kuantitetit

Nga: Florent Rrahmani

Studentėt kanė frikė nga profesorėt e tyre edhe atėherė kur kanė tė drejtė pėr ankesė. Studentėt nė UP kanė frikė tė kėrkojnė komision nė qoftė se njė profesorė u bėnė tė padrejtėn, u frikohen shumė masave ndėshkuese, dhe nė njė farė mėnyre tė shtynė tė mendosh se nė UP nuk flitet dhe nuk mendohet fare pėr ligjin e tė mos flasim pėr zbatimin e tij.

Nė kėtė rast mund tė konkludojmė, apo tė paragjykojmė se ende ekziston njė frymė e mėhershme edhe nė sistemin e arsimit, ėshtė mjaftė brengosėse kur njė student pėrgatitet mjaftė mirė pėr tė hyrė nė provim, ka raste kur x profesori me qėllime nga mė tė ndryshmet nuk e kalon, ndėrsa studentėt edhe ata tė pėrgatiturit ngurrojnė tė reagojnė.

Mė shumė...

Opinione : OPINION
Kyqur 19-04-2007 3:09:39 (1587 Lexime)

Masakėr nė Amerikė (ose Kur tė ndjek mallkimi i CNN-it)

Nderim Rudi

Kurrė nuk mė ka vajtur mendja se vendi ndėr mė tė qetėt dhe tė sigurt do tė jetė subjekt i agjencive ndėrkombėtare tė lajmeve si CNN. Blacksburg, Virxhinia, bashkė me studentėt, ka hiq me shumė banorė se sa qyteti im i lindjes Gjakova. Siē jeni lajmėruar, nga kėto agjensi lajmesh, nė Virginia Tech University, Blacksburg, ka ndodhur masakra mė tragjike nė kampuset universitare qė kur mbahet mend nė historinė e re tė SHBA-ve. Kobi i sotshėm duket akoma si ėndėrr e keqe e pabesueshme edhe pėr komunitetin e vogėl shqiptar kėtu. Pėr fat, asnjėri nga studentėt shqiptarė nuk ndodhej nė ndėrtesėn ku ndodhi krimi, edhe pse disa ishin nė njė ndėrtesė ngjitur duke studiuar.

Mė shumė...

Opinione : Shoqėria shqiptare
Kyqur 22-03-2007 9:40:00 (1559 Lexime)


Plagėt e trungut tė studentėve

Nga: Mehas ALIJA

Studentėt, si subjekt dhe objekt i krijimit tė njė spektri vlerash, janė bukuria dhe forca e shpirtit tė njė shoqėrie. Ata janė krenaria, mburrja dhe thesari i ēmuar i saj.

Pa ta shoqėria do tė ishte e varfėr, sterile, pa ambicie progresive dhe vullneti pėr ndryshime integruese shoqėrore do tė ishte i mbyllur nė kornizat e indiferencės, sepse siē dihet studentėt e mirėfilltė gjithmonė i kanė thyer ato barriera dhe i kanė hapur ato korniza tė mbylljes sė njė shoqėrie nė kllapat e regresit, vetėmashtrimit, asimilimit dhe asgjėsimit.

Ata si lėvizės tė zjarrtė, protagonistė pragmatik e iniciatorė pėr zgjidhjen e turbulencave tė krijuara nga qarqe dhe qėllime ogurzeze kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr tė promovuar njė shoqėri tė hapur dhe njė mirėqenie mė tė qėndrueshme.

Mė shumė...

Opinione : Sqarim pėr hajnat
Kyqur 10-03-2007 8:10:00 (1702 Lexime)

Sqarim pėr hajnat


Prishtinė, 9 MARS – Lajm i keq pėr plagjiatorėt. Ata qė kanė menduar se vjedhja e teksteve nga autorė tė huaj deri nė 70 pėr qind ėshtė e lejuar, kanė gabuar. Kėtė privilegj e gėzojnė vetėm vjedhėsit qė kanė kopjuar deri nė kėtė pėrqindje para vendimit tė Senatit tė Universitetit tė Prishtinės.

Qė nga ajo ditė, pėrsėri vlejnė ligjet ndėrkombėtare pėr plagjiaturėn. Pra, ai qė vjedh mė shumė se 15 % nga njė libėr dhe nuk e citon autorin, konsiderohet se ka bėrė plagjiat. Tash e tutje, vjedhėsit e kėtyre ditėve duhet tė marrin pėr bazė 15 pėrqindėshin e lejuar, ndryshe ēdo tejkalim i kėsaj pėrqindjeje do tė dėnohet nga komisioni i ngritur pėr kėtė ēėshtje nė Universitetin e Prishtinės.

Mė shumė...

Opinione : OPINION
Kyqur 09-03-2007 13:00:00 (1566 Lexime)


“Ujkun, jo gjurmėn!”

Nga: Aleksandėr Kocani

Ka vite qė nė procedurėn e gjykimit dhe vendosjes pėr tė dhėnė gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” vepron njė mekanizėm racional. Ndryshe nga mekanizmi qė vepronte nė kohėn e monizmit dhe qė sundohej nga formalizmi, mekanizmi i ri i jep rolin qė i takon specialistėve tė fushės. Dihet se doktoraturat aktualisht mbrohen para njė komisioni prej 5 specialistėve tė fushės, dy brenda institucionit ku bėhet mbrojtja dhe tre jashtė tij.

Kėta specialistė kanė nė dispozicion temėn e doktoraturės gjatė njė kohe tė mjaftueshme pėr ta studjuar dhe vlerėsuar nė nivel profesional. Sė fundi nė njė seancė debati publik, mbasi evidentohen dobėsitė dhe pikat e forta tė punimit gjykohet pėrfundimisht me votim tė fshehtė lidhur me vlefshmėrinė e temės dhe pėr dhėnien e gradės aplikantit. Dhe vendimi i tyre ėshtė i padiskutueshėm si gjykim i profesionistėve tė fushės. Nuk ka gjė mė racionale se kaq! Nuk ndodh kėshtu me titujt shkencor.

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 28-02-2007 14:50:00 (1777 Lexime)

Legalizimi i plagjiaturės

Nga: Shkėlzen Gashi

Universiteti i Prishtinės ėshtė vatra e rezistencės sonė tė pamposhtur kombėtare. Ėshtė krenaria jonė. Simbol i pėrpjekjeve tona mė tė hershme nė luftėn tonė pėr liri, demokraci, pavarėsi, prosperitet... Nga Universiteti i Prishtinės dolėn mijėra inxhinierė, ekonomistė, juristė, historianė, mjekė, arkitektė, ndėrtimtarė, piktorė, aktorė... tė cilėt kontribuuan shumė nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė vendit tonė.

Studentėt e Universitetit tė Prishtinės kanė qenė pararendės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me demonstratat e 1 tetorit 1997 kur Albin Kurti me shokė trimėrisht protestoj pėr lirimin e objekteve
universitare nga okupatori serb... Natyrisht, kėto janė vetėm inserte tė pėrfolura nga fjalimet patetike-folklorike tė rektorit Hasani...
Nė tė vėrtetė, Universiteti i Prishtinės ėshtė turpi ynė.

Mė shumė...

« 1 ... 11 12 13 (14) 15 16 17 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio