Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 13 14 15 (16) 17 18 19 ... 21 »
Opinione : Sa lekė kushtoi njė ėndėrr pėr universitet?
Kyqur 05-10-2006 11:07:59 (2617 Lexime)

Sa lekė kushtoi njė ėndėrr pėr universitet?

Nga: Petrika GROSI

Shpenzimet e kryera nga ēdo prind pėr fėmijėn e tij brenda njė periudhe qė nis me mbarimin e maturės sė kėtij viti dhe vazhdon deri nė momentet e tashme, janė me tė vėrtetė tė frikshme nėse mblidhen nė total. Kjo sidomos pėr ata prindėr e nxėnės tė shumtė qė vijnė nga rrethet, tė cilėt kėrkojnė me insistim njė vend nė fakultetet e Tiranės.

Fatkeqėsisht, nuk kemi ende njė numėr tė saktė mbi konkurrentėt nė Universitetin e Tiranės, pasi i njėjti person ka konkurruar nė mė tepėr se njė degė, deri nė 5-6 fakultete tė ndryshme, por ajo qė mund tė thuhet ėshtė se pėr ēdo fakultet me konkurrim shifrat kanė qenė tė larta qė nga 1 500 deri nė 3-4 000, apo edhe mė tepėr konkurrentė. .

Mė shumė...

Opinione : OPINIONE
Kyqur 23-09-2006 8:46:00 (1473 Lexime)


Suksesi I dėshtimit


Nga Besjan PESHA

Ministri I Arsimit z.Genc Pollo konsiderohet si mė I suksesshmi ndėr ministrat e Berishės. Pa asnjė rezultat tė matshėm cuditėrisht ai vazhdon tė konsiderohet si “I suksesshėm”. Ndoshta sepse ka bėrė shumė pak investime nė shkollat e zonave rurale?? Ah pėr kėtė duhet tė jenė sonduar patjetėr nxėnėsit e atyre shkollave tė cilėt ose bėjnė mėsim brenda nė pyll ose ecin me kilometra tė tėra ditė pėr ditė pėr tė vajtur e ardhur nga shkolla, e ata e duan ministrin pikėrisht pėr kėtė.

Ndoshta ministri ka sukses sepse ka mashtruar pėr liberalizimin e teksteve shkollore, duke liberalizuar vetem 30 % te tyre? Pėr kėtė besoj se janė sonduar tė gjitha shtėpitė botuese qė po ulėrasin me sa kanė nė kokė por gėnjeshtra ministrore sundon tingujt e tjerė

Mė shumė...

Opinione : OPINIONE
Kyqur 06-09-2006 8:16:43 (1992 Lexime)


Derdhja e trurit shqiptar nėpėr botė

Nga: Viola Trebicka

Mendohet tė ketė rreth 25000 studentė shqiptarė nėpėr universitetet e botės, kryesisht nė Evropė dhe SHBA. Shifrat e sakta mungojnė. Shumė prej tyre, tė joshur nga mundėsi mė tė mira financiare dhe njė standard mė i lartė jetese jashtė vendit, e kanė vendosur se nuk do tė kthehen nė Shqipėri.

Kujtoni pėr shembull, njė artikull te revista "Klan" para pak muajsh mbi studentė shqiptarė nė Universitetin prestigjioz tė Harvardit nė SHBA, ku shumica e studentėve tė intervistuar nuk kishin ndėrmend tė ktheheshin, tė paktėn jo nė tė ardhmen e afėrt. Gjithsesi, shifrat e sakta sėrish mungojnė. Kjo situatė duhet tė na alarmojė.

Nuk dihet sa...

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 31-07-2006 6:08:42 (1785 Lexime)


Kosova nuk ka nevojė pėr kioska-universitete!

Nga: Milazim KRASNIQI

Numri i universiteteve private nė Kosovė, nėse llogariten reklamat agresive qė transmetohen papushim nė media e veēmas nė ato elektronike, del se ėshtė mė i madh se nė vendet e tjera tė rajonit.

Tė pagėzuar me lloj lloj emrash tė mėdhenj dhe me cilėsime qė do t'ia kishin zili dhe universitete lidere nė botė si ai i Oksfordit dhe Kembrixhit universitetet e reja private nė Kosovė janė bėrė pjesė e pandashme e paradokseve kosovare.

Pėr herė tė parė po ndodh qė reklamat pėr kėto universitete private t'a sfidojnė primatin qė pėr vite me rradhė e kanė mbajtur reklamimet e koncerteve tė estradės nė diasporė.

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 23-07-2006 14:06:00 (2841 Lexime)

REHABILITIMI DHE AVANCIMI I “HOXHĖS” Ejup Sahiti

Nga: Feim MALIQAJ

Me 1989 rifilloj invazioni politik kundėr Kosovės i manifestuar me dhunė e represion tė paparė ndonjėhere e nė ndonjėvend tjetėr tė Kontinentit tė Vjetėr.

Kėtė invazion e pati legalizuar 28 marsi i vitit 1989 konkrtisht akti i kundėrligjshėm i heqjes sė autonomisė sė Kosovės nga ana e Serbisė hegjemoniste.

Tė gjithė jemi dėshmitar tė kohės sė rrėnimit tė asaj pak autonomie qė kishim dhe askush nuk hamendej pse Slobodan Milosheviē po rrenonte aktin me te lart juridik dhe politik te Kosoves se atehershme sepse tashme dihej vizioni tij, nė fund tė fundit ai po zbatonte planet dhe projektet fashiste tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė plane tė njohura me qėllimin e vetėm spastrimin etnik tė Kosovės.

Mė shumė...

Opinione : SHQETĖSIME
Kyqur 11-07-2006 6:09:55 (1733 Lexime)


Diplomat merren me dreka dhe darka

Disa kandidatė tė cilėt tani janė bėrė me diploma, nuk janė parė tė kenė hyrė nė asnjė provim me shkrim apo me gojė, por nė vend tė provimit ata kanė hyrė nėpėr restorante luksoze, ku kanė ngrėnė dreka dhe darka me profesorėt me “miqtė” e tyre

SEVDAIL DEMIRI

s.demiri@faktionline.com

Degradimi total i vlerave tona kombėtare e morale aktualisht po bėhet nėpėr universitet tona tė cilat u krijuan me aq mund, djersė dhe gjak. Rėnja e nivelit dhe cilėsisė nėpėr kėto institucione tė larta arsimore, po shihet nė strukturėn e studentėve e profesorėve shqiptarė, pėr tė cilėt nuk ka kurrfarė kuptimi dituria dhe sensi pėr tė bėrė diēka me vlerė pėr tė mirėn e shoqėrisė.
Burime brenda universiteteve tona bėjnė me dije se kohėn e fundit ka marrė njė hov tė madh regjistrimi i fakulteteve “me korrespondencė” dhe marrja e diplomave nė afat rekord.

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 12-05-2006 6:59:44 (1643 Lexime)


Qėndrime tė USSH-sė pėr krizėn nė Universitetin e Prishtinės

PETRIT NIMANI



Unioni i Studentėve Shqiptarė duke i parė zhvillimit e Fundit nė Universitetin e Prishtinės, dhe ndėrhyrjen e Qeversisė sė Kosoves, konkretisht Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, me udhėzime administrative pėr zgjedhej tė pėrgjithshem nė Universitet dhe shkarkimin e zyrtarėve tė lartė tė UP-sė ,USSH-ja ėshte e shqetėsuar shumė pėr problemet qė ndodhin nė UP.
Pėr Unionin e Studentėve Shqiptarė nderhyrjet e fundit janė tė pa pranushem dhe USSH-ja nuk do i pėrfill udhėzimet e Ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, z.Agim Veliut.

Mė shumė...

Opinione : Nėn llupė
Kyqur 03-05-2006 11:45:45 (1708 Lexime)


Kryeministri nuk e tha tė vėrtetėn nė fjalimin javorė

BESNIK KRASNIQI


Fjalimin mė tė pasinqertė qė mund ta ketė bėrė ndonjėherė kryeministri Ēeku, ėshtė ky i ditės sė sotme qė u transmetua nė radio, njė pjesė e madhe e tė cilit ishte fokusuar nė ēėshtjen e Universitetit tė Prishtinės.
Vlerėsimi i kryeministrit, se miratimi i vendimit tė Ministrisė sė Arsimit pėr zbatimin e rekomandimeve tė grupit tė pavarur tė ekspertėve synon zbatimin e ligjit dhe rritjen e standardeve nė UP, nuk pin ujė aspak. Kjo, nga fakti se ndėrhyrja qė ka bėrė Qeveria nuk ėshtė arsyetuar me asnjė normė ligjore (qoftė me ndonjė verdikt ligjor tė Ligjit mbi Arsimin Sipėror apo edhe tė Statutit tė UP-sė). Pos ministrit Veliu qė ėshtė skuqur para gazetarėve kur i ėshtė bėrė pyetje pėr mbėshtetjen ligjore qė mund tė ketė udhėzimi administrativ i tij, ngusht ėshtė zėnė edhe zėdhėnėsja e kryeministrit, pikėrisht nga gazetari i “Epokės sė re”, kur ėshtė pyetur se mbi ē’bazė ligjore ėshtė bazuar vendimi i miratuar nga Qeveria. Pra, kryeministri Ēeku mė mirė do tė ishte qė fare tė mos e merrte nė gojė Universitetin, nė fjalimin javorė, sesa ta thoshte tė pavėrtetėn para opinionit, aq mė tepėr kur ka tė bėjė me njė komunitet prej intelektualėsh, siq ėshtė fjala pėr pedagogėt dhe studentėt.

Mė shumė...

Opinione : OPINION
Kyqur 03-05-2006 11:44:20 (1399 Lexime)


Bashkėqytetarė tė nderuar!

AGIM ĒEKU


Nė fjalimin tim inagurues e kam bėrė tė qartė se edukimi do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė punės sonė. Pa edukim tė mirė asnjė shoqėri nuk mund tė ecė pėrpara. Pa njė sistem edukimi konkurrent nuk mund tė bėhemi kurrė shoqėri konkurrente.
Nė vitet mė tė errėta tė represionit serb, arsimi nė Kosovė u bė emblemė e rezistencės dhe dinjitetit kombėtar. Profesorėt dhe studentėt e kėtij Universiteti kanė meritė tė jashtėzakonshme pėr mbajtjen gjallė tė arsimit tė lartė.
Nga gjiri i kėtij Universiteti u lind dhe u zhvillua edhe UĒK-ja. E gjatė ėshtė lista e studentėve dhe profesorėve tė Universitetit qė dhanė jetėn pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 28-04-2006 10:18:31 (1544 Lexime)




Pse spo e mbyllni Universitetin?

Berat Buzhala





Mbrėmė nė lajme tė televizioneve nacionale po shikoja storiet pėr problemet me tė fundit nė Universitetin Publik tė Kosovės. Moti kohė nuk mė ka ndodhur tė jam mė pa qėndrim. Indiferent. Herė shfaqej ministri i Arsimit, Agim Veliu, e herė Jahi Hoxha, tė cilit nuk ia di titullin saktėsisht, me gjasė as ai vetė s'e di ēka ėshtė, por e di qė ulet nė karrigen e rektorit. Hajde, po e zėmė se ėshtė rektor.

Mė shumė...

« 1 ... 13 14 15 (16) 17 18 19 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio