Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 17 18 19 (20) 21 »
Opinione : KOMENT
Kyqur 18-08-2005 2:12:43 (2103 Lexime)

Universiteti –per Beratin domosdoshmeri jetike

Me dilemen per te marre pjese apo jo ne debatin qe po zhvillohet ne lidhje me vendimin e qeverise ,ne ikje,per krijimin e tre Universiteteve te reja e me tej per liberalizimin e arsimit te larte ,ai qe me ngacmoi ishte nje artikull tek gazeta “Shekulli “ ku shprehimisht thuhej: “Mjere kush do te ulet ne bankat e Universitetit te Beratit!“ I shkruar nga nje autor me edukim perendimor ,te cilin e kam ndjekur me respekt dhe kenaqesi ne sensibilizimin e qytetareve per te votuar si nje e drejte dhe detyre e cdo qytetari ne demokraci ,u kujtova se mund te votoja por kete radhe duke shkruar disa rrjeshta.

Mė shumė...

Opinione : KOMENT
Kyqur 09-08-2005 3:49:44 (1396 Lexime)


Tri uniperversitete

Nga: Edmond TUPJA


Me sa duket, qenveria e zotit Nano (ham, ham, ham! dhe ha, ha, ha!), ndonėse i ka ditėt e numėruara, ka vendosur tė mbahet mend pėr mirė edhe nė fushėn uniperversitare: ajo ka miratuar ēeljen e tri uniperversiteteve nė Shqipėri: nė Durrės, Berat e Fier. Sepse njėmbėdhjetė universitetet ekzistuese nuk mjaftokan pėr tė nxjerrė nė sasi tė konsiderueshme gjysmanalfabetė me diplomė, u dashkan edhe tri tė tjera, gjithse katėrmbėdhjetė rrumbullak.
Unė nuk kam hiē ndėr mend tė hyj kėtu nė llogari e pėrllogari, hesape e stėrhesape pėr tė provuar absurditetin e kėtij vendimi tė shkalluar e qesharak njėherazi, por, sa pėr dijeni, qė tė krijosh njė universitet qoftė edhe me perversitet (nga mė erdhi edhe fjala hibride “uniperversitet”), duhen miliona euro, duhen kuadro tė kualifikuara, hapėsira dinjitoze, pajisje e materiale pedagogjike, laboratorike e administrative bashkėkohore etj., etj.

Mė shumė...

Opinione : Koment
Kyqur 08-08-2005 5:06:13 (1591 Lexime)


Arsimi i lartė si shėrbim publik

Nga:Rexhep MEIDANI


Nė Konferencėn Botėrore mbi Arsimin e Lartė (1998), nuk u hezitua tė klasifikohej edhe kjo hallkė tepėr e rėndėsishme e sistemit arsimor si njė pjesė e spektrit tė shėrbimeve publike. Por pavarėsisht nga ky klasifikim apo nga fakti qė burimet financiare, private ose publike, mund tė jenė krejtėsisht tė ndryshme, pėrsėri ekziston bindja e fortė se pėr arsimin e lartė, si dhe pėr kėrkimin shkencor, ėshtė mė se e domosdoshme edhe njė mbėshtetje e fortė publike, pėr tė garantuar njė balancim sa mė tė mirė midis misionit tė tij kualifikues-profesional dhe atij social-edukativ. Nė kėtė kėndvėshtrim, ėshtė kuptimplote shprehja e J. Daniel (Paris, shtator 2001) se: “kur flitet pėr liberalizimin e tregut, edukimi i lartė nuk mund tė trajtohet sikur tė ishte njė produkt i njėjtė me atė tė makinave apo bananeve”.

Mė shumė...

Opinione : Opinion
Kyqur 29-06-2005 8:21:35 (1607 Lexime)


‘Tė vegjėlit’ shkelin studentėt e transferuar

Studentė tė pafatė. Me tė vėrtetė tė pafatė. E kamė fjalėn pėr studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė ish-Universitetit tė Tetovės tė cilėve padrejtėsisht iu mbyll fakulteti ndėrsa ata tė cilėt i kishin regjistruar sikur kishin mbyllur sy e veshė, karshi gjendjes sė krijuar, dhe as qė dėshironin tė dinin pėr kėta studentė hallegjinj, tė cilėt bredhnin rrugėve tė Tetovės. Ėshtė Fadil Sulejmani ai qė ua kishte siguruar fakultetin kėtyre studentėve, por qė edhe UT-sė i kishte siguruar njė fond tė fryer meqė kėta studentė participonin mė sė shumėti nė kėtė universitet, por qė edhe universiteti i shpėrbleu duke i lėnė nė rrugė. Ishte edhe ai qė i ra vijė tė kuqe emrit Fakultet i Mjekėsisė, pikėrisht ėshtė mjek por edhe ministėr. Ėshtė ministėr shteti dhe quditėrisht ka kombėsi shqiptare.

Mė shumė...

Opinione : Koment
Kyqur 12-06-2005 8:08:43 (1713 Lexime)


Universiteti i Tiranės: Datėlindja?

Thuhet, por ndoshta kjo mund tė jetė thjesht gojėdhėnė ose folklor, se femrat, kur nuk janė mė edhe aq tė freskėta, kanė shpesh prirje ta fshehin moshėn e tyre tė vėrtetė e tė hiqen si mė tė reja. Kuptohet lehtė pėrse. Kjo dukuri s’para vihet re te meshkujt, nė pėrgjithėsi (ndonėse disa syresh lyejnė flokė, mjekėr e mustaqe). Kėto m’u kujtuan para disa javėsh tek lexoja njė artikull interesant botuar nga zoti Zyhdi Dervishi, doktor i shkencave sociologjike, nė gazetėn “Shekulli” tė 26 majit 2005 me titull “Universitet me datėlindje tė falsifikuar”. Me fakte e argumente tė pakundėrshtueshme, tė paktėn sipas meje, autori provon se universitetit shqiptar i ėshtė ulur mosha rreth njėmbėdhjetė vite, a thua se po i kalon koha pėr t’u martuar. Nuk do tė ndalem nė arsyet ideologjike e nė kompleksin e Rozafės qė autori mendon me tė drejtė se gjenden nė themel tė kėtij zvogėlimi tė papėrligjshėm moshe, sepse ēdokush mund ta lexojė vetė artikullin nė fjalė e tė pijė kėshtu ujė nė burim. Nė tė vėrtetė, unė rrah gjetiu.

Mė shumė...

Opinione : Koment
Kyqur 03-06-2005 7:06:56 (2542 Lexime)

MJERIMI I ARSIMIT

Qysh ne kopsht femijes shqiptar mund t"i ndodhe te kete edukatore si ajo qe u permend ne analizen e meparshme, "botuar ne KJ, tri dite me pare me titullin "Mjerimi i Kultures"). Pastaj, dhe kjo eshte e sigurt, ne klase te pare merr ne duar abetaren me mbi 200 gabime. Me vone ndodh qe ta kaloje klasen duke paguar e pa mesuar asgje "nje katermbedhjetevjecar me thoshte se ai shkon ne nje shkolle ne Kamez nje here ne muaj dhe i dorezon ne zarf mesuesit parate, kundrejt te cilave merr noten).
Po ne fakultet? Nje pedagoge thote: "Problemi im eshte te me rrine urte, te me lejojne te zhvilloj leksionin. Sa per notat pastaj... do t`u ve pesa, por prape edhe keto do te detyrohem t`ua ngre nga presioni i prinderve". Nje pedagog tjeter: - Pesat qe u ve, ne fakt, jane katra.

Mė shumė...

Opinione : Opinion
Kyqur 26-05-2005 4:10:24 (1745 Lexime)

UNIVERSITET ME DATĖLINDJE TĖ FALSIFIKUAR

Kompleksi i Rozafės ndoshta shpreh nė mėnyrė tė figurshme thelbin e njėrės prej prirjeve mė problemtike tė kulturės shqiptare: prirjen pėr tė vetasgjėsuar edhe vlerat mė pak tė kontestueshme, ose madje tė pakontestueshme, tė cilat nė kulturėn shqiptare, sė paku krahasuar me shtrirjen e saj hapėsinore e numrin e kufizuar tė anėtarėve, janė tė shumta nė rrjedhėn e trazuar tė mijėvjeēarėve, tė shekujve e tė viteve. Si njė metastazė nga mė agresivet e kėsaj prirje ėshtė edhe pėrpjekja e ngulėt, e vazhdueshme pėr tė mohuar themelet e vlerave, pėr t’i tėrhequr rrėnjėt e vlerave, nga thellėsitė e historisė nė periudha tė mėvonshme dhe qė gabimisht lidhen me emra politikanėsh mė sė shumti pretenciozė, por tė dėshtuar

Mė shumė...

Opinione : Studentė
Kyqur 17-05-2005 15:43:36 (2371 Lexime)

STUDENTĖ – JU NUK DUHET TĖ HESHTNI

FAKTI I dha njė mundėsi trajtimit tė shumė cėshtjeve tė ndryshme,duke shpallur tė hapur njė faqe pėr studentėt, pėr Universitet nė pėrgjithėsi.
Shumė studentė po ti degjoje nėpėr rrėfimet e tyre nėpėr kafene ose gjetkė do kuptoje se nuk janė pa ankesa nga mė tė ndryshmet. Ata shpesh janė tė pakėnaqur me njė trajtim nga njė profesorė, nga njė lėndė qė u duket e vėshtirė dhe jo profesionale qė mė shumė I lodh kur duhet ta japin njė provim, shqetėsime pėr tė fituar njė bursė, dhe deri te devijime nga mė tė ndryshmet qė ndodhin si nė shumė institucione tė tjera.

Mė shumė...

Opinione : Koment
Kyqur 13-05-2005 8:58:27 (2281 Lexime)


“Nė universitetet shqiptare mungon etika profesionale”

Pedagoget ne kohen me te madhe e jetes se tyre jane te rrethuar nga studente te rinj edhe shume terheqes, te cilet i trajtojne ata me respekt dhe adhurim. Ne shumicen e rasteve studentet dhe pedagoget gjenden shume afer njeri-tjetrit, mbase deri ne nje pike qe quhet "shume speciale". Bazuar ne studimet e viteve te fundit, ēdo pedagog ne karrieren e tij perballet me dilema erotike ne kontekstin e detyres profesionale. Keto marrėdhenie jane nga me te diskutuarat dhe shpesh aktivitetet me te demshme qe mundet te ndodhin ne aspektin profesional. Atraksioni seksual mundet te kete pasoja shume serioze te shkeljes se etikes dhe kjo varet nga drejtimi qe do te marrin ngjarjet.

Mė shumė...

Opinione : Kultura
Kyqur 08-05-2005 10:05:50 (2908 Lexime)


Kultura, nė rolin e njė arme tė fortė dipllomatike

Ėshtė me tė vėrtet e vėshtirė pėr njė studjues qė tė pėrcaktojė pėrmbajtjen e epitetit «kulturor/e», ose tė sqarojė se kur njė dukuri ėshtė pjesė e kulturės sė njė populli ose jo. Sidoqoftė nė mėnyrė pėrgjithėsuese do mundeshim tė thonim se me termin «kulturė» nėnkuptojmė njė kolazh tė gjėrė vlerash, besimesh, veprash, traditash, zakonesh etj. qė pasqyrojnė tė kaluarėn historike dhe tendencat ekzistante tė njė komuniteti, njė kombi ose njė grupi kombesh. Nė ditėt e sotme, proēesi i civilizimit -sipas kritereve perėndimore- dhe ndryshimet kulturore midis shoqėrive tė ndryshme duket se kanė tėrhequr vėmendjen e politikave shtetėrore dhe interesimin e shumė analistėve.

Mė shumė...

« 1 ... 17 18 19 (20) 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio