Studentet.info
RSS Feed
« 1 2 3 4 (5) 6 7 8 ... 21 »
Opinione : Ta edukosh Fakultetin e Edukimit mbi pėrzgjedhjen e kuadrit akademik
Kyqur 13-07-2011 3:03:27 (3018 Lexime)

Mr. Metush Bajrami

Reagim ndaj konkursit tė shpallur publik mė 20 prill 2011 nga Fakulteti i Edukimit – Prishtinė

Konkurset nė Kosovė janė bėrė temė e kritikės sė pėrditshme, si nė ambientet formale dhe joformale. Por nė opinionin publik ka pak raste qė janė tė njohura, konkrete dhe tė bėra nė mėnyrė publike, ndėrsa pėr punonjėsit nė fakultetet gjegjėse, kėto gjėra janė rutinore dhe nė ēdo muhabet jozyrtar flitet shumė pėr to, e sidomos nė “klane profesorėsh”. Ne kėsaj radhe, do tė pėrpiqemi tė shpalojmė njė rast, qė mund tė jetė edhe dukuri, e pėrzgjedhjes jo tė pėrshtatshme, jo profesionale dhe nė mospėrputhje me rregullat e Statut tė Universitetit tė Prishtinės. Ne kėrkojmė nga Kėshilli Mėsimor-Shkencor i Fakultetit tė Edukimit, Qendra nė Prishtinė, qė ta rishikojė konkursin e shpallur para pak kohėsh, mė 20 prill 2011 i cili ka zgjatur 15 ditė pas datės sė publikimit, pėr lėndėt mėsimore: “Art figurativ me metodologji” dhe “Artet e bukura”, nė tė cilin konkurs kanė marrė pjesė shumė kandidatė, gjegjėsisht 13 kandidatė, ku sipas tė cilit konkurs ėshtė kėrkuar njė mėsimdhėnės pėrkitazi mė lėndėt e sipėrpėrmendura.

Mė shumė...

Opinione : Parlament studentor apo popullor
Kyqur 15-04-2011 12:41:46 (1382 Lexime)

Besnik Berisha

I krijuar si parlament studentor nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės, nė raste tė caktuar mėton tė jetė parlament popullor duke u deklaruar pėr ēėshtje tė cilat realisht nuk i takojnė. Statuti i Universitetit tė Prishtinės, saktėsisht neni 164, pėrcakton qartė se interesat e studentėve tė UP-sė pėrfaqėsohen nga Parlamenti i studentor dhe Kėshilli i studentėve nė njėsi akademike.

Mė shumė...

Opinione : Studentit
Kyqur 01-04-2011 13:49:24 (1443 Lexime)


Afrim GASHI

...si nė hapėsirat shqiptare edhe nė vendet tjera, ndryshimet dhe revolucionet mė tė mėdha gjatė historisė janė zhvilluar nga ana e studentėve. Tė njėjtėn mund ta konstatosh edhe nėse pėrcjell lajmet nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika e Veriut. Tė gjithė ata student u organizuan dhe po shkruajnė historinė e popujve tė vet duke ngritur zėrin dhe kokėn kundėr sistemeve diktatoriale ēfarė i kanė apo i kishin nė vendet e tyre

Mė shumė...

Opinione : REKTORI I “KONTAMINUAR”
Kyqur 25-02-2011 7:13:01 (1881 Lexime)



Adnan ARBASHI

(Ligjet janė rrjeta merimangash, nėpėr tė cilėn kalojnė miza tė mėdha, e ku mbeten tė voglat) –BALZAKU


Kėto ditė, ėshtė shkruar dhe pėrfolur mjaft nė opinion, pėr atė “atak fizik” me ngjyrė tė “kontaminuar”, nga ana e dy aktivistėve tė lėvizjes VETĖVENDOSJE!, ndaj rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, gjatė mbajtjes sė fjalimit tė tij solemn, me rastin e shėnimit tė 41 vjetorit tė UP. Qėndrimi dinjitoze me kėtė situatė vėrtetė tė palakmueshme i rektorit, edhe mė tepėr rriti revoltėn tonė qytetare ndaj kėsaj forme paksa tė vrazhdė dhe tė tepruar tė shprehjes sė pakėnaqėsisė studentore.

Por, kjo njerėzoreje nė ne, sikur zgjati shkurt. U demantua menjėherė pas disa minutave. Me tė dal jashtė salle, “atentatorėt” u rrahėn brutalisht. nga disa njerėz qė ende nuk dihen se kush ishin. Dhe, merrni me mėndė! Para syve vigjilent tė kamerave televizive, u pėrdor dhuna fizike mu nė tempullin e asaj dije, e cila, pikėrisht nė sallėn aty afėr, shėnonte 41 vjetorin e ekzistimit tė saj.

Mė shumė...

Opinione : Universiteti ėshtė i studentėve, e jo i rektorit!
Kyqur 22-02-2011 6:26:58 (1851 Lexime)


Vlorian Molliqaj

Thonė se protestat paqėsore shprehin demokraci dhe ndodhin nė vendet mė demokratike tė botės. Kėtė madje e thonė nganjėherė edhe politikanėt tanė, edhe pse fare nuk iu pėlqejnė ato. Do tė ishte mirė sikurse tė ishte kėshtu edhe nė realitet. Por, pėr ta kuptuar qė nė realitetin tonė puna qėndron ndryshe, ndihmojnė reagimet e politikanėve apo “viktimave” pas ēdo aksioni protestues. Shumė shpesh tek ne, pas protestave tė ndryshme janė dėnuar nė forma tė ndryshme autorėt e protestave apo aksioneve simbolike. Kjo vetėm pėr njė qėllim tė qartė: qė nė vendin tonė tė instalohet kultura e frikės pėr tė reaguar ndaj padrejtėsive. E, duke e ditur qė nė vendin tonė padrejtėsitė janė tė shumta, dhe ēdo ditė nė rritje, ėshtė e kuptueshme, madje e nevojshme qė tė ndodhin reagime nė forma tė ndryshme si demonstrata, protesta dhe aksione simbolike. Secila kategori e njerėzve nė Kosovė ka arsye pėr tė protestuar, duke filluar nga studentėt e deri tek pensionistėt.

Mė shumė...

Opinione : Revolucion apo Evolucion
Kyqur 07-02-2011 6:45:55 (2636 Lexime)



Nga Arben Halili

Proceset e kohėve tė fundit treguan pėr mungesėn e njė lidershipi tė mirėfilltė nė parapritjen e aktiviteteve dhe nuhatjen e kurtheve nga mė tė ndryshmet.

Mbajtja e zgjedhjeve nė Kosovė, shoqėruar me njė varg problemesh si nė formėn organizative po ashtu edhe nė gatishmėrinė e pjesėmarrėsve pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve si rezultat i zgjidhjes sė bėrė nga vet qytetarėt e Kosovės, bėri qė ky proces tė humb primatin e zgjedhjeve tė tilla siē ishim mėsuar tė shohim deri para kėtyre tė fundit, kur Kosova konsiderohej lider i organizimit dhe mbarėvajtjes sė kėtij procesi nė rajon.

Mė shumė...

Opinione : Nė shenjė tė pėrvjetorit tė universitetit tė Tetovės
Kyqur 22-12-2010 3:59:21 (1470 Lexime)

Luan SHARI

U bėnė gjashtėmbėdhjetė vjet nga fillimi i punės sė Universitetit tė Tetovės dhe po tė bėjmė njė analizė tė mbarėvajtjes sė punėve nė kėtė institucion tė arsimimit tė lartė tė cilin plot dhjetė vite e mirėmbajti populli, pėrkundėr kėrcėnimeve e pengimeve nga ana e pushtetit, do tė pėrfundonim se ėshtė arritur, por jo sa ėshtė dashtė e sa ėshtė mundur.

Problemet mė tė mėdha ky Institucion i pėrjetoi dhe po i pėrjeton nė kėto gjashtė vitet e fundit, dhe e gjithė kjo ,,falė,, politikės, e cila nė vend qė tė ndihmojė, ajo pėrkundrazi e pengon mbarėvajtjen e procesit mėsimor.

Mė shumė...

Opinione : Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri!
Kyqur 16-12-2010 6:23:09 (1828 Lexime)


Ju lutem qė edhe kur ta lexoni kėtė copė letėr, mos bėni zhurmė sepse zv.kryeministri ėshtė nė gjumė dhe nuk bėn t’ia prishim rehatinė! Lexojeni me zė tė ulėt, mundėsisht nė ndonjė skutė dhe pa zhurmė! Nėse e lexoni nė gazetė, kujdes kur t’i shfletoni faqet, nėse e lexoni nė internet, kujdes me tastierėn se ndoshta del ndonjė zė qoftė edhe i vogėl!!!
E fillova me gjithė kėtė ironi, lexues i nderuar, kur shoh se ēfarė i bėn bossi qeveritar (VMRO DPMNE) BDI-sė. E fillova nė kėtė mėnyrė, i shtyrė nga inati dhe mllefi kur shoh se si sot disa bilmezė tė mbledhur anekėnd Maqedonisė, i kanė vėnė shqiptarėt nė shina, pikėrisht si para luftės sė vitit 2001… E fillova kėshtu i shqetėsuar pėr fatin e popullit tim dhe natyrisht edhe tuajin…

Mė shumė...

Opinione : Wikileaks, NATO-ja dhe Maqedonia
Kyqur 08-12-2010 14:15:44 (1727 Lexime)



Nga kėtu lind dyshimi nėse Maqedonia ėshtė futur nėn ombrellėn e Rusisė pėr t’u mbrojtur nga “graviteti” i NATO-s dhe BE-sė, njėlloj si shumė vende tė ish-Bashkimit Sovjetik. Sabri Godo thotė se vetėm Rusisė mund t’i konvenojė largimi i Maqedonisė nga strukturat e NATO-s. Po ēfarė thotė Wikileaks-i?


Xhelal NEZIRI

Fenomeni “Wikileaks” mund tė shpjegohet edhe si njė hakmarrje e gazetarėve hulumtues ndaj hipokrizisė sė politikės botėrore, ndaj fshehjes sė vazhdueshme tė informacioneve qė kanė tė bėjnė me fatin e qytetarėve dhe ndaj keqpėrdorimit tė punonjėsve tė medieve ana e politikės, duke i llogaritur ato si mjet qė manipulohen lehtė nėpėrmjet Spin-doktorėve apo PR-ekspertėve. Hakmarrje pėr shkak tė mosfunksionimit si duhet tė ligjeve dhe akteve pėr qasje tė lirė deri te informacionet nėpėr shtetet e ndryshme botėrore dhe njėkohėsisht manifestimin e fuqisė sė gazetarisė hulumtuese.

Mė shumė...

Opinione : Mėsimdhėnia nė universitet - nė udhėkryq
Kyqur 01-12-2010 2:13:53 (3191 Lexime)


Dr. Avzi MUSTAFA

Modeli pluralist kėrkon vlerėsimin shumėkomponentėsh. Studimi pėr studentin nuk ėshtė as zgjidhje e hallit, as kalkulim individual, siē po bėhet me studentėt tanė. Rezultati ėshtė produkt i investimit tė studentit dhe kėrkesės sė tregut tė punės

Kohėve tė fundit nė emėr tė reformimit tė mėsimit universitar po ndėrmerren masa si nga aspekti i jashtėm, ashtu edhe nga aspekti i brendshėm, me qėllim qė tė ndryshohet diēka nė universitetet e vendit, qoftė universitete publike ose universitete private. Cilėsia e mėsimit nė universitet publike, pėr sa i pėrket metodologjisė sė mėsimdhėnies, ende po animon me tė vjetrėn, kurse nė ato universitete profitabile, gjoja duke e pėrmirėsuar tė vjetrėn, po bėhen disa risi qė, si duket, as ata qė i bėjnė nuk e dinė se ēka synojnė tė ndryshojnė nė ngritjen e cilėsisė sė mėsimit. Tė gjitha kėto ndodhin nė proceset gjoja reformuese arsimit.

Mė shumė...

« 1 2 3 4 (5) 6 7 8 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio