Studentet.info
RSS Feed
« 1 ... 4 5 6 (7) 8 9 10 ... 21 »
Opinione : Kriza universitare dhe doktoraturat politike
Kyqur 15-03-2010 9:04:39 (1314 Lexime)


Nga AFRIM KRASNIQI

Lajmi se kryetarja e Parlamentit, kryetarja e Gjykatės sė Lartė, ministri i Drejtėsisė, Prokurorja e Pėrgjithshme, disa deputetė dhe njė numėr i madh zyrtarėsh tė lartė nė sistemin gjyqėsor, ekzekutiv apo administratėn shtetėrore kanė aplikuar pėr mbrojtje doktorature pranė Universitetit tė Tiranės, i parė nė aspektin formal, ėshtė njė lajm pozitiv. Secili prej tyre duhet vlerėsuar pėr kėtė akt, sepse formalisht, ėshtė gjest pozitiv kur politika dhe vendimmarrja kėrkon mė shumė dije. Nė fund tė fundit ne gjithnjė kemi dėshiruar qė vendimmarrėsit tanė, sidomos ata nė krye tė institucioneve kushtetuese, tė kenė formimin e duhur profesional dhe kualifikimin e pėrvojave shkencore e akademike. Ndaj formalisht, ku politikanėt merren me librat, kemi mė shumė shanse qė minimalisht vendimet e tyre tė mos vijnė nga padija, por nga mendimi alternativ. Pėr mė tepėr, Shqipėria ka vuajtur shumė nga udhėheqjet politike tė pakualifikuara, breza politike dhe ekzekutive qė erdhėn nė poste pėr shkak tė meritave luftarake, njohjeve personale apo besnikėrisė ndaj partisė. Nė dekadėn e fundit tė sistemit komunist, mė shume se njė e treta e Byrosė Politike ishte pa arsim tė lartė, dy tė tretat pa njohuri tė njė gjuhe tė huaj perėndimore dhe 90% e tyre pa formim minimal nė konceptet shkencore te politikes, funksionimit dhe administrimit tė shtetit modern.

Mė shumė...

Opinione : Xhandari dhe agjenti nė USHT
Kyqur 09-03-2010 7:18:13 (2173 Lexime)


Xhandari dhe agjenti i partisė nė Universitetin e Tetovės janė turpi i partisė dhe frika, tmerri, mafia dhe tragjedia e universitetit. Ata janė zėdhėnėsit e sė keqes nė universitet dhe figurat e trishtimit aty, tė cilėt mė shumė veprojnė sesa flasin pėr tė mirėn e partisė, jo tė universitetit.

Ata kanė edhe ndonjė shkollė, duke filluar nga e mesmja e deri te titulli i doktorit tė shkencės, madje marrin edhe vende pune shumė tė rėndėsishme nė universitet nga partia e tyre, e cila i do shumė dhe i vlerėson tepėr.

Ata janė njerėzit mė tė besueshėm tė partisė nė universitet dhe dallohen aty pėr trimėri dhe marifetllėqe tė shumta e tė ndryshme. Ēdokush nė universitet i respekton dhe i pėrshėndet nga frika dhe nga shpresa se mos po i bėjnė ndonjė tė keqe apo tė mirė. Ata janė mbi rektorin, prorektorin dhe dekanėt, vetėm fjala e tyre dėgjohet dhe urdhėri i tyre zbatohet, dėshira e tyre ėshtė aprovimi, amini i partisė, ata janė vetė partia nė universitet. Ata mund t’ju largojnė nga puna dhe t’ju marrin nė punė, t’ju lėshojnė kontrata dhe vendime pune, nėse partia e mėparshme nuk jua ka dhėnė, por me njė qėllim e kusht qė tė heshtni, nėse nuk flisni mirė pėr partinė nė universitet. Ata mund t’ju marrin edhe ndonjė provim, notė kaluese, nga profesorėt qė i kėrcėnojnė pėr kėtė gjė.

Mė shumė...

Opinione : Uragani dashakeq
Kyqur 06-03-2010 8:19:06 (2412 Lexime)



Nga: Rexhep ALIU

Duket si njė ligjėsi fatale, por zakonisht goditjet ndodhen aty ku ndershmėria, profesionalizmi dhe suksesi fitojnė njė emėr. Kėto goditje mund tė duken spontane, tė motivuara nga profesionalizmi, por nė fakt, prapa kėsaj ka tė ngjarė tė qėndrojė njė sulm i menduar, prapavija e tė cilit duket e zymtė dhe dashakeqe. Pikėrisht, kėto goditje kohėve tė fundit po i pėrjeton kompania “Ecolog” dhe familja Destani, e cila nė gjithė kėtė mjegull tė krijuar mbetet si njė “thes boksierėsh”, nė tė cilin provojnė fuqinė e vet ata qė vėrbohen nga suksesi i tė tjerėve.

Ėshtė njė fluks shpifjesh tė lėshuara pėr tė turbulluar dhe pėr tė krijuar hamendėsime. Ėshtė njė orkestrim dashakeq qė provon tė godas dhe tė asgjėsojė dhe qė jehonėn e dezinformatava kėrkon ta shpėrndajė sa mė shumė, pa mbajtur llogari pėr viktimėn. Logjika duket e thjeshtė, sa mė madhėshtore tė jetė “pema”, aq mė tė dėgjuara do tė jenė kėrcitjet e “sėpatės”, qė pa pikė mėshirė kėrkon ta plandos pėr toke.

Mė shumė...

Opinione : USHT dhe dekorata
Kyqur 08-02-2010 10:56:33 (1910 Lexime)

Arben RATKOCERI

Nė kohėn kur nė opinionin shqiptar vazhdojnė debatet pėr maqedonishten qė nė klasėn e parė si dhe kėrkohet pėrgjegjėsi nga ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, ky i fundit dekorohet nga Universiteti Shtetėror i Tetovės. Madje, kjo dekoratė iu dha nga kreu i kėtij institucioni, rektori Reka, pėr tė cilin jo ma larg se para disa ditėve, zgjedhjen e tij ne kėtė post, si tė dyshimtė, e cilėsoi i dekoruari Todorov. Kujtojmė se dekorata ėshtė mirėnjohje, medalje, urdhėr etj., qė i jepet dikujt nga ndonjė institucion si shenjė nderimi pėr arritje tė larta ose pėr merita tė veēanta. A di dikush tė thotė se cilat janė arritjet e larta apo meritat e veēanta tė ministrit Todorov pėr arsimin shqip?

Ėshtė pėr tė ardhur keq se dekorata pėr ministrin Todorov bėhet nga njė institucion akademik nga me elitistėt qė kanė shqiptarėt e Maqedonisė, pa u ditur motivacioni real apo i argumentuar. Nuk e di se si ndihen njė pjesė e mėsimdhėnėsve tė kėtij universiteti, para sė gjithash anėtarėt e Senatit apo dekanėt, nė emrin e tė cilėve, Todorov tash e tutje, do tė mund tė mburret me kontributin e tij nė arsimin shqip, duke pėrfshirė edhe legjitimitetin moral tė marrė nga vetė shqiptarėt pėrmes USHT-sė, pėr veprimin e fundit tė tij rreth maqedonishtes qė nė klasėn e parė.

Mė shumė...

Opinione : USHT e Kumanovės si mėhalla Rexhepovite
Kyqur 23-12-2009 14:09:17 (1991 Lexime)

Senat Ferati


USHT-ja para disa ditėsh festoi solemnisht 15 vjetorin e themelimit tė vetė dhe me kėtė institucion krenohen tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė dhe mė gjerė, por nuk mund tė mburremi me atė se si po zhvillohen punėt me menaxhimin e tij aktualisht!
Ky institucion, kur u themelua, me sukses i pėrballoi sfidat e ballafaqimit me rezistencėn politike maqedonase dhe me opstrukcionet qė i imponoheshin nga strukturat qeverisėse, por vazhdimisht po dėshton kur po pėrballet me presionet politike qė vijnė nga partitė politike shqiptare kur i ndėrrojnė rolet nė pushtetet! USHT-ja ende nuk e ka gjetur formulėn se si tė shpėtojė nga kthetrat e vasalitetit partiak.

Mė shumė...

Opinione : Komunistet Xhevdet Hajredini dhe Serafim Tomovski shkatrrojnė USHT-nė
Kyqur 18-12-2009 1:55:23 (4546 Lexime)


Liman KURTISHI

Tė nderuar lexues, shkas pėr kėtė reagim ėshtė shkrimi nė gazetėn "KOHA" i dates 21.XI.2009 me titull ''USHT shkarkon Liman Kurtishin'', artikull nė tė cilin mes tjerash thuhet se ''... Me emėrimin e Liman Kurtishit, kohėve tė fundit ishin pėrfolur informacione pėr nepotizėm nė USHT. Me ardhjen e tij nė detyrėn e shefit tė financave, thuhet se Kurtishi kishte punėsuar djalin, dhėndrin, vajzėn si dhe nusen e djalit tė tij...''

Kėtė shkrim do tė thoshte dikush, pse e shkruaj me vonesė prej rreth njė muaji? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. E para, pėr shkak se prita qė vetė gazetarja e tė pėrditshmes ''KOHA'' ta demantojė kėtė dezinformatė dhe e dyta, kasha shpresėn qė vetė tė punėsuarit nė USHT do ta demantojnė gėnjeshtrėn e sajuar dhe do ta thonė tė vėrtetėn e pėrjashtimit tim nga USHT-ja. Thjesht thėnė, prita zėrin e opinionit publik brenda USHT-sė! Angazhimi im rreth punėsimeve nė USHT Lidhur me ēėshtjen e punėsimit nė USHT, ėshtė e vėrtetė se unė kam qenė i interesuar dhe njėherit kam punėsuar individ qė kanė emėr e mbiemėr.

Mė shumė...

Opinione : Universiteti Tetovės, muri i pashembur midis shqiptarėve
Kyqur 24-11-2009 7:11:53 (1724 Lexime)


Nga: ARBEN MALAJ

Ėshtė folur shumė pėr Murin e Berlinit, pėr impaktet e tij nė ngritjen dhe rėnien e perdes sė hekurt. Me kalimin e kohės gjithnjė e mė shumė referencat pėr murin e Berlinit do tė pėrdoren jo si njė datė historike, por si njė fenomen politik dhe shoqėror. Mund tė ketė shumė raste konkrete kur hijet e mureve dhe ndarjeve mbeten tė gjalla, jo thjesht si njė kujtim i sė kaluarės, por si pengesė e sė ardhmes.

Muret janė tė qarta nė radikalizimet politike, janė tė qarta nė vėshtirėsitė pėr bashkėjetesėn harmonike midis etnive, apo nė debate pėr sfidat e sė ardhmes. Nuk kam nxituar apo parapėlqyer tė bėhem pjesė e debateve politike tė partive shqiptare nė vendet e rajonit. Pas takimit me disa kolegė profesorė tė Universitetit tė Tetovės, larg preferencave apo paragjykimeve, e kam tė vėshtirė tė mos shprehem pėr kėtė mur tė ri nė mes tė Tetovės dhe midis shqiptarėve, pikėrisht pėr Universitetin e Tetovės.

Mė shumė...

Opinione : Tetovari nga Tirana
Kyqur 23-11-2009 16:18:35 (2320 Lexime)


Nga: Agim VINCA

E rilexova kėto ditė letrėn tėnde drejtuar mua, kohė mė parė pėrmes shtypit ...(Letėr Profesor Vincės) lidhur me ndėrhyrjen brutale tė organeve shtetėrore tė Maqedonisė nė institucionin mė tė lartė shkencor dhe arsimor tė shqiptarėve nė Maqedoni-Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Tė falėnderoj, ndonėse pak me vonesė (pėr ēka kėrkoj ndjesė), pėr informacionin qė mė ofrove lidhur me rrethanat nė tė cilat u bė “puēi” nė USHT mė 2 korrik tė kėtij viti. Disa nga detajet qė pėrmend ti nė letrėn tėnde tė botuar fillimisht nė shtypin e pėrditshėm shqip (te gazetat “Panorama” e Tiranės dhe “24 orė” e Tetovės) dhe pastaj edhe nė librin tėnd publicistik “Grandomania”, i kam ditur, disa jo. Nuk kam ditur, fjala vjen, pėr vdekjen e pedagogut tė USHT-sė, Iljas Useini dhe varrimin e tij po atė ditė, pra mė 2 korrik, nė Gostivar, ku ka qenė e pranishme e tėrė udhėheqja legjitime e USHT-sė, nė krye me ushtruesin e detyrės sė rektorit, prof. dr. Agim Velėn, ashtu siē nuk kam ditur as pėr pėrurimin e godinės sė re tė ambasadės amerikane nė Shkup tė njėjtėn ditė, ku po ashtu ėshtė dashur tė jetė i pranishėm njeriu i parė i institucionit mė tė lartė arsimor e shkencor tė shqiptarėve nė Maqedoni, Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Nuk kam ditur, natyrisht, as pėr sjelljen brutale tė udhėheqjes sė re, tė sapoardhur, me eskortė speciale policore, ndaj individėve tė veēantė tė zėnė me punė nė kėtė institucion dhe posaēėrisht ndaj teje, pėr ē’gjė do tė flas mė gjerėsisht pak mė poshtė.

Mė shumė...

Opinione : Arsimi, kriter themelor pėr vlerėsimin e qeverisė
Kyqur 18-11-2009 5:49:24 (1356 Lexime)

Ermal Hasimja

Ka njė mėnyrė mjaft tė thjeshtė dhe efikase pėr tė parė nėse njė qeveri punon me vizion afatgjatė pėr qytetarėt e vet, apo nėse thjesht menaxhon status quo-nė pa e vrarė shumė mendjen pėr tė ardhmen. Ky kriter themelor i pėrgjegjshmėrisė lidhet me investimin nė arsim. Franklini thoshte se investimi nė arsim paguan gjithnjė interesat mė tė larta. Mirėpo ēdo qeveri gjendet nė fakt nė mes tė presionit pėr tė zgjidhur hallet e momentit dhe atij pėr tė investuar pėr tė ardhmen. Cila ėshtė situata nė Shqipėri?

Mė shumė...

Opinione : Masteromania & doktoromania
Kyqur 09-11-2009 11:09:26 (1661 Lexime)


Nga Emin Azemi

Individėt e paisur me tituj tė pamerituar, mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.

Sikur juve, edhe mua, na ka rėnė, viteve tė fundit, tė shohim shumė persona qė, fluturimthi, brenda natės, stolisen me tituj mr. e dr. dhe ata sikur pėrnjėherė e bindin veten para pasqyrės (dhe gruan e vet nė shtėpi) se janė mė tė menēurit e dynjas. Mund ta kuptojmė garėn pėr dije dhe pėr karrierė tė ndershme profesionale, por nuk mund ta kuptojmė garėn e analfabetėve pėr t’u bėrė brenda natės “tė menēur”.

Mė shumė...

« 1 ... 4 5 6 (7) 8 9 10 ... 21 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio