Drejtuesit: Mbledhja e dėftesave do tė vonojė procesin

Data 30-08-2006 6:00:46 | Tema: Lajme

Universitetet, sot nis llogaritja e pikėve

TIRANĖ, 30 GUSHT- Universitetet do tė nisin sot llogaritjen e pikėve tė studentėve pėr nė universitete.

Rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha, u shpreh dje se "ka ardhur nė fillim database, nė mėnyrė elektronike nga Ministria e Arsimit dhe dje nė mbrėmje pritej tė shkonte nė variant tė printuar", duke shtuar se "me tė mbėrritur database, komisionet e verifikimit do tė nisin nga puna pėr llogaritjen e pikėve tė kandidatėve pėr studentė".

Ndėrkohė, Hoxha shtoi se sekretaritė janė tė hapura dhe maturantėt qė kanė mbaruar para vitit 2006 kanė mundėsi tė dorėzojnė fotokopjen e dėftesės. Ndėrsa krejt e kundėrta e kėtij vendimi ėshtė Universiteti i Tiranės

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tha dje se "mbledhja e dėftesave do tė vonojė procesin e llogaritjes sė pikėve, pasi komisioneve u shtohet njė punė e re, qė ka afat datėn 4 shtator. Sipas tij, komisionet duhet tė presin kėtė datė tė verifikojnė mesataret e maturantėve dhe mė pas tė nisin punėn.

Javėn e kaluar, ministri Pollo urdhėroi qė tė gjithė ata qė e mbaruan shkollėn para vitit 2006 duhet tė dorėzojnė dėftesat e pjekurisė deri mė 4 shtator. Kjo masė merret pėr tė vėrtetuar korrektėsinė e notės mesatare, tė nxjerrė nga Qendra e Vlerėsimit dhe tė notės nė dokumentin origjinal.

Kėtė verifikim duhet ta bėjnė universitetet, njėkohėsisht me llogaritjen e pikėve dhe shpalljen e studentėve fitues. Nė bazė tė udhėzimit, pikėt dalin mė datė 12 shtator, mė pas pėr dy ditė, datat 13 dhe 14, priten ankesat e kandidatėve dhe 16 shtator shpallen listat pėrfundimtare me emrat e fituesve tė shkollave tė larta pėr kėtė vit akademik. (SHQIP)




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1005