U Hap Universiteti Europian i Tiranės

Data 03-10-2006 4:23:13 | Tema: Lajme

Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės

TIRANĖ, 3 TETOR-U hap dje Universiteti Europian i Tiranės nė praninė e njė sėrė personalitetesh tė njohura nė vend. Drejtuesit dhe themeluesit e Universitetit Europian te Tiranės e kanė bėrė tė ditur iniciativėn e tyre pėr njė numėr mė tė madhe njerėzish, gazetarė, kolegė pedagogė, njerėz tė botės akademike dhe asaj intelektuale tė Tiranės, njerėz tė biznesit, bankave etj, gjatė njė ceremonia prezantimi nė hotel “Tirana”, dje nė mbrėmje.

Gjatė ceremonisė rektori i Universitetit, historiani, profesor Ferit Duka, prezantoi ambiciet akademike tė universitetit dhe, nga ana tjetėr, ftoi tė gjithė tė pranishmit tė bashkėpunojnė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr me Universitetin Europian tė Tiranės

Ai tha se vitalizimi i sektorit privat nė arsimin shqiptar i shėrben qėllimit pėr tė pasur njė ofertė shumė mė tė larmishme dhe shumė cilėsore nė edukimin e lartė nė Shqipėri dhe nė kėtė prizėm ai shtjelloi ambicien akademike tė Universitetit Europian tė Tiranės, duke pėrmendur risitė e kėtij projekti. Themeluesit e kėtij universiteti i ftuan tė gjithė pjesėmarrėsit tė jenė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr aktorė nė kėtė universitet, me pjesėmarrjen e tyre si studentė, lektorė, bashkėpunėtore dhe partnerė tė kėtij projekti. Universiteti Europian i Tiranės ka studime nė sistemin e Bolonjės, pra nė me sistemin 3 + 2 dhe ka dy fakultete, Fakultetin e Drejtėsisė dhe Fakultetin e Shkencave Sociale. (SHEKULLI)







Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1032