BE-ja pėr zhvillimet nė Universitetin e Tetovės

Data 13-10-2006 13:40:13 | Tema: Lajme


BE-ja pėr zhvillimet nė Universitetin e Tetovės

SHKUP, 13 TETOR- Misioni i Bashkimit Evropian nė Maqedoni pėrshėndeti pėrpjekjet e Qeverisė pėr tė hetuar emėrimin e paradokohshėm tė ushtruesit tė detyrės rektor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

"Misioni i Bashkimit Europian nė Shkup pėrsėritė se ēdo vendim pėrfundimtar nė kėtė ēėshtje duhet qėnė nė pėrputhje tė plotė me ligjin dhe me parimin e garantuar kushtetues tė autonomisė tė universitetit", thuhet nė kumtesėn e Zyres sė BE-sė nė Shkup.

Policia prej dje filloi tė hetojė lėshimin eventual tė diplomave tė falsifikuara tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, pas deklaratės sė ministrit tė Arsimit, Sulejman Rushiti, se nė kėtė institucion tė lartė arsimor ka shpėrdorime tė mėdha.

Ministri i Arsimit paraprakisht shkarkoi rektorin Nexhbedin Beadini pėr shkak tė "njė varg parregullsisht nė punėn e Universitetit", nė ēka reagoi njė pjesė e opinionit dhe BDI-ja opozitare, sipas tė cilės, shteti s`ka tė drejtė tė pėrzihet nė autonominė e Universitetit. Deputetėt e BDI-sė u kėrcėnuan se do tė kėrkojnė edhe dorėheqje nga ministri i Arsimit.

Pas trysnive, Qeveria paralajmėroi se do ta shqyrtojė emėrimin e paradokohshėm tė ushtruesit tė ri tė detyrės rektor tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. /Makfaks/



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1046