Vazhdojnė Universitetin 12 vajza me simbol mysliman

Data 20-10-2006 13:18:49 | Tema: Lajme


Tri mėsuese me ferexhe

TIRANĖ, 20 TETOR- Tė paktėn 10 studente tė veshura me shami, janė diplomuar dhe 12 tė tjera vazhdojnė studimet nė Universitetin e Elbasanit. Veshja me simbolet fetare nuk ka sjellė ndonjė problem as pėr drejtuesit e universitetit, po ashtu edhe pėr komunitetin e gjerė. Ndėrsa Behije Hoxhės, studentes nė Universitetin e Durrėsit, veshja e saj fetare do t‘i kushtonte disa ditė mungesa nė shkollė dhe riktheu njė debat pėr veshjet qė mbahen nė auditore.

Nė Elbasan, situata paraqitet mė ndryshe, pasi aty janė diplomuar dhe vazhdojnė studimet studentė qė paraqiten ne veshje myslimane dhe nė tė njėjtėn kohė ka dhe pedagogė myslimanė qė japin leksione.

Dhjetė studente janė diplomuar nė Universitetin e Elbasanit "Aleksandėr Moisiu", pa hequr nga koka perēet qė pėr shumė njerėz janė konsideruara ose konsiderohen si njė shenjė jo e mirė pėr Shqipėrinė qė do tė futet nė Evropė.

Njė gjė e tillė pėr trupėn akademike dhe auditorin nuk ka pėrbėrė asnjė problem, sikurse edhe pėr komunitetin ku mund tė shpalosin dijet e marra para brezit tė ri.

"Kam emėruar 3 studente, qė kanė mbaruara Universitetin e Elbasanit, por qė nuk kanė hequr shaminė dhe nuk kam hasur ndonjė kundėrshti nga kolektivi ku janė emėruar, as nga prindėrit, komuniteti apo dhe vetė nxėnėsit", ka pohuar, Gazmend Bylyku, shef i burimeve njerėzore nė Drejtorinė Rajonale tė Arsimit nė Qarkun e Elbasanit. Sipas tij, janė dhe 7 studente tė tjera tė diplomuara, qė do t‘u mundėsohet emėrimi me kontratė nė arsim, nėse nuk do tė ketė pakėnaqėsi nga komuniteti i fshatrave apo lagjeve tė qytetit, ku do tė japin mėsim.

Vetė rektori i kėtij universiteti, Jani Dode, ėshtė shprehur se "nuk mund tė japė njė mendim tė prerė pėr kėtė problem, pasi ende nuk ėshtė rregulluar asgjė me ligj". Ndėrkohė, mė pėrpara mė vizionin pohues tė kėtij problemi mbetet zėvendėsrektori, Liman Varoshi. "Pėrderisa nuk kemi parė reagimi negativ tė kolegėve tė tyre studentė dhe asnjė shfaqje jo tė hijshme tė kėtyre vajzave studente tė veshura me perēe nė universitetin tonė, pėr ne nuk ka ekzistuar njė problem i tillė. Veshja e tyre nuk ka paraqitur asnjė problem", ka pohuar Varoshi.

Ndėrsa rektori Dode ka theksuar se "ne kemi paraqitur nė ministri draftin pėr kodin e etikės sė komunikimit, por jo tė veshjes, konform universiteteve amerikane dhe presim qė tė njėsohet me universitetet tona". Mė i drejtpėrdrejtė rreth problemit tė cekur nga gazeta "Shqip" tregohet zėvendėsrektori Varoshi.

"Ne jemi tė detyruar tė presim nga Ministria e Arsimit draftin e rregulloreve bazė tė veshjeve nė universitete dhe nėse ai do tė pėrjashtojė shaminė, natyrisht qė do tė zbatojmė", ėshtė shprehur ai. Sipas Varoshit, nuk mund tė cenohet e drejta e njeriut pėr veshje qoftė dhe nė universitete, por dikasteri qendror duhet tė ndajė uniformėn qė ne tė mos krijojmė konfrontime, aq mė tepėr qė jemi me Kushtetutė pėr arsimin laik tė rinisė".

Ndėrkohė, mėsohet se nė kėtė universitet ka dhe pedagogė me simbole myslimane nė paraqitje, sė paku me mjekėr, por kjo etikė nė veshje apo paraqitje fizike, kurrsesi nuk ka ndikuar nė karakterin laik tė leksioneve.

Veshja fetare


Studentja nuk u lejua nė shkollė


Tri ditė mė parė gazeta "Shqip", publikon rastin e Behije Hoxhės e cila u pengua nga rektori i Durrėsit, Agim Kukeli, qė tė shkonte tė universitet me shami. Pas bėrjes publike tė kėtij fakti i menjėhershėm ka qenė reagimi i myslimanėve shqiptarė, tė cilėt kanė pohuar se nėpėr universitete nuk ėshtė e ndaluar veshja fetare pėr mė tepėr qė ndalimi i saj ėshtė njė shkelje flagrante i tė drejtave tė njeriut. Po kėshtu ka reaguar edhe Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut, tė cilėt e dėnuan kėtė veprim tė rektorit tė Durrėsit.

Nga: Besim Dybeli



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1053