UP

Data 21-10-2006 6:59:58 | Tema: Lajme


«Syllabus», term i ri nė UP

PRISHTINĖ, 21 TETOR – Ndryshe nga vitet e mėhershme, kur secili mėsimdhėnės caktonte kritere krye nė veti, si pėr organizimin e lėndės, po ashtu edhe pėr mėnyrėn e vlerėsimit tė njohurive, duket se nga ky vit gjėrat do tė shkojnė pėr sė mbari.

Nė kuadėr tė pėrpjekjeve, qė po bėn Universiteti i Prishtinės pėr realizimin e reformave sipas Deklaratės sė Bolonjės, prorektori pėr mėsimdhėnie dhe kėrkime, Luan Ahma, u ka bėrė kėrkesė tė gjithė mėsimdhėnėsve pėr hartimin e programit tė lėndės mėsimore(Syllabusit) sipas kritereve tė ECTS-sė.

Nė kėtė model tė planit mėsimor lipset tė qartėsohen shumė gjėra qė kanė tė bėjnė me lėndėn pėrkatėse, duke filluar nga seksioni ku ligjėrohet ajo lėndė, e deri te shifra e lėndės dhe vlera nė ESTC kredi.

Mėsimdhėnėsve u kėrkohet tė japin njė vlerėsim pėr rezultatet e pritura tė nxėnies, qė nėnkupton njohuritė,aftėsitė dhe shkathtėsitė, qė do t’i fiton studenti pas pėrfundimit tė suksesshėm tė kėtij kursi. Pos kėsaj, kėrkohet tė bėhet e ditur metodologjia e punės qė do t’i aplikojė mėsimdhėnėsi, por edhe tė jepen rezultatet e pritshme pas mbajtjes sė lėndės mėsimore.

Pos qė kėrkohet tė shėnohet literature bazė, e cila do tė shėrbejė gjatė njė semestri, mėsimdhėnėsit janė tė obliguar tė pėrpilojnė planin e detajuar tė mėsimit javė me javė dhe me tė ta njoftojnė studentin. Derisa termini i vlerėsimit i ėshtė lėnė nė kompetencė mėsimdhėnėsit, mėnyra e kėtij vlerėsimi nuk do tė varet ekskluzivisht nga ai. Pėr kėtė gjė janė vėnė kritere. Vetėm 30 pėr qind e vlerėsimit pėrfundimtar do ta bartė provimi final. Do tė ketė dy vlerėsime gjatė semestrit, qė bashkėrisht tėrheqin 55 pėr qind tė pikėve, ndėrkaq angazhimi
i studentit nė klasė dhe vijueshmėria do tė bartin 15 pikė.

Mėsimdhėnėsja Lindita Tahiri, e cila mban kursin nė lėndėn Bazat e Komunikimit Masiv, qė nė ditėn e parė studentėve tė Degės sė Gazetarisė ua ka paraqitur studentėve gjithė specifikat qė ka lėnda, ndėrsa ka paraqitur edhe plan-programin pėr njė semestėr, por edhe mėnyrėn e vlerėsimit. Tė gjitha kėto i ka bėrė nė pėrputhje tė plotė me modelin e planit mėsimor “Syllabus”.

Por, tė paktė janė ata mėsimdhėnės qė deri tashti i kanė njoftuar studentėt me plan-programin e lėndės, qė ligjėrojnė gjatė njė semestri. Tė paktė janė ata studentė, qė kanė dėgjuar ndonjėherė fjalėn “Syllabus”. “Me tė vėrtetė nuk di pėr kėtė fjalė. Kemi mbajtur disa ligjėrata, por deri tashti asnjė professor nuk na ka thėnė se do tė punojmė me njė plan tė tillė mėsimor”, shprehet Enis Gashi, student nė Fakultetin Filozofik. Ai theksoi tė ketė bėrė dy vjet studime nė kėtė fakultet dhe asnjėherė nuk i ėshtė paraqitur nga ndonjė professor plani i detajuar mėsimor lėndė pėr lėndė. Por, disa prej studentėve theksojnė se ky obligim, qė u ėshtė vėnė profesorėve nga Rektorati, duket tė jetė i pazbatueshėm nė praktikė.

Kjo nga fakti se njė pjesė e tyre janė mėsuar me mėnyrėn e vjetėr tė vlerėsimit, e nė anėn tjetėr disa mėsimdhėnėsve rrethanat nuk ua lejojnė kėtė. Ata pėrmendėn njė pjesė tė mėsimdhėnėsve, qė janė tė vjetėr dhe pėr ta vlen procedura e mėhershme e bėrjes sė provimeve, pra e organizimit tė njė testi, i cili bartė 100 pėr qind tė pikėve. Ndėrkaq, duhet ditur se nė shumicėn e fakulteteve organizimi i mėsimit bėhet me pjesėmarrje tė madhe tė studentėve dhe nuk ka mundėsi qė njė profesor ta vlerėsojė punėn e secilit prej studentėve, qė nė disa salla tejkalojnė numrin treshifror.

Nga: Besnik KRASNIQI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1054