Nėn llupė

Data 24-10-2006 5:47:02 | Tema: Opinione


UP, zhgėnjim imi!

Nga: Besnik KRASNIQI

Jo rrallėherė mė ka ngjarė tė mė kaploj zhgėnjimi pse i takoj kėtij brezi, ndėrsa edhe tė pyes veten se cilės epokė tė zhvillimit intelektual i takoj. Mė ka ngjarė tė zhgėnjehem, sepse po i takoj atij brezi qė dita ditės po i kėputet shpresa pėr njė vend tė fortė, pėr njė tė ardhme mė tė begatė dhe qė po sheh njė shtet tė dobėt e tė varfėr nė ndėrtim, i cili nuk ka, dhe duket tė mos ketė, pėrgjigje pėr nevojat gjithmonė nė rritje.

Ndėrkaq, ia bėj atė pyetje vetes, sepse, sikur shumė studentė tė tjerė, po shkollohem nė atė mėnyrėn klasike, pa mos pasur kurrkund kushte tė krahasueshme me ato qė kolegėve tanė u ofrohen kudo nė universitetet pėrtej kufirit.


Deri tashti, studenti kosovar mė shumė ka mbajtur mbi supet e tij barren e rėndė, qė orientohej nė mbrojtje tė tė drejtave kombėtare e njerėzore. Koha e lipske kėtė. Rrethanat e kohės bėnė qė shumė herė studentėt tė pranojnė vetėflijimin pėr njė ideal tė lartė. Ajo kohė ka kaluar. Studenti sot duhet tė bartė krejtėsisht njė mision tjetėr, t’i qaset shkencės.

Por, si ta bėjė kėtė? S’ka si ta bėjė, sepse telashet duket tė mos kenė tė sosur. Studenti duhet tė jetė statujė dhe t’i dėgjojė ligjėratėn e mėrzitshme tė mėsimdhėnėsit po aq tė mėrzitshėm. Qėndrimi i kėtyre profesorėve sikur reflekton atė ftohtėsinė e frikshme qė tė servon universiteti dhe tė bėn tė ndihesh viktimė e kohės. Viktimė e kėsaj kohe qė po njihet si shekulli njėzetenjė.

Nė fakt, koha na ka shkelur, sepse me tė vėrtetė jemi pas. Shumė pas tė tjerėve. Jemi viktimė edhe e grimasave tė profesorėve tanė tė vjetruar. Jo vetėm e tyre. Viktimė edhe e laboratorėve tė vjetruara,pas pajisjeve tė tė cilėve do tė vardiseshin arkeologėt e universiteteve jashtė kufijve tė vendi. Jo pse kėto pajisje janė tė sofistikuara a pse janė fjala e fundit e teknologjisė, por pėr shkak tė vjetėrsisė sė tyre, dhe natyrisht se do tė zinin vend nė inventarin e muzeve tė Evropės. Kėtyre laboratorėve nga tė cilėt asnjėherė nuk arritėm tė nxjerrim ndonjė rezultat shkencor e tė tregojmė para kėsaj Evrope aq tė largėt se edhe te ne bėhet shkencė.

Pėr tė ndryshuar kėtė situatė kėrkohet shumė punė pėr tė bėrė. Nė rend tė parė lipset njė ekskavator pėr tė spastruar gjithė vjetėrsinė qė po e tregon imazhin e universitetit, pėr tė larguar gjithė mbeturinat intelektuale e pėr tė prurė njerėz qė do t’i prinin proceseve reformuese. Lypset energji dhe qasje perėndimore pėr ta prosperuar kėtė institucion drejt familjes sė madhe evropiane tė universiteteve. Por, lypsen edhe mjete, nė rend tė parė pėr ta shpaguar mundin e njė profesori (qoftė i vjetėr a i ri ai), pėr t’i ofruar njė pagė joshėse dhe dinjitoze atij kuadri qė ka bėrė studime jashtė vendit, pėr tė reformuar administratėn, pėr ..., e mė pas pėr tė investuar nė sallat ku bėhen kėrkime shkencore, pse jo edhe pėr tė mbėshtetur ekspedita hulumtuese.

Jam shokuar kur kam dėgjuar se asnjė metelik nga fondi i universitetit nuk derdhet pėr qėllime shkencore, dhe ky mė tė vėrtetė duhet tė shėrbejė si njė alarm. Ky realitet tė krijon dilemėn se universiteti publik ėshtė njė institucion ku bėhet edhe shkencė apo ėshtė njė institucion vetėm mėsimdhėnieje. Dhe, nėse ėshtė kjo e fundit, atėherė pse tė mos i jepet epiteti i njė kolegji? Por, edhe politika ditore duket tė ketė dhėnė kontributin e saj pėr tė katandisur nė kėtė gjendje universitetin, meqė ajo ia ka lėkundur themelet kėtij institucioni, i cili me shumė se njė dekadė i pati qėndruar regjimit shfarosės.

Sa vjet ka qė liderėt tanė nuk preokupohen se si tė prodhohet shkencė, e me tė edhe kuadro profesionalė,por universitetin e kanė shndėrruar nė arenė tė fushatave politike. Sot, kam dėshirė tė mendoj se kriza nė universitetin publik kaloi, pas organizimit tė zgjedhjeve tė fundit. S’ka mė politizim tė kėtij institucioni! Tė paktėn kėshtu po thonė politikanėt.
Ata tė pozitės e tė opozitės. Kėtė po e thonė edhe drejtuesit e tanishėm tė universitetit, madje po mburren se na qenkan drejtues konsensualė. Me kėtė ata qitėn nė sipėrfaqe se janė aty pėr tė kėnaqur dėshirat e politikanėve dhe meritojnė postet falė ujdisė sė arritur ndėrmjet partive politike! A s’ėshtė ky politizim? A s’ėshtė kjo dyfytyrėsi e politikės ditore, kur nė njėrėn anė improvizohen zgjedhje e nė anėn tjetėr vendimet merren pas ujdive tė arritura ndėrmjet bllokut qė ėshtė nė pozitė dhe atij nė opozitė?

Meqė po na pėrfaqėsuakan popullin, po pajtohemi se kemi drejtues konsensualė, prandaj duhet kėrkuar angazhim nga ta. I gjithė aktiviteti duhet orientuar nė pėrshtatjen dhe pėrafrimin e kurrikulave tė njėsive akademike me sistemin universitar evropian, mbi bazėn e Deklaratės sė Bolonjės, nė mėnyrė qė edhe arsimi sipėror yni tė integrohet nė hapėsirėn evropiane.

Ėshtė sfidė e madhe apo jo? Secili njeri qė ka dorė nė vendimmarrje le tė mendojė nė mėnyrė kritike, nėse ėshtė arritur diēka deri tash, pėr tė pėrshtatur mė pas kurrikulat me ato tė kėtyre universiteteve, gjithnjė duke pasur parasysh specifikat qė ka arsimi i lartė kosovar.
Ndėrrimet formale nė kurrikula dhe eksperimentet qė deri tashti janė bėrė gjithnjė po tregohen si iniciativa shterpe, pa prodhuar gjė.

Ėshtė koha e fundit qė tė punohet nė drejtimin qė diplomat tona tė jenė sa mė konkurruese nė tregun evropian, e jo vetėm tė pajisemi me njė diplomė qė fare tė mos na hyjė nė punė. Pra, nuk mund tė dalim nga binarėt e tanishėm, derisa nuk do tė ekzistojė ndonjė
strategji a projekt i qartė qė do t’i hapė perspektivėn Universitetit tė Prishtinės.

Shkopin magjik ta lėmė anash.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1057