35 pėr qind e studentėve thonė se profesorėt janė tė pamoralshėm

Data 27-10-2006 5:44:05 | Tema: Lajme


«Sexy profesorėt»

PRISHTINĖ, 27 TETOR – Studentėt, tė cilėt vijojnė studimet nė universitete tė ndryshme shqiptare, mendojnė se mėsimdhėnėsit e tyre janė tė pamoralshėm. Kėtė qėndrim e kanė dhėnė 428 prej 1.204 studentėve pjesėmarrės nė sondazhin e realizuar nga tablloidi virtual studentor “Studentet.Info”, nė tė cilin ishin vėnė katėr alternativa pėr tė vlerėsuar personalitetin e njė mėsimdhėnėsi: se ai me moral qėndron shembullor, mirė, mjaftueshėm dhe i pamoralshėm.

Mė sė shumti klikime janė bėrė nė alternativėn e fundit. 35 pėr qind janė deklaruar ta kenė kėtė pėrgjigje, ndėrsa vetėm tre pėr qind mė pak e kanė vlerėsuar moralin e profesorėve si shembullor. Ndėrkaq, mes dy pėrgjigjeve diametralisht tė kundėrta ishin vėnė alternativat e ndėrmjetme, “mirė” dhe “mjaftueshėm”, pėr tė cilat studentėt janė pėrcaktuar 18 pėrkatėsisht 13 pėr qind

Pos mundėsisė sė votimit, disa nga studentėt kanė paraqitur edhe opinionet e tyre, pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė treguar raste konkrete, duke pėrdorur edhe emra, por edhe mėnyrėn e abuzimit qė bėjnė profesorėt.

Studentėt kanė vlerėsuar se profesorėt e tyre nė kohėn mė tė madhe tė jetės janė tė rrethuar nga studentė tė rinj dhe shumė tėrheqės, tė cilėt i trajtojnė ata me respekt dhe adhurim, por meqė nė shumicėn e rasteve kėto dy komunitete gjenden shumė afėr njėri-tjetrit, ndodh qė kjo marrėdhėnie tė jetė deri nė njė pikė qė quhet “shumė speciale”. Prandaj, shumė studentė kanė konsideruar se ėshtė shumė e nevojshme qė tė denoncohen kėta profesorė, tė cilėt i shfryjnė epshet nė universitet.

Rami Mislimi, moderator i “Studentet.Info”, i tha gazetės “Iliria Post” se qėllimi kryesor i ēdo sondazhi qė realizohet nė kėtė ueb faqe studentore ėshtė qė tė arrihet tė kuptohet bilanci i sė vėrtetės. “Kėtu kemi dashur tė shohim sesi ėshtė sjellja e profesorėve nė tė gjitha universitetet shqiptare, pėrfshirė edhe ato nė Kosovė, dhe i kemi krijuar mundėsinė studentit qė pa ndėrhyrė nė komentin e tij, ta lėmė pėr tė parė revoltėn e tij ndaj disa prej profesorėve tė pamoralshėm, tė cilėt aq shpesh zihen nė gojė pėr veprat qė bėjnė, por qė ndaj tyre asnjėherė nuk merren masa”, u shpreh Mislimi.

Sondazhe tė tilla tha se do tė ketė edhe nė tė ardhmen, ku do t’u theksohen edhe emrat e profesorėve, pėr tė cilėn gjė shpreson se do tė ndikojė sadopak nė zbardhjen e rasteve dhe padrejtėsive qė bėhen nė universitete, qė fatkeqėsisht ndodhin kudo ku ka shqiptarė. Tė dhėnėn e paraqitur nė kėtė tablloid virtual duket ta konfirmojė edhe njėri ndėr shumė rastet qė ngjajnė nė Universitetin e Prishtinės. Njėra nga studentet e vitit tė dytė nė Departamentin e Psikologjisė ėshtė shprehur tė jetė viktimė e njė prej profesorėve, qė kategorizohet si i pamoralshėm.

Ka tri afate radhazi qė nuk e kalon nė provim, pa ia treguar arsyet. Ja rrėfimi i saj: “Unė kam hyrė nė provim, por profesori dėshiron tjetėr gjė nga unė dhe jo dijen qė kam pėr lėndėn. Kur nuk mė kaloi nė provim tė parėn herė, unė kėrkova sqarime edhe pėrgjigja e tij ishte se nė afatin e ardhshėm duhej t’i lajmėrohesha para datės sė provimit. S’e bėra kėtė dhe prapė nuk mė kaloi.

Tek para afatit tė tretė, unė i telefonova dhe ai mė ftoi nė banesė pėr ta kaluar natėn bashkė dhe natyrisht se kėtė nuk e bėra dhe nuk kam arritur as sot ta kaloj provimin”. Kėshtu ėshtė rrėfyer studentja e vitit tė dytė, e cila ia tregoi emrin e profesorit redaksisė, por deshi tė mos i publikohej meqė nuk e ka dhėnė provimin. Ndėrkaq, bazuar nė studimet e viteve tė fundit, ēdo profesor nė karrierėn e tij pėrballet me dilema erotike nė kontekstin e detyrės profesionale. Kėto marrėdhėnie janė nga mė tė diskutuarat dhe shpesh janė aktivitetet mė tė dėmshme qė mund tė ndodhin nė aspektin profesional.

Studentėt vlerėsojnė se atraksioni erotik mundet tė ketė pasoja shumė serioze tė shkeljes sė etikės dhe kjo varet nga drejtimi qė do tė marrin ngjarjet.

Nė vende tė ndryshme tė botės kėto probleme janė zgjidhur nėpėrmjet ligjeve tė shumta dhe etikės profesionale, ligje tė cilat nuk e inkurajojnė lidhjen erotike ndėrmjet profesorėve dhe studentėve, sepse kėto lloj lidhjesh janė shfrytėzuese dhe dėmtojnė gjykimin e tė dyja palėve. E megjithatė, kėto lidhje, siē duket, nuk janė edhe aq tė rralla nė shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi.

Ndryshe, tablloidi virtual “Studentet.Info” ėshtė themeluar nė vitin 2004, si organ informativ i pavarur pėr studentėt shqiptarė, drejtuesit e tė cilit synojnė qė ta rrisin vetėdijen e studentit, duke i informuar ata nė bazė tė standardeve profesionale.

“Ndryshe nga viti i kaluar, tani kemi arritur tė kemi njė numėr tepėr tė madh tė vizitorėve, dhe mund tė them se afėrsisht bėhen mė se 18.000 vizita nė ditė. Prandaj, kemi krijuar njė vullnet nė vete dhe po bėjmė njė punė tė palodhshme pėr tė sjellė sa mė shpejt shėrbime nga mė tė ndryshmet pėr studentėt, duke filluar nga informimi, organizimi i debateve nė forum, hapėsirės pėr opinione, e tek argėtimi”, pėrfundoi Mislimi.

Nga: Besnik KRASNIQI





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1064