Doktorė tė rinjė nė UP

Data 27-10-2006 5:43:37 | Tema: Lajme


UP-ja promovoi 19 doktorė shkencash

PRISHTINĖ, 26 TETOR – Prej tė enjtes Universitetit tė Prishtinės i janė shtuaredhe 19 doktorėve tė shkencave, pėrurimi i tė cilėve ėshtė bėrė nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit tė Filologjisė. Me mė sė shumti doktorė ėshtė pasuruar Fakulteti i Mjekėsisė, shtatė gjithsej, ndėrsa katėr kanė qenė nga Fakulteti Filozofik, tre nga Fakulteti Ekonomik, dy nga Fakulteti i Filologjisė, dy nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe njė nga Fakulteti i Inxhinierisė Mekanike.

Me rastin e pėrurimit tė tyre, Enver Hasani, rektor i UP-sė, u ka bėrė me dijedoktorėve tė sapoemėruar se do tė ballafaqohen me sfidat dhe konkurrencėn e universiteteve ndėrkombėtare.

“Ne jemi futur si shoqėri nė njė garė me universitetet e tjera tė botės tejet konkurrente dhe kėsaj sfide duhet t’i bėjmė ballė nė mėnyrė tė dinjitetshme”, u shpreh Hasani, por edhe shfaqi besimin se tė 19 doktorėt nė mėnyrė tė suksesshme do t’i pėrballojnė kėto sfida.

Dekanėt e secilit fakultet qenė ata, tė cilėt paraqitėn tė dhėna tė bollshme pėr secilin nga kandidatėt, nė anėn tjetėr ishin profesorėt, te tė cilėt ishte mbrojtur tema e doktoratės, qė paraqitėn disertacionin e doktorėve tė rinj. Puna shkencore e tyre ėshtė vlerėsuar tė jetė si shumė e rėndėsishme,por edhe e nevojshme pėr Universitetin e Prishtinės.

Marrja e titullit Doktor Shkence nuk mund tė kalohet pa pėrjetuar emocione. Kjo ėshtė vėrejtur tek tė graduarit, e tė cilėt janė zotuar se titujt qė kanė marrė do tė jenė motiv pėr punė tė mėtejshme dhe pėr konkurrencė sa mė tė denjė me universitetet e tjera evropiane dhe botėrore. Besim Beqaj, njėri nga tė graduarit me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, u shpreh se vendit, si kurrė mė parė, i nevojiten njerėz tė zotė tė lėmenjve tė ndryshėm. Kosova tani ka hyrė nė fazėn e zhvillimeve dhe na duhen njerėz, qė do tė mund tė konkurrojnė nė tregjet rajonale dhe ndėrkombėtare.

Kosova ėshtė duke hyrė nė fazėn e integrimit ekonomik dhe kjo do tė na vėrė para njė sfide tė ashtuquajtur konkurrencė e zhvillimit tė potencialit njerėzor”, theksoi Beqaj, pėr tė shtuar se vendi ka njė potencial tė shkėlqyeshėm nė fushėn njerėzore dhe si doktor i promovuar sot do tė kontribuojė nė lėmin pėrkatės. Pėr Agim Zogajn, tani doctor nė fushėn e shkencave historike, ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti se ēka duhet tė shkruaj njė historian, pėr ta pasqyruar tė vėrtetėn para qytetarėve.

“Unė jam i lumtur qė doktorata ime ėshtė nė vigjilje tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė njė ndjenjė e jashtėzakonshme dhe ky titull ėshtėsublimim i punės sime mė se 20-vjeēare.”, theksoi Zogaj. Ndėrsa Isma Humolli, e cila u promovua si doktore e shkencave mjekėsore, tha se tė shtatė doktorėt e rinj tė kėtij lėmi, por edhe tė tjerėt, kanė dėshmuar qė nuk janė larg punimeve shkencore dhe punės hulumtuese me shtetet e tjera.

“Nė situatėn tė cilėn gjendemi vėrtet duhet tė punojmė shumė dhe besoj qė do t’ia arrijmė me punė tė vazhdueshme dhe tė pėrbashkėt”, u shpreh ajo, pėr tė bėrė tė ditur se nė fundtė kėsaj jave do tė jetė nė Stamboll, ku para Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė do tė bėjė prezantimin pėr epideminė e etheve hemorragjike nėKosovė, temė kėtė qė e ka trajtuar edhe nė tezėn e doktoratės.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1065