NĖ SHKUP HAPET UNIVERSITETI DYJAVOR NDĖRKOMBĖTAR DIMĖROR

Data 17-01-2005 14:58:49 | Tema: Lajme


180 student nga vendi dhe bota shkėmbejnė pėrvoja pėr reformat e arsimit


Shkup, 17 janar-Nė organizim tė Shoqatės sė stėrvitjes akademike (Akademic Training Associacion ATA) nga Mbretėria holandeze, sot nė Fakultetin Juridik nė Shkup u hap Universiteti ndėrkombėtar dimėror Maqedonia 2005, i cili do tė zgjasė deri mė 28 janar.Bėhet fjalė pėr pilot-projekt i cili nė dy javėt e ardhshme nė Shkup do tė grumbullojė 180 studentė nga vendi dhe nga vendet e huaja. Ata do tė dėgjojnė ligjėrata tė profesorėve nga pėrbėrja e pėrzier maqedono-ndėrkombėtare dhe tetė lėndė nė katėr sfera - administrata e biznesit, ekonomisė, juridikut dhe administratės publike.
"Universiteti dimėror ėshtė vendosur si instrument pėr shkėmbimin e pėrvojave dhe tė aspekteve nga reformat nė procesin arsimor tė cilat janė nė pėrputhje tė eurintegrimeve. Praktika e vendosur e hapjes sė njė tipi tė kėtillė tė universitetit nė rajon nėnkupton mobilitet mė tė madh tė studentėve.


Dy javė ata do tė kenė mundėsi pėr shoqėrim dhe pas pėrfundimit tė universitetit dimėror do tė marrin edhe kredi pėrkatėse", theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani.
Duke hapur manifestimin arsimor, Pollozhani tha se me kėtė arsimi sipėror nė Maqedoni do tė afrohet drejt bėrthamės reformative tė procesit arsimor - zbatimi i Deklaratės sė Bolonjės, sepse mėsimi nė universitetin dimėror do tė jetė interaktiv me zbatimin e metodave mėsimore bashkėkohore.
Shoqata pėr stėrvitje akademike ėshtė organizatė e pavarur, politike dhe neutrale e cila ekziston nga viti 1993, me seli nė Amsterdam. Qėllimi i saj ėshtė organizimi dhe mbėshtetja e projekteve tė ndryshme akademike. Kėtė lloj tubimi ndėrkombėtar studentor ATA e ka filluar nė vitin 1994, me hapje tė universitetit veror nė Tuzėll, Bosnjė e Hercegovinė. Projekte tė kėtilla janė zbatuar nė Kosovė dhe nė Afganistan. Projekti nė Maqedoni, i cili ėshtė promovuar sot ka tendencė qė tė bėhet tradicional.
Nė organizim tė universitetit dimėror merr pjesė edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Universiteti i Shkupit dhe i Manastirit dhe Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė. Ambasada e Holandės pėr kėtė projekt ka dhuruar 250 mijė euro

Nga:Rami MISLIMI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=109