Inxhinieria, ēelet masteri dyvjeēar pėr Elektronikėn

Data 17-11-2006 10:14:44 | Tema: Lajme

Inxhinieria, ēelet masteri dyvjeēar pėr Elektronikėn

TIRANĖ, 17 NĖNTOR- Studentėt e Inxhinierisė Elektronike mund tė diplomohen nė specialitetin pėr tė cilin po studiojnė prej dy vjetėsh. Qeveria vendosi t‘i legalizojė studimet e tyre, me anė tė vendimit pėr "hapjen e ciklit tė dytė tė studimeve "Master", pranė Fakultetit tė Inxhinierisė Elektrike, tė Universitetit Politeknik tė Tiranės, nė degėt Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Telekomunikacioni". Nė fakt, Fakulteti i Inxhinierisė Elektrike, dega Elektronikė, nisi i pari aplikimin e sistemit tė Bolonjės, bazuar nė sistemin 3+2 tė studimeve. Studentėt e parė qė morėn titullin Bachelor dhe fituan konkursin pėr tė ndjekur masterin dyvjeēar, pas shumė protestash u lejuan tė vazhdonin studimet master, pa pasur njė vendim pėr kėtė sistem.

Dje, Kėshilli i Ministrave miratoi ēeljen e masterit nė tri specialitete. Kohėzgjatja e ciklit tė dytė tė studimeve "Master", nė degėt e pėrcaktuara do tė jetė dy vjet, ndėrkohė qė ngarkesa mėsimore vjetore tė jetė jo mė pak se 60 kredite. Tė gjithė ata qė nuk arrijnė tė fitojnė kėtė numėr kreditosh, nuk kalojnė nė vitin pasardhės. Sistemi i studimeve tė jetė me kohė tė plotė, pra me detyrim pėr t‘u ndjekur tė gjitha leksionet dhe seminaret. Po kėshtu, nė vendim ėshtė pėrcaktuar edhe taksa vjetore e shkollimit. "Tarifa vjetore e shkollimit pėr kėto degė tė jetė 60000 lekė", thuhet nė njoftim.

Por, pėr mė tė mirėt do tė ketė lehtėsira. Tarifa e shkollimit pėr studimet "Master" pėr studentėt, qė kanė mbaruar ciklin e parė tė studimeve universitare me mesatare 10, tė pėrballohet nga buxheti i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Pra, ato do t‘i ndjekin studimet falas.

Kuotat e pranimit do tė pėrcaktohen nga Ministria e Arsimit. Bėhet fjalė pėr vitet e ardhshme, pasi kėtė vit, studentėt kanė nisur mėsimin. Nė master pėr elektronikė janė 100 studentė tė vitit tė parė dhe tė dytė. Ata ka vetėm njė javė qė e kanė nisur mėsimin pas shumė protestash qė zhvilluan nė rektorat dhe nė ministri. Ky ėshtė i dyti vit radhazi qė studentėve tė Elektronikės u jepet e drejta e shkollės me grevė. Shkak i gjithė rrėmujės nė kėtė fakultet u bė Karta e Bolonjės. Mbi kėta studentė u pilotua katėr vjet mė parė, por nuk u mbėshtet me akte ligjore. Odiseja nisi njė vit mė parė. Studentėt, pasi mbaruan ciklin 3-vjeēar tė shkollimit, nuk u diplomuan, pasi pėr herė tė parė ndodhte qė inxhinieria tė zgjaste tre vjet. Pas njė greve disaditore tė tyre, arritėn tė merrnin titullin Bachelor dhe tė ēelej konkursi pėr masterin 2-vjeēar. Mė datė 07.02.05, ministri i Arsimit, Genc Pollo, lėshoi njė urdhėr pėr njohjen e diplomave me titull "Bachelor Informatikė", "Bachelor Inxhinieri Informatike". Po kėshtu, me njė urdhėr tė dytė, nisi viti akademik i sistemit dyvjeēar master. Tashmė, kėta studentė mund dinė se pėr ēfarė studiojnė, pėr ēfarė diplomohen dhe sa duhet tė paguajnė.

Nga: Riviera Dedaj



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1095