Nata Studentore me ankthe dhe frigė

Data 23-12-2006 15:39:09 | Tema: Opinione

Golden Gate – PROCESSI i dėshtuar i policisė ALFA

Pa kaluar njė javė e plotė nga demolimi i diskotekės PROCESS nė Shkup, prishėsit e ahengjeve shfaqen pėrsėri. Pa uniforma, pa legjitimacione, por fatmirsisht, edhe pa maska nė fytyrė.

Natėn midis 21 dhe 22 dhjetorit, aty nga ora 12.30 pas mesnate, tė armatosur me kallashnikovė, me rroba tė thjeshta civile, me jelekė antiplumb dhe pa kurfarė legjitimacioni (tė varur) nė qafė, mbi 100 pjesėtarė tė Forcave pėr Reagim tė Shpejtė (tė njohur si ALFA) hynė pėr bastisje (pa paralajmėrim) nė mes tė turmės, qė kishte ardhur tė dėgjonte kėngėtarin kosovar Sinan Vllasaliu, i cili performonte live nė kėtė diskotekė. 2500 studentėt, mysafirėt e ndodhur nė diskotekė si dhe personeli i Golden Gate iu nėnshtruan njė kontrolli tė rreptė policor i cili zgjati deri nė orėt e hershme tė mėngjesit.

Tė ngujuar brenda diskotekės, studentėt dhe si dhe antarė tė personelit nuk kishin tė drejtė as tė lėvizin e as tė pėrdorin toaletet pėr nevojat personale.

Gjatė bastisjes mėse 4 orėshe, ALFA-t nuk arritėn tė “zbardhin fytyrėn” e nxirrė nga ēėshtja PROCESS, e cila u ngarkohet atyre nga pjesa mė e madhe e opinionit publik dhe mediave tė ndryshme nė vend. S’u gjet asgjė e ndaluar brenda diskotekės, siē kundėr do kishin dėshiruar udhėheqėsit e kėtij operacioni. Tentimi pėr tė bėrė bujė (me qėllim tė tėrhiqet vėmendja nga ēėshtja PROCESS e tė drejtohet tek ēėshtja inekzistente Golden Gate) ishte njė dėshtim fatal pėr ALFAT tė cilėt gjatė gjithė kohės sa zgjati bastisja janė shquar pėr sjellje nervoze dhe arrogante ndaj klientėve tė pranishėm nė sallė.

Pėr habinė mė tė madhe, as Ministria e Punėve tė Brendshme e as Sektori i Punėve tė Brendėshme nė Tetovė, s’kanė dhėnė asnjė informacion pėr publikun lidhur me kėtė bastisje. Tė pėrkujtojmė se para ca muajsh policia bastisi pėr herė tė parė diskotekėn Golden Gate dhe nė publik u lansua lajmi se brenda objektit ishte gjetur njė armė zjarri dhe njė sasi e vogėl lėnde narkotike, mbi tė cilat s’u krye asnjėfar hetimi dhe pėr pasojė askush s’u shpall pėrgjegjės ose fajtor mbi kėto akuza tė paraqitura nėpėr gazeta e nė televizione tė ndryshme lokale e kombėtare.

A do vazhdojė praktika e papėrgjegjshme e forcave policore nė tė ardhmen i ngel kohės ta dėshmojė, por pėr momentin shumica e studentėve nuk duket se janė tė gatshėm t’ia japin kėnaqėsinė askujt (aq mė pak “prishėsve tė ahengjeve”) t’iu shkatėrrojnė disponimin dhe argėtimin mėse tė nevojshėm pas njė dite tė lodhshme studimesh.
Pėrse forcat policore nuk bastisin baret dhe klubet e natės, pėr tė cilat shpeshherė tė rastis tė dėgjosh se nė to “zbaviten” pėrkrah njėri tjetrit shumė kriminelė e politikanė, tė cilėt “argėtohen” me vajzat e reja nga Bullgaria, Ukraina, Moldavia, etj, tė cilat nuk e kanė tė rregulluar as statusin e qėndrimit nė vend dhe pėr me tepėr pėrdoren pėr prostitucion?

Nga: A.XH




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1144