Sipas Organizatės sė Re Studentore (ORS)

Data 02-02-2007 11:30:00 | Tema: Lajme


Rugova tė jetė Doktor Nderi i UP-sė

Prishtinė, 2 SHKURT - Pėr kėtė vit akademik Universiteti i Prishtinės (UP) duhet t’i ndajė titullin Honoris Causa presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova. Kjo ėshtė kėrkesė e Organizatės sė Re Studentore (ORS), tė cilėn e ka adresuar tė mėrkurėn tek ministri i arsimit Agim Veliu dhe tek rektori i UP-sė, Enver Hasani.

Drejtuesi i kėsaj organizate Skėnder Fetahu ėshtė shprehur se kjo kėrkesė ėshtė bėrė pas shumė konsultimeve me personalitete tė profesioneve tė ndryshme, duke filluar nga ata tė kulturės, artit, shkencės, dhe tė jetės shoqėrore nė pėrgjithėsi.

“Ka shumė arsye qė na shtynė tė bėjmė kėtė propozim. Ėshtė kontributi qė Rugova ka dhėnė pėr letėrsinė pranė Institutit Albanologjik, Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, kontributin qė ka dhėnė si kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.



Gjithashtu, veēohet edhe kontributi nė formimin e shtetit tė Kosovės vite me radhė duke i rezistuar tė gjitha rrethanave dhe kohėrave”, ka pohuar Fetahu.

Sipas nenit 199 tė Statutit tė UP-sė titulli Doktor Nderi (Dr. Honoris Causa) jepet pėr arritje tė mėdha nė fushėn e shkencės dhe artit dhe pėr kontributet e rėndėsishme nė zhvillimin e marrėdhėnieve njerėzore nė mbėshtetjen dhe konsolidimin e paqes.

Kontaktuar nga gazeta, kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Basri Qapriqi, tha se ky mund tė jetė vetėm njėri nga shumė propozimet qė mund tė vihet nė tryezėn e njė komisioni i cili do tė formohet pėr kėtė ēėshtje.

“Duhet ditur se mund tė kemi shumė propozime tė cilat shqyrtohen nė komisionin tė cilin e formon Senati, e qė vendos se kujt t’i ndahet ky titull. Do tė shihen arritjet dhe kontributet pėr secilin kandidat, por them se kjo ėshtė punė e Senatit”, ėshtė shprehur Qapriqi.

Ai nuk ka dashur tė japė ndonjė vlerėsim nė lidhje me propozimin qė presidenti i ndjerė tė jetė laureat i sivjetmė i kėtij titulli.
Mė 1996 Ibrahim Rugova u shpall Dr. Honoris Causa i Universitetit tė Parisit VIII tė Francės dhe mė 2004 po kėtė titull ia ndau edhe Universiteti i Tiranės.

Nga: Besnik Krasniqi




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1213