UP pėrpiqet tė lirohet nga studentėt pasivė

Data 19-02-2007 11:00:00 | Tema: Lajme

Studentėt e pėrjetshėm!

PRISHTINĖ, 19 SHKURT- Bedri Krasniqi nga Prizreni ėshtė njė nga studentėt mė tė vjetėr tė Universitetit tė Prishtinės (UP). I ka mbushur 50 vjet dhe tashmė i ka mbetur vetėm edhe njė provim pėr tė diplomuar nė Degėn e Letėrsisė nė Fakultetin e Filologjisė.

“Unė jam veteran”, thotė me tė qeshur ky burrė i thinjur. “Kisha vite pa u dukur nė fakultet dhe as pa menduar fare se duhej tė diplomohesha. Kisha bėrė 19 vjet pėrvojė pune nė arsim dhe askush nuk po mė kėrkonte llogari pse nuk kasha diplomė. Kėshtu kisha krijuar njė qetėsi dhe stabilitet”, tha ai.

Bedriu vendosi t’i jepte edhe 4 provimet e fundit, pasi qė drejtoria e shkollės kėrkoi nga ai diplomėn e universitetit dhe kėshtu atij po i rrezikohej vendi I punės.

. Bedri Krasniqi ka edhe shumė shokė. Kohėt e fundit, gjithnjė e mė shumė janė parė nėpėr fakultete ata qė pėr njė kohė tė gjatė kanė “abstenuar” dhe tash po vrapojnė ta zėnė trenin e fundit.’

Statuti i UP-sė ua garanton edhe mė tė vjetėrve statusin e studentit. Me nenin 153, ēdo person, i cili ėshtė I regjistruar nė UP, ka statusin e studentit dhe kėtė e vėrteton me librezėn e studentit (indeksi apo ndonjė document tjetėr ekuivalent). Kjo ka bėrė qė universiteti i vetėm publik, tė mos e dijė kurrė saktėsisht se sa studentė ka.

Mirėpo, duket se kėsaj gjendjeje shpejt do t’i vijė fundi. Prorektori i UP-sė pėr ēėshtje akademike, Luan Ahma, tha se shumė shpejt universiteti do ta instalojė softuerin pėr t’i pasur tė dhėnat nė universitet, ku do tė jetė administrata, studentėt, stafi mėsimdhėnės
dhe ai i financave. “Nė pjesėn e studentėve do tė dihet kush kur i ka filluar studimet dhe do ta bėjmė njė vizė tė kuqe kur do t’i pėrfundojė studimet”, shprehet ai.

Tash pėr tash, sipas Ahmės, universiteti nuk ka tė dhėna se sa studentė ka dhe as fakultetet nuk kanė mundur t’I marrin kėto tė dhėna. Mirėpo, ai tha se nė vitin e ri akademik, saktė do tė dihet
“kush ku ėshtė dhe sa ka studiuar”.

“Do tė marrim njė qėndrim pėr tė dalė me njė deklaratė qė tė gjithė studentėt e vjetėr tė lajmėrohen pėr t’I pėrfunduar studimet ose ata nuk do tė konsiderohen studentė tė UP-sė”, theksoi Ahma.
Vlerėsohet se universiteti i vetėm publik nė vend ka 36 deri 37 mijė studentė.

Por, kėto shifra janė relative. “Sigurisht, ka edhe studentė pasivė qė kurrė nuk vijnė tė studiojnė”, theksoi prorektori. Prandaj, tha ai, do tė vendoset njė datė qė ata tė lajmėrohen dhe nėse nuk lajmėrohen do tė fshihen nga listat. “Nuk mund ta mbajmė barrė qė tė kemi studentė tė pėrjetshėm”, theksoi Ahma. Mirėpo, Bedri Krasniqi tha se ėshtė i gėzuar qė ka zėnė hapin. “Ka tė drejtė universiteti qė tė na e marrė tė drejtėn pėr studime. Ne pėrfundimisht ėshtė dashur tė mos e zgjasim shumė kėtė punė dhe nuk kemi justifikim”, tha ai. Jetoni, djali I madh i Bedriut, tashmė ka diplomuar para tė atit nė Fakultetin Juridik. “Kam pritur tė mė kalojė edhe fėmija im.

Ky ėshtė turp dhe mezi kam gjetur forcėn tė vij nė fakultet, sepse ndihesha jashtėzakonisht keq tė shkoja nė provime me ata qė mund tė jenė fėmijėt e mi“, tha Bedriu. Mirėpo, ka edhe tė atillė qė nuk mendojnė kėshtu. Shpresa Gashi, studente 36-vjeēare, pėrmend kohėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn ka kaluar Kosova dhe qė, sipas saj, shumė studentė janė detyruar tė dalin jashtė vendit apo thjesht t’i ndėrpresin studimet pėr arsye ekonomike. “Nuk ėshtė e drejtė tė mos na e japin edhe njė tjetėr mundėsi“, tha ajo.

Ndėrkaq, Veli Hajdari po mundohet t’i pėrfundojė studimet para se tė merret ndonjė vendim me tė cilin atij do t’i hiqet e drejta pėr studime. “Na ėshtė dhėnė kohė e mjaftueshme. Ne vėrtetė qė jemi gjenerata qė kemi kaluar periudha tė vėshtira, por i kemi pasur edhe 7 vjet kohė pas luftės qė t’I mbarojmė studimet. Pra, nuk mund ta fajėsojmė askėnd nė kėtė drejtim“, tha ai. Megjithatė, duket se UP-ja shumė shpejt do tė mbetet pa “veteranėt“ e studimeve, por edhe ata tė pėrjetshmit.

Nga: Ardiana BYTYĒI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1238