Kryekomisari Arqile Kosta ėshtė lėnė nė burg deri nė pėrfundim tė hetimeve

Data 05-02-2005 4:23:56 | Tema: Lajme

Pedagogu: Tė arrestohet edhe studenti

TIRANĖ, 05 SHKURT – “Tė arrestohet edhe studenti qė i dha para pedagogut tė Akademisė sė Rendit”. Avokati i Arqile Kostės, Saimir Visha, ka kundėrshtuar dje akuzėn e korrupsionit pasiv ngritur ndaj klientit tė tij nga Prokuroria e Tiranės. Visha i kujtoi dje Gjykatės sė Tiranės, nė caktimin e masės sė sigurimit tė Kostės se me ligjin e ri, nė rastin e njė korrupsioni arrestohet ai qė merr, por edhe ai qė jep mitė. Madje, Visha tha dje pėr “Shekullin” se denoncimi i studentit Alket Zeneli, nuk duhet tė qendrojė, pasi sipas mbrojtjes ky student ka qenė mė parė nė ndjekje penale pėr falsifikim.
Klienti i Vishės, Kosta, u vu nėn pranga tre ditė mė parė, nė bazė tė njė kasete filmike tė SHKB-sė, ku dokumentohej dhėnia e parave nga ana e Zenelit pėr marrjen e provimit tė “Etikės”, qė kishte me tė pandehurin. Nė lidhje me kėtė moment, Visha tha se nuk ka patur asnjė kasetė filmike qė vėrteton marrjen e parave, pėrveē asaj tė arrestimit tė Kostės, e cila ėshtė transmetuar nė media. Ndėrsa 100 dollarėt qė i pandehuri kishte marrė nga studenti Zeneli, siē u tha edhe dje nė gjykatė, kanė qenė tė SHKB-sė. Ndėrsa prokurori i ēėshtjes e ka paraqitur si provėn mė tė fortė kundėr Kostės kasetėn e filmuar nga kamerat spiune tė SHKB-sė. Prokurori Elio Mazreku i kėrkoi gjyqtares Rezarta Vigani masėn e arrestit me burg tė Kostės. Gjykata e miratoi kėrkesėn e prokurorit, duke lėnė nė burg kryekomisarin Arqile Kosta, pėr veprėn penale tė korrupsionit pasiv.

Nga:A.Hysa (Shekulli)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=125