Prokuroria e Prishtinės heton 24 persona qė kanė paraqitur dokumente false tė UP-sė nė institucione jashtė Kosovės

Data 23-02-2007 10:03:22 | Tema: Lajme

Ndjeken falsifikatorėt e UP-sė


Prishtinė, 22 shkurt – Prokuroria e Prishtinės ka iniciuar procedurėn e hetimit pėr 24 persona tė cilėt nė institucione tė ndryshme jashtė Kosovės kanė paraqitur dokumente tė falsifikuara qė i pėrkasin Universitetit tė Prishtinės. Hetimi ka filluar pak ditė pasi “Koha Ditore”, bazuar nė njė listė emėrore, ka raportuar pėr shtatė individė qė kanė falsifikuar dokumentet nė Fakultetin Juridik, gjashtė nė Ekonomik, tre nė Filologji, dy nė Mjekėsi, dy nė FSHMN, njė nė Filozofik, njė nė Arte, njė nė Edukim dhe njė nė Bujqėsi, dhe tė cilat i kanė prezantuar jashtė vendit. Tė 24 individėt, qė kishin nė pronėsi kėso dokumentesh, ishin identifikuar vetėm gjatė dy muajve tė fundit nga zyra e prorektorit pėr marrėdhėnie, pasi Zyret Diplomatike nė Prishtinė kishin sjellė nė rektorat dokumente tė cilat vėrtetojnė vijueshmėrinė e rregullt tė kėtyre individėve nė UP, certifikata tė notave, por edhe diploma qė dėshmonin se personi kishte tė kryer studimet.
Afėr gjysma e individėve dokumentet e falsifikuar i kishin paraqitur nė shtetin e Zvicres, pastaj tė tjerė nė Austri (Universitetin e Gracit), Gjermani, Ēeki, por edhe nė shtetet tejoqeanike.
Tahir Rrecaj, kryeprokuror nė Prokurorinė e Prishtinės, i ka thėnė tė enjten gazetės se duke u bazuar nė informatat lidhur me dukurinė e falsifikimit nė UP, qė i kishte prezantuar “Koha Ditore”, kanė nisur hetimet. Ai tregoi se prokuroria i ėshtė drejtuar me njė shkresė rektorit Enver Hasani, nga i cili ėshtė kėrkuar qė dekanėt dhe sekretarėt e fakulteteve tė lajmėrojnė nė prokurori kėso rastesh, ku mė pastaj do tė pasonin hetimet.
“Janė lajmėruar disa raste dhe ne i kemi iniciuar procedurat e hetimit. Disa prej tyre janė nė procedim e sipėr. Pėr disa nga kėto raste vetėm kanė pėrfunduar hetimet, kemi edhe gjykime dhe do tė veprojmė nė kėtė drejtim”, ka thėnė Rrecaj.
Ai tha tė ketė pranuar tė hėnėn njė informatė nga njė fakultet pėr tetė raste tė falsifikimit tė notave tė studentėve, ndėrsa informata pėr raste individuale tha tė ketė marrė edhe mė herėt. Rrecaj pohoi se edhe nė Ministrinė e Arsimit janė marrė informatė pėr disa diploma tė falsifikuara, pastaj disa raste tė tentimit tė nostrifikimit tė diplomave false, tė cilat janė marrė nė universitete jashtė Kosovės.
Prorektori pėr marrėdhėnie me jashtė i UP-sė, Marjan Dema, pati thėnė se posedon dosjet dhe dokumentet e secilit prej 24 falsifikatorėve, dhe se tė gjitha rastet do tė dorėzohen nė komisionin disiplinor, e mė pas nė adresė adekuate. Edhe sot ai konfirmoi se kėto dėshmi i kishte ofruar nė polici.
“Pasi kanė parė nė “Kohėn Ditore” hetuesia kanė marrė masa. Ne jemi shumė tė interesuar tė ndėrpritet kjo dukuri, prandaj edhe kemi ofruar tė gjithė dokumentacionin qė kemi pėr falsifikatorėt”, ka thėnė Demaj.
Pasi deklaroi tė jetė i befasuar pėr tė mirė me kėtė reagim tė shpejtė tė organeve pėrgjegjėse, ai ripėrsėriti qėndrimin se menaxhmentin i ri i UP-sė i ka shpallur luftė ēdo parregullsie, pėrfshirė kėtu edhe falsifikimin.
Ndėrkaq, si rezultat i hetimeve disa raste kanė pėrfunduar edhe me gjykim, dhe disa sosh kanė marrė edhe dėnimet nė shkallė tė parė, pohoi kryeprokurori Tahir Rrecaj. Ai premton se nuk do tė hezitohet pėr tė hetuar kėso rastesh kur ato raportohen nga mediat.
Rrecaj pėrmendi raste kur nė Ministrinė e Arsimit janė nostrifikuar diploma false, dhe kur nė ministri janė pyetur pėr kėtė ėshtė dhėnė arsyeja se “ata (nė ministri) i kanė besuar personit se tė dhėnat qė i ka prezantuar kanė qenė tė vėrteta”, ndėrkaq mė vonė ėshtė ngrit dyshim nė to.
Kryeprokurori bėri tė ditur edhe dėnimin qė mund tė marrin falsifikatorėt. Theksoi se ligji pėr falsifikim parasheh dėnim deri nė tri vjet burgim, ndėrsa kur ėshtė fjala tek vepra penale pėr nostrifikimin e diplomave tė falsifikuara dėnimi mund tė arrijė deri nė 5 vjet burgim.

Nga: Besnik KRASNIQI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1250