STUDENTĖT GJUHEN ME ARMĖ

Data 01-03-2007 15:30:00 | Tema: Lajme

STUDENTĖT GJUHEN ME ARMĖ

PRISHTINĖ, 1 MARS - Nė orėt e vona tė sė martės, studentėt u tronditėn nga disa tė shtėna armėsh nė oborrin e konvikteve tė studentėve nė Prishtinė. Sipas njė dėshmitari okular kėto
tė shtėna kanė ardhur pas njė pėrleshje nė sallėn e bufesė sė konviktit numėr 5 ku ėshtė organizuar njė mbrėmje e studentėve nga njė organizatė studentore.

Sipas kėtij dėshmitari, qė ėshtė edhe punėtor nė kėtė qendėr, studentėt janė rebeluar sepse ēmimi i pijeve ka qenė mė i lartė se zakonisht.

Kjo ngjarje ėshtė konfirmuar edhe nga policia. “Rreth orės 23 e 30 ka pasur tė shtėna me armė tek konviktet e studentėve. Nė vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ka gjetur disa gėzhoja. Tė lėnduar nuk ka, ndėrsa tė dyshuarit kanė ikur nga vendi i ngjarjes”, tha zėdhėnėsi
Agron Borovci.

Ai shtoi se gėzhojat e mbetura janė identifikuar dhe ėshtė konstatuar se ėshtė gjuajtur me tre lloje armėsh tė kalibrave tė ndryshme. Po tė njėjtėn gjė e konfirmoi edhe Refik Halili, shef i zyrės pėr informim pėr nė Qendrėn e Studentėve.

“Sipas librit tė kujdestarisė sė sigurimit, me tė pėfunduar tė njė mbrejmė muzikore tė organizuar nga njė organizatė studentore, para bufesė sė konviktit nr 5 , njė person i panjohur ka gjuajtur nė ajėr”, pohoi Halili. Mė pas, ai tha, se ka ardhur policia dhe ka pyetur dėshmitarėt okularė. Sipas Halilit, policia ka pėrfunduar punėn nė kėtė vend tė ngjarjes nė ora 1 e 30 pas mesnate.

Nga: Dafina MYRTAJ




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1263