Acarohen raportet ndėrmjet Kėshillit Drejtues dhe rektorit tė Universitetit tė Prishtinės

Data 09-03-2007 7:10:00 | Tema: Lajme


Rektori Hasani e merr kartonin e verdhė nga KD-ja


PRISHTINĖ, 9 MARS – Rektori i Universitetit tė Prishtinė, Enver Hasani, nė ditėn e mėsuesit ka marrė si dhuratė “kartonin e verdhė” nga ana e Kėshillit Drejtues (KD). Ky i fundit pėr plot tetė orė “ia ka mbledhė betė” rektorit dhe i ka tėrhequr vėrejtjen atij se nė rast se vazhdon me shkarkime tė dekanėve apo suspendime tė profesorėve Hasani mund tė marrė, pse jo, edhe “kartonin e kuq”. Kėshtu shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja kosovare "Koha Ditore".

Sipas gazetės, veprimet e fundit tė Hasanit kanė rezultuar me diskutime tė tensionuara nė mbledhjen e sė mėrkurės tė KD-sė, nė tė cilėn i ėshtė tėrhequr vėrejtja atij se “i ka tejkaluar tė gjithė kufijtė, duke vepruar me arbitrarizėm dhe nė kundėrshtim me normat ligjore”.

Anėtarė tė KD-sė i thanė tė enjten gazetės se me ton mjaft tė lartė i kanė thėnė rektorit se ka krijuar njė atmosferė frike dhe shantazhimi nė universitet, dhe se vendimi i tij pėr shkarkimin e dekanėve ėshtė jashtėligjor, duke i hedhur poshtė shpjegimet e tij se pėrveē Senatit edhe rektori mund tė shkarkojė dekanė.

Edhe nė lidhje me veprimet e rektorit kundėr dukurisė sė plagjiaturės ėshtė kritikuar qasja nxitėse, pėr tė cilėn ėshtė thėnė se i ka shkaktuar dėm tė madh prestigjit tė universitetit.
Anėtari i KD-sė Dukagjin Pupovci ka thėnė se mbledhja e ditės sė djeshme ka kaluar me mjaft diskutime polemike por me qėndrime unanime qė kanė tė bėjnė me shkarkime dhe suspendime qė kohėve tė fundit ėshtė duke i bėrė Hasani.
“Mbledhja ka pėrfunduar me njė konkluzion se shkarkimet e dekanėve duhet tė bėhen ekskluzivisht sipas nenit 73 tė Statutit tė UP-sė, ndėrkaq ėshtė marrė njė qėndrim qė personat qė janė suspenduar me akuza pėr plagjiarizėm duhet tė trajtohen nė bazė tė njė rregulloreje tė veēantė qė duhet ta sjellė KD-ja, ndėrsa masa e suspendimit e cila ėshtė marrė me njė procedurė tjetėr duhet tė hiqet”, ka thėnė Pupovci.

Ndėrkaq, anėtari tjetėr i kėtij kėshilli Behxhet Mustafa vlerėson se mbledhja ka shkuar jashtėzakonisht qetė. Thotė se debatet dhe diskutimet kanė qenė shumė normale nė tė tillė situatė, dhe se me pajtimin e rektorit ėshtė marrė vendim qė profesorėt e suspenduar tė kthehen nė punė.

“Sa i pėrket shkarkimit tė dekanėve ėshtė marrė vendim qė tė diskutohet ēėshtja e nenit, nė bazė tė tė cilit rektori ka bėrė shkarkimin e dekanit dhe tė shikohet nėse ėshtė nė pėrkthim adekuat nga anglishtja ose jo. Ndėrsa, me pajtimin e rektorit ėshtė marrė vendim qė ēėshtja e suspendimeve tė profesorėve tė revokohet. Pra, tė gjithė profesorėt do tė kthehen nė procesin mėsimor”, ėshtė shprehur Mustafa.

Ai theksoi se i ka mbetur Senatit qė tė marrė njė vendim me tė cilin duhet hequr gradat ose jo mėsimdhėnėsve, librat e tė cilėve janė plagjiat, ndėrsa qėndrimi ka qenė qė libri i tillė tė hiqet nga pėrdorimi dhe autori i tij tė mos jetė pėr tri vjet nė ndonjė komision recensues.
Pos kėsaj, burime tė gazetės bėnė tė ditur se kėshilli nėntė anėtarėsh i UP-sė ka marrė vendim, gjithashtu, qė tė pėrcaktojė njė kornizė brenda sė cilės rektori mund tė ndėrmarrė masa ndaj personelit dhe se shkarkimi i zyrtarėve tė zgjedhur, siē janė prorektorėt, dekanėt dhe prodekanėt, mund tė bėhet vetėm nga KD-ja ose Senati me shumicė tė kualifikuar tė votave.
“Hasani ka shkarkuar dekanin e juridikut krejtėsisht pėr arsye tė tjera nga ato qė i ka thėnė. Ne nuk kemi hyr nė kėtė.

Ne i ia thamė rektorit se ai nuk ka tė drejtė tė shkarkojė dekanė sepse neni 73 i Statutit thotė se dekanin e shkarkon Senati me 2/3 e votave. Kjo i ėshtė thėnė nga tė gjithė anėtarėt e KD-sė, dhe arsyetimin e tij e kemi quajtur tė papranueshėm”, ka thėnė burimi.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1274