STUDENTĖT KOSOVARĖ TĖ UT-SĖ, KANĖ MBETUR NĖ RRUGĖ

Data 07-02-2005 18:07:43 | Tema: Lajme


STUDENTĖT E UT-SĖ INJOROHEN NGA INSTITUCIONET KOSOVARE

TETOVĖ, 08 SHKURT Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės, pėr mė shumė se njė muaj i mbanė nė sirtarė listat e studentėve tė UT-sė tė cilėt duhet tė transferohen nė UP.
Kėto lista Ministria e Arsimit tė Maqedonisė, pasi ka bėrė tė gjitha proceduart e nevojshme i’a ka dorzuar MASHT-sė sė Kosovės, ndėrsa ky institucion qeveritar nuk i’a ka dorzuar universitetit tė Prishtinės dhe fakultetit tė Mjekėsisė.
Mos dorzimi I kėtyre listave sipas studentėve do tė krijoj shumė probleme dhe ka mundėsi qė shumica e tyre tė humbin vitin.

Besnik Krasniqi zėdhėnės i studentėve tė mjeksisė nė UT, ka sqaruar pėr takimet me tė gjithė zyrtarėt nė Maqedoni dhe Kosovė.
Ministria e Arsimit tė Maqedonisė i ka kryer tė gjitha obligimet e marra nė marveshjen e aritur ndėrmjet tre ministrave nė Oher.
“Nė Tetovė realizuam takime tė ndara mė Rektorin e USHT-sė z. Nexhbedin Beadini, prorektorin Ismail Ahmeti dhe mė zyrtarin nė Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė Havzi Mehmeti, nga tė ciėlt morėm siguri se nga ana e tyre marrveshja do tė implementohet deri nė pikėn e fundit”, sqaroi Krasniqi .
Studentėt kosovarė tė UT-sė, kanė realizar njė takim edhe me rektorin e UP Arsim Bajramin, i cili i ka njoftuar studentėt se ai nuk ka pranuar asnjė list tė studenteve.
“MASHT-i nuk ka sjellur as listat e studentėve apo dosjet, pa tė cilat nuk mund t’ia filloi punės” – ka deklaruar Bajrami. Tė njejtėn u ka deklaruar studentėve edhe dekani i fakultetit tė mjeksisė tė UP, Bajram Nura.
Fakulteti i mjeksisė sė UP, mund tė organizoj kėtė vitė vetėm ligjerata pėr lėndėt diferenciale ndėrsa aspak nuk ka mundėsi tė organizoj fillimin e semestrit pėr studentėt e UT-sė, ka sqaruar Nura.
Zyrtari I MASHT-it Xhavit Rexhaj i ka njoftuar studentėt se ka pranuar listat nga Ministria e Arsimit tė Maqedonisė, por nuk u ka dhėnė pėrgjigje studentėve se pėrse nuk I ka dorzuar listat nė UP dhe nė fakultetin e mjeksisė.
Nė njė letėr reaguese ish studentėve grevistė sqarojnė se edhe studentėt e vitit tė 4 dhe tė 5 tė cilat gjoja se kanė bėrė transfer nė Tiranė, janė tė paknaqur. Ata kėtė paknaqėsi e shprehin pėr redaksin se janė kthyer nė vitin e dytė tė studimeve dhe nuk janė dakord me njė hap tė tillė.

Nga: Halit AJDINI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=129