Atasheu per kulture i ambasades gjermane, mbajti prezentim ne usht me teme 50 vjet BE

Data 21-03-2007 7:01:56 | Tema: Lajme

Atasheu gjerman ligjeroi nė USHT

TETOVĖ, 21 MARS- Atasheu pėr Kulturė i Ambasadės gjermane nė Maqedoni, Dorothea Gieselman, mė 21 mars 2007 (e mėrkurė) nė amfiteatrin e Rektoratit pati njė prezantim para stafit akademik dhe studentėve, me temėn: “50 vjet tė Bashkimit Evropian”.

Gieselman foli pėr Kėshillin presidencial tė Gjermanisė nė Evropė, duke nėnvizuar se Bashkimi Evropian ballafaqohet me shumė sfida, prej tė cilave mund tė veēohet ajo e ngecjes sė procesit tė konstituimit, si dhe referendumi i dėshtuar nė Francė dhe Holandė.

Atasheu Gieselman tha se ėshtė paraqitur skepticizmi evropian te disa anėtarė tė BE-sė pėr zgjerim tė mėtejshėm tė familjes evropiane, si dhe pėr situatėn e palakmueshme nė Lindjen e Mesme.

Atasheu pėr kulturė i Ambasadės sė Gjermanisė nė Maqedoni, Dorothea Gieselman, me theks tė veēantė foli pėr detyrat, sfidat kryesore, programin punues tė BE-sė, ku i kushtohet njė rėndėsi e veēantė Procesit tė Lisbonės, parimeve energjetike, burokracisė sė zvogėluar dhe dimensionit social tė Evropės.

Pas pėrfundimit tė prezantimit tė znj. Dorothea Gieselman, nė lidhje me temėn “50 vjet tė Bashkimit Evropian”, studentėt kishin rastin tė pyesin pėr ēėshtje tė ndryshme, ndėr tė tjera edhe pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave, mundėsinė e shkollimit nė shtetet anėtare tė BE-sė etj.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1297