Vendim pėr nostrifikim tė diplomave

Data 09-04-2007 16:00:00 | Tema: Lajme

Sė shpejti nostrifikimi i diplomave pėr tetė ditė pune

Shkup, 9 prill - Qeveria e Republikės sė Maqedonisė solli vendim pėr ndryshimin e Ligjit pėr arsim tė lartė, me tė cilin pėr tetė ditė pune do t'u pranohen diplomat studentėve tė cilėt kanė diplomuar jashtė nė ndonjėrin nga 500 universitetet tė ranguara mė mirė, ndėrsa pėr 20 ditė nė universitetet e tjera.

"Arsyet pėr shkak tė sė cilave sillen kėto ndryshime janė problemet tė cilat deri tani i patėn kuadrot e reja me arsim tė lartė, tė cilėt e kanė kryer arsimimin e tyre nė universitetet prestigjioze nė botė, e tė cilėt pėrballeshin njė kohė tė gjatė me pritjen e nostrifikimeve tė diplomave tė tyre", theksoi zėvendėskryeministri Zoran Stavrevski nė konferencėn e sotme pėr shtyp, duke potencuar se ndryshimet do tė hyjnė nė fuqi pas miratimit nė Parlament.


Me ndryshimet parashihet qė ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti tė formojė komision tė pėrbėrė nga pesė anėtarė, tre prej tė cilėve profesorė universitarė dhe dy persona profesional, i cili nė afat prej tetė ditėsh pune duhet tė pėrgjigjet ndaj kėrkesave pėr nostrifikim tė diplomave nga 500 universitetet e ranguara mė lartė, ndėrsa pėr 20 ditė nga parashtrimi i kėrkesave pėr universitetet e tjera. Nėse nė afatin e paraparė nuk merret opėrgjigje, do tė llogaritet se vendimi pėr nostrifikim ėshtė miratuar.

Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti theksoi se nė Ministri, kohė mė parė kanė nėnshkruar nostrifikim pėr mė shumė se 100 diploma, pėr tė cilat ishin parashtruar kėrkesa para dy viteve, si dhe pėr disa qindra pėr tė cilat ėshtė pritur gjashtė muaj. Ai shtoi se ka dhjetėra mijė studentė, diplomat e tė cilėve ende presin pėr nostrifikim.

"Ndryshimet e reja do tė kontribuojnė pėr parandalimin e shpėrnguljes sė trurėve nga Maqedonia dhe pėr shfrytėzimin e tyre pėr qėllime akademike pėr shkak tė shkurtimit tė kohės sė ekuivalencės dhe njohjes sė diplomave, posaēėrisht kur ekziston bashkėpunim bilateral edhe pėr 500 universitetet botėrore tė ranguara mė lartė", tha Rushiti. AI shtoi se pėr dallim nga mė parė kur kryheshin edhe nga tri kontrollime, tani diplomat sė pari do tė nostrifikohen, ndėrsa mė pas shėrbimet kompetente do ta kontrollojnė validitetin e tyre.

Nė konferencėn e sotme pėr shtyp, gjithashtu, ishte paralajmėruar edhe ulja drastike e ēmimit tė nostrifikimit tė diplomave, e cila pėr momentin sillet prej 800 deri 2.000 euro




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1324