KOSOVA 35 VJET UNIVERSITET

Data 15-02-2005 3:31:26 | Tema: Lajme


UNIVERSITETI I PRISHTINĖS SHĖNON 35 VJETORIN

Prishtinė - Senati i Universitetit tė Prishtinės nė kėtė jubile do tė ndaj titullin “anėtarė nderi i Universitetit tė Prishtinės” pėr rektorin e parė tė kėtij Universiteti Akademik Dervish Rozhajėn, pėr ish-rektorėt Akademik Gazmend Zajmin e Prof. dr. Ejup Statovcin, mandej pėr ish-profėsorėt e kėtij Universiteti prof. dr. Fehmi Aganin, Akademik Eshref Ademajn dhe Mr. Ukshin Hotin. Pos kėsaj Senati ndanė edhe ēmimin “Student i dalluar”.
Sipas disa njoftimeve, pos tė ftuarve tė tjerė nė kėtė kremtė do tė jenė edhe rektori i Universitetit tė Tiranės Prof. dr. Shezai Rokaj dhe ai i Universitetit Shtetėrorė tė Tetovės Prof. dr. Nexhbedin Beadini, ku pas perfundimit tė akademisė solemne tė tre rektorėt do tė meren vesh pėr njė sėrė qėshtjėsh mė interes pėr tre Universitetet. Nė kėtė takim temė e veqant do tė jetė edhe qėshtja e transferimit tė studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Tetovės nė qėndrat Prishtinė, Tiranė dhe Shkup.
Ndryshe nga jubiletė tjerė, ky i 35-ti e gjenė Universitetin mė rektor tė kontestuar, i cili qė nga marrja e kėtij posti nuk njihet nga Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė tė Kosovės.

Nga I dėrguar ynė nė Prishtinė: Besnik Krasniqi




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=138