UP U JEP DIPLOMA QEVERITARĖVE

Data 18-02-2005 9:21:50 | Tema: Lajme


A DO TĖ PAJISET ZV-KRYEMINISTRI I KOSOVĖS ME DIPLOMĖ FAKULTETI?!

PRISHTINĖ, 18 SHKURT- Studenti 55 vjeqarė, tani zv-kryeministėr i Kosovės, Adem Salihaj, do tė nėnshtrohet provimit me shkrim pėr tė mbrojtur temėn e diplomės, tė premtėn nė orėn 10:00, nė lėndėn "Formim Letrar" te prof. Fadil Raka, nė sallėn nr. 83 tė Fakultetit Filologjik nė Prishtinė. Kėtė e ka pohuar edhe vetė zv-kryeministri duke thėnė se "kjo ėshtė ēėshtje private dhe se mbrojtja e temės sė diplomės nuk do tė jetė e hapur pėr media".
"Ata qė do tė hyjnė tė premtėn nė kėtė provim e kanė tė kryer punėn, vetėm do tė paraqitėn formalisht" ka thėnė mentori i zv-kryeministrit, Prof. Fadil Raka. Kjo deklaratė e mentorit tė studentit zėvėndėskryeministėr tė len pėrshtypjen se qė nga e premtja e tutje edhe zv-kryeministri z. Adem Salihaj nuk do tė konsiderohet mė student.
Mė kėtė po u mbyllet goja tė gjithė atyre qė kanė pėrqeshur kabinetin aktual qeveritarė tė Kosovės duke e konsideruar kėtė si tė pashkollė.
Sido qė tė jetė, disa muaj pas diplomimit tė kryeministrit tė Kosovės nė lėmin e drejtėsisė, edhe zėvėndėsi i tij, edhe pse nė moshėn 55 vjeqare, pritėt tė paisėt me diplomė universiteti, por mė kusht nėse e kalon provimin me shkrim.

Nga Besnik Krasniqi





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=146